klani duka Archives - Albeu.com

SPAK trondit botën e krimit, zbulon lidhjet “e errëta” me politikën! Si Durim Bami dhe “Klani Duka” bashkëpunuan për të eliminuar Martinajn
SPAK ka tronditur botën e errët të krimit të organizuar në Shqipëri.

Një megaoperacion i nisur prej orëve të para të mëngjesit trë djeshmëm, 17 maj, i cili zgjati 20 orë, çoi në arrestimin e 20 personave, nga 50 urdhër arreste të lëshuara, shkruan Albeu.com.

Ky megaoperacion ka nxjerrë në dritë planet e emrave më të mëdhenj të krimit për të eleminuar njëri-tjetrin por edhe lidhjet e tyre me politikën.

Nga dosja e SPAK, rezulton se disa prej grupeve më famëkeqe në Shqipëri kishin lidhur aleanca të forta mes tyre për të eliminuar fizikisht Ervis Martinajn e njohur si “Mbreti” i Lojërave të Fatit, prej të cilit nuk ka më asnjë informacion që prej 8 gushtit të vitit 2022.

Në dosje thuhet se Martinaj ka qenë objektivi kryesor i disa grupeve kriminale, të cilët duke njohur forcën, reputacionin dhe lidhjet e tij të forta bashkëpunonin me njëra-tjetrën për ta eliminuar atë fizikisht.

Durim Bami i njohur si i “Forti” i Niklës lidhi aleancë me “Klanin” Duka të drejtuar nga vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, për të eliminuar ish-bosin e lojërave të fatit.

Grupi i Fushë-Krujës me në krye Durim Bamin, me ndihmën e klanit Duka dhe Fatmir Hysenit nga Vlora ka dashur të eliminojë përveç Martinajt edhe ish-deputetin e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka.

“Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.”

Në krahun tjetër nuk ka qëndruar pa vepruar as Martinaj, i cili sipas SPAK kishte lidhur aleancë me grupin kriminal me bazë në Lezhë, që drejtohej nga Arben Ndoka dhe në bashkëpunim edhe me Avdylajt në Shijak si dhe me grupin e Emiljano Shullazit pasi synonin të ekzekutonin Durim Bamin dhe Fatmir Hysenin, pasi ai akuzohej për vrasjen e krahut të djathtë të ish-bosit të lojërave të fatit, Santiago Malko.

“Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami. etj. E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.”

Nga miq në armiq, si nisi rivaliteti mes Ervis Martnijat dhe “Klanit Duka”

“Klani Duka” është një ndër grupet që ka qenë aktiv në vrasjen e shokëve të Ervis Martinajt dhe hartimin e planit edhe për ekzekutimin e tij duke ndjekur lëvizjet brenda dhe jashtë vendit përmes rekrutimit të personave që kanë dijeni në agjenci turistike si edhe Policinë e Shtetit.

Leonard dhe Erlis Duka kishin ngritur “perandorinë” e tyre që operonte kryesisht në zonën veri-lindore të Tiranës, por gjithçka ndryshoi në raportet e tyre me grupin e Martinajt. Ky i fundit mori peng dhe dhunoi fizikisht babanë e tyre për shkak të rivalitetit mes tyre në tregun e lojërave të fatit.

Vëllezërit Duka nuk ia falën këtë Martinajt dhe filluan vrasjen e personave pranë tij. Ekzekutimi më i famshëm ishte ai i policit Santiago Malko në rrugën “Xhanfize Keko” në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko ishte një ndër personat më të afërt të Martinajt, me të cilin nisi edhe saga e ekzekutimeve ndaj njerëzve të “bosit të lojërave të fatit”.

Dukajt thuhet se ishin betuar deri në elemiminin e ushtarit të fundit të Martinajt dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh. Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që Duka.

Duket se këto të fundit, ku në lojë janë qindra milion euro në vit si edhe hakmarrja e vëllezërve Duka janë ato që sollën vrasjet e vazhdueshme të njerëzve të Ervis Martinajt duke çuar së fundmi edhe në zhdukjen e tij. Policia nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi fatin e Martinajt edhe pse ëshët zhdukur që në gusht të vitit 2022, por dyshohet se ai është kapur nga kundërshtarët e pajisur me shumë para dhe një skuadër vdekjeje në dispozicion duke u nxjerrë tërësisht nga loja.

Saga e vrasjeve

I pari nga grupi i Martinajt u vra Santiago Malko. Këtë të fundit, SPAK thotë se e qëlloi vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqja”. Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eleminimit të grupit të Ervis Martinaj.

