kocolja Archives - Albeu.com

Lala: Si më “shiti” oficeri te personazhi i botës së krimit që dyshohet për zhdukjen e Koçoles
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me arrestimet e bujshme të SPAK mbrëmjen e djeshme.

E ftuar në Opinion, gazetarja tha se në këtë operacion ka një detaj që ka të bëjë me përfshirjen e Policisë së Shtetit dhe njerëzve të krimit në zgjedhje, detaj i cili i ka kujtuar edhe një rast që i ka ndodhur Lalës pak ditë më parë me një punonjës policie.

Lala u shpreh se i ka kërkuar një punonjësi të policisë, foton e një personazhi shumë të njohur të botës së krimit dhe dhjetë minuta më vonë personi në fjalë e ka kontaktuar dhe ka tentuar ta vendosë në presion që të mos shkruajë për të. Sipas gazetares ky rast tregon hapur lidhjen e policisë me persona të inkriminuar.

Klodiana Lala: Në këtë operacion ka një detaj që është çështja e përfshirjes së Policisë së Shtetit dhe njerëzve të krimit në zgjedhje. Ne e kemi parë me 339, por policë dhe njerëz të krimit që grumbullojnë vota për eksponentë të caktuar…

Blendi Fevziu: Ç’janë gjithë këto policë të përfshirë në ngjarje kriminale se është e tmerrshme?

Klodiana Lala: Fevzi ne e kemi folur disa herë këtë gjë. Mua më ka ndodhur pak ditë më përpara dhe më lejo ta bëj publike kur kam kërkuar foton e një personazhi shumë të njohur të botës së krimit i cili sot nuk është duke u folur shumë për të, por që mendoj që është personi kyç në zhdukjen e Koçoles dhe Sulovarit në zonën e Sarandës dhe po ashtu në ngjarje të rënda dhe mbaje shënim këtë gjë dhe ne do rikthehemi pas. Dhjetë minuta pasi kam kërkuar foton tek një zyrtar policie personi më ka kontaktuar dhe tentonte të më vinte nën presion që të mos shkruaj për të. Sigurisht ja bëra të qartë që unë do të vazhdoj punën time, por dua të them që ti si gazetare kërkon një informacion dhe burimi konfidencial që unë e mendoja lajmëroi një person që është i inkriminuar.

Blendi Fevziu: Ti kërkove një burim konfidencial dhe burimi konfidencial lajmëroi personin e inkriminuar.

Klodiana Lala: Emri i tij do dalë shumë shpejt. Është një person që banon në zonën e Kamzës. Është një personazh që është dëgjuar shumë pak në opinionin publik. Edhe vetë kur kam rënë në gjurmët e këtij personi nuk e kam besuar sepse është relativisht i ri në moshë dhe të shkojë deri aty sa të organizojë rrëmbime, zhdukje, të tjera më rradhë, dhe jo vetëm ato rrëmbime, por edhe shumë të tjera, kam ngelur e surprizuar në mënyrën se sa shpejt lëviz bota e krimit dhe se sa të shpejtë janë ata për të shkuar dhe për të penetruar në të gjithë institucionet shqiptare.

The post Lala: Si më “shiti” oficeri te personazhi i botës së krimit që dyshohet për zhdukjen e Koçoles appeared first on Albeu.com.

39 minutat misterioze, çfarë nuk di policia për fatin e “Koçoles” dhe Sulovarit?
39 minuta e 5 sekonda. Kaq pak kohë, por kaq shumë enigmë. Dy të zhdukur dhe një automjet me dy targa të ndryshme. E planifikuar, rastësore, një apo shumë autorë? Ky është misteri që prej 1 muaji po përpiqen të zbulojnë oficerët më të mirë të Policisë së Shtetit.

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, vazhdon të hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria ndërkohë që kërkimet në terren vazhdojnë të rezultojnë të pasuksesshme edhe pse në ndihmë kanë ardhur edhe qenë nuhatës nga Kosova.

“BalkanWeb” ka arritur të zbulojë një detaj shumë enigmatik nga dosja hetimore lidhur me zhdukjen e dy personave në Sarandë. “Koçolja” dhe Sulovari nuk rezultojnë të jenë zhdukur natën, por ditën me diell të 6 prillit. Policia ka në dorë pamjet filmike se si automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se i ka rrëmbyer ata, ka kaluar në orën 15.13.09 në afërsi te fshatit Pllakë me drejtim për në Sorone dhe po nga e njëjta kamera është kapur në kthim në orën 15.52.14. Pra presupozohet se brenda në këtë automjet në ikje kanë qenë edhe Thodhori e Sulovari e më pas në kthim ata nuk kanë qenë. Pra janë 39 minuta për të cilat policia nuk ka pamje filmike dhe që mendohet se janë minutat kyçe që përcaktojnë fatin e dy 46-vjeçarëve. Në ikje automjeti ka pasur targat AA175LV dhe në kthim po i njëjti mjet ka pasur targat YTO1114.

Këto targa rezultojnë të vjedhura në Shqipëri e në Greqi. A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë dhe targat e një automjeti? Sa larg nga fshati Pllakë është larguar ky mjet dhe pasi ka mbaruar punë është kthyer sërish? A janë vrarë dy 46-vjecarët nga drejtuesi apo ndonjë pasagjer i mjetit apo ata i janë dorëzuar një apo disa personave të tjerë? A mundet që për 39 minuta një automjet të shkojë nga Pllaka ne Xarrë apo Vrinë e të kthehet duke kryer ose vrasje e fshehje kufomash, ose dorëzim personash e sigurisht ndërrim targash, apo këto kanë ndodhur në zonën e Soronesë? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në 39 minutat misterioze që nuk i ka kapur asnjë kamera sigurie./bw

The post 39 minutat misterioze, çfarë nuk di policia për fatin e “Koçoles” dhe Sulovarit? appeared first on Albeu.com.

Prej 20 ditësh të zhdukur, “Koçoles” iu instalua një aplikacion i dyshimtë në telefon, lëvizte me “S Class” luksoz
Edhe pse janë zhdukur prej 20 ditësh, policia nuk ka ende asnjë pistë zyrtare për fatin e Leonard Thodhorit i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit.

Mësohet se Koçolja është thirrur në një lokal pak para zhdukjes, ku i është instaluar në telefon një aplikacion me qëllimin që të fliste me një person dhe telefonata të mos përgjohej ndërsa ka marrë edhe një pagesë prej 200 eurosh.

Edhe vetë familjarët e “Koçoles” pretendojnë se ai më parë ka pasur një telefon të thjeshtë, ndërsa tashmë përdorte një Smartphone dhe me familjarët përdorte aplikacionin “Ëhatsapp”.

Nuk dihet arsyeja pse ai është shpërblyer me këtë shumë parash. Po ashtu mësohet se ai ka pasur konflikt me disa persona të cilët dyshohet se kanë gisht në zhdukjen e tij.

“Koçolja” nuk dërgonte shumë të ardhura në shtëpi, por kohët e fundit kishte rënë në sy pasi kishte filluar të lëvizte me një automjet luksoz “Mercedes-Benz” S Class.

Dy personat janë zhdukur prej 6 prillit. Që prej asaj dite nuk ka ende asnjë pistë zyrtare. Dyshohet se ata janë ekzekutuar dhe trupat e tyre janë varrosu./albeu.com/

The post Prej 20 ditësh të zhdukur, “Koçoles” iu instalua një aplikacion i dyshimtë në telefon, lëvizte me “S Class” luksoz appeared first on Albeu.com.