koha e lire Archives - Albeu.com

Përtej politikës, Veliaj rrëfen se si e kalon kohën e lirë me të birin dhe dëshirat e tij
Rrëfimi përtej politikës, Veliaj flet për kohën që kalon me të birin, cili eshte filmi i preferuar i Kajanit

Përtej fushatës dhe politikës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar ditën e sotme një anë tjetër, atë të babait të Kajanit dhe kohën e çmuar që i pëlqen të shpenzojnë bashkë.

Në një intervistë në emisionin e pasdites “Rudina”, ne TV Klan, kryebashkiaku Veliaj rrëfeu disa nga aktivitetet që ata bëjnë bashkë, nga filmat qe shohin te përrallat qe i lexon djalit.

“Ne keto dite te fushates jemi duke parë për të 17-tën herë, pra kemi dhe 12 ditë derisa të mbarojë fushata, filmin “Home”. Kai i di përmendësh të gjitha batutat. Flet per një grup alienësh që kërkon një botë të re. I them, bab’ mund të shohim një film tjetër se babi mirë që ka gjithë ditën që thotë të njëjtat gjëra, por vjen dhe në shtëpi dhe sheh të njëjtin film, po gjithmone me thotë: “Babi, kjo eshte hera e fundit”. I thashë mos më bëj premtim fushate, në qoftë se është hera e fundit është hera e fundit, edhe qeshim me lot. Tani jemi duke lexuar disa nga përrallat e shqipëruara të Vëllezërve Grim dhe Kai që me thotë: kaloje, kaloje këtë se e di. O bab’ i thashë unë, mirë që s’më lënë në asnjë studio të mbaroj fjalën, po tani dhe në shtëpi nuk mbaroj dot fjalën”, tha Veliaj.

Një tjetër pasion i djalit të tij Kajan është edhe futbolli. Me batutë, Veliaj u shpreh se këtë pasion Kajan e ka zhvilluar edhe në shtëpi.

“Po regjistrohemi tek ‘Football Republic’ në Petrelë dhe mezi po pres që ne të fillojmë një rutinë të re. Kemi thyer me sukses të gjitha qelqurinat në shtëpi sepse një nga mënyrat për të përshëndetur babin kur vjen natën është me një gjuajtje të topit, i cili pasi bën rikoshet në disa vende, lë pasoja. Kështu që me sukses mund të themi që ne në shtëpi nuk kemi asgjë që thyhet. Kemi vetëm plastikë, gomë, por nuk kemi asgjë që thyhet”, deklaroi ai.

The post Përtej politikës, Veliaj rrëfen se si e kalon kohën e lirë me të birin dhe dëshirat e tij appeared first on Albeu.com.

Mërziteni shpesh? Ja pse pasja e shumë kohe të lirë, është e dëmshme për shëndetin e njeriut
Pensioni mund të jetë “drita në fund të tunelit” për miliona punëtorë në mbarë botën. Por disa studime zbulojnë se në fakt kjo periudhë mund të jetë më e keqe për shëndetin e njerëzve sesa mendohej deri më sot. Studimet e fundit hedhin më shumë dritë mbi arsyen se pse ndodh kështu.

Ato kanë zbuluar se pasja e shumë kohe të lirë, mund të jetë po aq e keqe për shëndetin tonë, sa edhe pasja e shumë pak kohe të lirë. Studiuesit thonë se pasja e më shumë kohe të lirë tek një person, rrit ndjenjat e mirëqenies së tij. Por kjo deri në një pikë të caktuar.

“Njerëzit ankohen shpesh se janë shumë të zënë me punë, dhe thonë se duan më shumë kohë të lirë. Por a lidhet pasja e më shumë kohe të lirë me një lumturi më të madhe? Ne zbuluam se mungesa e orëve të lira gjatë ditës, sjell një stres më të madh dhe një mirëqenie më të ulët. Por nga ana tjetër, ndërsa shumë pak kohë e lirë është diçka negative për njeriun, edhe pasja e një sasie shumë të madhe kohe të lirë nuk është gjithmonë më e mirë”- shpjegon autorja kryesore e studimit dr.Mariza Sharif,asistent/profesore e marketingut në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA.