Një tjetër vrasje brenda radhëve të grupit të Martinaj, që do të shënjonte sinjalin se ditët e arta të një perandorie kishin nisur perëndimin e tyre. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do t’i merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji.

Lika, ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt do të pasohej nga i radhës. Dhe që do të trondiste edhe njëherë fuqishëm grupin e Martinajt. Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani.

Ata u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre. Eleminim i ushtarëve të Martinaj që do të kryhej publikisht, në sytë e dhjetra pasagjerëve që sapo zbrisnin nga urbani i linjës së Tiranës së Re.

Por teksa viti kalendarik dukej se do të mbyllej pa humbje të tjera në radhët e grupit të Martinaj, një tjetër viktimë brenda këtij grupi do të përmbyllte ciklin vjetor të hakmarrjes së egër që tashmë ishte e dukshme.

Can Karriqi, edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj. I cili u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka. Por duket se Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan. Por edhe me të tjerë grupe apo familje, me të cilat tashmë i ndante gjaku.

Më i fundit i eliminuar nga grupi i Martinajt ishte Brilant Martinaj në korrik të vitit 2022 në Fushë Krujë. Ervis Martinaj ishte i pranishëm në funeralin e kushëririt të tij të parë, për tu zhdukur më pas pa gjurmë vetëm dy javë pas ekzekutimit të tij./albeu.com

The post SPAK trondit botën e krimit, zbulon lidhjet “e errëta” me politikën! Si Durim Bami dhe “Klani Duka” bashkëpunuan për të eliminuar Martinajn appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i armikut të Martinajt në Belgjikë, gazetarja: Njeriu “kyç” për fundosjen e “klanit” Duka, ja roli i policëve
“Kreu i klanit famëkeq “Duka” është arrestuar sot në Belgjikë, pasi prej tre vitesh ishte shpallur në kërkim.

37-vjeçari Leonard Duka fshihej në një banesë private në një provincë të Belgjikës, Wemmel, ndërsa tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Open” tha se duka arriti të rekrutonte edhe punonjës policie, ndërsa shtoi se rënia e Leonard Dukës  në prangat e policisë mund të shënojë edhe fundin e klanit “Duka”.

Klodiana Lala: Fatmir Hyseni nga Vlora, një personazh që përplasjet e para i ka pasur me Edison Harizaj që u vra më pas në Durrës. Me Ervis Martinaj kanë qenë shumë miq, filluan biznesin me lojërat e fatit, u përplasën shumë keq. Ka pasur të përfshirë edhe efektivëve të Policisë. Ka disa pamje filmike të lokalit La Famiglia, Blendi Teta sipas të dhënave ka hyrë në një burg të sigurisë së lartë dhe ka takuar një ndër personazhe të botës së krimit. Përpara se të vriste Santiago Malkon. Duka me klanin e tij tentoi të vriste Ervis Martinaj.

Arriti të rekrutonte një punonjës policie dhe mendohej se krimi do kryhej në Turqi, por që nuk u krye. Në momentin që dështoi për të eliminuar Ervis Martinaj u hakmor ndaj një njeriu të tij të besuar, Santiago Malko. Mendoj që rënia e Leonard Dukës në prangat e policisë belge do të shënojë edhe fundit e klanit Duka. Ka pasur kërkime nga ana e policisë për lidhje me ngjarje të tjera. Në këndvështrimit tim, Ervis Martinaj sot konsiderohet i zhdukur. Ekspozimi i këtyre dy grupeve kriminale, bëri që këta grupe sikurse u vunë në qendër të vëmendjes , ashtu edhe përfunduan në veprimtarinë e tyre./Albeu.com/

The post Arrestimi i armikut të Martinajt në Belgjikë, gazetarja: Njeriu “kyç” për fundosjen e “klanit” Duka, ja roli i policëve appeared first on Albeu.com.

Njihet si “Princi Damian”, kush është Leonard Duka, koka e klanit të armiqve të betuar të Ervis Martinajt
Leonard Duka, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është arrestuar sot në Belgjikë.

Duka është anëtari i bandës së armiqve të përbetuar të Ervis Martinajt, që është zhdukur prej gushtit të vitit të shkuar dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Dyshohet se Klani Duka ka qenë ai i cili “i ka prerë krahët” Ervis Martinajt.

Pas prishjes së pazareve të parave mes tyre, Martinaj dhe Klani Duka u përfshinë në një konflikt të drejtpërdrejtë.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eleminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj.

Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka, mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë.

Kjo vrasje erdhi pasi Klani Duka kishte dështuar në ekzekutimin e Martinaj. Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, që duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka, gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë “mbretit të basteve”.

Klani thuhet se tashmë ishte betuar deri në elimiminin e ushtarit të fundit të Martinaj dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ai ka.

Kujtojmë se një hetim i prokurorisë së Tiranës, zbuloi se Vëllezërit Duka ishin investuar fuqishëm me të gjithë mjetet për të ditur lëvizjet e Martinaj me objektivin për të kryer eleminimin e tij.

Hetim që ndër të tjera, zbuloi se Klani Duka, kishte rekrutuar punonjësen e një agjencie turistike, me qëllim që kjo e fundit kundrejt pagesës tju vinte ne dispozicion lëvizjet dhe vendet ku do të akomodohej Ervis Martinaj.

Ekzekutimi i Santiago Malkos nisja për eliminimin e grupit ‘Martinaj’

Mbi Santiago Malkon, SPAK thotë se e qëlloi vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si DOQJA. Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eleminimit të grupit të Ervis Martinaj.

Një tjetër vrasje brenda radhëve të grupit të Martinaj, që do të shënjonte sinjalin se ditët e arta të një perandorie kishin nisur perëndimin e tyre. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do ti merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji.

Lika, që ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt do të pasohej nga i radhës. Dhe që do të trondiste edhe njëherë fuqishëm grupin e Martinaj. Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani.

Të cilët u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre. Eleminim i ushtarëve të Martinaj që do të kryhej publikisht,në sytë e dhjetra pasagjerëve që sapo zbrisnin nga urbani i linjës së Tiranës së Re.

Por teksa viti kalendarik dukej se do të mbyllej pa humbje të tjera në radhët e grupit të Martinaj, një tjetër viktimë brenda këtij grupi do të përmbyllte ciklin vjetor të hakmarrjes së egër që tashmë ishte e dukshme.

Can Karriqi, edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj. I cili u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka. Por duket se Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan. Por edhe me të tjerë grupe apo familje, me të cilat tashmë i ndante gjaku.

The post Njihet si “Princi Damian”, kush është Leonard Duka, koka e klanit të armiqve të betuar të Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.

Santiago Malko mori peng babanë e Dukajve? Urdhëri i Martinajt i vendosi “kryqin” mikut të ngushtë
Përplasja mes klanit të vëllezërve Duka dhe Ervis Martinajt duket se nuk ka nisur dhe nuk ka mbaruar me vrasjen e ‘ushtarëve’ të njëri-tjetrit. “Inside Story” pretendon se përflitet që Ervis Martinaj ka urdhëruar Santiago Malkon për të marrë peng dhe për të dhunuar babanë e tyre.

“Santiango Malko përflitet se ka marrë peng për disa orë dhe ka dhunuar babanë e vëllezëeve Duka. është një episod që nuk është vërtetuar dhe nuk ka denoncim,”-bëhet me dije nga dokumentari. Por për të përforcuar tezën nuk ka as edhe një dëshmi, duke e lënë në kuadër të gojëdhënave dhe thashethemeve që qarkullojnë rreth përplasjeve mes bandave kriminale.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore.  Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.TCH

The post Santiago Malko mori peng babanë e Dukajve? Urdhëri i Martinajt i vendosi “kryqin” mikut të ngushtë appeared first on Albeu.com.

“Princi Damian” u betua për “kokën” e Ervis Martinajt, pastaj vdekja pushtoi rrugët e Shqipërisë: Si nisi “revanshi” ndaj grupit të “mbretit” të basteve
Policia dhe prokuroria dyshojnë se klani Duka është një ndër grupet që ka qenë aktiv në vrasjen e shokëve të Ervis Martinajt dhe hartimin e planit edhe për ekzekutimin e tij duke ndjekur lëvizjet brenda dhe jashtë vendit përmes rekrutimit të personave që kanë dijeni në agjenci turistike si edhe Policinë e Shtetit.

Leonard dhe Erlis Duka kishin ngritur “perandorinë” e tyre që operonte kryesisht në zonën veri-lindore të Tiranës, por gjithçka ndryshoi në raportet e tyre me grupin e Martinajt, ku sipas emisionit “Në shënjestër”, ky i fundit mori peng dhe dhunoi fizikisht babanë e tyre për shkak të rivalitetit mes tyre në tregun e lojërave të fatit.

