kina Archives - Albeu.com

Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani
Pakistani u kthye në ndërmjetësin qendror të armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të arritur pikërisht atëherë kur bota mbajti frymën në mesin e kërcënimeve të presidentit Donald Trump për “fshirjen e një civilizimi të tërë”.

Por kanë nisur të ngrihen pyetje lidhur mbi atë që e mundësoi vërtet marrëveshjen: ishte Pakistani me diplomacinë e tij aktive, apo Kina që veproi fshehurazi në hije, shkruan The Economist. Revista prestigjoze e nënvizon se roli i Islamabadadit ishte më i dukshëm, por edhe Pekini mund të ketë pasur ndikim. Vetë presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social, vendimin për armëpushim e lidhi drejtpërdrejt me përpjekjet e Pakistanit. Ai tha se kishte pranuar të ndalonte sulmet ndaj Iranit, duke marrë parasysh kërkesat e Kryeministrit Shehbaz Sharif dhe marshallit Asim Munir për hapjen e sigurt të Gjirit të Hormuzit.

Rolin e ndërmjetësit në konflikt Pakistani e përqafoi fillimisht në 26 mars kur ministri i Jashtëm Ishaq Dar konfirmoi se vendi i tij po tentonte bisedime indirekte SHBA-Iran, e më tej, u hodh një hap më i dukshëm kur Kryeministri Sharif i kërkoi Trumpit të shtynte veprimet ushtarake për dy javë dhe të kërkonte nga Irani të lejonte kalimin e sigurt në Gjirin e Hormuzit. Postimi në rrjetet sociale, më pas i rishikuar, përputhej me armëpushimin dy-javor që shpalli Trump. Ndërkohë, presidenti amerikan në komentin e tij përmendi shkurtimisht edhe Kinën si factor me mundësi ndikimi, edhe pse nuk ka detaje publike mbi angazhimin e saj.

Kronologjia e ngjarjeve, sipas the Economist, tregon dy role Kina pas skenës dhe Pakistani si ndërmjetës i vazhdueshëm. Në raundin e ardhshëm të bisedimeve mund të sqarohet se cili rol ishte vendimtar. Kina është një nga blerësit më të mëdhenj të naftës së Iranit e një pushimzjarri ndihmon  të ruhet qarkullimi i saj pa ndërprerje.

E ndërkohë, Pekini që ka marrëdhënie të forta ekonomike dhe strategjike me Iranin, duke ndihmuar negociatat edhe pse në hije, rrit imazhin si lojtar global i besueshëm në zgjidhjen e konflikteve.

The post Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani appeared first on Albeu.com.

Franca bën thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit
Franca ka bërë thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit. Duke folur në forumin e sigurisë “Lufta dhe Paqja”, admirali Nicolas Vozour tha se ekziston një dialog i drejtpërdrejtë politik midis autoriteteve kineze dhe iraniane për të siguruar që një numër anijesh të mund të kalojnë.

“Ne nuk kemi parë marinën kineze të ndërhyjë për të rihapur ngushticën e Hormuzit. Nga ana tjetër, ekziston dialog i drejtpërdrejtë politik midis autoriteteve kineze dhe iraniane për të siguruar që një numër anijesh të mund të kalojnë. A do të jetë e mjaftueshme për të rivendosur rrjedhën e qetë? Nuk mendoj kështu”, tha admirali Nicolas Vozour duke folur në forumin e sigurisë “Lufta dhe Paqja” që po mbahet në Paris.

Sipas Vozour, Franca po përpiqet të bashkojë shumë vende në nivel politik për të përcaktuar kushtet në të cilat do të jetë në gjendje të rihapë ngushticën e Hormuzit. Mediat shkruajnë se ai vuri në dukje, megjithatë, se prania e forcave ushtarake do të jetë e nevojshme për të mbikëqyrur këtë proces. Admirali vuri në dukje se, në këtë fazë, nuk ka indikacione se ngushtica është minuar.

The post Franca bën thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët me sytë nga Azia për makina, pas Koresë, Kina renditet e dyta për importet
Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të largëta të Azisë për të blerë automjete dhe po i “largohen” Italisë e Gjermanisë, që deri në 2023-n ishin dy shtetet kryesore nga importoheshin.

