kim mehmeti Archives - Albeu.com

Kim Mehmeti: The painter’s Albania looks as if it is the homeland of Serbs, not Albanians!
<html><head></head><body>

Albania’s Parliament, the only one in the world to do so, declared the whole of Iran a terrorist state—not a police or military service.

Meanwhile, that same parliament and those same MPs—the Socialist Party MPs—refused to approve a resolution condemning the Serbian genocide against the Albanians of Kosovo.

Albania’s prime minister went all the way to Israel to shake Netanyahu’s hand and show him how proud he feels to stand beside him.

Perhaps by doing so, he wanted to prove that it is his mission to wash the blood from the hands of those whom many consider responsible for the killing of thousands of innocent children.

Meanwhile, many Serbian and Macedonian politicians publicly express regret that Milošević did not exterminate the Albanians, or repeat the saying that “a dead Albanian is a good Albanian,” while official Tirana cannot find a single Serb or Macedonian it considers dangerous to Albania and declare them persona non grata.

On the other hand, at the rate Albanians living outside their homeland are being declared persona non grata, it will soon look as though Albania was founded to protect Albanian identity from Albanians themselves, rather than from those who publicly express hatred toward our people.

Therefore, as an Albanian, you cannot help but feel miserable when you see that even today, just as in the time of Esad Pasha, Albania is inhabited by Albanians, but its politics often protect Serbian interests.

Who knows, perhaps the time has come to admit that Albania is in this state also because it has elites without dignity or national pride—elites insensitive to the misfortunes of the country and their own people.

We must also accept that many still do not see that the only hope for the Albanian nation lies in the youth protests in Tirana, and that only young people can cleanse Albania of three decades of neo-Communist filth.

Filth that consists not only of the political elites who want to open a Serbian consulate in Shkodër, but also of the social and intellectual elites that have agreed to live with a shameless face—those who remain silent while Albania rots and pretend not to see that our homeland is in the hands of the “Alliance of Scoundrels.”

Meanwhile, the author of this text has a request for Albania’s secret services: when you declare me persona non grata, do not reveal how much I was paid by Iran’s ayatollahs, the Russian, Chinese and Greek secret services, because I have not told my family about all the money.

And allow me to continue deceiving my descendants by telling them that even my mistakes stem from the belief that many things can be bought and sold, but not dignity and national pride.

By Kim Mehmeti

</body></html>

The post Kim Mehmeti: The painter’s Albania looks as if it is the homeland of Serbs, not Albanians! appeared first on Albeu.com.

Kim Mehmeti: Shqipëria e piktorit ngjan sikur është mëmëdhe i serbëve, jo i shqiptarëve! Potestat e të rinjve mund ta pastrojnë vendin nga plehu neokomunist
Parlamenti i Shqipërisë, si i vetmi në botë, jo ndonjë shërbim policor apo ushtarak, por tërë Iranin e shpalli shtet terrorist.

Ndërkohë, i njëjti parlament dhe të njëjtët deputetë – ata të PS’së – nuk pranuan ta miratojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës?!

Kryeministri i Shqipërisë shkoi deri në Izrael për t’ia shtrënguar dorën Netanyahut dhe për t’i treguar se sa krenar ndihet që qëndron pranë tij.

Me këtë, mbase deshi të dëshmojë se e ka për mision t’ua shpërlajë duart e përgjakura atyre që shumëkush i konsideron përgjegjës për vrasjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm.

Ndërkohë, shumë politikanë serbë e maqedonas shprehin publikisht keqardhjen pse Millosheviqi nuk i shfarosi shqiptarët, apo përsërisin thënien se ‘Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, ndërsa Tirana zyrtare nuk gjen asnjë serb apo maqedonas që ta konsideronte të rrezikshëm për Shqipërinë dhe ta shpallte ‘non grata’.

Nga ana tjetër, me ritmin që po shpallen “non grata” shqiptarët që jetojnë jashtë mëmëdheut, së shpejti do të duket sikur Shqipëria është themeluar për ta mbrojtur shqiptarinë nga vetë shqiptarët, e jo nga ata që publikisht shprehin urrejtje ndaj popullit tonë.