Vëllezërit Duka nuk ia falën këtë Martinajt dhe filluan vrasjen e personave pranë tij. Ekzekutimi më i famshëm ishte ai i policit Santiago Malko në rrugën “Xhanfize Keko” në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko ishte një ndër personat më të afërt të Martinajt, me të cilin nisi edhe saga e ekzekutimeve ndaj njerëzve të “bosit të lojërave të fatit”.

Dukajt thuhet se ishin betuar deri në elemiminin e ushtarit të fundit të Martinajt dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh. Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.

Duket se këto të fundit, ku në lojë janë qindra milion euro në vit si edhe hakmarrja e vëllezërve Duka janë ato që sollën vrasjet e vazhdueshme të njerëzve të Ervis Martinajt duke çuar sëfundmi edhe në zhdukjen e tij. Policia nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi fatin e Martinajt, por dyshohet se ai është kapur nga kundërshtarët e pajisur me shumë para dhe një skuadër vdekjeje në dispozicion duke u nxjerrë tërësisht nga loja.

Saga e vrasjeve

I pari nga grupi i Martinajt u vra Santiago Malko. Këtë të fundit, SPAK thotë se e qëlloi vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqja”. Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eleminimit të grupit të Ervis Martinaj.

Një tjetër vrasje brenda radhëve të grupit të Martinaj, që do të shënjonte sinjalin se ditët e arta të një perandorie kishin nisur perëndimin e tyre. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do ti merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji.

Lika, që ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt do të pasohej nga i radhës. Dhe që do të trondiste edhe njëherë fuqishëm grupin e Martinaj. Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani.

Ata u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre. Eleminim i ushtarëve të Martinaj që do të kryhej publikisht,në sytë e dhjetra pasagjerëve që sapo zbrisnin nga urbani i linjës së Tiranës së Re.

Por teksa viti kalendarik dukej se do të mbyllej pa humbje të tjera në radhët e grupit të Martinaj, një tjetër viktimë brenda këtij grupi do të përmbyllte ciklin vjetor të hakmarrjes së egër që tashmë ishte e dukshme.

Can Karriqi, edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj. I cili u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka. Por duket se Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan. Por edhe me të tjerë grupe apo familje, me të cilat tashmë i ndante gjaku.

Më i fundit i eliminuar nga grupi i Martinajt ishte Brilant Martinaj në korrik të këtij viti në Fushë Krujë. Pas tij u pasua me zhdukjen e Ervis Martinajt./albeu.com/

The post “Princi Damian” u betua për “kokën” e Ervis Martinajt, pastaj vdekja pushtoi rrugët e Shqipërisë: Si nisi “revanshi” ndaj grupit të “mbretit” të basteve appeared first on Albeu.com.

Vis Martinaj u rrëmbeu dhe rrahu babain, roli i punonjëses, policit dhe DOQES në eliminimin e grupit “Martinaj”: U rekrutuan nga Klani Duka
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjet e njerëzve të afërt të Ervis Martinajt.

Pas shumë vrasjeve të miqve të tij, dyshohet se fshihet Klani Duka, i cili besohet se eliminoi një nga një shokët e Martinajt, për të arritur te i shumëkërkuari.

Pas prishjes së pazareve të parave mes tyre, Martinaj dhe Klani Duka u përfshinë në një konflikt të drejtpërdrejtë.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eleminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj. Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka, mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë. Santiago Malko, që kishte qenë i pranishëm edhe gjatë përplasjes me armë që Ervis Martinaj, kishte pasur disa muaj më parë, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Kjo vrasje erdhi pasi Klani Duka kishte dështuar në ekzekutimin e Martinaj. Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, që duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka. Gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë Martinajt.

Klan që thuhet se tashmë ishte betuar deri në elemiminin e ushtarit të fundit të Martinaj dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh. Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.

Ku një hetim i prokurorisë së Tiranës, zbuloi se Vëllezërit Duka ishin investuar fuqishëm me të gjithë mjetet për të ditur lëvizjet e Martinaj me objektivin për të kryer eleminimin e tij. Hetim që ndër të tjera, zbuloi se Klani Duka, kishte rekrutuar punonjësen e një agjensie turistike, me qëllim që kjo e fundit kundrejt pagesës tju vinte ne dispozicion lëvizjet dhe vendet ku do të akomodohej Ervis Martinaj.

