Klosi Archives - Albeu.com

Asambleja e PS, Klosi: S’na mjafton të jemi më të fortë se opozita, duhet të qeverisim më mirë
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së që po mbahet në Durrës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, theksoi se fitorja për të katërtën herë rradhazi e PS-së është një përgjegjësi e madhe që duhet të përkthehet në një forcë më të fortë, më të organizuar dhe më kërkuese.

Ai e cilësoi rezultatin me PD-në në zgjedhjet e 11 majit, si një diferencë të thellë besimi me kundërshtarin, duke shtuar se nuk është thjesht në rezultat matematikor.

“Partia duhet të jetë më e fortë, e qartë me e organizuar dhe më kërkuese karshi vetes së saj. PS ka marrë fitore të plotë, jo të rastësishme dhe as të ngushtë e të përkohshme. Rezultati kombëtar i vitit 2025, 355 mijë për PS nuk është vetëm një rezultat matematikor, por kontratë e rinovuar me shqiptarët. Diferenca me kundërshtarin tonë është diferencë besimi, serioziteti në drejtimin e Shqipërisë. PS është forca më e qëndrueshme në vend, që di ta kthejë riorganizimin në votë dhe në mandat të fortë qeverisës. Fakti që diaspora i jep 61.1% të votës jashtë vendit e bën këtë fitore më të fortë politikisht. Brenda vendit, PS rritet”, tha ai.

Sipas tij, fitorja nuk ishte lokale por e shtrirë kombëtare duke përmendur qarqet në të cilat PS ka marrë më shumë vota.

Duke përmendur diasporën, ai theksoi se. Duke përmendur diasporën, ai tha se ka ardhur koha për të rivlerësim total duke integruar edhe teknologjinë.

Klosi tha se është e pafalshme që PS të mos ketë një strukturë që të absorbojë më tepër terrenin.

“Ka ardhur koha për rivlerësim total ku nëpërmjet teknologjike, nëpërmjet Ai, të bashkojmë punën e administratës lokale dhe partisë në terren të kemi njohje më të plotë të listave. E pafalshme, nuk e kemi pasur këtë kur kemi qenë në opozitë. Kemi akoma një pjesë të listës që është e panjohur me strukturat tona. Sot që kemi teknologji duhet të kemi një strukturë që të absorbojë shumë më tepër njohjen e terrenit. Diaspora është pjesë organike e rezultatit tonë politik”, shtoi ai.

Klosi bëri me dije detyrat kryesore të asamblesë, duke theksuar se hapi i radhës është kthimi i suksesit elektoral në një forcë më të madhe organizative.

Gjithashtu, ai tha se deri më 16 prill do të kryhet analiza e çdo organizate, deri më 13 maj do të zhvillohen zgjedhjet në organizatat socialiste, nga 16 maji deri më 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve në bashki, ndërsa deri më 30 qershor do të bëhet konstituimi i organeve lokale.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm, sipas tij, është shtimi i anëtarësisë, me synimin për të afruar minimalisht katër anëtarë të rinj në çdo organizatë, me fokus te të rinjtë.

Ai shtoi se asambleja do të punojë gjithashtu, për hartimin e një programi të posaçëm për vlerësimin e kontributeve ndër vite.

“Hapi i radhës është ta kthejë suksesin elektroral në forcë më të madhe organzative. Pas zgjedhjeve parlamentare, vjen momenti i zgjedhjeve në strukturave tona të partisë me fokus te konsolidimi i organizartës së S, Zgjerimi i anëtarësisë, përzgjedhja më cilësore e drejtuesve vendorë dhe ringritja e strukturave në terren dhe diasporë dhe krijimi dëgëve. Kjo do të bëhet me punë të detajuar të asamblesë. Të gjithë anëtarët do të shpërndahen nëpër organizatat socialiste nga sot deri në 12 qershor, ku kemi 35 vjetorin.

Detyrat do të jenë raportimi i proceseve zgjedhorë në cdo organizatë, zgjedhja e strukturave vendore të partisë do të zhvillohet nga 21 mars deri në 30 qershor dhe do të jetë e ndarë në disa segmente. Deri në 16 prill do të jeë njohja dhe analiza e cdo organizatë. Deri në 13 maj do të mbahen zgjedhjet në organizatat socialiste. Nga 16 maj-12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki.

