kiko Archives - Albeu.com

“Kiko mendon se ka plasur lufta botërore”
Nga Lutfi Dervishi

Ditët përvëluese që po kalojmë ku vatrat e zjarrit shkretojnë çfarë i del përpara, e bënë Kikon të nxitojë drejt frontit të betejës për të dhënë kontributin e tij në mposhtjen e flakëve.

Po të mos ishin gjithë këto pyje orbitale, do ta kishin keq shqiptarët mes kësaj vape, gjykoi Kiko teksa hidhej nga dega më degë drejt vatrave të zjarrit.

Pamja e parë nuk ishte shumë optimiste. Kur pa zjarrfikësit që pos silleshin rrotull zjarrit  me fshesa dhe shkopinj Kiko mendoi se bëhej fjalë për ndonjë shfaqje baleti: “Zjarri dhe shkopinjtë”.

Sakaq, me t’u afruar pa nga afër zjarrfikës të djersitur që luftonin me shkopinj e me gurë siç bënin dikur luftëtarët e Skënderbeut që u zinin prita ushtarëve turq.

-Mos ka nisur Lufta Botërore? Lufta e I Botërore ka nisur në Ballkan, Lufta e II në Europë, e Treta gati në Ukrainë dhe e katërta këtu në Shqipëri”, mendoi Kiko ku mendimet e këqija e kishin pushtuar.

“Nuk e di çfarë armësh do të përdoren në Luftën e 3-të Botëror, por jam i sigurtë se katërta do të luftohet me shkopinj dhe gurë”, kjo thënie Ajnshtajnit e drodhi Kikon.

-Po t’i ç’kërkon këtu a i vrarë?!,- e pyeti një zjarrfikës nga Vlora.

-Po ju çfarë bëni me këto shkopinj dhe gurë?!- ia ktheu Kiko.

-Jemi në krye të detyrës.

– Cila është detyra që keni ju?- pyeti Kiko pa e menduar se përgjigja do ta trondiste më shumë se zjarri që kishte përballë.

-Nuk i ke sytë në ballë, po yshtim flakët që të largohen nga vatrat tona amtare. Kemi marrë detyrë që t’i shtyjmë deri në ujërat ndërkombëtare të Adriatikut dhe Jonit.

-Po pse shtyhen flakët vetëm me shkopinj apo po bëni magji? – pyeti Kiko ndërsa po fshinte disa bulëza djerse në ballë.

-Nuk sheh a i vrarë që kemi me vete fjalën e fundit të teknologjisë, kemi gurë, hunj, shkopinj, purteka, thupra, shqopa…

-Me drapër, kazma, shata e lopata ndërtuan socializmin, me hunj, dhe purteka po përparojnë në kapitalizëm…. Kiko u tremb se mos zjarrëfikësi i dëgjoi këto fjalë, ndaj u përpoq t’i jepte drejtim tjetër bisedës.

Më kërkojnë këto miqtë e mi policë një emër të koduar për këtë operacion?

-Zdapi UAN, dhe mos më bëj të zgjuarin mua se kemi edhe “shkopa bejsbolli” këtu- u përgjigj zjarrëfikësi vlonjat dhe para se të largohej i tha disa komplimenta në adresë të motrës së Kikos.

Nuk kam motër- mërmëriti Kiko, unë e dija se në këtë vend e ka marrë ferra uratën, por e paskam qenë gabim;  uratën këtu e paska marrë edhe flaka!

The post “Kiko mendon se ka plasur lufta botërore” appeared first on Albeu.com.

Kiko bën leksikologji politike
Nga Lutfi Dervishi

Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i korrikut, Kiko nisi të shfletojë gjithë kërshëri një fjalor politik.

Ashtu si shumë të tjerë që verës zgjedhin t’ia tregojnë të tjerëve çfarë po lexojnë, edhe majmuni ynë nuk mbajti sekret.