Dosja e Prokurorisë e marrë nga emisioni ‘Shenjestër’

N.SH.ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj. Nga deklarimet e N.Sh, ka rezultuar që përmes të pandehuri Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvison Serjani, kanë krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni. njohur me pseudonimin ‘Dogja’.

Këta dy shtetas kanë patur në plan eleminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes u është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit. Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar ‘Në shënjestër’, e pandehura, pranoi se i ka servirur vëllezërve Duka, informacion mbi fluturimet e Martinaj.

Madje, tregoi edhe shumat që kishte marrë për të dhënë këtë informacion, nga kundërshtarët e Martinaj. Në deklarimet e saj, e pandehura N.Sh ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.

Një herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni për një fluturim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll- Dubai, ndërsa herën tjetër informacioni i është përejellë Leonard Dukës për një fluturim të objektivit Martinaj, me itimerar Athinë-Stamboll-Valencia).

Sipas deklarimeve të N.SH, Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30 000 euro. Por gjuetia e Klanit Duka, ndaj Ervis Martinaj, duket se ka filluar shumë herët. Ku ashtu edhe si rivali i tyre që kishte lidhje të fuqishme në Policinë e Shtetit, edhe vëllezërit Duka, duket se kishin rekrutuar oficerë policie për të ndjekur gjurmët e gjahut të tyre.

Ky oficer policie që do të siguronte informacione për lëvizjet e Martinaj, do të ishte Ardjan Ahmeti. Që kishte punuar gjatë viteve 2015-2019, si specialist IT, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga deklarimet e Ardjan Ahmetit, ka rezultuar që ka qenë Daut Elmazi, ai që e ka lidhur me Fatmir Hysenin, i njohur si Doqja. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet tek Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lèvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të Ervis Martinaj.

Dauti i ka premtuar shpërblim në para për këtë shërbim, gjatë kësaj kohe Ardjan Ahmeti është takuar me Fatmir Hysenin dhe ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.

I gjendur përballë këtyre dëshmive, grupi hetues vendosi të mbajë në përgjim, dy të fejuarit Dejvison Serjani dhe shtetasen N.Sh. Për të parë nëse deklarimet e tyre ishin të vërteta dhe përputheshin me lëvizjet e Ervis Martinaj, shënjestrës tashmë të Klanit Duka. Ku zbulimi do të ishte surprizues edhe për vetë grupin e hetimit.

Transkriptet e përgjimeve

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh, dhe Ardjan Ahmeti. Në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto).

Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njejtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend. Hetuesit dolën në përfundimin se Dukët nuk mundën ta ekzekutonin Martinajt, ndaj për këtë vendosën të hakmarreshin duke vrarë mikun e tij, Santiago Malko.

Ekzekutimi i Santiako Malkos nisja për eliminimin e grupit ‘Martini’

Mbi këtë të fundit, SPAK thotë se e qëlloi vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si DOQJA. Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eleminimit të grupit të Ervis Martinaj.

Një tjetër vrasje brenda radhëve të grupit të Martinaj, që do të shënjonte sinjalin se ditët e arta të një perandorie kishin nisur perëndimin e tyre. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do ti merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji.

Lika, që ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt do të pasohej nga i radhës. Dhe që do të trondiste edhe njëherë fuqishëm grupin e Martinaj. Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani.

Të cilët u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre. Eleminim i ushtarëve të Martinaj që do të kryhej publikisht,në sytë e dhjetra pasagjerëve që sapo zbrisnin nga urbani i linjës së Tiranës së Re.

Por teksa viti kalendarik dukej se do të mbyllej pa humbje të tjera në radhët e grupit të Martinaj, një tjetër viktimë brenda këtij grupi do të përmbyllte ciklin vjetor të hakmarrjes së egër që tashmë ishte e dukshme.

Can Karriqi, edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj. I cili u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka. Por duket se Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan. Por edhe me të tjerë grupe apo familje, me të cilat tashmë i ndante gjaku.

The post Vis Martinaj u rrëmbeu dhe rrahu babain, roli i punonjëses, policit dhe DOQES në eliminimin e grupit “Martinaj”: U rekrutuan nga Klani Duka appeared first on Albeu.com.

Ervis Martinaj rrëmbeu dhe rrahu babain e “Princit Damian”, gabimi fatal që Klani Duka nuk ia fali kurrë “mbretit” të basteve

The post Ervis Martinaj rrëmbeu dhe rrahu babain e “Princit Damian”, gabimi fatal që Klani Duka nuk ia fali kurrë “mbretit” të basteve appeared first on Albeu.com.