Dhe më pas deri në 30 qershor do të bëhet konstituimi i organeve tona lokale. Detyra e dytë, shtimi i anëtarësisë, minimalisht 4 anëtarë të rinj në cdo organizatë të PS, me fokus te të rinjtë. Në prag të 35 vjetorit të PS, puna e kësaj asambleje do të jetë edhe propozimi i programit të psoacëm për vlerësimin e kontributorëve të saj ndër vite, si mënyrë për të dokumentuar historinë e partisë”, shtoi Klosi.

The post Asambleja e PS, Klosi: S’na mjafton të jemi më të fortë se opozita, duhet të qeverisim më mirë appeared first on Albeu.com.

Debat i fortë mes Klosit dhe Bushatit: Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë!
Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat të fortë mes analistit Andi Bushati dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

Bushati tha se paradoksalisht, Veliaj u burgos me dyshime për korrupsion, por votat për Partinë Socialiste u shtuan, duke e quajtur këtë një strategji të mazhorancës, që pranon të bëhen edhe disa “kurbanë”, mjafton të duket se ka drejtësi të pavarur dhe fiton më thellë zgjedhjet.

Klosi e kundërshtoi këtë argument, duke thënë se PS i ka fituar zgjedhjet sepse mazhoranca ka punuar dhe këtë e kanë vlerësuar njerëzit. Lidhur me SPAK, Klosi tha se është insitucion i pavarur dhe se hetimet në nivele të larta në mazhorancë e dëshmojnë këtë.

Debati

Andi Bushati: Rama thotë se në këto 30 vite është vjedhur, por kurrë nuk janë luftuar hajdutët. Rama thotë ne bëmë SPAK dhe luftohet korrupsioni. Sot PS, e vetmja gjë që mund të ketë shtuar vota, rasti Veliaj. Sa më shumë fustane Ajola, aq më shumë vota për PS. Sa më shumë 20-30 mln 5D, aq më shumë vota për PS. Ky mund të ishte shpjegim që duke varrosur lalin ne rrisim PS. Duke varrosur Kokën ne rrisim PS. Duke varrosur Ahmetajn ne rrisim PS. Këta do të fitojnë prapë 2029 sepse do vjedhin dhe do zbulojnë hajdutë që hanë kumbulla dhe dardha.

Blendi Klosi: Njerëzit votojnë nëse punon. Për reformën në drejtësi, është një nga armët e fitores, por jo se si e trajton ti.

Andi Bushati: Është mirë që Veliaj është në burg?

Blendi Klosi: Është mirë që reforma në drejtësi nuk ka mburojë dhe pengesë. Pastaj për individë të caktuar që janë në hetim… Drejtësia që ne kemi mbrojtur është ajo që i gjykon të gjithë, e pavarur nga politika.

Andi Bushati: Ti i beson kësaj drejtësie?

Blendi Klosi : I besojmë të gjithë.

Andi Bushati: Ti beson që Veliaj vodhi 30 mln dhe 1 mln i çoi te gruaja?

Blendi Klosi: Drejtësia heton dhe merr vendime. Drejtësia po gjykon. Unë nuk kam të drejtë të gjykoj mbi drejtësinë, ka punën e vet, e pavarur nga politika. Kundërshtarët tanë thanë do ta shkrijmë SPAK. Ky është angazhim, Edi Rama tha votoni PS se është e vetmja garanci që SPAK të vijojë punën.

Andi Bushati: Do të vjedhim katër vjet, fusim në burg një si Veliaj dhe fitojmë.

Blendi Klosi: Do të ketë drejtësi të re që do të gjykojë këdo që kapet në shkelje të procedurave.

Andi Bushati: Vidhni katër vjet, fusni në burg katër vetë dhe fitoni. Pastaj populli do Veliajn e ardhshëm. Pastaj do jetë Balluku.

Blendi Klosi: Jo, mos u përpiq të bësh lajme me emra të përvetshëm. Berisha doli tha do të shkrij SPAK dhe prokurorët në burg. Njerëzit gjykojnë dhe besojnë.

Andi Bushati: Ju keni gjetur çelësin e suksesit. Vidhni si Veliaj, e fusni në burg dhe fitoni.

Blendi Klosi: Jo jo fare, punohet. Kur ka problematika, ato gjykohen.

