Kodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj Archives - Albeu.com

GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e dosjes së “Sterilizimit”/ Ja sa vite burg dënohen ish zyrtarët
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ka shpallur vendimin për 8 ish zyrtarët e pandehur për dosjen e “Sterilizimit”, ku mes tyre janë edhe ish zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rapaj.

Ish zv ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash, duke u dënuar me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet përfundimisht me 4 vite heqje lirie.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dënohet me 6 vite burg, edhe ky për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton ulje dënimi. Përfundimisht do të vuajë 4 vite burg.

Rrjepaj dhe Rrapaj u shpallen te pafajshëm për akuzën e grupit kriminal.

Për Marsela Sejranaj, gjykata ka vendosur dënimin  me 3 vite e 6 muaj burg. Me uljen për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është reduktuar në 2 vite e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Për të pandehurin Saimir Kadiu, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”, gjykata vendosi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg. Pas uljes me një të tretën, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj burg. Kadiu lirohet nga arresti në shtëpi pasi masa e paraburgimit e tejkalon kohëzgjatjen e dënimit.

Petref Mersini është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që pas uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vite e 4 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për një periudhë 24 muaj.

Për mjekun Arben Gjata GJKKO vendosin dënimin me 3 vite e 6 muaj burg, por pas uljes shkon në 2 vite e 4 muaj. Për të, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 24 muaj.

Për Gent Burazerin, gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes reduktohet në 1 vit. Ai nuk do të vuajë burg, por do të kryejë 80 orë pune në interes publik.

Ndërsa Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes u reduktua në 1 vit. Gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.

The post GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e dosjes së “Sterilizimit”/ Ja sa vite burg dënohen ish zyrtarët appeared first on Albeu.com.