kilograme Archives - Albeu.com

Çfarë po ndodh me tregun shqiptar? Kriza mbërrin deri te domatja, çmimi i kalon 400 lekë për kilogramë!
Domatet janë produkti me popullor në vendin tonë, më të kultivuarat në serra dhe në kopshtet familjare dhe të përdorura në recetat amvisave, por këto ditë çmimi i tyre në tregjet e pakicës ka shënuar rekorde 350-440 lekë për kg për domaten normale dhe 700-800 lekë për kilogram, për domaten qershi një vlerë e panjohur më parë për konsumatorët.

Edhe pse kjo zarzavate nuk është në kohën e saj, sezoni i dytë i serave e sillte këtë produkt me çmime të pranueshme në tezga në fillim prilli. madje edhe në janar, domatja e vendit kushtonte 170 lek/kg dhe ajo e importi 270-300 lek/kg. Tani dhe domatja evendit ka arritur importin.

Një kombinim faktorësh që nis me sipërfaqet më të ulëta të mbjelljes, dëmet që krijuan përmbytjet në fillim vit dhe kërkesa e lartë në eksport po mban çmimet në tavan.

Të dhënat nga tregu dhe Portali i Fermerëve tregojnë se dje një kilogram domate me shumicë në fermë kushtoi 170-270 lekë, ndërsa në tezga domatja e është shndërruar në një produkt “mos me prek”.

Të dhënat më të fundit nga monitorimi i tregjeve të shumicës në vend nga Portali i Fermerit tregojnë se çmimi i domates ka pësuar një kërcim të fortë, duke u tregtuar në vlera që i kalojnë 250 lekë për kilogram në disa prej rajoneve kryesore si Tirana, ndërsa në Korçë shumica arrin deri në 300 lekë për kilogram.

Çmimet e larta në pikat e grumbullimit po përkthehen në shifra akoma më rënduese për qytetarët në tregjet e pakicës, ku çmimi për kilogram ka nisur tashmë nga niveli i 350 lekëve, ndërsa varietetet specifike si domatet qershi kapin vlera rekord që shkojnë deri në 800 lekë për kilogram.

Ky trend rritës konfirmohet edhe nga analiza historike e shifrave të INSTAT, ku krahasimi i muajve shkurt ndër vite tregon se viti 2026 shënon nivelin më të lartë të çmimit mesatar në katër vitet e fundit, duke lënë pas edhe kulmin e regjistruar në vitin 2023.

Edhe pse në qytete si Tirana dhe Fieri çmimet në pikat e shumicës nisin nga 170 deri në 230 lekë për kategoritë e dyta, reflektimi i menjëhershëm në dyqanet e lagjeve dhe tregjet e vogla po e bën domaten një artikull shumë të shtrenjtë, në një kohë ku konsumi i saj është pjesë e pandashme të recetave të amvisave dhe restoranteve.

Vitin e kaluar një kilogram domate në këtë periudhë u shit në fermë 80-100 lekë për kg dhe 150 lekë në tezga, por këtë vit çmimet janë më rritur më shumë se dyfish.

Çmimet e larta të domateve e kanë sjellë një krizë të çmimeve të këtij produkti në të gjithë Mesdheun. Ndryshimet klimatike kanë sjellë një paqëndrueshmëri të temperaturave dhe përmbytjet e shkurtit dëmtuan qindra mijë hektarë sera në Itali, Spanjë, Turqi dhe Shqipëri që janë prodhuesit kryesor të këtij produkti në Europë aktualisht.

Serat e specializuara për eksport në Fier, Lushnjë dhe Berat, u përmbyten katër herë nga nëntori 2025 në shkurt 2026, duke humbur krejtësisht një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanishteve të reja.

Uji i tepërt në sera shkaktoi kalbje, duke çuar në humbjen totale të mbjelljeve të para, ndërsa lagështia e lartë pas përmbytjeve po favorizon përhapjen e sëmundjeve si vrugu, gjë që kërkon investime shtesë në pesticide të shtrenjta, duke rritur koston për kilogram në fermë, pohoi Mariglen Ziu një fermer më përvojë në kultivimit të perimeve në sera në Dimal.