Andi Bushati: Jo problematika, këto janë vjedhje vëlla…

Blendi Klosi: Ka gjykim brenda bashkisë së Tiranës, të pavarur, shkon kundër gjithë atyre që ke thënë ti, ai gjykim po shkon drejt asaj që ti nuk e besojë kurrë. Ke thënë nuk gjykohet kurrë Bashkia e Tiranës nga SPAK.

Andi Bushati: Kam thënë asnjeri që nuk dorëzon Rama nuk shkon në SPAK.

Blendi Klosi: Rama nuk ka mbrojtur deri tani asnjë.

The post Debat i fortë mes Klosit dhe Bushatit: Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë! appeared first on Albeu.com.

Blendi Klosi shpjegon fitoren e thellë të PS-së: Shqiptarët reaguan shumë mirë, dhanë një votë masive kundër opozitës
Blendi Klosi, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi fitoren e thellë të PS-së në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se fitorja spektakolare ndodhi sepse shqiptarët reaguan shumë mirë, duke dhënë më shumë vota se 4 vite më parë, një votë masive kundër opozitës.

Pjesë nga biseda

Blendi Klosi: Nuk ka rëndësi numri, por mënyra si reagoi komuniteti. Që para dy vitesh kur Rama ka thënë do të kemi fitore spektakolare, ju më pyetët çdo të thotë dhe ju thashë si do të reagojnë njerëzit. Shqiptarët reaguan shumë mirë, duke dhënë më shumë vota se 4 vite më parë, një votë masive kundër opozitës. Një mungesë prej 200 mijë vota për krahun opozitar, që bëri që numrat të kalonin shumë fort në krahun tonë. Forca në Parlament si me 72 si me 83 njëlloj është e garantuar mazhoranca.

Nuk besoj se ka dyshime që mënyra amerikane ka ndryshuar. Nuk flitet më për fjalime të gjata për demokracinë, fokusi është në drejtim tjetër dhe përgjigja ishte më e mira e mundshme për mbështetjen e zgjedhjeve të fundit.

Ylli Rakipi: PS siguroi fitore të thellë. Me thënë të drejtën, është për t’u habitur se si pas tre mandateve fitoni mandate të katërt kaq thellë. Cili është çelësi i suksesit të kësaj partie? Është mjaft e rrallë për vendet demokratike.

Blendi Klosi: Po të pyesësh Bushatin do të thotë më mirë të mos garojë fare PD në mandatin e pestë. Sidomos po të jetë Sali Berisha, mandati i 2029 do të jetë më i thellë se ky, nëse opozita nuk reflekton dhe nuk gjen arsye te vetja. Sa i përket pyetjes, pse qeverisja shton mandatet? Njerëzit shikojnë punët në terren, investimet, ekonominë e tyre, mirëqenien dhe shohin alternativat në fund. Nuk besoj se ka patur njeri që dyshonte, që jo vetëm do të fitonte Edi Rama, por do të bënte më shumë punë të mira sesa Doktori që është provuar, kishte shumë mangësi, por edhe figurat që prezantoi… Ishte garë që nuk kishte dyshim që do të ishte fituese PS. Arsyeja pse shtohet mbështetja, është mënyra se si qeveriset. Për opinionin publik, kjo qeverisje është më e mirë, Shqipëria jo vetëm se themi ne, por votat dëshmtojnë se ndihen më mirë.

Ylli Rakipi: Në qarkun e Dibrës morët rezultat shumë pozitiv dhe e përmbysët në favor të PS. Ç’bëtë ju nga 2021 që morët këtë rritje?

Blendi Klosi: Rezultati jo vetëm u kthye, por me diferencë shumë të mirë. Ne morëm mandatin e 3 dhe shkuam në 13,500 vota plus, pothuajse po shkonim drejt 4 mandateve. Nëse qarku do të kishte më shumë votues, do të ishim më pozitivë. Në qarkun e Dibrës ka një arritje të jashëzakonshme. Kushdo e ka patur mundësinë të shkojë e kupton, nga qendra e Peshkopisë në Qendër të Tiranës shkohet për një orë. Rruga e Arbërit e afroi shumë me metropolin. Investime të jashtëzakonshme. Trajtim shumë i mirë i problematikave dhe njerezit reaguan shumë pozitivisht. Pra, kishte shumë arsye të votonin. Edhe puna e strukturave, e çoi edhe garancinë tonë.

