kibernetik Archives - Albeu.com

Sulm kibernetik ndaj fushatës së Donald Trump
Ekipi i fushatës së kandidatit republikan për President, Donald Trump njoftoi të shtunën për një sulm kibernetik në komunikimet e brendshme të fushatës dhe tha se përgjegjëse ishte qeveria e Iranit, duke cituar armiqësitë e së shkuarës mes zotit Trump dhe Iranit, pa dhënë prova direkte.

Deklarata u shpërnda pak kohë pasi faqja e lajmeve në internet “Politico” njoftoi se kishte marrë email-e në muajin korrik nga një burim anonim që ofronte dokumente origjinale për përdorim të brendshëm nga fushata zotit Trump, përfshirë një raport mbi “pikat e mundshme të dobëta” të kandidatit republikan për Nënpresident, JD Vance.

“Këto dukumente janë marrë në rrugë të jashtëligjshme nga element të huaj, armiqësorë me Shtetet e Bashkuara, që synojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe të nxisin kaos gjatë procesit tonë demokratik”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i fushatës së zotit Trump, Steven Cheung.

Përmes një postimi në rrjetin e tij “Truth Social” të shtunën në mbrëmje, zoti Trump tha se kompania “Microsoft” i kishte informuar drejtuesit e fushatës së tij se Irani kishte hakeruar një nga faqet e internetit.

Ai fajësoi Iranin duke shtuar se “hakerat kishin qenë në gjendje të siguronin vetëm informacione që janë publike”. Ai nuk dha më shumë hollësi për sulmin kibernetik.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e hakerave të dyshuar apo qëllimet e tyre.

Ekipi i fushatës së zotit Trump iu referua një raporti nga hulumtuesit e Microsofitit të premten. të cilët thanë se hakera të lidhur me qeverinë iraniane u përpoqën në qershor që të ndërhynin në llogarinë e një “zyrtari të lartë” të fushatës presidenciale amerikane.

Hakerat kishin arritur që të merrnin kontrollin e llogarisë së një ish këshilltari politik dhe më pas e përdorën atë për të kryer sulm kibernetit ndaj zyrtarit, thuhej në raport.

Raporti nuk dha më shumë detaje mbi identitetin e individëve të vënë në shënjestër nga hakerët.

Një zëdhënës i kompanisë Microsoft nuk pranoi të bënte publik emrat e zyrtarëve dhe të jepte më shumë detaje pas sulmit.

Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha në një email se “qeveria e Iranit nuk ka synon ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara”.

“Ne nuk u besojmë njoftimeve të tilla”, thuhej në reagim, në përgjigje të pretendimeve të ekipit të fushatës së zotit Trump.

Ish Presidenti pati marrëdhënie të tendosura me Iranin gjatë kohës që drejtonte Shtëpinë e Bardhë. Gjatë presidencës së tij, Shtetet e Bashkuara vranë komandatin ushtarak iranian Qassem Soleimani në vitin 2020 dhe u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore shumëpalëshe me Iranin.

Ish Presidenti Trump i shpëtoi një atentati për ta vrarë në korrik. Edhe pse nuk ka të dhëna se i dyshuari për ngjarjen ishte i lidhur me Iranin, rrjeti CNN raportoi muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara kishin marrë informacion për një komplot iranian kundër ish-Presidentit. Irani i ka hedhur poshtë akuzat./VOA

The post Sulm kibernetik ndaj fushatës së Donald Trump appeared first on Albeu.com.