Faktorë të tjerë që diktojnë rritjen janë e kostot e larta të inputeve bujqësore, ku plehrat kimike, pesticidet dhe veçanërisht kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Po ashtu, mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale ka detyruar fermerët të rrisin pagat ditore, kosto kjo që transferohet drejtpërdrejt në çmimin final të produktit.

Shumë fermerë, për shkak të humbjeve nga përmbytjet kanë braktisur punën. Prodhimi i mbetur po orientohet drejt eksportit, ku kërkesa e lartë nga tregjet e rajonit dhe Bashkimit Evropian bën që prodhimi i mbetur për tregun vendas të jetë më i pakët dhe më i shtrenjtë.

Veç të tjerash qeveria shqiptare nuk jep subvencione për fermerët për të amortizuar kostot, ndryshe nga rajoni i Mesdheut që ka më shumë masa mbrojtëse dhe ndihma financiare për bujqësinë.

Ndërsa vendet e tjera të Mesdheut u përballen me të njëjtat sfida klimatike, ato kanë sisteme kullimi dhe mbrojtjeje më të avancuara.

Përmbytjet dhe faktorët e tjerë klimatikë në Shqipëri godasin më rëndë, për shkak të infrastrukturës së vjetruar të kanaleve kulluese, duke e bërë prodhimin vendas më “vulnerabël” dhe çmimin më të paqëndrueshëm krahasuar me fqinjët./Monitor

The post Çfarë po ndodh me tregun shqiptar? Kriza mbërrin deri te domatja, çmimi i kalon 400 lekë për kilogramë! appeared first on Albeu.com.

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit
Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë të larta.

Nepsi për bakllava, trigona, mish, sallatë ruse e gjithçka të mirë të gatuar prej amvisave duararta, është në nivele të larta të në këtë periudhë.

Kësisoj, rreziku i shëndoshjes është i madh. Sipas studimeve, pesha e një njeriu mund të shtohet me deri në 0.6 për qind gjatë dhjetorit.

Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjeve, gjë që nxjerr në pah faktin se kur vjen puna tek festat, njerëzit heqin dorë nga dieta.

Pesha e festave eliminohet me vështirësi

Studimet tregojnë se eliminimi i kilogramëve të tepërt të marra gjatë kësaj periudhe është një proces shumë i vështirë dhe me kalimin e viteve pesha akumulohet me një ritëm më të shpejtë.

Ekspertët thonë se nëse dëshironi të qëndroni në formë në festa, nuk duhet ta braktisni palestrën as edhe një ditë.

Nëse i përmbaheni rutinës suaj të shëndetshme të aktivitetit fizik ndonëse i dorëzoheni nepsit, do ta keni më të lehtë për të mos shtuar në peshë.

Një mënyrë se si t’i shmangeni konsumit të ushqimeve të mbetura të natës së vitit të ri, është që t’i hidhni ato në plehra, në mënyrë që mos të tundoheni.

Mënyra më e mirë për të humbur peshë në dimër

Studimet thonë se kryerja e aktiviteteve fizike në temperaturë të ftohtë, nxit djegien e më shumë kalorive dhe rrjedhimisht rënien nga pesha.

Niveli i kalorive të djegura gjatë një aktiviteti me intensitet mesatar fizik arrin deri në 34 përqind, kur ai kryhet në temperaturë nga 14-20 gradë.

Mund ta keni vënë re që në dimër, ecja e shpejtë ju lë të plogësht dhe të uritur.

Një gjë e tillë nuk ndodh në pranverë ose në temperature të ngrohta.

Temperaturat e ftohta nxisin metabolizmin të punojë më fort që të mbajë trupin të ngrohta.

Thënë shkoqur, nëse dëshironi të humbisni në peshë, ecni shpejt, vraponi dhe stërvituni në të ftohtë.

The post Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit appeared first on Albeu.com.