Në vitin 2024, Koreja e Jugut kaloi për herë të parë në shtetin që dërgoi më shumë makina në Shqipëri, me gati 20% të totalit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Këtë pozicion e mbajti dhe në 2025-n, me 21.2 mijë mjete të regjistruara për herë të parë, ose 21% e totalit. Për krahasim, në 2021-n, me origjinë nga Koreja e Jugut u regjistruan vetëm 1.2 mijë mjete. Rendja drejt Koresë erdhi pasi ky shtet ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.

Në dy muajt e parë të vitit 2026, një tjetër tendencë ka qenë rritja e ndjeshme e regjistrimeve të mjeteve nga Kina.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për periudhën janar-shkurt u regjistruan gjithsej 2253 mjete nga Kina, ose rreth 16% e totalit.

Për krahasim, për gjithë vitin 2025 ishin regjistruar 9126 mjete nga Kina (e katërta pas Koresë, Gjermanisë e Italisë), ose 9.2% e totalit.

Rritja e blerjeve nga Kina, lidhet kryesisht me orientimin drejt makinave elektrike, që jo vetëm që vijnë me çmime më të lira sesa po ti blesh në Europë, por kanë dhe një kursim të lartë në raport me mjetet me naftë e benzinë.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për dy mujorin 2026 u regjistruan për herë të parë gjithsej 1712 mjete elektrike në vend, ose 12% e totalit dhe 608 hibride (përfshirë opsionin elektrik). Në 2025-n, importet e mjeteve elektrike përbënin 5.7% të totalit.

Regjistrimet për herë të parë të makinave për dy mujorin rriten me 5%

Në 2024-n dhe 2025-n u regjistruan për herë të parë mesatarisht rreth 100 mijë makina në vit. Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të cilat 850 mijë janë autovetura.

Edhe për dy muajt e parë të 2026-s janë regjistruar për herë të parë 14 mijë mjete të tjera, me një rritje prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Koreja e Jugut vijon të ruajë vendin e parë, duke rritur dominimin, me 3526 mjete, ose 25% e totalit. E dyta është Kina, e ndjekur nga Gjermania (1940) dhe Italia (1822).

Ndonëse blerjet e mjeteve elektrike janë në rritje, vijojnë të dominojnë ato me naftë, që përbënin 52% të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në janar e shkurt./Monitor

The post Shqiptarët me sytë nga Azia për makina, pas Koresë, Kina renditet e dyta për importet appeared first on Albeu.com.

Kina reagon ashpër ndaj kapjes së Maduros: Të respektohet e drejta ndërkombëtare
Kina dënoi veprimin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme.

“Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran dhe veprimet kundër presidentit të tij (Nicolás Maduro)”, tha zëdhënësi i ministrisë në një postim në X.

“Akte të tilla hegjemonike të SHBA-së shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Venezuelës, dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera”, shtoi zëdhënësi.

The post Kina reagon ashpër ndaj kapjes së Maduros: Të respektohet e drejta ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.

Donald Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete! SHBA duhet të reagojë
Presidenti i SHBA-së, Trump, është shprehur sërish mbi testet e planifikuara të armëve bërthamore të SHBA-së. Ai akuzoi Rusinë dhe Kinën për kryerjen e testeve sekrete, duke argumentuar se SHBA duhet të reagojë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: “Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë”, tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS. “Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste.

Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet”, shtoi Trump.

Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan.

Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. “Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste”, theksoi ai.

Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet e armëve bërthamore amerikane.

Në nivel ndërkombëtar, kjo shkaktoi shqetësim dhe konfuzion të madh, pasi Trump ende nuk është shprehur mbi detajet e planeve të tij. Janë ekspertët vetëm ata që kanë spekuluar se çfarë saktësisht mund të përfshijnë testet.

Sekretari i Energjisë Wright: “Asnjë shpërthim bërthamor”.

Sekretari i Energjisë Chris Wright e trajtoi këtë çështje në televizionin amerikan.

“Testet që po diskutojmë janë teste sistemi. Këto nuk janë shpërthime bërthamore”, tha Wright për Fox News.

Ai shpjegoi se ata do të testonin sisteme të reja armësh dhe do të shqyrtonin të gjithë përbërësit e tjerë të një arme bërthamore.

Shpërthimet bërthamore, nga ana tjetër, vetëm do të simuloheshin bazuar në të dhënat ekzistuese shkencore.

