Kherson Archives - Albeu.com

“Nuk ishin këtu pas shpërthimit të digës”, Zelensky kritikon OKB-në dhe Kryqin e Kuq: Jam i tronditur
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është “tronditur” me atë që ai e quajti dështimin e OKB-së dhe Kryqit të Kuq për të ndihmuar pas shpërthimit së digës.

“Ata nuk janë këtu”, tha presidenti për gazetat gjermane Bild dhe Die Welt: “Nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Jam i tronditur”.

Ai tha se ushtarët rusë po qëllonin mbi ekuipazhet e shpëtimit ukrainas

“Sapo ndihmësit tanë përpiqen t’i shpëtojnë, ata qëllohen”, citohet të ketë thënë ai.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, bëri një apel të drejtpërdrejtë: “Organizatat humanitare ndërkombëtare, në emër të qeverisë së Ukrainës, ju bëj thirrje: duhet të veproni menjëherë. Ne ju bëjmë thirrje që të merrni përgjegjësinë për evakuimin e njerëzve nga territori i rajonit Kherson të pushtuar nga Rusia, ne duhet të shpëtojmë jetën e njerëzve që pushtuesit i kanë dënuar me vdekje.”

The post “Nuk ishin këtu pas shpërthimit të digës”, Zelensky kritikon OKB-në dhe Kryqin e Kuq: Jam i tronditur appeared first on Albeu.com.

Putin viziton ushtarët rusë në Kherson dhe Luhansk: Dua të dëgjoj mendimin tuaj
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi selitë ushtarake në Kherson dhe Luhansk, pjesë të të cilave kontrollohen nga forcat ruse.

I veshur me një xhaketë blu, zoti Putin u shfaq në televizionin shtetëror rus duke zbritur nga një helikopter ushtarak në pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës dhe duke përshëndetur zyrtarët.

“Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, t’ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione”, u tha Putin komandantëve.

Ai gjithashtu uroi ushtarakët për festën e Pashkëve dhe u dha atyre kopje të ikonave si dhuratë, tha Kremlini. /albeu.com

The post Putin viziton ushtarët rusë në Kherson dhe Luhansk: Dua të dëgjoj mendimin tuaj appeared first on Albeu.com.

Forcat ruse bombardojnë spitalin në Kherson, OKB: Jemi të alarmuar
Një spital u godit nga një sulm rus në Kherson sot, njoftoi OKB.

Bombardimet dëmtuan një ambulancë dhe plagosën dy punonjës shëndetësorë në të njëjtin rajon të premten, tha zëdhënësi Stéphane Dujarric.

Ai foli për shqetësimin e organizatës për ndikimin e luftës në objektet shëndetësore dhe punëtorët, me 70% të të gjitha sulmeve ndaj tyre në Ukrainë vitin e kaluar.

“Ne edhe një herë theksojmë se punonjësit shëndetësorë dhe objektet duhet të mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ai.

“Ne jemi të alarmuar nga ndikimi i armiqësive te spitalet dhe punonjësit e shëndetësisë, mes bombardimeve të zonave përgjatë vijës së frontit”, shtoi ai. /albeu.com

The post Forcat ruse bombardojnë spitalin në Kherson, OKB: Jemi të alarmuar appeared first on Albeu.com.

Zelensky viziton zonat e çliruara të Khersonit, premton se do të restaurojë gjithçka
Presidenti ukrainas ka bërë një udhëtim në rajonin jugor të Khersonit, i cili është çliruar kryesisht nga kontrolli rus.

Volodymyr Zelensky premtoi “të restaurojë gjithçka” dhe të ndihmojë në sigurimin e energjisë elektrike për banorët në rajon.

Qyteti i Kherson ishte nën pushtimin rus për tetë muaj përpara se të çlirohej nga forcat ukrainase në nëntor.

Që atëherë, banorët e saj janë përballur me breshëri të rregullta nga forcat ruse dhe kanë luftuar me furnizime të kufizuara me energji elektrike.

