kodi civil Archives - Albeu.com

Gjykata Kushtetuese kërkon ndryshime në Kodin Civil për Testamentin
Gjykata Kushtetuese njoftoi të mërkurën se kishte pranuar një kërkesë nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit për të interpretuar pajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 377 të Kodit Civil. Gjykata njoftoi se e gjeti “të papajtueshëm me Kushtetutën” këtë nen për shkak të boshllëkut ligjor. Gjykata po ashtu njofton se Kuvendi i Shqipërisë brenda një viti ishte i detyruar të bënte plotësimin e boshllëkut në Kodin Civil.

Kjo pasi sipas gjykatës, aktualisht prona me testament mund t’u lihet vetëm personave me lidhje gjaku por jo bashkëshortit/bashkëjetuesit apo personave të tjerë.

Bazuar në njoftimin e Gjykatës, është vënë në dukje se neni në fjalë kufizonte mundësinë e testamentbërësit për t’ia trashëguar pasurinë personave që ai do të dëshironte përtej rrethit të ngushtë familjar.

Në këtë rast, Gjykata arsyeton se ka një cenim të së drejtës së gëzimit të pronës, duke mos i lënë mundësi trashëgimlënësit t’ia kalojë atë personave të tjerë.

Gjykata shprehet se në vendim Kuvendi orientohet që të ndryshojë ligjin duke mbajtur parasysh proporcionalitetin dhe interesin publik.

Ndryshimet ligjore do duhet të mundësojnë që trashëgimia të mund t’u kalohet edhe personave pa lidhje të gjakut përfshi edhe bashkëjetuesit, por duke ofruar gjithashtu mbrojtje për familjen apo fëmijët.

“Po në këtë drejtim, në kuadër të ndryshimeve shoqërore dhe institucionale është e nevojshme që ligjvënësi të vlerësojë dispozitat që lidhen me institutin e trashëgimisë testamentare në Kodin Civil për ta përshtatur atë me zhvillimet e kohës,”  thuhet në vendimin e Gjykatës.

The post Gjykata Kushtetuese kërkon ndryshime në Kodin Civil për Testamentin appeared first on Albeu.com.