KLP Archives - Albeu.com

Konfirmohet në detyrë Kancelarja e SPAK, pezullohet procedimi disiplinor për një prokuror; ja vendimet e mbledhjes së sotme të KLP-së
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që në mbledhjen e sotme të konfirmojë në detyrë zonjën Laureta Binaj, Kancelare në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Qeveria e Prokurorëve ka miratuar pezullimin e procedimit disiplinor të ardhur me kërkesë të ILD- së ndaj magjistratit E.A, me detyrë prokuror, në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar, deri në përfundimin e procedurës së rivlerësimit kalimtar, me vendim të formës së prerë nga organi kompetent Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ndërkohë, për prokurorin tjetër A.K, Këshilli vendosi vijimin e procedurës për rishqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD). Seanca dëgjimore për shqyrtimin e kësaj çështjeje u caktua për ditën e hënë, datë 08.06.2026, në orën 10:00.

Gjatë seancës së sotme, Këshilli miratoi programin buxhetor afatmesëm të Këshilli të Lartë të Prokurorisë (KLP) për periudhën 2027-2029 dhe të pranishëm kanë qenë veç anëtarëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit OPDAT.

Me propozim të Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, u miratuan kërkesat për ushtrimin e veprimtarive jashtë funksionit, të paraqitura nga tre prokurorë, konkretisht nga znj. Olta Hadushaj, znj. Ema Lazaj dhe z. Gëzim Spahiu.

Në përfundim, Këshilli vendosi të tërheqë relacionin e përgatitur për vlerësimin etik dhe profesional të prokurores Dhorina Theodhori, me qëllim vijimin e verifikimeve.

The post Konfirmohet në detyrë Kancelarja e SPAK, pezullohet procedimi disiplinor për një prokuror; ja vendimet e mbledhjes së sotme të KLP-së appeared first on Albeu.com.

Braho para KLP: Mbi 12 milionë euro kriptovaluta të sekuestruara, administrimi i tyre mbetet ende një problematikë
Kreu i SPAK, Klodian Braho, theksoi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë së administrimi i kriptovalutave të sekuestruara, mbetet ende një problematikë.

Gjithashtu, ai theksoi se gjatë vitit 2025 janë sekuestruar mbi 12 milionë euro kriptovaluta, por shtoi se deri më tani kanë qenë autoritetet e huaja që i kanë ndihmuar në marrjen, administrimin dhe ruajtjen e tyre.

Braho kërkoi që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, të adresojë këtë problematikë dhe të ketë mundësinë që të administrojë edhe portofole kriptovalutah.

“Në vitin 2025 janë sekuestruar në tre vendime, 12.4 mln euro e kriptivalutave. Ka sekuestrime edhe gjatë 2026, por që do të jenë pjesë e raportit tjetër. Baza ligjore e sekuestrimit të tyre është e njëjtë si çdo pasuri, por kemi pasur problematikë në lidhje me administrimin. Kemi pasur problematike mënyrën e administrimit të tyre. Në dijeninë time punohet për kuadrin ligjor për të mundësuar administrimin e kriptovalutave. Vlerën që i jemi referuar dhe praktikës së tonë të deritanishme, kemi bashkëpunuar me autoritete të tjera.

Na kanë ndihmuar në marrjen, sekuestrimin dhe menaxhimin e tyre si e vetmja formë për mbajtjen e tyre. Shpresojmë që Agjencia për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara të ketë mundësi që të administrojë protofole kriptovalutash sepse nuk lidhet vetëm me procesin e ruajtjes së tyre por edhe të vënies në punë se janë shifra që mund të kenë ndryshime drastike. Konstatoj hapa pozitivë dhe jam shpresëplotë se situata do të rregullohet së shpejti”, u shpreh Braho.

The post Braho para KLP: Mbi 12 milionë euro kriptovaluta të sekuestruara, administrimi i tyre mbetet ende një problematikë appeared first on Albeu.com.

Arresti me burg masa e fundit, gjatë 2025 pësoi ulje me 53.4%/ Klodian Braho para KLP: SPAK vijon me vendosshmëri hetimet për zyrtarët e lartë
Ditën e sotme, kreu i SPAK, Klodian Braho, po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi ecurinë e punës së institucionit për vitin 2025, duke theksuar se korrupsioni është një fenomen shqetësues në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë.

Gjatë raportimit, Braho nënvizoi se masa e sigurisë “arrest në burg” po përdoret gjithnjë e më pak, duke u konsideruar si mjeti i fundit i sigurimit personal.

Sipas të dhënave, kjo masë ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 53.4%, nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste gjatë vitit 2025.

