kodi zgjedhor Archives - Albeu.com

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor/ Nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend
Seanca plenare e ditës së enjte përmbylli legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që parlamenti i ri do të mblidhet më datë 10 shtator.

Në seancën e fundit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, por janë një numër i madh nismash nga PS e PD, të cilat do të mbeten në arkivat parlamentare pasi nuk arritën te procedura e votimit.

Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin jeshil.

Gjatë legjislaturës që lamë pas, u propozuan 61 nisma, 38 nga opozita dhe 23 nga socialistët.

Demokratët kërkuan me ngulm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për dekriminalizimin apo minimumin jetik.

Socialistët kërkuan të largonin nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish- Sigurimit të Shtetit. Të gjitha këto, ligjvënësit i harruan, duke u kthyer në spektatorë dhe votues të nismave nga Këshilli i Ministrave.

Sipas Rregullores së Kuvendit, në shtator, kur të nisë legjislatura e re, nismat e deputetëve aktualë nuk do të kenë më vend në kalendar.

Në seancën përmbyllëse mazhoranca socialiste miratoi me 73 vota, çështjet e parashikuara në rendin e ditës pa asnjë shqetësim duke i dhënë fund mandatit 4-vjeçar të këtij Parlamenti.

Ndërkohë opozita nuk u bë pjesë e procesit të votimit. Seanca kishte 10 çështje për të diskutuar mes të cilave raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Opozita u largua nga salla në nisje të procesit të votimit dhe gjithçka u kalua me shumicën e thjeshtë socialiste.

Në 10 shtator do të mblidhet parlamenti i ri e 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të nisin mandatin për 4 vitet e ardhshme.

Kuvendi aktual mbylli punimet ditën e enjte, por Kryetarja Elisa Spiropali vendosi që bilancin e kësaj legjislature ta bënte nëpërmjet një video-mesazhi në faqen zyrtare të institucionit që ajo drejton.

“Zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta”, – u shpreh Spiropali. Kryetarja e Kuvendit renditi disa prej reformave dhe ligjeve kryesore të miratuara në këtë legjislaturë. “Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që i përballuam gjatë kësaj legjislature. Vota e diasporës si një akt i guximshëm politik dhe ligjor dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave ligjore e bën sistemin dhe procesin ligjor më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë”, – theksoi Spiropali. Ajo falënderoi deputetët dhe qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin.

The post Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor/ Nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Shkodrës. Më herët u rrëzuan dhe ankimimet për qarkun e Dibrës dhe Beratit.

PD kishte kërkuar që zgjedhjet në qarkun e Shkodrës të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten duke pretenduar se janë bërë manipulime.

Nga zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Shkodrës, PD ka fituar 5 mandate, PS 4 mandate dhe PSD ka fituar dy mandate. Më 26 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

The post Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në appeared first on Albeu.com.

Votohen në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor
Kuvendi ka miratuar me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat lehtësojnë procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.

Ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, përfshijnë mbulimin e plotë të shpezimeve për pagesën e postës, që emigrantët të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri.

Po ashtu është afruar afati më 12 mars për regjistrimin e partive dhe kandidatëve për deputetë në KQZ, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të dërgohet në kohë jashtë vendit.

Gjithashtume këto ndyryshime numërimi i votave të diasporës do të bëhet nga KQZ me përfshirjen e komisionerëve politikë.

The post Votohen në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor appeared first on Albeu.com.

U miratua dje në Kuvend, Alibeaj i bën thirrje Presidentit Begaj: Mos dekreto Kodin Zgjedhor
Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka dërguar Presidentit Bajram Begaj një kërkesë për mosdekretimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar dje në Kuvend.

“I kam dorëzuar sot Presidentit të Republikës, kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 26.07.2024.

Arsyetimi ligjor për këtë kërkesë mbështetet në faktin se ligji i miratuar mbrëmë cenon parimet kushtetuese të parashikuara nga nenet 17, 18, 45 dhe 64 të Kushtetutës si dhe është në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi 28/21 i Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Alibeaj në Facebook.

“Gjithashtu ky ligj ështe në kundërshtim me të drejtën që i njihet shtetit për kufizimin e të drejtave kushtetuese (e drejta për të zgjedhur me votë parapëlqyese); në kundërshtim dhe në shkelje të parimit të proporcionalitetit (kufizimi apo heqja e një të drejte në proporcion me interesin publik).

Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë përtej nevojës proporcionale të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë parapëlqyese përfaqsuesit e tyre.