Andaj nuk mund të mos ndihesh i mjerë si shqiptar kur sheh se edhe sot, njësoj si në kohën e Esad Pashës, Shqipërinë e banojnë shqiptarët, por politika e saj shpesh i mbron interesat e serbëve.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha të pranojmë se Shqipëria ndodhet në këtë gjendje edhe sepse ka elita pa dinjitet e krenari kombëtare, elita të pandjeshme ndaj fatkeqësive të vendit dhe të popullit të vet.

Siç duhet pranuar se shumëkush ende nuk e sheh se shpresa e vetme e shqiptarisë janë protestat rinore në Tiranë, se vetëm të rinjtë mund ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu tridekadësh neokomunist.

Pleh i cili nuk përbëhet vetëm nga elitata politike që duan të hapin konzullat serbe në Shkodër, por edhe nga ato shoqërore e intelektuale që kanë pranuar të jetojnë me fytyrën e paturpësisë, nga ata që heshtin ndërsa Shqipëria kalbet dhe që shtiren sikur nuk e shohin se mëmëdheu ynë është në duart e “Aleancës së Qelbësirave”.

Ndërkohë, autori i këtij teksti ka një lutje për shërbimet sekrete të Shqipërisë: kur të më shpallni “persona non grata”, mos e zbuloni sa më kanë paguar ajatollahët e Iranit, shërbimet sekrete ruse, kineze e greke, sepse jo të gjitha paratë ua kam treguar familjarëve të mi.

Dhe ma mundësoni që edhe më tej t’i gënjej pasardhësit e mi se edhe gabimet e mia kanë të bëjnë me bindjen se shumëçka blihet e shitet, por jo edhe dinjiteti dhe krenaria kombëtare.

Nga; Kim Mehmeti

The post Kim Mehmeti: Shqipëria e piktorit ngjan sikur është mëmëdhe i serbëve, jo i shqiptarëve! Potestat e të rinjve mund ta pastrojnë vendin nga plehu neokomunist appeared first on Albeu.com.

Revoltohet Kim Mehmeti: Shqiptarët vlejnë më pak se delet, s’ja vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm
Analisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, shkruan se shqiptarët vlejnë më pak se delet.

Për këtë, sipas tij, fajin e kanë akadamikët e profesorët që heshtin përballë arrogancës së qeverisë.

“Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe çka, për shembull, u thotë Kryeministri i Shqipërisë opozitarëve dhe Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë.

Nuk kanë rëndësi as thëniet e opozitarëve drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikojnë me një rrugaç të pandreqshëm!

E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, e të cilët e morën në duar fatin e shqiptarisë! Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shton plehun politik!

Dhe nëpër ‘Shqipëritë’ tona mbisundon heshtja sepse ne nuk guxojmë të flasim për partizimin që shkatërroi çdo gjë shqiptare, sepse ne jemi prindërit që fëmijëve tanë u ndërtuam shoqëri ku një dele kushton qindra euro, e një votues vetëm dhjetëra, ku deputeti shitet e blihet për miliona euro, e votuesit e tij për një thes me miell.

Dhe në shoqëritë e tillë flitet për ‘destruktivitetin ‘ e feve, por jo për ‘talibanët’ tanë partiakë që e varfëruan popullin, që e detyruan rininë tonë të degdiset nëpër botë, ku në numër të madh ajo rini deshqiptarizohet e kriminalizohet.

Po pra, ne heshtim sepse kemi frik ta themi të vërteton se radikalizmi dhe banditizmi partiak janë ato që ‘Shqipëritë’ tona i bënë ‘xhungla’, ku nuk ia vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm, ngaqë fatin ta përcaktojnë qeveritarë e burrështetas që e dinë se, kur e ke mik dhe këshilltar cubin e fshatit, nuk ke pse druan nga të ndershmit dhe mendimtarët e katundit”, shkruan Mehmeti./albeu.com/

The post Revoltohet Kim Mehmeti: Shqiptarët vlejnë më pak se delet, s’ja vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm appeared first on Albeu.com.

Kim Mehmeti zbulon sa paguhet: Pse nuk u pasurova! Çuditem me shëtitësit e studiove
Shkrimtari Kim Mehmeti, ka zbuluar se paguhet rreth 2 mijë euro në muaj.

Sipas tij rroga e tij nuk mund ta bëjë të pasur dhe që të pasurohesh në politikë duhet që të jesh hajdut.