The post Blendi Klosi shpjegon fitoren e thellë të PS-së: Shqiptarët reaguan shumë mirë, dhanë një votë masive kundër opozitës appeared first on Albeu.com.

Konsultimet me presidentin Begaj, Klosi sugjeron 11 majin për zgjedhjet: Të ketë më shumë kohë për votën e Diasporës
Partia Socialiste i ka propozuar Presidentit të Republikës 11 majin, për zgjedhjet parlamentare.

Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, tha se kjo datë është sugjeruar në mënyrë që të lihet më shumë kohë për votën e Diasporës.

“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet.

Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi të procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.

The post Konsultimet me presidentin Begaj, Klosi sugjeron 11 majin për zgjedhjet: Të ketë më shumë kohë për votën e Diasporës appeared first on Albeu.com.

Votohen anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Klosi: Mbi 90% e kandidatëve vijnë për herë të parë
Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se “risi e procesit të votimit është se mbi 90 % e kandidatëve të propozuar për t’u zgjedhur anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste vijnë për herë të parë”.

Duke folur për mediat, pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste, pas punimeve të Kongresit të PS-së, Klosi tha se, u zhvillua një proces votimi për 12 qarqet e vendit në bazë të statust të PS.

Sipas tij, delegatët e Kongresit votuan për anëtarët e Asamblesë Kombëtare sipas qarqeve, propozime që ishin mbledhur nga e gjitha baza e PS-së.

“Ishin 260 kandidatë për t’u zgjedhur në Asamblenë Kombëtare nga të cilët 156 zgjidhen dhe fitojnë me parimin e votos së Asamblesë. E rëndësishme është që çdo njësi bashkiake është e përfaqësuar në këtë votim dhe ka anëtarët e saj në Asamble sipas propozimeve që vijnë nga baza”, tha Klosi.

Klosi u shpreh se, trupa që do të dali nga këto votime, do të jetë pothuajse me anëtarë të rinj. Gjithashtu vijoi ai, në këto zgjedhje kishte barazi të plotë gjinore me vajza dhe djem që përfaqësojnë këto kandidatura. Po ashtu, ishte e mbrojtur me statut prezenca e të rinjve në këto kandidatura.

“Për herë të parë kishim vendimmarrje të kryesisë së PS, ku të gjithë kandidatët e propozuar në Asamblenë Kombëtare si rrjedhojë dhe anëtarët e zgjedhur, nuk do të mbanin poste drejtuese në administratën qendrore apo lokale”, u shpreh Klosi.

Klosi bëri të ditur se sipas praktikës Asambleja e re pasi të kalojë dhe procesin e garancive statutore dhe votimit në PS në fund të muajit gusht, do të filloj punën e saj, pasi siç tha ai “jemi në kushtet e fushtatës zgjedhore dhe Asambleja do të ketë detyra për përgatitjen zgjedhore ndaj është me rëndësi mbledhja e parë e kësaj asambje për të zgjedhur dhe forumet drejtuese të PS”, theksoi Klosi.

Ai theksoi se, PS ka në bazë të saj ndryshimin. “Ne jemi forcë e madhe me 100 mijë 975 anëtarë aktiv dhe në këtë masë të madhe kushdo është i mirëpritur të kandidojë për poste drejtuese. Gjithçka është në shërbim të fitores të zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Klosi.

“Jam i nderuer të përfaqësoj qarkun e Vlorës dhe drejtimi i qarqeve është me rëndësi për  fitoren e mandiata të kartërt dhe me shifra spektakolare”, deklaroi Klosi. Klosi theksoi sa i përket ndryshimeve në qeveri, se ato janë ekskluzivitet i kryeministrit.

“Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit  kemi një mbledhje  të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet”, tha Klosi.

The post Votohen anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Klosi: Mbi 90% e kandidatëve vijnë për herë të parë appeared first on Albeu.com.

Kandidat për qarkun e Tiranës? Pas mbledhjes së Qeverisë, ja se çfarë thotë Blendi Klosi
Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi foli në lidhje me zërat për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme për qarkun e Tiranës. Pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se secili ka pozicionin e tij të caktuar nga drejtuesit dhe se ai është në qarkun e Vlorës.

Në lidhje me ndryshimet në qeveri, të përcaktuara nga kryeministri Edi Rama, Klosi u shpreh se ata janë një ekip, me një trajner që i ka çuar drejt fitores.