Thënë ndryshe, shqetësimi ynë përmblidhet në pamundësinë që votuesit shqiptarë do të kenë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive.

Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit.

Këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve si e VETMJA alternative”, shton Alibeaj në rrjetin social.

The post U miratua dje në Kuvend, Alibeaj  i bën thirrje Presidentit Begaj: Mos dekreto Kodin Zgjedhor appeared first on Albeu.com.

Kritikat ndaj paktit për ‘Zgjedhoren’ me mazhorancën, Bylykbashi përgjigjet ashpër: Broçkulla!
Gjatë diksutimeve për ndryshimet e Kodit Zgjedhor ka mbajtur fjalën e tij edhe nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi. Ashtu si Bardhi edhe fjala e tij ishte përgjigje ndaj kritikëve të dakordësimit të PS dhe PD.

Bylykbashi theksoi se “kush flet sot për sistemin zgjedhor të 2008, flet broçkulla se ka vdekur në vitin 2020 dhe është me votat e atyre që flasin sot këtu me paturpërsinë”.

Bylykbashi: Kjo është seancë shumë e rëndësishme, është një nga ligjet më të rëndësishme që kalon në Parlamentin e Shqipërisë. Parlamenti i Shqipërisë dështoi që të bënte reformën zgjedhore, reforma zgjedhore nuk ndodhi. Mazhoranca socialiste për gati më shumë se dy vjet bllokoi reformën zgjedhore me vetëmohim, e bllokoi duke e mbajtur peng komisionin e reformës zgjedhore, duke përdorur persona që nuk përfaqësonin forcën politike të mandatuar nga opozita dhe mbas dy vjetësh dështoi më pas çdo përpjekje të fundit për të arritur në një reformë zgjedhore, në dy shtylla kryesore, rekomandimet e ODIHR dhe zbatimin e marrëveshjes politike atë të 5 qershorit 2020, e dakordësuar me konsensus, e firmosur në parlament nga PS dhe PD, e përshëndetur nga sekretari i shtetit i SHBA i cili kërkoi kodifikimin e asaj marrëveshje, e përshëndetur nga Bashkimi Europia dhe kancelari të tjera, u thye marrëveshja brenda 1 muaji, çfarë thoshte marrëveshja, nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, çfarë kërkoi sekretari i shtetit kërkoi kodifikimin e kësaj marrëveshje por Edi Rama e theu. Çfarë bëri që e theu.

Hoqi koalicionin, që të gjithë e dimë se çfarë vlere kishte, është koalicioni mekanizmi që është garatantuar rotacioni politik rregullisht në Shqipëri, në vitin 2005 erdhi opozita në pushtet, në vitin 2013 erdhi opozita në pushtet. Edi Rama e dinte shumë mirë se ai ishte koalicioni që garantonte ikjen e tij nga pushteti në vitin 2021. Unë sot dëgjova në këtë sallë të flasin ata që brohoritën, kërkuan dhe ekzekutuan mandatet e opozitës në vitin 2019. Mos të kishte ndodhur ai veprim i përçudnuar politik, sot ky debat në këtë parlament nuk do të ndodhte sepse nuk do të guxonte Edi Rama të përdorte atë që ndodhi më pas, të përdorte ata që erdhën më pas në parlament për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor dhe t’i grabiste fitoren opozitës në 2021. Nqs nuk do të kishte ndodhur 2019-ta, kur u dogjën mandatet dhe nuk u hy në zgjedhje, sot ky debat nuk ndodhte sepse do të vazhdohej me rregullat që garantonin rotacioni politik, nuk do të kishim as ndryshim të Kushtetutës dhe as sistemin zgjedhor të vitit 2020.

Kush flet sot për sistemin zgjedhor të 2008, flet broçkulla se ka vdekur në vitin 2020 dhe është me votat e atyre që flasin sot këtu me paturpërsinë. Këtu flet një person i cili mbylli çdo lloj, dhe nuk flas për Edi Ramën, për atë lider të opozitës që mbylli çdo lloj gare demokratike në PD, duhet ta përzenin demokratët që të ndodhte garë dhe të votohej brenda për brenda. Këtu demokracia brenda partive politike është në gramat e fundit, por përpiqemi ne në opoiztë të fusim primaret, votimet por nga ana tjetër goditet opozita, arrestohet lideri i saj, i mbahet peng vula, i hiqet mundësia të ketë komisioner financim të garojë me emrin e saj nga ana tjetër mazhoranca vdekje totale.