Mehmeti tregon se ka rezerva të mëdha për analistët që flasin në studiot televizive dhe që paguhen me rroga 10 mijë euro, që sipas tij nuk mund të merren as në perëndim duke shëtitur nëpër studio.

Ai ka cilësuar një padrejtësi, pasi ata paguhen më shumë se një mjek apo një inxhinier, duke e krahasuar me vështirësinë apo rëndësinë e punës.

“Është mëkat të marrësh 10 mijë euro në muaj. Vetëm hajduti mund të pasurohet nga veprimtaria politike. Si mund të pasurohesh ti nga veprimtaria me 2 mijë euro rrogë. Pse unë nuk u pasurova. Pse unë nuk u bëra kapitalist. Unë gjithmonë e kam pasur pagën më shumë se aq. Që ta zbuloj më shumë se aq. Por jo 10 mijë euro. Ato nuk ti jep perëndimi kurrë, të jesh edhe yll. Vetëm të kesh shpikur vaksinën i merr, se kështu vetëm që di të flasësh nuk i merr. Nuk mundesh të marrësh më shumë se mjeku dhe inxhinieri vetëm se shëtiti nëpër studio”, tha Mehmeti./albeu.com/

The post Kim Mehmeti zbulon sa paguhet: Pse nuk u pasurova! Çuditem me shëtitësit e studiove appeared first on Albeu.com.

Përfundoi në prokurori, revoltohet Kim Mehmeti: Të pamëshirshëm, Maqedonia kontrollohet nga Serbia
Shkrimtari shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, u thirr në prokurori për shkak të një padie nga partia maqedonase “Levica” e cila pretendonte se Mehmeti kishte ofenduar popullin maqedonas.

Pas daljes, Mehmeti u shpreh se në Maqedoninë e Veriut liria e fjalës nuk është e plotë dhe sipas tij kjo ishte arsyeja që ai kishte përfunduar në bankën e të akuzuarit.

Shkrimtari shtoi se institucionet në Maqedoninë e Veriut kontrollohen ende nga Beogradi dhe në qoftë se hyn në interesat e politikës atje, ata sipas tij tregohen të pamëshirshëm.

Komentet Mehmeti i bëri në ABC ku ishte i ftuar dhe nga ku tregoi detaje edhe nga ajo se çfarë kishte ndodhur në Prokurori.

“Ne jetojmë në shtete ku ende lira nuk është e plotë. Institucionet i shërbejnë partisë, Individëve dhe jo qytetarit të thjeshtë. Jetojmë ne shtete ku nuk duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç i mendojmë. Por ato që kërkojnë të tjerët nga ne. Institucionet ngaqë janë në shërbim të ndryshme marrin edhe masa për të rritur autocensurën. Nëpërmjet kësaj do ju cojnë një sinjal të rinjve se keni kujdes se po mundëm me këtë, shteti funksionon. Bëra ironi dhe u thash tani dua t’ju kërkoj falje të madhe se gjyqësori nuk funksionon dhe po them se po funksionon dhe sa të rreptë jeni ndaj atyre që brohorasin vdekje e shqiptarëve. Që dërgoni në burg njerëzit që vjedhin, pasi ndaj menje morët këto masa. Kur ju u ndërhyni tek interesat e tyre ata janë të pamëshirshëm. Mendoj se kam ndërhy dhe ata nuk ma falin. E kam thënë dhe do e përsëris, Maqedonia është politikë filiale të Serbisë. Institucionet janë ende në kontroll të Beogradit. E them dhe e përsëris dhe normalisht këtë nuk ta falin. Nuk jam nga ata që i shtoi vetvetes peshën, se nëse Maqedonia është e rrezikuar nga fjala ime, kurrë s’do bëhet ky shtet. Se një shtet që e rrezikon fjala e lirë ai shtet nuk duhet të ekzistojë. Këtë i kam thënë. Sepse nuk dua të vdes e të bëjë vetëvrasje. Se njeriu ditën kur frigohet mendimeve të veta ai është i vdekur dhe jo i gjallë. Ju mund të më vritni nëse doni ju thash. Por të vras veten unë nuk e bëj, se ma ndalon feja ma ndalon edhe vetëdija ime”, tha Mehmeti./albeu.com/

The post Përfundoi në prokurori, revoltohet Kim Mehmeti: Të pamëshirshëm, Maqedonia kontrollohet nga Serbia appeared first on Albeu.com.