“Sa i përket luftës kundër korrupsionit, përfshirë atë të nivelit të lartë, të dhënat e vitit 2025, tregojnë se korrupsioni në institucionet publike dhe sistemin e drejtësisë mbetej një fenomen shqetësues, i cili përfshin funksionare vendore, administrativë por edhe prokurorë, gjyqtarë, punonjës policie etj. SPAK ka shënuar rritje prej rreth 18 përqind të çështjeve të reja, nga 186 në rreth 220 për korrupsion, dhe rreth 12% të cështjeve të përfunduara nga një vit më parë. Ky aktivitet i shtuar reflektohet me dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve penale, me 144 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë si dhe 10 procedime me 13 të pandehur për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë. Spak ka vijuar me vendosshmëri hetimin e zyrtarëve të lartë me 6 procedime të reja, dhe 16 persona të tjerë në hetim, nga 30 zyrtar dhe ish zyrtarë nën hetim gjatë 2025, rreth 50 përqind e tyre, 18 janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Rreth 10 prej tyre janë dënuar me vendi të formës së prerë”, theksoi ai.

The post Arresti me burg masa e fundit, gjatë 2025 pësoi ulje me 53.4%/ Klodian Braho para KLP: SPAK vijon me vendosshmëri hetimet për zyrtarët e lartë appeared first on Albeu.com.

Raporti vjetor i SPAK/ Klodian Braho para KLP: Janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 mln euro pasuri, përfshi edhe kriptovaluta
Këtë të hënë, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho, ka prezantuar raportin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fjalën e tij, ndër të tjera ai u ndal edhe tek pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara.

Braho deklaroi se kanë ndjekur parimin “ndiq paranë”, ndërsa theksoi se vlera e pasurive të sekuestruara për 2025 kap vlerën e 45.4 mln euro, përfshirë këtu edhe kriptovalutat.

“Kemi zbatuar parimin e ndjekjes së parave paralelisht me hetimin penal. Vlera të sekuestruar dhe të konfiskuara arrijnë shifrën 45.4 mln euro, ku përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave me vlerë ekuivalente prej 14.5 mln dollarë ose 12.4 mln euro.

Sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro, ndërsa konfiskimi për këtë vit ka qenë në shumën 100 mijë euro”, tha Braho.

The post Raporti vjetor i SPAK/ Klodian Braho para KLP: Janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 mln euro pasuri, përfshi edhe kriptovaluta appeared first on Albeu.com.

Raporti vjetor i SPAK, Klodian Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Këtë të hënë, kreu i SPAK, Klodian Braho, do të jetë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të raportuar mbi raportin vjetor të institucionit që ai drejton.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e hënë, datë 27.04.2026, ora 10:00, seancën dëgjimore me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, i cili do të paraqesë raportin e punës për vitin 2025. Ky raportim bëhet në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit nr. 97/2016, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, për të raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me ecurinë e veprimtarisë së këtij institucioni”, – thuhet në njoftimin e KLP.

Braho u zgjodh në krye të SPAK në 11 dhjetor të vitit të shkuar, duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

The post Raporti vjetor i SPAK, Klodian Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë appeared first on Albeu.com.

Skandali seksual, SPAK sekuestron dokumente e pamje filmike në KLP/ Këshilli mbledhje urgjente, pritet shkarkimi i Eminaj
Skandali i rëndë seksual që përfshiu, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ka sjellë nisjen e menjëhershme të hetimit nga ana e prokurorisë së posaçme SPAK, ndaj anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj.

Rasti që u transmetua mbrëmjen e djeshme nga emisioni “Stop” dhe tronditi opinionin publik, i është besuar për ta hetuar prokurorit të SPAK, Dritan Prençi, i cili gjatë ditës së djeshme ka qenë i gatshëm dhe sapo është njohur me materialin mediatik ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur në ambientet e emisionit “Stop” për të marrë 1 kopje të CD-së së emisionit dhe kryer këqyrjen e materialeve gazetareske që u përdorën për transmetim televiziv.

Njëherësh, Dritan Prençi, ka urdhëruar BKH-në të shkojë në ambjentet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të sekuestruar pamjet filmike dhe njëherësh sekuestrimin e ankesës së bërë nga qytetarja R.M, ndaj prokurores së Tiranës Rovena Zoto.

Ankesa e R.M është bërë me shënim nga kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani, duke ja kaluar për shqyrtim relatorit të ankesës, Olger Eminaj.

Pas këtij momenti, Eminaj hyn në kontakt përmes “Facebook” me ankuesen R.M dhe më pas në “Ëhats app”, duke i kërkuar favore seksuale gruas që kishte për detyrë ti jepte një përgjigje për ankesën që ajo kishte bërë.

Ndërkohë për skandalin në fjalë, që prej orës së mesditës së sotme anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë duke zhvilluar një mbledhje urgjente, jashtë rradhës, për të marë masa dhe dënuar veprimet e anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj.