Wright shpjegoi se SHBA-të mund të mbështeteshin në të dhënat nga shpërthimet bërthamore gjatë testeve në vitet 1960, 1970 dhe 1980.

“Me shkencën dhe fuqinë tonë kompjuterike, ne mund të simulojmë me saktësi tepër të lartë se çfarë do të ndodhë në një shpërthim bërthamor”, shpjegoi Wright.

“Tani po simulojmë kushtet që çuan në një shpërthim të tillë dhe se si një ndryshim në dizajnet e bombave do ta ndikonte atë”.

Testi i fundit bërthamor në vitin 1992

Testi i fundit i armëve bërthamore nga SHBA-ja u zhvillua në vitin 1992 në shtetin amerikan të Nevadës, pas të cilit Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George H.W.

Bush, vendosi një moratorium që e kanë miratuar të gjitha administratat pasuese të SHBA-së. Nën Presidentin Demokrat Bill Clinton, SHBA-të nënshkruan gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) në vitin 1996, i cili ndalon të gjitha testet shpërthyese në nivel ndërkombëtar.

Megjithatë, SHBA-të, ashtu si Kina, nuk e kanë ratifikuar traktatin, si rrjedhojë ai nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Rusia e tërhoqi ratifikimin e saj në vitin 2023 nën Presidentin Vladimir Putin – një veprim që u kritikua ashpër nga SHBA-të./DW

The post Donald Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete! SHBA duhet të reagojë appeared first on Albeu.com.

Trump synon ujdi tregtare me Xi Jinping/ Takimi në Korenë e Jugut, çfarë pritet të diskutojnë dy udhëheqësit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se pret arritjen e një marrëveshjeje kur të takohet me liderin e Kinës, Xi Jinping, në Korenë e Jugut, midis një lufte tregtare disamujore me Pekinin.

“Shpresoj se ne do ta bëjmë një marrëveshje. Mendoj se do të kemi marrëveshje. Mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë për të dyja palët”, tha Trump më 29 tetor, një ditë para takimit të planifikuar me Xinë në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).

Takimi ballë për ballë i 30 tetorit i pari mes dy liderëve që nga viti 2019 ka në qendër përpjekjet për ta zbutur luftën e ashpër tregtare, pasi të dyja palët që kanë dhënë sinjale pozitive në prag të bisedimeve.

Megjithatë, derisa Trumpi dhe Xija duket se janë gati ta shpallin një armëpushim tregtar, ekspertët që folën për Radion Evropa e Lirë thanë se një marrëveshje e qëndrueshme është e pamundur dhe se ka pak gjasa që bisedimet t’i ulin tensionet SHBA-Kinë për Tajvanin – ishullin vetëqeverisës që Pekini e konsideron territor të vetin – apo ta bindin Kinën ta kufizojë mbështetjen e saj për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe luftën e Moskës në Ukrainë.

Sekretari i Thesarit amerikan, Scott Bessent, tha se bisedimet përgatitore kanë sjellë marrëveshje për një “kornizë”, që përfshin pezullimin e kufizimeve kineze për mineralet e rralla, miratimin përfundimtar të një marrëveshjeje që lejon aplikacionin TikTok të vazhdojë të operojë në SHBA dhe zbutjen e disa tensioneve të tjera tregtare.

“Edhe pse takimi mund të projektojë një imazh të një zbutjeje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, gara është larg përfundimit”, tha Claus Soong, analist në institutin gjerman MERICS. “Çështjet strukturore mbeten dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të heqë dorë nga interesat e saj thelbësore”.

A mund Trump ta bindë Xinë të ushtrojë trysni ndaj Putinit?

Gjatë udhëtimit të tij në Azi – që përfshiu edhe ndalesa në Malajzi dhe Japoni – Trump u tha gazetarëve se dëshiron që Pekini ta ndihmojë Uashingtonin në përpjekjet për t’i ndërmjetësuar bisedime paqeje për t’i dhënë fund luftës më shumë se trivjeçare në Ukrainë.

Përpjekjet e tij deri tani nuk kanë dhënë rezultat, dhe Trump tha se shpreson që Xija ta përdorë ndikimin e tij si partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Putinit për ta sjellë liderin rus në tryezën e negociatave.

