koalicioni i krahut të djathtë Archives - Albeu.com

Sot zgjedhjet në Itali, ç’ndodh nëse fiton koalicioni i krahut të djathtë dhe pse Europa është e shqetësuar
Të dielën, më 25 shtator në Itali votohet për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, që mund të krijojnë qeverinë më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, e udhëhequr nga kryeministrja e parë grua.

Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.

Partia Vëllezërit e Italisë ka pasur një rritje të mbështetjes elektorale pasi qëndroi jashtë Qeverisë së Draghit. Liga Veriore, e udhëhequr nga Matteo Salvini dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit ishin të dyja pjesë e Qeverisë dhe mbështetja ndaj tyre ka rënë.

E djathta është ndihmuar edhe nga ndasitë e bllokut të së ashtuquajturës “qendra e majtë”, ku përpjekjet e Partisë kryesore Demokratike (PD) për të formuar një aleancë të gjerë elektorale, dështuan.

Si rrjedhojë, tashmë janë tri grupe kryesore të qendrës ose të qendrës së majtë që luftojnë për vota – PD-ja dhe aleatët e saj; partia qendrore Veprimi dhe aleati i saj Italia Viva; dhe në fund Lëvizja 5 yjet.

Sistemi zgjedhor i Italisë favorizon grupet që janë në gjendje të krijojnë aleanca të gjera, me gjasë duke favorizuar fitoren e bllokut të krahut të djathtë.

Aktoret kryesore

Meloni, 45 vjeç, një ish-ministre e Rinisë, i ka dhënë vitalitet partisë së saj, e cila ka rrënjë post-fashiste dhe pritet që të marrë 25 për qind të votave, krahasuar me 4 për qind që kishte marrë në zgjedhjet e fundit në vitin 2018.

Salvini, 49 vjeç, një ish-ministër i Brendshëm, i cili mban një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit, por që ka bërë një sërë gabimesh politike gjatë tre vjetëve të fundit dhe është eklipsuar nga Meloni.

Berlusconi, 85 vjeç, një ish-kryeministër që ka arritur të mposhtë shëndetin e lig dhe skandalet e shumta duke mbetur një lojtar kryesor në aleancën e djathtë, edhe pse tashmë Forza Italia e tij është partneri më i vogël mes tri partive kryesore të saj.

Enrico Letta, 56 vjeç. Kreu i Partisë Demokratike dhe një tjetër ish-kryeministër. Dështimi i tij për të ndërtuar një koalicion të qëndrueshëm të partive të qendrës së majtë bëri që ai të përballej me një disfatë politike.

Giuseppe Conte, 58 vjeç, udhëheqës i Lëvizjes 5-Yjet. Si kryeministër gjatë periudhës 2018-21, ai shkaktoi zemërim kur partia e tij tërhoqi në korrik mbështetjen ndaj Qeverisë së Draghit, duke nxitur përçarje që çuan në zgjedhje të parakohshme.

Votimet

Vendvotimet janë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 23:00 sipas kohës lokale.

Pothuajse 51 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë, nga të cilët 4.7 milionë jetojnë jashtë vendit.

Votuesit do të zgjedhin një Parlament me një numër të reduktuar ulësesh në Dhomën e Ulët (400 nga 630), ndërsa Senati do të ketë 200 vende nga 315 të mëparshme.

Fokusi

Synimi kryesor i koalicionit të djathtë do të jetë fitimi i shumicës në të dy dhomat e Parlamentit. Kjo dukej se ishte pothuajse e sigurt kur u publikuan sondazhet e fundit, por një rritje e mbështetjes ndaj Lëvizjes 5-Yjet në jug mund ta bëjë më të vështirë fitoren në Dhomën e Lartë në Senat.

Një shumicë prej më shumë se dy të tretave do t’i hapte rrugën Parlamentit për të bërë ndryshime në Kushtetutë pa pasur nevojën e referendumeve.

Parlamentarët e zgjedhur nga zonat elektorale jashtë territorit të Italisë mund të ndryshojnë ekuilibrin në një garë të ngushtë — ka tetë vende të tilla në dispozicion në Dhomën e Ulët dhe katër në Senat.

Po pastaj?

Formimi i koalicioneve në Itali është një procedurë jashtëzakonisht e ngadaltë, por perspektiva e një rezultati më të qartë do të thotë se ka pak gjasa të përsëritet 2018-a, kur u deshën pothuajse tre muaj për të formuar koalicionin qeverisës.

Parlamenti i ri do të mblidhet më 13 tetor. Pas kësaj date, presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, mund të fillojë konsultimet me drejtuesit e partive për të diskutuar për kabinetin e ri qeveritar./REL/

The post Sot zgjedhjet në Itali, ç’ndodh nëse fiton koalicioni i krahut të djathtë dhe pse Europa është e shqetësuar appeared first on Albeu.com.