Klosi: PS është një parti që ndryshimin e ka në fazën e saj të fnksionimit ashtu siç dëgjuar edhe sot në mbledhje. Ne kemi 100 mijë anëtarë aktivë. Në këtë masë të madhe anëtarësh kushdo është i mikpritur. Është një proces që është në ndihmë të zgjedhjeve të ardhshme. Unë jam i nderuar të përfaqësoj qarkun e Vlorës.

Në pak vite unë kam qenë në disa qarqe. Kjo është detyra që na kanë dhënë. E rëndësishme është fitorja e fuqishme. Ne jemi 12 drejtues qarqesh, kemi shumë detyra për të kryer. Të gjithë drejtuesit poltiik ndoqën procesin e rienergjizimin. Ne jemi në funksion dhe jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera.

Gazetarët: Nëse vini në Tiranë largohet Veliaj.

Klosi: Pozicioni i secilit prej nesh është pozicioni i caktuar nëpër qarqe. Për sa i përket ndryshimeve që i vihen në ekskluzivitet kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, ne jemi një ekip. Ne kemi në trajner që na ka çuar në gara fitues.

The post Kandidat për qarkun e Tiranës? Pas mbledhjes së Qeverisë, ja se çfarë thotë Blendi Klosi appeared first on Albeu.com.

Zyrtarët e lartë të PS-së në SPAK, Klosi: Nuk do të kenë asnjë mbrojtje politike
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar edhe paraqitjen e zyrtarëve të lartë socialistë në SPAK. I pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka PS, ai u shpreh se nuk komentojnë vendimet që merr drejtësia.

Ndër të tjera, Klosi tha se “kush shkon në dyert e gjykatave do të gjykohet për ato çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor dhe nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga politika”.

Drejtësia e re -tha Klosi- është edhe realizimi i një premtimi elektoral, që Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013.

“Siç e kemi thënë ne nuk kemi komente për vendimet që do të marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para drejtësisë nuk ka pasur pengese nga PS dhe nga kryeministri.

Besoj që është një realizim i një premtimi të fortë elektoral që ne morëm mandatin në 2013 për një drejtësi të pavarur. Kushdo që ka kërkesa nga organet e drejtësisë së re për të dhënë informacione do të duhet të japë

Kush shkon në dyert e gjykatave do të gjykohet për ato çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor dhe nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga politika për ata që kanë procese gjyqësore”, u shpreh Klosi.

The post Zyrtarët e lartë të PS-së në SPAK, Klosi: Nuk do të kenë asnjë mbrojtje politike appeared first on Albeu.com.

Përfundon Asambleja e PS-së, Blendi Klosi njofton për zgjedhje të reja
Pas rreth 3 orë e gjysëm zhvillim të saj, ka përfunduar Asambleja e Partisë Socialiste. Në një prononcim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka zbardhur edhe çështjet që janë trajtuar dhe se çfarë është vendosur në mbledhjen e Asamblesë.

Gjatë fjalës së tij, Klosi është shprehur se nga sot nis faza e tretë e rienergjizimit të PS-së, ku do të zgjidhen kryetarët dhe bashkëkryetarët e organizatave socialiste.

Blendi Klosi: “Asambleja Kombëtare e PS-së analizoi punën për rienergjizimin e PS, fazën e dytë të këtij procesi. Ajo që u evidentua, në të gjitha organizatat e PS u anëtarësuan anëtarë të rinj. U morën vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me fazën e tretë që fillon nga sot, zgjedhja e kryetarëve të organizatave socialiste. Çdo organizatë do të jetë me bashkëkryetar, ku do të drejtohet nga një burrë dhe një grua. Objektiv që deri në Qershor të kemi rreth 50 mijë anëtarë të rinj të PS-së. U morën vendime për zgjedhjet në PS që fillojnë me zgjedhjen e kryetarëve dhe më pas të delegatëve. Në 12 Maj, PS do të thirret në një anëtar një votë dhe pastaj do të vazhdojë me zgjedhjen e forumeve të tjera të PS-së”.

Teksa është shprehur se ka mundësi që objektivi i vendosur në Asamblenë e PS-së për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Qershor të arrihet, Klosi ka thënë se kjo vjen si pasojë e punës së pandëpresë së Partisë Socialiste për të marrë mandatin e katërt.

Klosi ka shtuar se PS, synon që në zgjedhjet e ardhshme të marrë më shumë mandate se në garën e fundit elektorale, për të cilën thotë se do të jetë një fitore shembullore.