Në shenjë zemërimi, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj kompanive të mëdha ruse të naftës më herët këtë muaj, gjë që Ministria e Jashtme e Kinës e kundërshtoi, duke thënë se “nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare”.

Në avionin presidencial më 25 tetor, Trump tha se blerja e naftës ruse nga Kina mund të diskutohen, por shtoi se Pekini po i kufizon ato “në mënyrë të konsiderueshme”, duke iu referuar raporteve se kompanitë shtetërore kineze po pezullojnë importet ruse.

Dennis Wilder, ish-këshilltar për Kinën në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së George W. Bush, tha për REL-in se Pekini mund të bënte më shumë për t’i ulur importet e naftës nga Rusia, por se është skeptik se takimi në Korenë e Jugut do të çojë në ndarjen e Xi-së nga Putini.

“Trump nuk i ka bërë vërtet trysni Pekinin për këtë çështje, për shkak të prioriteteve të tjera që ka me Xi Jinping”, tha Wilder. “Kina nuk do ta zvogëlojë mbështetjen e saj për luftën e Rusisë. Strategjikisht, Xija është i rreshtuar me Putinin dhe kjo nuk do të ndryshojë”.

Armëpushim në luftën tregtare?

Bessent tha më 26 tetor se pret që Kina të rifillojë blerjen e sojës amerikane dhe t’i shtyjë kontrollet e reja mbi mineralet e rralla, një grup prej 17 elementësh thelbësorë për bateritë e automjeteve elektrike, telefonat inteligjentë dhe teknologjitë e mbrojtjes.

The Wall Street Journal raportoi se Uashingtoni po shqyrton pezullimin e një tarife të re prej 100 për qind, që pritet të hyjë në fuqi më 1 nëntor, si dhe uljen e tarifës prej 20 në 10 për qind ndaj Kinës për rolin e saj në krizën e fentanilit në SHBA.

Në këmbim, Kina pritet të angazhohet për më shumë kontrolle mbi eksportin e kimikateve të përdorura për prodhimin e fentanilit, i cili është fajësuar për qindra mijëra vdekje nga mbidoza.

Pekini dhe Uashingtoni mund gjithashtu t’i ulin tarifat portale për anijet e njëri-tjetrit.

Sipas Sari Arho Havren, studiues i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër, marrëveshja e propozuar para bisedimeve ngjan me “një marrëveshje armëpushimi” në luftën tregtare.

Një lëvizje e tillë mund t’i ulë tensionet që kanë tronditur tregjet globale dhe ta lërë Kinën me një tarifë mesatare amerikane prej rreth 45 për qind, e cila është më në përputhje me partnerët e tjerë kryesorë tregtarë të SHBA-së.

“Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini duan të fitojnë kohë”, tha Arho Havren. “Tregtia përbën vetëm një pjesë të vogël të përplasjes më të gjerë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.”

A do të flasin Trump dhe Xi për Tajvanin?

Një nga pikat e kamotshme më të ndjeshme midis Pekinit dhe Uashingtonit është Tajvani, një demokraci vetëqeverisëse për të cilën Kina pretendon se është e vetja.

Trump tha se Tajvani do të jetë një nga temat që do t’i flasë me Xinë.

Sipas politikës së kamotshme, Uashingtoni e ndjek një politikë “një Kinë” që e njeh Pekinin si qeverinë e vetme legjitime të Kinës dhe e pranon qëndrimin e tij se Tajvani është pjesë e territorit të saj, por nuk e miraton këtë pretendim. Kjo politikë bazohet në të ashtuquajturat “tri komunikata” që themeluan marrëdhëniet diplomatike SHBA-Kinë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu i ofrojnë armë Tajvanit për vetëmbrojtje në bazë të Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin.

Gjatë fushatës, Trump ka qenë i paqartë për angazhimin ndaj ishullit dhe e ka goditur Tajvanin me tarifa, duke i kërkuar gjithashtu të investojë më shumë në mbrojtje dhe të zhvendosë më shumë prodhim të gjysmëpërçuesve në SHBA.

Në prag të takimit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përjashtoi mundësinë që SHBA-ja të bëjë lëshime për Tajvanin në këmbim të një marrëveshjeje tregtare me Kinën.

“Nëse njerëzit shqetësohen se do ta marrim një marrëveshje tregtare në këmbim të braktisjes së Tajvanit, askush nuk po e shqyrton këtë”, tha ai për gazetarët.