“Ne duhet të sigurojmë restaurimin dhe mbrojtjen e plotë të sektorit tonë të energjisë! I jam mirënjohës të gjithëve që punon për këtë dhe i kthen dritën popullit tonë!”, shkroi në Telegram Zelensky, pas vizitës.

Dje, presidenti ukrainas vizitoi rajonet e Donetsk dhe Kharkiv, duke ndaluar për të folur me trupat pranë qytetit të vijës së frontit lindor të Bakhmut./albeu.com

The post Zelensky viziton zonat e çliruara të Khersonit, premton se do të restaurojë gjithçka appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunoi me pushtuesit për tortura, vritet aleati i Rusisë në Kherson
Serhii Moskalenko, kreu i një qendre rajonale paraburgimi në rajonin Kherson, i cili po bashkëpunonte me “autoritetet” e pushtimit rus, u vra, njoftoi Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

“Moskalenko ishte 45 vjeç, banor i Nova Kahovka dhe pronar i një kompanie lokale sigurie. Gjatë okupimit, ai bashkëpunoi me rusët dhe u emërua shef i qendrës së paraburgimit ku u kryen tortura çnjerëzore ndaj të burgosurve ukrainas”, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës.

Më herët, media lokale raportoi se makina e Moskalenkos u hodh në erë në fshatin Yuvileynoye në rajonin Kherson më 17 mars. Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim penal.

Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë më 17 mars “një person i panjohur” vendosi një pajisje speciale nën parakolpin e majtë të makinës VAZ-2121 të drejtuar nga Moskalenko. Një shpërthim ndodhi më vonë, duke vrarë Moskalenkon në vend dhe duke plagosur gruan dhe vajzën e tij.

Mediat ukrainase raportuan se Moskalenko u largua nga “autoritetet” e pushtimit rus në maj 2022. Më 29 shtator, Prokuroria e Qarkut Kherson e akuzoi atë për bashkëpunim me autoritetet okupuese, veçanërisht për “marrje vullnetare në një pozicion në një agjenci të paligjshme të zbatimit të ligjit të themeluar në territorin e pushtuar përkohësisht”. /albeu.com

The post Bashkëpunoi me pushtuesit për tortura, vritet aleati i Rusisë në Kherson appeared first on Albeu.com.

Të paktën 5 të vdekur dhe 20 të plagosur nga granatimet ruse në Kherson
Të paktën pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën ngagranatimet ruse në qendër të qytetit të Hersonit.

Kështu tha administrata presidenciale ukrainase më 24 dhjetor.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Zyrës presidenciale të Ukrainës postoi të shtunën në rrjetin e tij në Telegram fotografi të njerëzve, në dukje të pajetë, në qendër të qytetit.

Qyteti ishte çliruar kohët e fundit nga pushtimi rus.

“Rusët kanë kryer përsëri terror dhe kanë granatuar qendrën e qytetit”, tha ai. “Njerëz kanë vdekur, ndërtesa janë shkatërruar”.

Shumë njerëz kishin dalë në rrugë pasi ishte fundjavë, tha ai.

Ukraina ka rimarrë Hersonin nga forcat ruse muajin e kaluar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmin si një krim tjetër nga Rusia pak para Krishtlindjeve.

Ai ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave dhe u ka bërë thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori po kryen sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë./REL

The post Të paktën 5 të vdekur dhe 20 të plagosur nga granatimet ruse në Kherson appeared first on Albeu.com.

Rusia, sulme në qendër të Khersonit
Forcat ruse bombarduan të dielën qendrën e Khersonit, qyteti kryesor nga i cili u tërhoqën muajin e kaluar ushtarët rusë në një nga humbjet më të mëdha të Moskës në fushën e betejës në Ukrainë.

Tre persona u plagosën në sulme, tha zëvendës shefi i zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko.