Blendi Klosi: “Kemi shumë nevojë për anëtarë të rinj, ka shumë mundësi që ky numër të shkojë në 50 mijë në Qershor të këtij viti. Është punë e pandërprerë e PS për të marrë mandatin e katërt. PS ka dëshmuar që në objektivat e saj është në radhë të parë, përfaqësimi dinjitoz të Shqipërisë, shërben për t’i dhënë mbështetje për një fitore shembullore në zgjedhjet e ardhshme për të pasur mandatin e katërt. Fitore shembullore ka të bëjë me mënyrën si do të reagojnë qytetarëve karshi shërbimeve që ju kemi dhënë, të kemi një rezultat pozitiv në këtë përgjigje. Ne kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit elektorale. Të jetë një fitore shembullore. PS është një parti që synon që çdo garë elektorale të jetë me një rezultat pozitiv. Synojmë të përmirësojmë qelizën e PS-së”.

The post Përfundon Asambleja e PS-së, Blendi Klosi njofton për zgjedhje të reja appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh nesër Asamblenë, Klosi: Do të ketë riorganizim të strukturave
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur lidhur me mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, 11 shkurt.

Për “Report Tv”, Klosi ka bërë me dije se gjatë kësaj mbledhje do të ketë riorganizim të strukturave dhe analizë të gjetjeve të bëra nga 400 anëtarët sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ndër të tjera ai theksoi se deri në pranverën e këtij viti të kenë mbyllur procesin zgjedhor brenda partisë për të nisur kështu fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do mbahen vitin e ardhshëm.

“400 anëtarët e asamblesë janë shpërndarë në terren këto 2 muaj dhe nesër do kemi një raportim të tyre për raportimin e problematikave dhe gjetjeve në terren. Deri në pranverën e këtij viti ne duhet të kemi përbyllur vakancat që kemi brenda partisë. Punë përgatitore që PS e ka traditë para çdo provcesi zgjedhor.

Presim të kemi një prezencë maksimale të anëtarëve të asamblesë. Jemi në proces zgjedhor në PS, kemi një lëvizje statutore, zgjedhja e kryetarëve të organizatave. Do ketë një vlerësim për gjithësecilin prej tyre dhe do hyjë në një test gjatë kësaj periudhe. Do preken të gjithë nga kryetarët e organizatave e deri në të gjitha nivelet për të shkuar më pas në zgjedhjet e Asamblesë që do zhvillohen në pranverë”, u shpreh Klosi.

I pyetur lidhur me rezultatin që Partia Socialiste pret gjatë zgjedhjeve të 2025-ës, Klosi tha se është ende herët për të folur, mirëpo ajo që është e sigurt sipas Sekretarit të Përgjithshëm është fitorja.

“Jemi shumë shpejt për rezutlatet por nuk jemi shpejt për të gjykuar fitoren. E them me plot bindje se jemi në kohë që një parti e madhe si ne që kërkon të mobilizojë një strukturë kaq të madhe për të fituar mandatin e katërt, nuk i del një vit kohë”, tha ai ndër të tjera.

The post Rama mbledh nesër Asamblenë, Klosi: Do të ketë riorganizim të strukturave appeared first on Albeu.com.

Klosi për rezultatet e 14 majit: Dolëm më mire se pritshmëritë tona
Deputeti i PS-së i deleguar në qarkun e Vlorës Blendi Klosi ka dalë sot para mediave me kandidatët e këtij qarku për fjalimin e fitores.

Klosi tha se rezultatet kanë qenë më të mira se pritshmëritë duke theksuar se në Vlorë PS do të marrë gjithmonë fitore sptektakolare.

“Më mirë se sa pritshmëritë tona. Të 7 kandidatët tanë dolën më mirë. Kjo na bën t’iu bëjmë atyre falënderime nga zemra për gjithçka që bënë. Në Vlorë PS gjithmonë do të marrë fitore spektakolare.

Kandidati i Himarës megjithëse nuk fitoi mori rezultat më të mirë se dy vite më parë. Përsëri aty socialistët na mbështetën, sollën 400 vota më shumë se 2 vite më parë”, deklaroi Klosi.

The post Klosi për rezultatet e 14 majit: Dolëm më mire se pritshmëritë tona appeared first on Albeu.com.