Wilder, ish-këshilltar i presidentit Bush për politikën ndaj Kinës, tha se pret që Xija të përfitojë nga lodhja e Trumpit gjatë takimit dhe të përpiqet ta largojë atë nga linja e kujdesshme diplomatike e SHBA-së ndaj Tajvanit dhe Pekinit.

“I jepja presidentit Bush një kartë me shënime për t’u siguruar që e përdorte formulimin e saktë”, tha ai.

“Nëse thua se respektojmë ‘tri komunikatat’ para se ta përmendësh Aktin e Marrëdhënieve me Tajvanin, në sytë e Tajpeit dhe Pekinit dukesh sikur anon nga Kina”.

Nëse arrihet marrëveshja, çfarë ndodh më pas?

Shumëçka do të varet nga se për çfarë do të pajtohen realisht Trump dhe Xi në Korenë e Jugut. Derisa zyrtarët amerikanë kanë folur për shtyrjen e kufizimeve kineze për mineralet e rralla, mbetet e paqartë se sa do të zgjasë kjo dhe nëse përfshin edhe një ndalim tjetër të shpallur në prill.

Trump ka thënë se planifikon të udhëtojë në Pekin në fillim të vitit 2026 për t’u takuar me Xinë, dhe se kjo do të pasohet nga një vizitë e liderit kinez në SHBA më vonë gjatë atij viti.

Shumica e ekspertëve mendojnë se çdo marrëveshje e arritur në Korenë e Jugut do të përfaqësojë një armëpushim të përkohshëm që mund të hapë rrugën për dialog më të lartë diplomatik midis dy liderëve, megjithëse do të jetë shumë më e vështirë të zgjidhen tensionet më të larta gjeopolitike.

“Kina nuk ka gjasa të bëjë lëshime që dëmtojnë përpjekjet e saj për statusin e fuqisë së madhe apo për të fituar më shumë ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare”, theksoi Soong./REL

The post Trump synon ujdi tregtare me Xi Jinping/ Takimi në Korenë e Jugut, çfarë pritet të diskutojnë dy udhëheqësit appeared first on Albeu.com.

Kina dhe Rusia përpiqen të mbrojnë Iranin nga sanksionet, Këshilli i Sigurimit në OKB hedh poshtë rezolutën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, hodhi poshtë një përpjekje të minutës së fundit të Kinës dhe Rusisë, për të vonuar rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, e quajti vendimin “të padrejtë, të padrejtë dhe të paligjshëm” menjëherë pas njoftimit të tij.

Rezoluta, e paraqitur nga Moska dhe Pekini, të cilët janë aleatët më të ngushtë të Iranit midis 15 anëtarëve të këshillit, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nëntë vendeve të nevojshme për të ndaluar serinë e sanksioneve të planifikuara të OKB-së, të cilat do të hyjnë në fuqi të shtunën.

Votimi përfundoi me katër vota pro rezolutës, nëntë vota kundër dhe dy abstenime.

“Shpresonim që kolegët evropianë dhe SHBA-të do të mendoheshin dy herë dhe do të zgjidhnin rrugën e diplomacisë dhe dialogut në vend të shantazhit të tyre, i cili thjesht rezulton në përshkallëzim të situatës në rajon”, tha Dmitry Polyanskiy, zëvendësambasadori rus në OKB.

Pezeshkian, duke folur me gazetarë dhe ekspertë të Iranit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së menjëherë pas votimit, tha se pavarësisht kërcënimeve të mëparshme, Irani nuk do të tërhiqet nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore si Koreja e Veriut, e cila braktisi traktatin në vitin 2003 dhe më pas ndërtoi armë atomike.

Përveç një marrëveshjeje të minutës së fundit, sanksionet — të shkaktuara nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania — do të ngrijnë përsëri asetet iraniane jashtë vendit, do të ndalojnë marrëveshjet e armëve me Teheranin dhe do të penalizojnë çdo zhvillim të programit të raketave balistike të Iranit.

Sanksionet janë hartuar për të shtrënguar më tej ekonominë e vendit në vështirësi dhe synojnë të ushtrojnë presion mbi Iranin drejt tryezës së negociatave.

