koeficioneti i pagave Archives - Albeu.com

Caktohet vlera e koeficientit të pagave në Kosovë, 105 euro për këtë vit e 110 për vitin tjetër
Qeveria e Kosovës ka vendosur të caktojë koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik. Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.

Vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik do të jetë 105 euro, është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën. Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.

Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18. Paga më e lartë do të jetë ajo e presidentit me koeficientin 18, apo 1890 euro.

Kryetari e Gjykatës Kushtetuese do të ketë koeficient 17.5 ndërsa 17 do të jetë koeficienti për postin e kryeparlamentarit dhe kryeministrit. Deputeti dhe ministri do të kenë pagë të barabartë, me koeficient 16.4.

Disa prej pagave në sektorin publik:

Presidenti 1890 euro

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 1837.5

Kryetari i Kuvendit 1785 euro

Kryeministri 1785 euro

Deputet 1722 euro

Ministër 1722 euro

Zëvendësministër 1554 euro

Kryetari i kryeqytetit 1575 euro

Kryetari i komunës me mbi 100 mijë qytetarë 1365 euro

Kryetari i komunave deri 10 mijë qytetarë 1239 euro

Kryetari i Gjykatës Supreme 1785 euro

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës 1732.5 euro

Gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro

Kryeprokurori 1785 euro

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 1732.5 euro

Prokuror nga 1344 deri në 1260 euro

Komandanti i FSK-së 1575 euro

Ushtar 588 euro

Rekruti 210 euro

Drejtori i policisë 1522.5 euro

Polici 525 euro

Polic i ri 472.5 euro

Kadet 210 euro

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve 735 euro

Zjarrfikës 525 euro

Zjarrfikës praktikant 420 euro

Drejtori i doganës 1522.5 euro

Zyrtar doganor nga 987 në 682.5 euro

Rektori 1491 euro

Dekani 1344 euro

Profesori i rregullt 1302 euro

Drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë 661.5 euro

Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët 651 euro

Mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë 609 euro

Mësimdhënësit në fillore dhe të mesme të ulët 588 euro

Edukator 535.5 euro

Drejtori i SHSKUK-së 1470 euro

Mjek specialist 1260 euro

Mjek i përgjithshëm 777 euro

Kryeinfermier 672 euro

Infermierët nga 588 deri në 535.5

Këto janë koeficientet për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Ligji parasheh kompensim për kujdestari, për punën gjatë natës e për punë jashtë orarit. Ndërsa ulja e nivelit të pagës parashihet vetëm në dy raste, të tronditjes makroekonomike a të fatkeqësisë natyrore.

Vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit, që sivjet është rritur edhe për paga e shtesa për 75 milionë euro në raport me vitin e shkuar.

Ligji i pagave ishte miratuar një herë në shkurt të vitit 2019. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të 2020-s – institucioni i Avokatit të Popullit e pati dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç kishte thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

The post Caktohet vlera e koeficientit të pagave në Kosovë, 105 euro për këtë vit e 110 për vitin tjetër appeared first on Albeu.com.