-Absolutizëm – Pushteti absolut, personal dhe i pandashem i njëshit;

-Autokraci -Të gjitha pushtetet në duart e një personi fjala e te cilit është ligj mbi ligjet;

-Kakistokraci – Qeverisja nga më të këqinjtë, më të pashpirtët;

-Kleptocraci – Qeverisja nga hajdutët;

-Klientelizëm – Ndarja e posteve, burimeve monetare dhe pasurive për

një rreth të ngushtë miqsh;

-Logokraci – Qeverisja me propagandë, me llogje;

-Mesianizëm – Qeverisja e atij që e mendon dhe shet veten si shpëtimtar;

-Nepotizëm – Shpërndarja e posteve, favoreve dhe të mirave materiale për familjarët, të afërmit dhe krushqit;

-Oligarki – Qeverisja nga një grusht i vogël njerëzish jashtë organigramës zyrtare të pushtetit;

-Plutokraci – Qeverisja nga pasanikët, me pasanikët dhe për pasanikët;

-Prebentizem – Qeverisja sipas parimit “pothuajse të gjitha për vete”;

-Satrapizëm – Pasurim i shfrenuar duke shfrytëzuar detyrën, funksionin;

-Republikë bananesh…

Këtu Kiko ndërpreu leximin dhe hoqi menjëherë sytë nga libri: « Këtë e di vetë, kjo është Republika IME ».

The post Kiko bën leksikologji politike appeared first on Albeu.com.

Kiko shpall analistët dhe psikoanalistët atraksion turistik
Nga Lutfi Dervishi

Dritat e një jahti që llamburinin bregdetit të Sarandës, tërhoqën vëmendjen e majmunit Kiko që priste agun e mëngjesit në Ksamil. Pas ankorimit të jahtit luksoz Kiko u afrua t’i uronte mirëseardhjen mysafirëve të rinj që u prezantuan si biznesmenë amerikanë.

Interesi i tyre për ekonominë shqiptare ishte më i madh se për perlat turistike të jugut.

“Mos u hutoni nga resortet, pallatet dhe kullat punëdhënësit më të mëdhenj në këtë vend nuk janë ato, por televizionet dhe kafenetë. Në televizion punojnë analistët dhe në kafene psikoanalistët”, tha Kiko.

“Nuk e kuptoj këtë!”, – pyeti një biznesmen amerikan që nuk e hiqte puron nga goja.

Kiko nuk nguroi të servirte menjëherë përgjigjen:

“E thjeshtë, këtu ka dhjetëra televizione, mijëra portale dhe miliona llogari në rrjetet sociale. Shqiptarët duan që lajmi të mos jetë i njëjtë kudo sepse bëhet monotoni. Një TV p.sh thotë se X zyrtar ka vjedhur, por tjetri thotë se ka mbrojtur interesin publik. Pra secili televizion jep lajmet e veta në këndvështrimin e vet. Ju këtë e quani “pavarësi editoriale”.

Televizionet nuk janë si ato tek ju ku brenda një nate njeriu mund të shohë filma, programe argëtuese, programe për fëmijë, programe edukative, udhëtimi, teknologji, shkencë, variete, programe historike dhe kulturore, sport, muzikë.

Jo, televizionet këtu ofrojnë “aktualitet” ku mjaftojnë katër karrige dhe 1 kamera.

Programet këtu janë biseda me disa njerëz të moshave, feve, profesioneve të ndryshme, emëruesi i të cilëve është dëshira për të folur për çdo gjë, por sidomos për përralla, për histori, për gjë a gjëza, për fantazi, për fall,.. janë emisione ku parashikohet e shkuara dhe analizohet e ardhmja. Të ftuarit quhen specialistë, ekspertë ose thjesht… analistë”, tha Kiko duke shpërndarë shikimin e tij tek secili nga biznesmenët që ja kishin ngulur sytë mu si viçi që ka ngatërruar derën e stallës.

Po kafenetë pse janë punëdhënës më të mëdhenj në këtë vend? Tek ne një kafene shërbehet nga një banakier, kamarier dhe pastrues”, pyeti një prej mysafirëve amerikanë.

“Mos u nxito i nderuar”, – ndërhyri Kiko. “Ashtu si makina nuk lëviz dot pa karburant, ashtu edhe shqiptari nuk lëviz dot pa kafe.

Në kafe punojnë psikanalistët. Atje te ju psikanalisti është një njeri që paguhet për të dëgjuar hallet e tjetrit ndërsa këtu te ne të gjithë janë hallexhinj dhe psikanalistë. Njerëz që nga mëngjesi deri në mbrëmje zbrazin hallin te njëri-tjetri. Dhe nëse psikanalisti te ju të bën një faturë që të ngrihen qimet e kokës, këtu te ne ky shërbim jepet FALAS.