Pritet që sot KLP-ja të dalë me një vendim shkarkimi ndaj Olger Eminaj. Ndërsa rasti nga ana penale po monitorohet dhe ndiqet nga SPAK. Njëherësh një hetim administrativ ka nisur nga KLP për këtë rast të paprecedentë që ka ndodhur në kupolën e Drejtësisë Shqiptare.

Por ajo që është më e çuditshme është fakti se asnjë nga institucionet e Drejtësisë dhe përfaqësitë e huaja, deri në këto moment nuk kanë mbajtur asnjë reagim zyrtar për këtë rast skandali seksual./Syri.net

The post Skandali seksual, SPAK sekuestron dokumente e pamje filmike në KLP/ Këshilli mbledhje urgjente, pritet shkarkimi i Eminaj appeared first on Albeu.com.

Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK
Këtë të enjte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të zgjedhë drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.

Në orën 09.00 do të nisin seancat dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, ku secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta.

Pas seancave pritet të bëhet votimi, ku fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Gara për drejtimin e SPAK ka ngjallur interes të lartë, për shkak të peshës së këtij institucioni në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe dosjeve sensitive që ka në dorë.

Për këtë arsye në sallë prite të jenë dhe një pjesë e madhe e ambasadorëve të atashuar në vendin tonë.

“Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, njoftoi ambasada e BE.

The post Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK appeared first on Albeu.com.

KLP përjashtoi gazetarët nga zgjedhja e Kreut të SPAK, Bushati: Republikë bananesh jo prokurorësh
Analisti Andi Bushati ka reaguar pas njoftimit zyrtar të KLP-së, e cila lajmëroi se gazetarët nuk do të jenë të pranishëm gjatë procedurës së votimit për Kreun e ri të SPAK. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së lartë përfaqësuesëve të ambasadave.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan se sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Analisti u shpreh se vendet e gazetarëve do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë.

“Republikë bananesh, jo prokurorësh,. KLP-ja, që voton nesër kreun e ri të SPAK, ka njoftuar gazetarët të mos jenë nesër në sallë, pasi vendet e tyre do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë. Pra, sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Gazetarët u udhëzuan ta shohin përmes ekranit të RTSh.” shkruan Bushati.

The post KLP përjashtoi gazetarët nga zgjedhja e Kreut të SPAK, Bushati: Republikë bananesh jo prokurorësh appeared first on Albeu.com.

KLP zgjedh nesër Kreun e ri të SPAK/ Përfaqësuesit e ambasadave mbushin sallën, gazetarët mbeten jashtë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë nesër më 11 dhjetor, Kreun e ri të SPAK. KLP do të votojë mes katër kandidatëve, të cilët janë të kualifikuar në fazat paraprake. Konkretisht në garë për udhëheqjen e SPAK janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.

Në kuadër të këtij zhvillimi të rëndësishëm, KLP ka lëshuar një njoftim zyrtar. Në njoftim thuhet se është konfirmuar një numër i madh i përfaqësuesve nga ambasadat, ndaj në sallë nuk do të ketë prezencë të mediave. Seanca do të ndiqet direkt nga nga sinjali RTSH-së. Mandati i Kreut aktual të SPAK, Altin Dumani mbaron më 16 dhjetor.

“Duke qenë se ditën e nesërme është konfirmuar një numër i madh i përfaqësuesve nga ambasadat, lutemi për mirëkuptimin tuaj për prezencën mediatike në sallë. Siç edhe e dini, salla është relativisht e vogël për t’ju akomoduar të gjjthëve, ndaj ju lutem të ndiqni seancën direkt nga sinjali RTSH-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të KLP-së.

The post KLP zgjedh nesër Kreun e ri të SPAK/ Përfaqësuesit e ambasadave mbushin sallën, gazetarët mbeten jashtë appeared first on Albeu.com.

KLP zgjedh sot kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta kandidati për të drejtuar “FBI-në shqiptare”
Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të mblidhet në orën 11:00 për të diskutuar dhe miratuar projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Sipas planit të punës, kandidati i propozuar për pozicionin e drejtorit të BKH është Joni Keta, i cili në rast se votohet do të ketë një mandat 5-vjeçar.

“Rendi i ditës: Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025. Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit””, thuhet në njoftim.

Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, ku të pranishëm në momentin e vendimmarrjes ishin përfaqësues të ICITAP (Programi i Ndihmës për Trajnime Hetimore Penale Ndërkombëtare) dhe të Bashkimit Europian, duke garantuar transparencën e procesit.

The post KLP zgjedh sot kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta kandidati për të drejtuar “FBI-në shqiptare” appeared first on Albeu.com.