kisha Archives - Albeu.com

Punimet pranë Manastirit të Deçanit nxisin reagimin e Kishës, Komuna i quan mirëmbajtje të rrugës
<html><head></head><body>

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ka bërë të ditur se në Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit kanë nisur sërish ndërhyrjet në rrugën e transitit ndërkombëtar Deçan-Plavë. Komuna e Deçanit, ndërkaq, deklaroi se aktivitetet kishin të bënin vetëm me mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas Dioqezës, as ajo dhe as Manastiri i Deçanit nuk kishin marrë njoftim paraprak për zhvillimin e këtyre punimeve. Po ashtu, atyre nuk u ishte paraqitur dokumentacioni i projektit dhe nuk u ishte dhënë asnjë sqarim për qëllimin, përmasat apo bazën ligjore të ndërhyrjeve.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sqaroi se përgjatë dy ditëve ishte realizuar mirëmbajtja e segmentit në fjalë. Sipas tij, puna përfshiu mbushjen e gropave, pastrimin e barit dhe shkurreve, si dhe largimin e pluhurit të mbledhur përgjatë rrugës.

Ramosaj bëri të ditur se aktiviteti tashmë ka përfunduar. Ai tha gjithashtu se komuna kishte ndërmarrë punime të tilla edhe më parë, në bazë të marrëveshjes me igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

“U kërkoj të gjithëve mirëkuptim dhe që nevoja për mirëmbajtjen e kësaj pjese të rrugës të shihet në mënyrën e duhur, duke u përmbajtur nga vlerësimet dhe kualifikimet që nuk e pasqyrojnë gjendjen reale”, deklaroi Ramosaj.

Më 29 korrik, Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë njoftoi se Këshilli për Zbatim dhe Monitorim nuk kishte marrë informacion për rinisjen e punimeve pranë Manastirit të Deçanit. Në përbërjen e këtij këshilli janë dy ministra të Qeverisë së Kosovës dhe mitropoliti serb, Teodosije, ndërsa në veprimtarinë e tij përfshihen edhe drejtuesit e misioneve në Kosovë të Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit shprehu shpresën që Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera përgjegjëse të sqarojnë menjëherë “se kush i ka urdhëruar dhe miratuar punimet, do të verifikojnë bazën e tyre ligjore dhe do të ndërmarrin të gjitha masat që janë në kompetencën e tyre për të siguruar respektimin e ligjit, rendit juridik dhe regjimit të Zonës së Veçantë të Mbrojtur, si dhe për të ndërprerë punimet e nisura”.

Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura u miratua në Kosovë më 2008, duke u mbështetur në Planin e Ahtisaarit. Synimi i tij është mbrojtja e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe e pronës së saj.

Përmes këtij ligji sigurohet mbrojtja e manastireve, kishave dhe objekteve të tjera fetare që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ai përfshin gjithashtu vende të tjera me vlerë kulturore e historike, të cilat kanë rëndësi të posaçme për komunitetin serb.

Për shkak se kalon nëpër Zonën e Mbrojtur, ndërtimi i magjistrales Deçan-Plavë është pezulluar disa herë deri tani. Megjithatë, përmes Këshillit për Zbatim dhe Monitorim, në vitin 2020 u arrit pajtimi që rreth Manastirit të Deçanit të ndërtohej një trase anashkaluese. Ky mekanizëm përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Kishës Ortodokse Serbe dhe komunitetit ndërkombëtar.

Avdullah Hoti, në atë kohë kryeministër i Kosovës, kishte thënë se marrëveshja erdhi pas diskutimeve konstruktive që kishin zgjatur disa muaj.

Për rastin reagoi edhe Lista Serbe, forca kryesore politike e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi. Sipas saj, çdo veprim i kryer jashtë ligjit dhe procedurave të përcaktuara për ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore e kulturore përbën “cenim të drejtpërdrejtë të rendit juridik dhe rrezikon më shumë sigurinë dhe mbijetesën e trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

“I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që janë garantues të zbatimit të mekanizmave ligjorë ekzistues, të reagojnë urgjentisht, të ndërpresin të gjitha aktivitetet që nuk janë në përputhje me regjimin e Zonës së Veçantë të Mbrojtur dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të ligjit”, thuhej në reagimin e Listës Serbe.

Thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të punimeve iu drejtua përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë edhe nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

Kjo zyrë i cilësoi aktivitetet si pjesë të dukshme të “një politike më të gjerë të presionit sistematik ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe besimtarëve të saj”. Ajo pretendoi se pikërisht për këtë arsye punimet po kryhen pa dijeninë dhe pa miratimin e Dioqezës Rashkë-Prizren dhe Manastirit të Deçanit.

Në deklaratën e saj u tha gjithashtu se, kur bëhet fjalë për pronën dhe të drejtat e garantuara të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, nuk po zbatohen as rregulloret e miratuara në Prishtinë.

Manastiri mesjetar i Deçanit në Kosovë u vizitua së fundmi nga pastori Mark Burns, këshilltar joformal i presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjet shpirtërore. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se Departamentit amerikan të Shtetit do t’ia përcillte vërejtjet e tij për gjendjen e Kishës Ortodokse Serbe dhe liritë fetare.

Më vonë, Burns shkroi në platformën sociale X se Departamenti amerikan i Shtetit kishte filluar bisedime diplomatike me Serbinë “për ta mbajtur Kosovën përgjegjëse për trajtimin e keq të të krishterëve, përfshirë edhe besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe”.

Çështja e lirive fetare është përfshirë edhe në Marrëveshjen për Normalizimin Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të njohur si Marrëveshja e Uashingtonit. Dokumenti u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020, gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit.

Ndër të tjera, dokumenti përcakton angazhimin e të dyja palëve për respektimin e lirive fetare. Kjo përfshin rifillimin e dialogut ndërfetar, ruajtjen e objekteve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i ofrojnë mbrojtje Kishës Ortodokse Serbe.

Kosova dhe Serbia u pajtuan në vitin 2023 edhe për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Në këtë aneks përmendet formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe dhe thuhet se “Kosova duhet të sigurojë një nivel shtesë të mbrojtjes për objektet dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

Edhe pse Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve nuk është firmosur, Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se dokumenti ka fuqi juridikisht detyruese për të dyja palët.

</body></html>

The post Punimet pranë Manastirit të Deçanit nxisin reagimin e Kishës, Komuna i quan mirëmbajtje të rrugës appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta Thoma Dhima, tre dekada i përkushtuar në shërbim të Kishës
Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin dhe miqtë e Thoma Dhimas, i cili ka ndërruar jetë pas një jete të tërë të përkushtuar në shërbim të kishës. Lajmin e dhimbshëm e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram miku dhe kolegu i tij, Engjëll Serjani.

“Ndarja nga jeta e kolegut dhe mikut Thoma Dhima është një lajm i hidhur farmak. Ai ishte simbol i urtësisë, humanizmit, besimit dhe dashurisë. Sa herë takoheshim në Tiranë, kujtonim shokët dhe episodet e fëmijërisë në Varroshin tonë,” shkroi Serjani, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë humbje.

Thoma Dhima, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi shërbimit të kishës, do të mbetet i paharruar për familjen, miqtë dhe kolegët e tij gazetarë. “Qoftë i paharruar i miri Thoma. U prehtë në Parajsë. Amin,” përfundoi postimin e tij Serjani.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Thoma Dhima, i cili ka shërbyer me devotshmëri për tri dekada pranë Kishës, ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kryepeshkopit Anastas që nga vitet e para të ringritjes kanonike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë për jetëndërrimin e z. Thoma Dhima. Ai shërbeu me përkushtim pranë Kishës sonë për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës “Ngjallja”.

Ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryepiskopit Anastas që në vitet e para të ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ishte gjithashtu një bashkëshort, një prind i përkushtuar dhe një koleg me frymë bashkëpunimi. Ai do të mbahet mend si fjalëpak dhe gojëmbël, i cili rrezantonte mirësi dhe si i tillë gëzonte respektin tek të gjithë.

Familja humbi një bashkëshort dhe një prind shëmbullor, Kisha humbi një punëtor të mirë dhe Kryepiskopi Anastas një bashkëpunëtor të ngushtë. Kontributi i tij në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do të kujtohet për shumë kohë.

Në këto momente dhimbje të familjes së tij Kryepiskopi Anastas po u qëndron pranë tyre me lutje dhe ngushëllim.

Lutemi që Perëndia ta prehë shpirtin e tij me të drejtët!

Shërbesa e Varrimit do të kryhet ditën e Diel datë 18 gusht ora 12:30 në Kishën e “Ungjillëzimit” në Tiranë dhe më pas varrimi në varrezat në “Sharrë”, Kombinat”, shkruan Kisha Orthodoske.