Qyteti jugor dhe rajoni përreth tij janë sulmuar shpesh që pas tërheqjes ruse. Guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych tha të dielën se Rusia kishte kryer 54 sulme me raketa, mortaja dhe tanke të shtunën, duke vrarë tre persona dhe plagosur gjashtë.

Ndërkohë, në Rusi, guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha të dielën se një person u vra dhe tetë u plagosën nga granatat ukrainase në zonën që shtrihet përgjatë kufirit verior të Ukrainës.

Javët e fundit forcat ruse kanë vënë në shënjestër intensivisht infrastrukturën ukrainase, si linjat e furnizimit me ujë dhe energji elektrike, duke shtuar vuajtjet e ukrainasve me fillimin e dimrit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përdori finalen e Kupës së Botës për të dënuar luftën.

“Ky Botëror vërtetoi shpesh se vende të ndryshme dhe kombësi të ndryshme mund të vendosin se kush është më i forti në një betejë të ndershme, por jo në lojën me zjarrin – në fushën e gjelbër të lojës, jo në fushën e kuqe të betejës,” tha zoti Zelenskyy në një video deklaratë publikuar disa orë përpara finales në Katar mes Argjentinës dhe Francës. /VOA

The post Rusia, sulme në qendër të Khersonit appeared first on Albeu.com.

Të moshuarit largohen nga Kherson mes bombardimeve të vazhdueshme ruse
Qindra ukrainas kanë nisur të largohen nga Kherson për t’iu shmangur sulmeve ruse vetëm disa javë pas çlirimit të rajonit jugor. Raportohet se një varg automjetesh i gjatë rreth gjysmë milje është krijuar në kufijtë e qytetit port teksa vazhdojnë bombardimet e forcave ruse.

Të moshuarit janë fotografuar duke u evakuuar nga një organizatë lokale nga qyteti jugor Kherson mes sulmeve ruse. Të tjerët që kanë vendosur të qëndrojnë prapa kanë marrë ushqime.

Forcat ruse goditën disa zona në Ukrainën lindore dhe jugore gjatë fundjavës, ndërsa ekuipazhet e shërbimeve vazhduan një përpjekje për të rikthyer energjinë dhe ujin e pijshëm pas sulmeve të forcave ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi ushtrinë ruse për shkatërrimin e qëllimshëm të infrastrukturës gjatë tërheqjes së tyre, duke përfshirë furnizimet me energji elektrike dhe ujë.

The post Të moshuarit largohen nga Kherson mes bombardimeve të vazhdueshme ruse appeared first on Albeu.com.

Sulm me raketa në Kherson, raportohet për viktima dhe të plagosur
Forcat ukrainase kanë raportuar për një tjetër sulm me raketa ditën e sotme në Kherson, sipas të dhënave nga policia në rajonin Kherson.

Shpërthimet e para u raportuan rreth orës 11:00. Bombat ruse goditën infrastrukturën civile.

“Janë dëgjuar sërish sulme në Kherson, dhe sërish në infrastrukturën civile. Ka civilë të plagosur dhe viktima,” tha nënkryetari i këshillit rajonal, Yuriy Sobolevsky, në një mesazh në Facebook.

The post Sulm me raketa në Kherson, raportohet për viktima dhe të plagosur appeared first on Albeu.com.

Ukraina në një udhëkryq: A do të tërhiqet Perëndimi pas rimarrjes së Khersonit?
Nga Lasha Tchantouridze “National Interest”

Çlirimi i Khersonit përfaqëson një sukses tjetër të madh për luftën e popullit ukrainas kundër forcave pushtuese ruse. Tërheqja e rusëve nga Kherson është pengesa më e rëndësishme e Moskës që nga dështimi i ngjashëm në Kharkiv.