Ky veprim pritet të rrisë tensionet tashmë të përshkallëzuara midis Iranit dhe Perëndimit.

The post Kina dhe Rusia përpiqen të mbrojnë Iranin nga sanksionet, Këshilli i Sigurimit në OKB hedh poshtë rezolutën appeared first on Albeu.com.

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës, i kanë kryer stërvitjet e përbashkëta në provincën Hebei të Kinës në periudhën 19-28 korrik.

“Stërvitjet i ka dhënë shtysë forcimit të bashkëpunimit ushtarak dhe e kanë përmirësuar aftësinë e ndërsjellë të ekipeve luftarake për të kryer detyra me forcat e armatosura të huaja dhe në mjedis ndërkombëtar”, ka deklaruar Ministria për Punë të Jashtme e Serbisë.

Këto kanë qenë stërvitjet e para të përbashkëta që janë kryer mes Kinës dhe Serbisë, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe njëkohësisht shtet që mban lidhje të ngushta me Pekinin dhe Moskën.

Në vjetët e fundit, Serbia, pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit dhe Uashingtonit, e ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Kinën – krahas atij politik dhe ekonomik – duke blerë armë kineze.

Serbia është bërë shteti i parë në Evropë që ka blerë sisteme kineze për mbrojtje ajrore FK-3.

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ekipe të ndryshme luftarake kanë marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta “Paqeruajtësi 2025”, dhe janë marrë me sfida taktike në ambiente urbane dhe rurale.

“Fokusi ka qenë në taktikat e përdorimit të dronëve përgjatë zbatimit të detyrave të forcave speciale, dhe në aktivitete që kanë përfshirë zjarr”, është thënë në deklaratë.

Më 2020, Serbia i ka blerë gjashtë mjete të reja ajrore pa pilot CH-92A nga Kina, dhe dy vjet më vonë edhe tri sisteme për mbrojtje ajrore FK-3.

Kështu, Serbia është bërë përdoruese e raketave dhe dronëve kinezë në Evropë.

Përgjatë një prezantimi të pajisjeve të reja të ushtrisë serbe, në prill të vitit 2023, janë parë edhe pajisjet kineze.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për armët që blen Serbia prej Rusisë dhe Kinës.

Pas njoftimit për trajnim ushtarak, Brukseli ka thënë përmes një deklarate se Serbia duhet të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që bën dhe që janë në kundërshtim me politikën e jashtme të BE-së.

“Kemi nevojë që Serbia të na bindë për drejtimin e vet strategjik”, ka thënë një zyrtar i BE-së për Radion Evropa e Lirë, atëbotë.

Obligimi i Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, është që të jetë në linjë me politikën e jashtme të BE-së, diçka që Brukseli ia ka kërkuar vazhdimisht Beogradit.

Serbia është neutrale ushtarakisht, por është anëtare e programit të NATO-s, “Partneriteti për Paqe” dhe synimi i saj strategjik është anëtarësimi në BE.

Beogradi zyrtar tenton vazhdimisht të balancojë politikën e jashtme në mes të Perëndimit, Kinës dhe Rusisë, e cila është e izoluar nga sanksionet e Perëndimit, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. /Rel

The post Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake appeared first on Albeu.com.

Përbindëshi i detit? Kina po ndërton ekranoplan të ngjashëm me modelin sovjetik
Në kulmin e Luftës së Ftohtë, një mjet misterioz u vu re duke u ndërtuar në brigjet e Detit Kaspik në Bashkimin Sovjetik.

Ky mjet, i njohur si “Përbindëshi i Detit Kaspik”, u zbulua më vonë se ishte një ekranoplan, një anije ushtarake që mund të fluturojë mbi valë me shpejtësi të ngjashme me atë të aeroplanëve luftarakë.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ky projekt u mbyll, por tani, sipas fotografive të fundit nga Kina, duket se Pekini po ndërton një version të ngjashëm të ekranoplanit në Detin Bohai. Anija është quajtur “Përbindëshi i Detit Bohai”.

Eksperti i aviacionit ushtarak, Justin Bronk, ka komentuar për Radios Evropa e Lirë mbi këtë zhvillim, duke theksuar se ndërtimi i ekranoplanit nga Kina është një dëshmi e gatishmërisë së Pekinit për të eksperimentuar me teknologji të reja dhe të pabazuara.