The post Kritikat ndaj paktit për ‘Zgjedhoren’ me mazhorancën, Bylykbashi përgjigjet ashpër: Broçkulla! appeared first on Albeu.com.

Bardhi mbron ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandatet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se deputetët po ftohen të refuzojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nëse do të kundërshtojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Duke iu drejtuar ligjvënësve kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Bardhi u shpreh se nëse këta të fundit janë kaq dashnorë të listave të hapura, duhet të heqin dorë nga mandatet dhe të lënë në Parlament ata që kanë marrë më shumë vota se ta, por kanë qenë më poshtë në listë.

“Po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të GJK, sepse në fakt drafti që kemi sot përpara për votim dhe që na është paraqitur nga kolegët e mandatuar, parashikon ekzaktësisht vetëm këtë. Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandati dhe lini ata që morën më shumë vota dje se ne. Secili prej nesh në qarqet tona ka pasur deputetë në listat tona më poshtë nesh që kanë fituar më shumë vota se ne. Jepeni dorëheqjen sepse ka kolegë që ka më shumë vota se një pjesë prej nesh në këtë sallë. Kush thotë që GJK ka urdhëruar që listat të jenë 100% të hapura është injorant ose gënjen. GJK ka shfuqizuar numerikisht herësin e vendosur në ndryshimet e vitit 2020, duke e konsideruar si numër votash jo proporcional për qarqe të caktuara. Ndërkohë që ka quajtur si kushtetues të drejtën e ligjvënësit që brenda masës së vendosur nga kushtetuta, të përcaktojë modelin më të mirë që i nënshtrohet atij parimi kushtetues, që jo më pak se 1/3-a e listës së çdo partie të jetë e hapur. A është propozimi më i mirë i mundshëm, ndoshta jo, ndoshta po”, u shpreh ai.

The post Bardhi mbron ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandatet appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ekspertët akuza dyshes PD-PS: Dakordësim dypartiak, vjen për interesa personale
Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se po kryhen pas dakordësimit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, u pritën me reagime të ndryshme nga ekspertët e pavarur. Ndryshimet përcaktojnë listat e hapura të deputetëve në 2/3 e tyre si dhe mundësimin e votimit të shqiptarëve nga jashtë vendit përmes postës. Por, ndërsa vlerësojnë hapat për votimin e zgjedhësve nga jashtë, nga ana tjetër ekspertët pohojnë se listat e mbyllura në 1/3 e tyre po bëhen për interesa personale të politikanëve kryesorë dhe dëshmojnë mungesën e vullnetit politik të partive më të mëdha për zgjedhje tërësisht të hapura dhe demokratike.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e opozitës mësohet se kanë rënë dakord për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura. Ato parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Ekspertët e pavarur që ndjekin prej shumë vitesh nga afër proceset zgjedhore në Shqipëri pohuan se ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes PS-së dhe PD-së për listat e hapura në 2/3 e tyre dhe votimet nga jashtë vijnë si reagim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk përmbushin asgjë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it mbi përmirësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe shmangien e shkeljeve të konstatuara në zgjedhjet e mëparshme.

“Problemet e ngritura nga zgjedhjet e mëparshme, që nuk po trajtohen janë abuzimet me burimet shtetërore, janë financat e partive politike, është frikësimi i zgjedhësve, është përdorimi i administratës gjatë zgjedhjeve. Për ta përmbledhur me një fjali; partia dhe shteti në Shqipëri, po bëhen një dhe kjo është në kundërshtim me dokumentin e Kopenhagës”, thotë për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, përfaqësues i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara.

Ekspertët shprehin shqetësim mbi të njëjtat sjellje shumëvjeçare të partive shqiptare si fajësimi i kundërshtarit politik për gjithçka, mungesë vullneti për zgjedhje demokratike, bllokime të vazhdueshme, sjellje joserioze dhe negociata të fshehta, jo të hapura dhe gjithëpërfshirëse siç kanë bërë thirrje institucionet ndërkombëtare.

“Listat do të jenë faktikisht të mbyllura. Jemi në të njëjtin stanjacion politik për sa i përket pjesës që monopoli dhe ekskluziviteti i listës do të jetë përsëri i kryetarëve të partive. Aty do të jetë preferenciale për kryetarin e partisë, do të jenë njerëzit më të besuar të tij dhe nuk u jepet qytetarëve mundësia që të zgjedhin deputetët që duan ata”, thotë për Zërin e Amerikës Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

Ekspertët vlerësojnë që ndonëse teorikisht në pamje të parë listat janë të hapura në 2/3 e tyre për kandidatët e votave parapëlqyese, metoda e re favorizon dukshëm kandidatët e listës së fiksuar në 1/3, pra paktikisht listat janë sërish të mbyllura në raport me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, dhe kjo është bërë për qëllime personale të drejtuesve kryesorë.