Megjithatë, fitorja e Ukrainës mund të jetë një thikë me dy presa, pasi mund ta nxisë aleatin e saj më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara, të ushtrojë presion ndaj Kievit për të kërkuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Moskën. Nga këndvështrimi i Uashingtonit, ky opsion mund të duket i arsyeshëm, logjik dhe human.

Por në planin afatgjatë, ai nuk do të zhdukë kërcënimet e sigurisë ndaj Ukrainës dhe Evropës që burojnë nga Rusia. Nga ngrirja e konfliktit në Ukrainë mund të përfitojë Rusia dhe Perëndimi, por kjo lëvizje nuk do të zgjidhë problemet që kjo ka krijuar lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe midis Rusisë dhe Perëndimit, raporton albeu.com.

Problemi më i madh i ushtrisë ukrainase pas çlirimit të Khersonit, është kryerja e operacioneve tokësore gjatë sezonit të dimrit. Një sulm përtej lumit Dnipro në Ukrainën Jugore as që mund të diskutohet, pasi do të shkaktonte humbje në nivele të papranueshme.

Mundësia e vetme për operacione sulmuese, qoftë për ushtrinë ukrainase ashtu edhe atë ruse është në rajonin e Donetsk. Por sezoni i dimrit do t’i vështirësojë operacionet sulmuese, duke testuar qëndrueshmërinë e personelit dhe pajisjeve. Po ashtu, rritja e kostos së jetesës dhe kriza e furnizimit me energji, mund të pakësojë durimin e aleatëve evropianë.

Moska do të vazhdojë të shfrytëzojë pasiguritë dhe ankthet e evropianëve, duke iu referuar periodikisht armëve bërthamore dhe “bombave të pista”. Ndërkohë Kievi do të vazhdojë të sulmojë flotën ruse të Detit të Zi me flotën e re të dronëve lundrues. Ngrirja e konfliktit pas çlirimit të Khersonit, premton përfitime të prekshme për Moskën, sidomos nëse një armëpushim arrihet nën “realitetet e reja”.

Kremlini mund të pretendojë fitoren, duke këmbëngulur se shumica e “territoreve historike” të Rusisë janë rimarrë tashmë nga Ukraina. Ura tokësore nga Rusia në Krime, do të sigurojë sigurinë afatgjatë të Krimesë dhe Flotës së Detit të Zi. Moska mund ta përdorë një ndërprerje  shumëvjeçare të luftimeve për të rindërtuar forcat e saj tokësore, dhe për ta sulmuar sërish Ukrainën.

Ajo do të përpiqet të bëjë çdo gjë për të ndryshuar fatin e saj në këtë luftë, duke përfshirë zbatimin e versionit të saj të masave të “zbatimit të marrëvshjes paqes”. Kërcënimi i Perëndimit me armë bërthamore dhe “bomba të pista”, dhe goditjet aksidentale me raketa të vendeve anëtare të NATO-s janë tregues të masave të tilla.

Nga ana tjetër Ukraina, do të humbiste në rast se do të pranonte ngritjen e konfliktit dhe t’i lejonte forcat ruse të konsolidonin kontrollin mbi territorin e pushtuar. Sigurisht, paqja do të sjellë përfitimet e saj, duke e hequr presionin nga aleatët perëndimorë të Kievit dhe vetë populli ukrainas.

Por pas atij momenti, Kievi do ta kishte të pamundur të rifillonte luftën, nëse do të synonte të rimerrte territoret e humbura. Njëkohësisht, forcat e armatosura të Ukrainës duhet të kenë një gjendje gatishmërie të vazhdueshme për t’u mbrojtur kundër sulmeve të reja nga Rusia.

Po ashtu, Kievi druhet se mos e humbasë mbështetjen perëndimore për kauzën e tij. Me kontratat bujare të furnizimit me energji, Moska do të gjente aleatë të mundshëm në kryeqytetet evropiane, ashtu siç ka bërë më parë. Mbi të gjitha, frika më e madhe e Kievit është se një kandidat që është i gatshëm të bashkëpunojë me rusët, mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA pas 2 vitesh.