The post Ndahet nga jeta Thoma Dhima, tre dekada i përkushtuar në shërbim të Kishës appeared first on Albeu.com.

Zbulohen murale të reja në Kishën e Rubikut
EU4Culture është rikthyer në Kishën e Manastirit të Rubikut.

Ekipi i konservatorëve ekspertë të udhëhequr nga dr. Çaushi janë angazhuar plotësisht në konservimin e mbetjeve të pikturave murale të shekullit të XIII.

Qëllimi kryesor i konservimit është pastrimi dhe konsolidimi i pikturave të mbetura.

Megjithatë, si në shumë projekte restaurimi, nën shtresat e llaçit dhe suvasë shpesh fshihen surpriza.

Ekipi i dr. Çaushit zbuloi gjurmët e pikturave murale në të dyja faqet anësore të absidës, të cilat i përkasin një periudhe të mëvonshme dhe janë në gjendje shumë të brishtë.

Gjithashtu, mbishkrime janë zbuluar nën grumbullimet shekullore të pluhurit dhe shtresave të ndryshme.

EU4Culture bën të ditur se ka ende një punë te madhe përpara dhe qëllimi përfundimtar është integrimi i këtyre mbetjeve të sapogjetura në mënyrë që të çmohen nga të gjithë.

The post Zbulohen murale të reja në Kishën e Rubikut appeared first on Albeu.com.

Censi2023/ Kisha Orthodhokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, qytetarët nuk u pyetën për përkatësinë fetare
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me të dhënat e Censit 2023, ndërsa shprehet se ato nuk pasqyrojnë realitetin.

Në një deklaratë, Kisha thekson se regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare.

“Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues.

Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens.

Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale

Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve orthodhoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin. Kjo ka ndodhur për disa arsye, ndër të cilat do të përmendim disa:

Regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare.

Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues.

Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens.

Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%.

Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134 451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi.

Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës

The post Censi2023/ Kisha Orthodhokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, qytetarët nuk u pyetën për përkatësinë fetare appeared first on Albeu.com.

Nis pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout në Laç, mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë përgjatë 13 të martave
E marta e 19-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën franceskane të “Shna Ndoit” në qytetin e Laçit.

Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë kalotikë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë.

Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta, thonë pelegrinët, ndaj lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare.

“Unë lutem për gjithkënd. Prej Kosove jam çuar apostafat”

Nga Tirana. Lutem për fëmijët, për dashamirësit e njerëzimin. Kam shumë besim.

Lutem për fëmijët. Vend i bekuar, na ka ndihmuar, për gjithçka i jemi lutur na ka dal në krah.

Vijmë shpesh, përderisa vijmë këtu kam besim. Kam parë njerëz që kanë ardhur në barela dhe janë kthyer në këmbë. Lutem për gjithë njerëzit e mi, mbarë ia bëftë gjithë popullit shqiptar kisha e Laçit”, thonë besimtarët.

Pelegrinët çdo të martë i drejtohen Kishës së Shna Ndoit deri më 13 qershor, ditën ku kulmon festa fetare. Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit është hartuar një plan masash nga Policia në bashkëpunim me Bashkinë.

The post Nis pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout në Laç, mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë përgjatë 13 të martave appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me duar në xhepa, dy persona me kapuç afrohen drejt kishës në Stamboll dhe hapin zjarr! Si u shmang masakra pas bllokimit të armës
Ky është momenti kur dy persona me kapuç drejtohen drejt Kishës katolike në Stamboll dhe hapin zjarr.

Ngjarja ndodhi gjatë shërbesës dhe si apsojë e të shtënave me armë një burrë mbeti i vrarë.

Në pamjet filmike, autorët shihen duke ecur ngadalë me duar në xhepa, pak para se të arrinin në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer, në anën evropiane të Bosforit.

Sipas autoriteteve turke, po punohet për gjetjen e tyre.

Mësohet se autorët kanë përdorur një armë të kalibrit 7.65 mm dhe rastësisht është parandaluar një masakër më e madhe pasi arma është bllokuar.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesit thanë diçka në arabisht kur hynë në kishë.

Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya theksoi se ka nisur një hetim për incidentin, duke shtuar se “gjatë shërbesës në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer, një burrë që po merrte pjesë në shërbim u sulmua me armë nga dy persona të maskuar dhe fatkeqësisht humbi jetën. Për këtë çështje ka nisur një hetim i gjerë dhe po punohet për kapjen e autorëve. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të neveritshëm”.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i partisë në pushtet, Omer Çelik, tha: Ne dënojmë ashpër sulmin e armatosur ndaj një qytetari tonë gjatë shërbesës në kishën Santa Maria në Stamboll. Forcat e sigurisë po kryejnë një hetim të gjerë për këtë çështje. Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.