“Ky qëndrim i shprehur në këtë dakordësim dypartiak vjen kryesisht për interesa personale. Me këto kam parasysh interesin e kryetarit të partisë, udhëheqësisë së partisë dhe njerëzit që kanë fuqi në parti, ata që janë figura kryesore në parti, që duan ta kenë të sigurtë mandatin”, thotë për Zërin e Amerikës Kristaq Kume, drejtues i Institutit për Sistemet Zgjedhore.

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara thekson se mungesa e vullnetit për dialog e kompromis të hapur politik, pamundësia për konsultim publik dhe gjithëpërfshirje, solli dështimin e radhës me reformën zgjedhore dhe mostrajtimin e problemeve madhore që vërehen në integritetin e zgjedhjeve sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, apo të aktorëve vendas që vëzhgojnë e vlerësojnë procesin zgjedhor.

Nga ana tjetër Koalicioni vlerësoi hapat e hedhura për të mundësuar votimin e shqiptarëve nga jashtë vendit.

“Mundësimi i votës së shqiptarëve jashtë vendit është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Është një formulë e propozuar për votim përmes postës, dhe pas disa akteve nga KQZ, Komisioneri Shtetëror ka thënë se kjo mund të bëhet nëse ligji vjen brenda korrikut”, tha zoti Taulla.

Ekspertët vlerësojnë se ashtu si edhe në zgjedhje të mëparshme, listat e fiksuara dhe të përgatitura nga kryetarët apo kryesitë e partive pritet të sjellin deputetë me cilësi dhe veprimtari të zbehta, të cilëve u kërkohet vetëm të miratojnë gjithçka që propozon drejtuesi i formacionit të tyre politik.

“Jemi përsëri në të njëjtën gjendje; këtu mendohet vetëm për qasjen e partive të mëdha politike dhe përsëri do të kemi firo të votave të qytetarëve, që nuk nuk do të konsiderohen. Partitë e vogla, ofertat e reja dhe lëvizjet e reja politike me këtë kuadër ligjor do të mbeten në vështirësi dhe përsëri do t’u kërkohen aleanca me partitë e mëdha, murin e të cilave ato kanë premtuar se do ta thyejnë”, thotë zonja Meta.

Nga ana tjetër, votimi i shqiptarëve nga jashtë vendit me postë vlerësohet nga ekspertët si risia më e rëndësishme në zgjedhjet e ardhshme, nisur nga fakti që Shqipëria është i vetmi vend në continent, që nuk e ka ende këtë mundësi, si dhe nga fakti që afro gjysma e votuesve në listat e KQZ-së nuk jetojnë në Shqipëri.

Por ata theksojnë se këto procedura duhen përsosur më tej në të ardhmen, se nuk mjaftojnë që shqiptarët të votojnë nga jashtë, por edhe të përfaqësohen në procesin ligjvënës.

“Dakordësia për ta realizuar deri në fund këtë gjë, siç kërkonte dhe Gjykata Kushtetuese, duhet përshëndetur, sepse më së fundi, në zgjedhjet e vitit 2025 edhe ne do të bëjmë pjesë ndër vendet që ua krijojnë mundësinë shtetasve të tyre që të votojnë pa qenë e nevojshme që të paraqiten fizikisht në qendrën e votimit”, thotë zoti Kume.

Ekspertët pohuan që këto bisedime të partive më të mëdha larg syve të palëve të interesuara për dialog konstruktiv, sjellin rezultate të papritura dhe plot dyshime në minutën e fundit dhe të padebatuara publikisht, ku zakonisht partia dhe shteti nuk janë qartësisht të ndara, duke cënuar parimet demokratike për zgjedhje të lira dhe institucione demokratike të konsoliduara dhe funksionale. /VOA/

The post Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ekspertët akuza dyshes PD-PS: Dakordësim dypartiak, vjen për interesa personale appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Edi Rama dhe Sali Berisha po bëjnë publik pazarin për t’i rimbyllur listat
Pazar të një grupi deputetësh që nuk kanë as votat e shtëpisë së tyre, e ka cilësuar Lulzim Basha, dakordësinë mes PD dhe PS, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet e propoziuara sanksionojnë se 1/3 e listave të kandidatëve për deputet janë të mbyllura, ndërsa në 2/3 do të përdoret vota preferenciale, e cila nuk ka asnjë ndikim në pjesën e sigurtë të listës.