Fuqitë e mëdha shpesh bëjnë pazare dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, dhe “monedhat” e tregtisë së tyre janë pikërisht interesat kombëtare të fuqive më të vogla. Udhëheqësit ukrainas nuk duan shkëmbimin e interesave të vendit të tyre, raporton albeu.com.

Edhe politikë-bërësit në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, e kuptojnë se asgjë nuk mund të zgjidhet përfundimisht me një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë. Problemi do t’i kalonte administratës së ardhshme.

Përveç kësaj, edhe do të ishte e mundur nëse arritja e një paqeje afatgjatë midis Ukrainës dhe Rusisë, Moska ka disa konflikte të ngrira, të cilat mund t’i riaktivizojë kur të ndihet e sigurt se ushtria ruse mund të fitojë, ose se mund të arrijë avantazhe të ndjeshme si në Moldavi dhe Gjeorgji.

Po ashtu mund ta zhvendosë vëmendjen e saj në Karabak, dhe të nisë të përforcojë ushtrinë aleatit të saj Armenisë. Opozita bjelloruse është seriozisht e shqetësuar se me një armëpushim në Ukrainë, Rusia mund të rikthehet në veri dhe të aneksojë vendin e saj.

Rusia ka tashmë një prani të konsiderueshme ushtarake në Bjellorusi dhe udhëheqësi autokrat i vendit është praktikisht një kukull në duart e Moskës. Për më tepër, Rusia ka një kontigjent të konsiderueshëm ushtarak në Siri, ka ambicie ndaj Libisë, dhe po kryen operacione paraushtarake në vende të tjera afrikane.

Asgjë nuk e pengon Rusinë të gjenerojë konflikte të reja, sidomos nëse Kremlini beson se përmes tyre mund të dëmtojë interesat perëndimore. Për shembull, nëse një ushtri e rindërtuar ruse pushton Estoninë brenda disa viteve, shumica  e luftimeve do të duhej të kruheshin nga aleatët e Estonisë në NATO, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara.

Nga një këndvështrim politik, është një opsion shumë më i mirë për Shtetet e Bashkuara është që Rusia të mposhtet tërësisht në Ukrainë, në mënyrë që të mos jetë në gjendje të zhvillojë një luftë të tillë për të paktën një gjeneratë. Megjithatë, ka arsye të tjera se përse Uashingtoni mund të dëshirojë të sigurojë paqen.

Kërcënimet e përsëritura të Moskës për të përdorur armë bërthamore, e gjallërojnë ndjeshëm këtë argument. Nëse Ukraina dhe Rusia do të arrinin një kompromis, qoftë edhe për disa vite, kjo do të largonte kërcënimin e menjëhershëm të luftës bërthamore midis NATO-s dhe Rusisë.

Edhe pse SHBA-ja dhe Rusia do të përfitonin pra nga një armëpushim, një marrëveshje e shpejtë paqeje mund të jetë e vështirë që arrihet. Së pari, Ukraina nuk do të binte dakord, dhe fqinjët e saj të NATO-s (përveç Hungarisë) do të kundërshtonin me forcë.

Po ashtu, edhe Moska mund të mos jetë shumë e interesuar për arritjen e paqes, dhe të vendosë të luajë për të blerë kohë, duke e zgjatur sa më shumë ngërçin në fushën e betejës. Shpresa nuk është një strategji, por nëse diçka në Uashington ndryshon në favor të Rusisë, kjo do ta ndihmonte Kremlinin të arrinte objektivat e tij afatgjata.

Shënim: Lasha Tchantouridze, profesor dhe drejtor i programeve të diplomimit për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Noruçit, Angli.

/albeu.com

The post Ukraina në një udhëkryq: A do të tërhiqet Perëndimi pas rimarrjes së Khersonit? appeared first on Albeu.com.