Dhe kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, e dënoi sulmin me postimin e tij: Dënoj sulmin e armatosur gjatë shërbesës të së dielës në kishën Santa Maria në Sariger. Ngushëllimet e mia për familjen e persinit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ata që përpiqen të prishin unitetin dhe paqen tonë duke sulmuar vendet e besimit në qytetin tonë./albeu.com

The post VIDEO/ Me duar në xhepa, dy persona me kapuç afrohen drejt kishës në Stamboll dhe hapin zjarr! Si u shmang masakra pas bllokimit të armës appeared first on Albeu.com.

Kisha Katolike thotë se Mark Frroku nuk ishte si përfaqësues i saj në sherrin për pronën ku u përdoren armët
Ish-deputeti Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit, ku u përdoren dhe sendet e forta si edhe armët.

Sherri nisi pas Frroku dhe të tjerët nisën rrethimin e tokës me pretendimin se përfaqësonin Kishën Katolike dhe aty bëhej fjalë për pronën e kishës.

Por përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, tha për Neës24, se këta persona nuk janë përfaqësues të Kishës.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Dyshohet se personi që qëlloi me armë është shoferi i Mark Frrokut, Besnik Toma, i cili është shpalur në kërkim nga policia.

The post Kisha Katolike thotë se Mark Frroku nuk ishte si përfaqësues i saj në sherrin për pronën ku u përdoren armët appeared first on Albeu.com.

Prona fut në sherr banorët dhe përfaqësuesit e Kishës në Kepin e Rodonit, gjak dhe gëzhoja në vendngjarje
Rrethimi i një prone në afërsi të Kepit të rodonit në Durrës ëhstë bërë “mollë sherri” mes banorëve të fshatit Shetaj dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike, të cilët janë përlasur fizikisht dhe janë goditur me sende të forta.

Mësohet se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Njoftimi i policisë:

Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm.

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.

The post Prona fut në sherr banorët dhe përfaqësuesit e Kishës në Kepin e Rodonit, gjak dhe gëzhoja në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

Prifti shqiptar i bën thirrje KFOR-it dhe Kurtit të kontrollojnë për armë kishën serbe (VIDEO)
Me të marr lajmin dhe deklaratën që e lëshoi Dioqeza e Kishës Serbe në Prizren lidhur me sulmin në Banjskë të Lepozaviçit, prifti ortodoks shqiptar, At Nikolla Xhufka, bashkë me moderatorin e njohur Sadri Imeri, kanë vizituar në mbrëmje këtë kishë serbe.

Pranë kishës prifti At Nikolla Xhufka iu ka bërë thirrje KFOR-it dhe kryeministrit Kurti, që t’i kontrollojnë kishat serbe.

Kjo pasi që dyshon se aty mund të gjejnë armatim.

Policia Kosovës për shkak të situatës politike dhe insistimit të serbëve, aty ua ka ndërprerë xhirimin.

Ndiqeni videon më poshtë për ta parë këtë moment:

The post Prifti shqiptar i bën thirrje KFOR-it dhe Kurtit të kontrollojnë për armë kishën serbe (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Fshati mysliman që kujdeset për pesë kishat e tij!
Në fshatin Kërçisht të Sipërm, në Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër, kanë mbetur 50 familje.

“Gjysma e fshatit ka qenë ortodoks. Nuk ka rëndësi nëse është kishë apo xhami, kujdesemi.”

“Nuk i prek njeri se janë të shenjta.”

“Nuk ka lidhje besimi, është pjesë e hershme kjo punë. Marrëdhëniet i kemi pas me pjesën tjetër shumë në rregull. Xhamia ka pjesën e vet.”

Banorët që jetojnë aty thonë se ka një interes të turistëve, nisur edhe nga objektet monument kulture siç janë kishat

“Vijnë turistë shumë, vijnë gjermanë shumë, polakë, çekë.”

“Ka kishat, ka terrenin, pjesë turistike është.”

Fshati Kërçisht i Sipërm ndodhet 3.5 kilometra nga Maqellara e rreth 7 kilometra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut. /albeu.com

The post Fshati mysliman që kujdeset për pesë kishat e tij! appeared first on Albeu.com.