Në një konferencë për mediat, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është shprehur se në Komisionin e Ligjeve po bëhet publike pazari i rradhës Rama-Berisha për mbylljen e listave.

Sipas tij, një një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet, kanë rimbyllur listat që të sigurojnë vendin e tyre në Parlament në zgjedhjet e ardhshme.

Basha gjithashtu tha se ndryshe nga çfarë është shpallur, nuk është çështje as revolucioni aq më pak përmbysje e Edi Ramës, është pazar për t’i dorëzuar Edi Ramës pushtetin vitin e ardhshëm, me kusht që të sigurojnë veten e tyre në listat e mbyllura.

“Pikërisht në këto momente që ju drejtohem në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë, pak metra më tej përfaqësuesit e Edi Ramës dhe Sali Berishës po bëjnë publik pazarin për t’i rimbyllur listat. Si do t’i rimbyllin listat?

Një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet kanë shpikur një sistem për të siguruar vendin e tyre, kaq e thjesht është. Një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet, kanë rimbyllur listat që të sigurojnë vendin e tyre. Për këtë është bërë e gjithë beteja, ky është pazari. Për këtë shkatërruan Komisionin e Reformës Zgjedhore, për këtë votuan ligjin për amnistimin e të korruptuarve të Edi Ramë, përfshirë dhe hajdutët e votave të Partisë Demokratike në zgjedhjez e 2021-it, për këtë po negociojnë sot përfundimin e këtij pazari.

E gjitha pra ndryshe nga çështë shpallur, nuk është çështje as revolucioni aq më pak përmbysje e Edi Ramës, është Pazar për t’i dorëzuar Edi Ramës pushtetin vitin e ardhshëm, me kusht që të sigurojnë veten e tyre në listat e mbyllura.

Kanë krijuar dy lloj listash. Listat pra biznes klas, pra ku janë këta që sigurojnë veten e tyre. Dhe lista tjetër gjoja të hapura, por në fakt votat që do të shkojnë për një subject politik, do të përfitohen nga ky grup. Të cilët, pavarësisht se si votohet, do të jenë përfituesit e parë të votive të qytetarëve. Shkurt dhe qartë, po përgatitet rimbyllja e listave dhe po bëhet që njerëz të cilët nuk kanë vota, nuk vijnë dot t’iu kërkojnë votën ju, nuk kanë pra mbështetje politike, mbështetje qytetare, përkundrazi shumë prej tyre kanë neveri qytetare, këta të sigurojnë vendin e tyre pa u votuar, por duke u future në një listë të mbyllur, një listë e cila as nuk u paraqitet në fletën e votimit qytetarëve”, tha Basha.

The post Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Edi Rama dhe Sali Berisha po bëjnë publik pazarin për t’i rimbyllur listat appeared first on Albeu.com.

A do të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor për “vendoret”? Ja çfarë thotë kreu i KQZ-së
Kreu i KQZ, i lirjan Celibashi deklaroi se nuk do të ketë ndryshime të kodit zgjedhor për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj të 2023.

“Votimi elektronik nuk duket se ka shtysë. Nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit për kodin zgjedhor. Ky kod rregullator që është në fuqi do të jetë të zgjedhjet vendore. Nuk do të ketë ndryshime të kodit zgjedhor”, tha Celibashi.

Kujtojmë se sot, Celibashi në një tryezë ku u diskutua financimi i partive politike, theksoi se ligji për këto financime duhet të përmirësohet. Ai gjithashtu tha se palët janë ndërgjegjësuar.

“Theksoj se nuk e konstatoj arrogancën e partive politike për ta shpërfillur hapur atë që ka sanksionuar Kodi Zgjedhor në raport me financimin e politikë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë problem si parti politike në qasjen e tyre në lidhje me financimin, por duhet ta themi se të gjithë përpiqen. Ky është një hap i mirë le të themi, pasi duket sikur palët janë të ndërgjegjësuar për rëndësi që ka zbatimi i këtyre normave ndoshta edhe frikën për të mos u sanksionuar. Takimi i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh që do të zhvillohen. Do të vazhdojmë të konsultohemi në lidhje më të gjitha ndalimet apo lejimet që Kodi Zgjedhor ka për sjelljet. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë, sa është vlera e financimit. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ke në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale në tërësi”, u shpreh ai.