“Kina ka treguar gjithmonë një vendosmëri për të financuar dhe testuar një mori mundësish teknologjike për t’u siguruar që të gjejë avantazhe taktike ndaj armiqve dhe rivalëve”, tha Bronk, duke shtuar se kinezët janë të gatshëm të provojnë edhe dizajne me mundësi të vogla për sukses, me shpresën se disa mund të rezultojnë të suksesshëm.

Përparësitë e ekranoplanëve në luftë

Ekranoplanët ofrojnë disa përparësi të dukshme në krahasim me aeroplanët dhe anijet. Duke fluturuar ulët mbi det, ata mund të kalojnë pa u zënë nga shumicën e radarëve, duke u bërë të padukshëm deri në momentin që dalin në horizont.

Me shpejtësi shumë më të madhe se anijet luftarake – deri në 10 herë më të shpejtë – ekranoplanët mund të mbërrijnë shumë shpejt, duke ofruar një kohë shumë të shkurtër reagimi për mbrojtjen bregdetare.

Po ashtu, ekranoplanët janë të aftë të kalojnë mbi mina kundëranije pa u dëmtuar, dhe mund të bartin ngarkesa më të mëdha se aeroplanët e madhësisë së ngjashme, çka i bën ata të shkëlqyer për operacione ushtarake në det.

Eksperimentet dhe shpenzimet amerikane në ekranoplanë

Në përpjekje për të pasur avantazh në këtë fushë, Agjencia amerikane për Projekte Hulumtuese të Avancuara për Mbrojtje (DARPA) ka investuar 22 milionë dollarë për të zhvilluar një ekranoplan të quajtur “Liberty Lifter”.

Ky projekt kishte për qëllim të testonte potencialin e ekranoplanëve për operacione ushtarake dhe transportin e ngarkesave.

Megjithatë, programi amerikan u ndërpre para kohe në vitin 2025, duke lënë hapësirë për zhvillime të mëtejshme nga vende të tjera.

Me këto zhvillime, Kina duket se është duke kapur një mundësi strategjike për të fituar avantazh në mbrojtjen bregdetare dhe operacionet ushtarake, duke i dhënë një goditje të mundshme rivalëve të saj, veçanërisht në detin Bohai, një zonë e rëndësishme ushtarake dhe ekonomike.

The post Përbindëshi i detit? Kina po ndërton ekranoplan të ngjashëm me modelin sovjetik appeared first on Albeu.com.

Trump: Marrëdhëniet me Kinën janë të mira, e kuptojmë njëri-tjetrin
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se marrëdhëniet me Kinën janë të mira dhe se dy vendet “kuptojnë njëri-tjetrin”, pavarësisht tensioneve të mëparshme për çështje tregtare dhe të sigurisë.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se është në interes të SHBA që të ketë bashkëpunim me Pekinin, duke e cilësuar këtë si “diçka shumë të mirë”.

Gjatë bisedës, gazetarja Maria Bartiromo i kujtoi rastet e mëparshme të sulmeve kibernetike, vjedhjes së pronësisë intelektuale, pandemisë së COVID-19 dhe trafikut të fentanilit, për të cilat SHBA ka fajësuar Kinën.

Trump reagoi duke thënë:

“A mendoni se ne nuk veprojmë në të njëjtën mënyrë ndaj tyre? E bëjmë. Kështu funksionon bota. Është një botë e ashpër.”

Lidhur me tarifat 145% ndaj produkteve kineze, të cilat u pezulluan deri në gusht, Trump u shpreh se vendimi i tij në prill për t’i vendosur këto tarifa kishte ndikuar menjëherë:

“Gjithçka u ndal në Kinë kur vendosëm tarifat.”

Ndërkohë, Pekini njoftoi se ka konfirmuar një marrëveshje të përkohshme tregtare me SHBA, që parashikon heqjen graduale të kufizimeve ndaj produkteve kineze dhe rritje të mundshme të eksporteve.

Pas bisedimeve të mbajtura në maj në Gjenevë, të dy vendet ranë dakord të ndalin luftën tregtare, duke reduktuar përkohësisht tarifat reciproke që kishin vendosur mbi produktet e njëra-tjetrës.

The post Trump: Marrëdhëniet me Kinën janë të mira, e kuptojmë njëri-tjetrin appeared first on Albeu.com.