Këtu jo vetëm që të dëgjojnë hallin, por edhe ta qajnë atë. Nën shembullin e kafeneve vetë i pari i vendit u ka dhënë porosi zyrtarëve: Nëse nuk u zgjidhni hallin njerëzve, të paktën dëgjojani”, tha Kiko.

“Mbase ky vend ka nevojë për investime të huaja për të rritur produktivitetin, dhe për të diversifikuar “krahun e punës”- sugjeroi një prej turistëve.

Kiko rrudhi akoma e më shumë fytyrën dhe pasi mbllaçiti një banane të vogël tha: “Po futesh në një temë tjetër, të gjerë e të gjatë po aq sa jahti juaj. Këtu dikur kanë ndërtuar komunizimin me forcat e veta, sot po rreken të ndërtojnë kapitalizmin me forcat e veta”. /albeu.com

The post Kiko shpall analistët dhe psikoanalistët atraksion turistik appeared first on Albeu.com.

Kiko mediton për pesimistët dhe optimistët e Shqipërisë
Nga Lutfi Devishi

Ndërkohë që po numëronte turistët e huaj në Sarandë, Kiko po mendonte për pesimistët dhe optimistët e Shqipërisë.

Në këtë vend njerëzit shohin bardh e zi! Mungon pjesa gri! Këtu ose duhen për vdekje ose urrehen për vdekje.

Mungon pjesa racionale.

Si mundet që njerëzit të shohin vetëm zi?!

Pse shohin vetëm anët negative?

Është e vërtetë se në Shqipëri

Është ulur numri i lindjeve

Është ulur numri i banorëve

Është ulur numri i nxënësve

Është ulur numri i studentëve

Është ulur numri i shkollave

Është ulur numri i mjekëve

Është ulur çmimi i kg të kanabisit

Është ulur importi i cigareve

Është ulur çmimi i kokainës

Është ulur numri i gjykatave dhe prokurorive

Por duhen parë edhe rritjet dhe arritjet e vendit.

Pse nuk shohin edhe këndvështrimin e optimistet që shohin (a)rritjet e mëdha në Shqipëri?

Është rritur çmimi apartmenteve

Është rritur çmimi frutave dhe ushqimeve

Është rritur importi i bananeve

Është rritur numri i burgjeve

Është rritur numri i pensionistëve që punojnë

Është rritur numri i punonjësve të huaj

Është rritur numri i pjesëmarrësve në kurset e gjermanishtes

Është rritur numri i investitorëve strategjikë.

Janë rritur taksat

Dhe mbi të gjitha…

Është rritur rroga e zyrtarëve dhe deputetëve! Është dyfishuar paga e patronazhistëve!

Pra vendi ka zhvillim të ekuilibruar diku me ulje e diku me rritje. E tillë është jeta!

Një turist që po mbllaçiste banane pyet Kikon për dallimin mes pesimistëve dhe optimistëve në Shqipëri. Pesimistët në Shqipërisë, iu përgjigj Kiko, thonë se nuk ka ku shkon më keq, por optimistet mendojnë të kundërtën, ata thonë se ka ku shkon edhe më keq!

The post Kiko mediton për pesimistët dhe optimistët e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët sipas Kikos
Kiko ka një letër për Abunë

I dashur Abu,

E di që kemi shumë kohë pa u parë, pa biseduar dhe pa i treguar njëri-tjetrit por siç thonë shqiptarët “rrallë dhe për mall”.

Ky popull ka mjaft shprehje të tilla që të bëjnë përshtypje, ashtu siç ka edhe larmishmëri dukurish të tjera që vetëm këtu i gjen.

Kur erdha fillimisht në Shqipëri, ajo që më bëri përshtypje ishte numri i madh i makinave të tipit mercedez benz, por ama më shumë se benza në rrugë, pashë depozita uji mbi taraca pallatesh, dhe më shumë se depozita pashë antena parabolike, dhe më shumë se parabola këtu ka iPhone dhe më shumë se iPhone ka gjitëologë.

I shtrenjti Abu!

Në këtë fundjavë të zymtë kam vendosur të shkruaj çdo gjë që më vjen në mendje, andaj të lutem mos u mërzit me brengat e mia të hedhura nëpër rreshta.