Ekipi i studiuesve analizoi më shumë se 21.700 qytetarë amerikanë që morën pjesë në Anketën Amerikane të Përdorimit të Kohës gjatë viteve 2012-2013. Pjesëmarrësit ofruan një përshkrim të detajuar të asaj që kishin bërë gjatë 24 orëve të mëparshme, duke treguar kohën dhe kohëzgjatjen e secilit aktivitet.

Gjithashtu ata raportuan edhe mbi ndjenjën e tyre të mirëqenies psikologjike. Rezultatet treguan se me shtimin e kohës së lirë, mirëqenia rritet. Por ajo barazohet pas rreth 2 orësh dhe nis të bjerë pas 5 orësh. Ndërkohë ekipi analizoi të dhënat nga më shumë se 13.600 amerikanë që punonin dikur dhe që morën pjesë në Studimin Kombëtar të Ndryshimit të Fuqisë Punëtore midis viteve 1992-2008.

Ndër pyetjet e sondazhit, pjesëmarrësit u pyetën për sasinë e kohës së tyre të lirë; për shembull “Në ditët kur jeni duke punuar, sa orë shpenzoni mesatarisht për aktivitetet tuaja të kohës së lirë?”. Sërish, të dhënat treguan se nivelet më të larta të kohës së lirë ishin “të lidhura ndjeshëm” me nivele më të larta të mirëqenies, por vetëm deri në një pikë të caktuar. Pas kësaj, koha e lirë e tepërt nuk lidhej me ndonjë mirëqenie më të madhe.

Për të investiguar më tej këtë fenomen, studiuesit kryen dy eksperimente online, me pjesëmarrjen e më shumë se 6.000 njerëzve. Në eksperimentin e parë, pjesëmarrësve iu kërkua të imagjinonin sikur kishin një sasi të caktuar kohe të lirë çdo ditë për të paktën 6 muaj.

Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht që të kishin një sasi të vogël kohe të lirë (15 minuta në ditë), të moderuar (3.5 orë në ditë), apo të lartë (7orë në ditë). Pjesëmarrësve iu kërkua që të raportojnë masën në të cilën ata do të përjetonin kënaqësi, lumturi dhe kënaqësi.

Njerëzit në të dyja grupet me sasi të ulët dhe shumë të lartë të kohës së lirë,raportuan një mirëqenie më të ulët sesa grupi me një sasi kohe të lirë mesatare. Studiuesit thanë se ata që kishin më pak kohë të lirë,ndiheshin më të stresuar sesa ata me një sasi të moderuar të kohës së lirë, duke kontribuar në një mirëqenie më të ulët.

Por nga ana tjetër, ata që kishin shumë kohë të lirë ndiheshin më pak produktiv, sesa ata që bënin pjesë në grupin me një sasi të moderuar të kohës së lirë. Gjatë eksperimentit të dytë, studiuesit vëzhguan rolin e mundshëm të produktivitetit.

Pjesëmarrësve iu kërkua të imagjinonin sikur kishin një sasi të moderuar të kohës së lirë(3.5 orë) apo të lartë (7 orë në ditë). Atyre iu kërkua të imagjinonin se si do ta shpenzonin atëkohë, qoftë në aktivitete produktive, si të punuarit jashtë, të marrit me hobi të ndryshme, apo në aktivitete joproduktiv, si për shembull të parit TV.

Pjesëmarrësit me më shumë kohë të lirë, raportuan nivele më të ulëta të mirëqenies kur përfshiheshin në aktivitete joproduktive. Ndërkohë kur angazhoheshin në aktivitete produktive, ata që kishin më shumë kohë të lirë ndiheshin njëlloj me ata me një sasi të moderuar të kohës së lirë. / StudyFinds – Bota.al

The post Mërziteni shpesh? Ja pse pasja e shumë kohe të lirë, është e dëmshme për shëndetin e njeriut appeared first on Albeu.com.