The post A do të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor për “vendoret”? Ja çfarë thotë kreu i KQZ-së appeared first on Albeu.com.

Schmidt bën ndryshime në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën e Bosnjës, SHBA mirëpret vendimin
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, mori një vendim për masat që synojnë përmirësimin e funksionalitetit të entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe sigurimin e zbatimit në kohë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, më 2 tetor. Paketa e masave përmban ndryshime në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës. Ndryshimet i referohen ekskluzivisht konstituimit paszgjedhor të organeve të zgjedhura në mënyrë indirekte.

“Kërkesa ime urgjente për Parlamentin e zgjedhur të Bosnjë e Hercegovinës sot është që të miratohet me shpejtësi vendimi që është diskutuar për më shumë se dhjetë vjet: zbatoni aktgjykimet Sejdiq-Finci, Zorniq dhe të gjitha vendimet e Gjykatës në Strasburg dhe gjykatave në Sarajevë”, tha Schmidt përmes një deklarate. Më 22 dhjetor, 2009, Gjykata Evropiane konstatoi se Kushtetuta e Bosnjës i diskriminon drejtpërdrejt pakicat, duke mos lejuar pjesëmarrjen e barabartë të tyre në zgjedhjet demokratike.

Rasti u dërgua në gjykatë nga Dervo Sejdiq, rom, dhe Jakob Finci, boshnjak.

Por, autoritetet e Bosnjës, që nga ajo kohë, nuk e kanë ndryshuar ende Kushtetutën dhe tri palë zgjedhje të përgjithshme janë mbajtur në përputhje me të.

Siç thuhet në njoftimin e Schmidit, vendimet paraqesin mekanizma për zhbllokimin dhe afate të përcaktuara rreptësisht “të cilat do të sigurojnë funksionalitetin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës”. Vendimi për Dhomën e Popujve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës nënkupton që secili nga kombet konstituive (serb, kroat dhe boshnjak), do të ketë nga 23 delegatë, në vend të 17 siç kishin më herët.

“Kjo shpërndarje e mandateve korrigjon mbipërfaqësimin e theksuar të secilit prej tri kombeve konstituive në kantonet ku jetojnë në një numër më të vogël”, thuhet në vendimin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë. Sipas marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, Bosnja është e ndarë në Federatën boshnjake dhe kroate, që kanë dhjetë kantonte, në Republikën Sërpska të dominuar nga serbët dhe në qarkun e vogël vetëqeverisës të Bërçkos.

“Kam vendosur masa që do të përmirësojnë funksionalitetin e institucioneve në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Ato do t’u mundësojnë të gjithë qytetarëve t’u dëgjohet zëri i tyre dhe të sigurojnë që ata të përfaqësohen me të vërtetë nga ata që kanë zgjedhur”, tha Schmidt.

SHBA mirëpret vendimin e Schmidt

Shtetet e Bashkuara mirëpritën vendimin e Schmidtit, duke thënë se masat do të fuqizojnë stabilitetin dhe funksionalitetit e shtetit.

“Ky veprim ishte edhe urgjent, edhe i nevojshëm”, u tha në deklaratën e publikuar nga Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë.

“Vendimi i përfaqësuesit të Lartë trajton problemet që kanë pllakosur Federatën e Bosnjë e Hercegovinës për shumë vite. Katër vjet pas zgjedhjeve të vitit 2018, Federata nuk ka zbatuar rezultatet dhe Gjykata Kushtetuese e Federatës është pothuajse e paralizuar. Kjo ka privuar banorët e Federatës nga të drejtat e tyre kushtetuese, ka minuar sundimin e ligjit dhe u ka dhënë guxim etno-nacionalistëve në mbarë Bosnjë e Hercegovinën. Së bashku, këto probleme kërcënojnë sovraniteti, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë e Hercegovinës”, tha SHBA-ja.

Uashingtoni tha se mbështet fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjës, duke shtuar se është në dorën e liderëve politikë që të lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Vendimi i Përfaqësuesit të Lartë vjen në ditën kur qytetarët në Bosnjë e Hercegovinë votuan për zgjedhjet e përgjithshme. Këto zgjedhje, sipas analistëve, nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim transformues.

The post Schmidt bën ndryshime në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën e Bosnjës, SHBA mirëpret vendimin appeared first on Albeu.com.