Kirurgji Archives - Albeu.com

Studenti vdes gjatë kirurgjisë plastike, nëna zbulon të vërtetën tragjike nga kamerat e sigurisë
Vdekja e një studenti që kishte paguar rreth 4000 dollarë për të bërë fytyrën e tij të dukej si yjet e muzikës koreane, ka ekspozuar praktika mizore të doktorëve mashtrues të estetikës.

Kwon Dae-hee kishte kërkuar ndërhyrje në fytyrë e në mjekër për t’u dukur si yjet e muzikës duke paguar 6.5 milion von (rreth 4000$).

Por kjo i kushtoi jetën studentit 24-vjecar koerano-jugor, që kishte humbur gati 3 litra gjak gjatë procedurë fatale, teksa gjithçka u zbulua prej kamerave të sigurisë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin infermieret që fshinin me leckë të paktën 12 herë gjakun e të riut ne dysheme gjatë procedurës, ndërsa doktori kur i telefonoi familjarëve i tha se Kwon Tae-hoon, “është shtruar në spital por gjendja e tij nuk është shumë serioze”.

Në përgjigje të ankesës së nënës së Kwon, Lee Na Geum, kirurgu plastik i kishte dhënë pamjet e kamerave, ku ajo kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Në programin ku gruaja ekspozoi atë që kishte ndodhur u tha: “Ajo e dinte që kishte diçka që nuk shkonte. Mori pamjet dhe i shikoi dhjetra hetë. U ul me to dhe kërkoi ne çdo detaj”.

Në pamje shihej që kirurgu që do të modelonte fytyrën e Kwon kshte dalë dhejtra herë nga salla e operacionit. Ndersa një doktor i dytë i sapo-diplomuar e zëvendësonte dhe ishte lënë aty për të përfunduar operacionin.

Këta të fundit në kirurgjinë plastike quhen rëndom “doktorë fantazmë”, që kryejnë punën e doktorit kryesor, i cili vijonte me operacione te tjera.

Në koment thuhej më tej: “Kur pacienti është pa ndjenja punojnë doktorët e tjerë. Doktori që duhet të kryejë ndërhyrjen largohet dhe punë e bën ‘doktori fantazmë’”, tha prezantuesja  Stephanie.

“Në kohën kur doktori fantazmë operon pacientin, dotori kryesor shkon te pacienti i dytë në sallën tjetër dhe nis përsëri procesin. Më pas ai zhvendoset te një pacient tjetër, apo në një tjetër nëse ka”.

“Kështu doktorët e njohur kryejnë dhjetra ndërhyrje të jashtëligjshme në ditë, ndërsa ndërhyrjet e doktorëve të tjerë as që regjistrohen në procedurë”.

Vëllai i të ndjerit Kwon tha: “Vëllai imi kishte besuar doktorin kryesor, prandaj vendosi të operohej aty”.

Por për dy orë në të kishte punuar doktori “fantazmë”, i sapodiplomuar, që punonte aty për të reduktuar kostot e klinikës.

Pas kirurgjisë doktorët dhe anestetistët u larguan, duke lënë infermieren të thithnin gjakun e derdhur që i shkaktoi vdekjen pacientit.

Prezantuesja Stephanie vijonte: “Në fund të kirurgjisë ai ula në tryezën e operacionit vetëm me një infermiere, që ishte ne fakt një asistente”.

“Ai ishte me anestezi por nuk u zgjua kurrë, dhe askush nuk ishte në dhomë për të kontrolluar parametrat e tij jetësore”.

“Infermierja shihet në dhomë duke kontrolluar celularin e saj .. ndërsa nuk do t’ia dijë për pacientin, madje ajo shikon kur pikon gjak nga pacienti dhe vetëm e fshin me leckën e dyshemesë”.

The post Studenti vdes gjatë kirurgjisë plastike, nëna zbulon të vërtetën tragjike nga kamerat e sigurisë appeared first on Albeu.com.