Shqiptarët janë tolerantë të mëdhenj në fe. I festojnë me hare të madhe të gjitha festat fetare, madje si fetarë të kulluar festojnë edhe festat pagane ku ndajnë në mënyrë të barabartë të gjitha ëmbëlsirat apo pijet. Problemi është se frenat e tolerancës këputen kur vjen puna te politika e cila ka një peshë të llahtarshme. Këtu duhet të bësh kujdes se ke të bësh me një popull që më shumë se pushtuesit, i kanë ngrënë kokat njëri-tjetrit për punë partish.

Nëse në Indi kanë lopën si gjë të shenjtë, në Shqipëri politikanët trajtohen si shenjtorë!

Sa më i korruptuar të jetë aq më i nderuar është, sa më i ditur të jetë aq më i përbuzur mbetet.

Këtu nëse gënjen një personazh televiziv janë gati ta varin në mes të sheshit Skënderbej, por nëse gënjen një politkan thonë se ai është (i) zoti.

Populli në shenje mirënjohje historikisht i ka kënduar dhe i këndon udhëheqësve me eee kur lindin dhe me oii kur vdesin. Prodhimi i këngëve është i mbarë në çdo epokë ku akoma edhe sot kemi prodhime autentike të kultivuara me nostalgji brezash.

Drejtësi në këtë vend ka pasur gjithmonë, edhe para se të fillonin reformën në drejtësi, edhe tani pas implementimit të saj. Është pak e shtrenjtë, por drejtësi ka… Me çekiç, me shpatë, me peshore, si ta preferosh.

Sa i përket rendit duhet të të tregoj se është parajsë. Madje një kohë nuk gjeje në rrugë as një maskara, asnjë hajdut, asnjë vrasës, asnjë mashtrues. I mblodhën të gjithë dhe i futën në Parlament. Për të përfituar nga kontributi i tyre i emëruan te Komisioni i Sigurisë Kombëtare. E di që mbase çuditesh por ata edhe pse nuk i lexojnë ligjet e sigurisë, japin intervista për këtë çështje dhe dhurojnë spektaklin që ky popull ka nevojë.

I dashur Abu!

Këtu gratë e ndërrojnë mbiemrin kur martohen dhe burrat kur futen në politik. Kafeja nuk është vetëm pija e preferuar e shqiptarëve, nuk është vetëm vendi ku dëgjohet muzikë, e shihen lajmet dhe futbolli, por edhe vendi i punës, zyra e ankesave, dhe vendi ku kërkohet dhe jepet drejtësi. Gjysma e shqiptarëve pinë kafe, gjysma tjetër shet kafe. Si rezultat i Luftës në Ukrainë dhe krizës globale janë rritur të gjitha çmimet e artikujve në Shqipëri, me përjashtim të kafesë. Qeveria ka frikë se po të rritet çmimi kafesë do të shpërthejë revolucioni që ka 15 vite që paralajmërohet rregullisht.

E di, shqiptarët janë shumë të dhënë pas punës. Nuk kam ndeshur ende sot e kësaj dite një shqiptar që të mërzitet kur sheh tjetrin që punon.

Figura kryesore me të cilën mburren në botë është bamirësja Nënë Tereza e cila tani është shenjtore. Pyetja-proverb që dëgjon më shpesh nga shqiptarët është: “Pse, Nënë Tereza jam unë?!”

Ndryshe nga popuj të tjerë shqiptarët nuk i besojnë teorive konspirative, por jetojnë me to.

Si ata që kanë bërë prokopi ashtu edhe ata që janë trok, suksesin dhe fajin ja dedikojnë Katovicës!

Vendi është i pasur dhe prodhon pothuaj çdo gjë që nga mineralet, drithërat, agrumet dhe frutat por me shumë njihet si prodhues i veteranëve, heronjve, analistëve, portaleve dhe sidomos programeve politike. Pesë në katër shqiptarë janë anëtarë partish ndërsa ai pa parti është udhëheqësi!

Abu, do doja të të kisha këtu për të folur rreth oxhakut por kaq shumë sa kam për të thënë do duhet të digjnim gjithë xhunglën dhe prapë qyfyret me shqiptarë s’kanë të sosur.

Kaq për sot miku im i largët…

Me dashuri,

Kiko!

*Marrë nga Facebook-u i autorit

The post Shqiptarët sipas Kikos appeared first on Albeu.com.