Kodin Zgjedhor Archives - Albeu.com

Kuvendi shqyrton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Këtë të hënë, Kuvendi zhvillon seancën plenare me të njëjtin rend të ditës të seancës së të enjtes së kaluar, e cila u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, pas incidenteve të shkaktuara nga deputetët e Partisë Demokratike.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar si dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Në rendin e ditës në Kuvend, është edhe projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj konvente, të zbatueshme që nga 1 janari 2025”.

Më pas do të diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe dy projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

Në seancë pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit”.

Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2025”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektvendimet për lirimin e Gëzim Podgoricës dhe Genc Përmetit nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, si dhe projektvendimet për shkarkimin e Leka Bungos nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar si dhe shkarkimin nga detyra e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Albert Minga, Ardita Reçi, Dionis Papadhimitri, Edmond Tullumani, Engjëll Ndocaj, Ilir Keko, Mevlan Shanaj dhe Milena Selimi.

The post Kuvendi shqyrton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë
Presidenti i vendit Bajram Begaj, dekretoi ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor të votuara të premten në Kuvend. Tanimë pritet botimi në fletoren zyrtare dhe hyrja në fuqi e tyre.

Begaj tha se; “Ndryshimet janë fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese .

Begaj tha se Vota e disaporës, është një zhvillim historik për zgjedhjet në Shqipëri.

Gjithashtu, presidenti u bëri edhe apel institucioneve përgjegjëse, që Vota nga jashtë vendit te zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Begaj ka shtuar se Kritikat ndaj mekanizimit ligjor të votimit parapëlqyes, nisen nga qëllimi legjitim për të demokratizuar më shumë këtë mekanizëm.

Begaj ka thënë se ekzistenca e dy formave alternative që rregullojnë prurjen në parlament, është përcaktuar në pikën 3 të nenit 64 të Kushtetutës.

Njoftimi:

NJOFTIM SHTYPI

Tiranë, më 30 korrik2024

Presidenti i Republikës shpalli sot ligjin nr. 81/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë̈”, i ndryshuar”.

Ky ligj, që mori mbështetje të gjerë parlamentare, është fryt i diskutimeve dhe i marrëveshjes pozitë-opozitë për zbatimin evendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kishin shfuqizuar disa dispozita të Kodit Zgjedhor.

Bashkëpunimi parlamentar, si dhe përgjegjshmëria dhe respekti ndaj parimit të kushtetutshmërisë dhe shtetit ligjor janë vlera politike dhe ligjore të një sistemi të mirëfilltë demokratik, të cilat meritojnë të kultivohen e të shumëfishohen në praktikën institucionale shqiptare.

Ndër të tjera, ky ligj vendos kornizën për votimin nga jashtë vendit, i cili përbën një zhvillim historik për zgjedhjet në Shqipëri.

Presidenti i Republikës mbështet dhe nxit institucionet e ngarkuara që të caktojnë prioritet absolut masat dhe përgatitjet për të implementuar votën nga jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për ta shndërruar këtë procedurë në një histori të plotë suksesi.

Debati rreth përmbajtjes së dispozitave të veçanta të këtij ligji u ndoq me vëmendje nga Presidenti i Republikës. Ligji u shqyrtua edhe në këndvështrim të këtij debati.

Presidenti i Republikës konstaton se kritikat ndaj mekanizimit ligjor të votimit parapëlqyes nisen nga qëllimi legjitim për të demokratizuar më shumë këtë mekanizëm.

Ekzistenca e dy formave alternative që rregullojnë prurjen në parlament, (prurja për shkak të renditjes në listë dhe prurja për shkak të votës parapëlqyese), është përcaktuar në pikën 3 të nenit 64 të Kushtetutës.

Dispozita e këtij neni ka kaluar provën e kushtetutshmërisë me vendimin nr. 28 të vitit 2021 të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka vënë re cenim të barazisë përpara ligjit për këtë shkak.

Gjykata Kushtetuese ka konsideruar kufizim disproporcional vendosjen e mekanizmit të herësit në përmasën që kishte ligji i vitit 2020.

Ndryshimet e reja e kanë hequr mekanizimin e herësit dhe kanë pranuar ndarjen sasiore që vendos dispozita e Kushtetutës, sipas së cilës “ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”. Mbajtja e raportit në kufirin e sipërm të kësaj dispozite nuk lë vend për të debatuar kushtetutshmërinë e një kriteri që është vendosur nga vetë Kushtetuta.

Nëse votimi parapëlqyes duhet të ndjekë këtë raport, apo duhet të jetë më i zbutur, brenda marzhit që lejon Kushtetuta, kjo është çështje vizionesh dhe kompromisesh politike e ligjore, për të cilat Presidenti i Republikës nuk ka tagër dhe nuk mund të mbajë qëndrim, përndryshe do të vepronte në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve.

The post Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë appeared first on Albeu.com.