KFOR Archives - Albeu.com

Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesen e EEAS-it, flasin për situatën e sigurisë në rajon
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me drejtoreshën e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor brenda Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Shutiakova.

Ky takim iu ka ofruar komandatit një mundësi për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon.

“Takimi i ofroi Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

The post Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesen e EEAS-it, flasin për situatën e sigurisë në rajon appeared first on Albeu.com.

Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një burrë nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në vend, si dhe të Policisë së Kosovës, gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit.

Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha më shumë hollësi për të dyshuarin, duke e identifikuar atë vetëm me inicialet S.R.

Ai u arrestua gjatë një aksioni mes prokurorëve dhe hetuesve policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar të mërkurën, sipas njoftimit.

“Në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Ai është ndaluar për 48 orë mbi dyshimet për veprat penale si, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Prokuroria tha se do të kërkojë nga gjykata në Prishtinë që i dyshuari të mbahet në paraburgim, teksa hetimet ndaj tij vazhdojnë.

Më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra të dyshuar për dhunën në Zveçan vitin e fundit. Deri tani, disa persona janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë.

Për dhunën në Zveçan, Kosova e ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se Qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”. NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës./REL

The post Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi i serbit nga xhandarmëria e Serbisë brenda territorit të Kosovës/ Reagon KFOR: Policia ka nisur hetimet, situata është e qetë në kufi
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se është dijeni rreth njoftimit të Policisë së Kosovës se një serb i Kosovës dyshohet të jetë plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria e Serbisë brenda territorit të Kosovës, mirëpo situata e sigurisë në vijën kufitare administrative është e qetë.

“Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, është thënë në përgjigjen e këtij misioni.

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar të hënën Serbinë për cenim të integritetit territorial të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, me inicialet M.V., dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe. Në anën tjetër, autoritetet në Serbi nuk janë deklaruar rreth këtij rasti.

Sipas njoftimit të Policisë, vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, qytet në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe.

Sipas këtij institucioni, Policia e Kosovës ka bashkëpunuar me misionin e NATO-s në Kosovë [KFOR] si përgjegjës për zonën/brezin kufitar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bota demokratike duhet të reagojë e t’i ndalë këto sulme të Serbisë.

Sipas saj, “kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se ky veprim është pjesë e politikave të Serbisë për frikësim dhe përndjekje ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook, dhe i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar të reagojë ndaj Serbisë dhe që këto veprime armiqësore të mos përsëriten.

Çfarë tha tjetër Policia?

Policia e Kosovës tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi. Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë e Mbrojtjes të Serbisë, por deri më tani nga këto institucione nuk janë përgjigjur. Përgjigje nuk kthyen as nga Qendra Klinike Universitare në Nish.

Informacionet e para lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar i pari i bëri publike avokati Ivan Niniq në Serbi. Ai shkroi në X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur rëndë gjatë të shtënave në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit dhe se mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Nish po tentojnë që t’ia shpëtojnë jetën.

Leposaviqi gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fushatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.

Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar. Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar./ REL

The post Rrëmbimi i serbit nga xhandarmëria e Serbisë brenda territorit të Kosovës/ Reagon KFOR: Policia ka nisur hetimet, situata është e qetë në kufi appeared first on Albeu.com.

Begaj pret Komandantin e KFOR: Mision i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon
Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim Komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Kreu i Shtetit i përcolli Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Ulutaş vlerësimin për marrjen e drejtimit të këtij misioni nga ana e Turqisë për herë të dytë, si dhe shprehu mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin e Turqisë me trupa në misionin KFOR Kosovë.

Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës theksoi se KFOR-i është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Në këtë aspekt, Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, duke e cilësuar si faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Gjithashtu, Presidenti Begaj inkurajoi bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, veçanërisht me Forcën e Sigurisë së Kosovës për zhvillimin, modernizimin dhe transformimin e saj në përputhje me standardet e NATO-s

Gjatë takimit u vlerësua angazhimi i KFOR-it për garantimin e një situate të qetë sigurie dhe lirinë e lëvizjes, sidomos në veri të Kosovës.

Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj misionit të KFOR.

The post Begaj pret Komandantin e KFOR: Mision i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon appeared first on Albeu.com.

Komandanti i KFOR në Kosovë: Situata është e qëndrueshme, por ka rrezik përshkallëzimi
Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjenerallejtënant Enrico Barduani ka deklaruar se situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet me rreziqe të eskalimit të menjëhershëm, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura.

Barduani i bëri këto komente gjatë raportimit të shkurtër për përfundimin e misionit para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, të dyja në formatin e KFOR-it, në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

Gjenerallejtënant Barduani ndau vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë, si dhe informacionet më të fundit mbi aktivitetet e KFOR-it dhe drejtimin e përgjithshëm të misionit.

Ai theksoi se situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet e nënshtruar ndaj rreziqeve të eskalimit të menjëhershëm, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura.

Barduani ka shtuar se pavarësisht sfidave në terren, KFOR ka ndihmuar për të mbajtur stabilitetin dhe për të shmangur situatat që mund të kishin çuar në incidente ose shpërthime të paqëndrueshmërisë, dhe duke kontribuar “në ruajtjen e një kornize sigurie që mund të mbështesë përpjekjet diplomatike të rëndësishme në vazhdim”.

Ai shtoi forcimin e misionit të KFOR-it, “përfshirë përmes vendosjes së përkohshme të forcave rezervë”, mbajtjen e “një posture fleksibel dhe të shkathtë në terren, përmes patrullimeve të rregullta, angazhimeve me komunitetet lokale dhe aktiviteteve trajnimi”, dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët kryesorë komunitetin ndërkombëtar, organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura Serbe.

Duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe KFOR-it ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Gjenerallejtënant Barduani vuri në dukje se: “KFOR ka treguar edhe një herë se është i gatshëm dhe i aftë të luajë rolin e tij dhe të përshtatë sipas nevojës, pasi rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake por është politike.

Në Bruksel, Barduani gjithashtu u takua me kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian (CEUMC), Gjeneral Sean Clancy, me të cilin mori në shqyrtim fushat e ndryshme të bashkëpunimit të KFOR-it me EULEX-in dhe me Operacionin Althea EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë.

The post Komandanti i KFOR në Kosovë: Situata është e qëndrueshme, por ka rrezik përshkallëzimi appeared first on Albeu.com.

Zyra e BE-së i druhet një situate kritike në Kosovë, marrëveshje me KFOR për asistencë në rast evakuimi
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav. Të dy ata, siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike.

Në njoftim shtohet edhe se përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi, formalizohen procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin.

Postimi i KFOR:

Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë (EUOK) dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Sh.T. Aivo Orav, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MM) që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike.

Përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi, KFOR dhe EUOK formalizojnë procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin, duke i mundësuar të dy misioneve të përgjigjen në mënyrë efikase dhe kohezive brenda mandateve të tyre përkatëse.

Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku në mënyrë proaktive, duke përforcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në rrethana sfiduese në terren.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

The post Zyra e BE-së i druhet një situate kritike në Kosovë, marrëveshje me KFOR për asistencë në rast evakuimi appeared first on Albeu.com.

Për herë të dytë Turqia do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë
Turqia do ta merr për herë të dytë detyrën e Komandës së KFOR-it në tetor 2025, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes turke në një postim në rrjetin social X.

Ministria turke ka bërë të ditur kjo do të jetë hera e dytë që Turqia e merr këtë detyrë, pas 2023-2024, me mandat njëvjeçar.

“Vendi ynë, i cili e kreu me sukses detyrën si komandant i Forcës së Paqes të Kosovës (KFOR) në periudhën tetor 2023-2024, do ta merr këtë detyrë për herë të dytë për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga tetori i vitit 2025.

Vendi ynë, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm dhe vendimtar për sigurinë e NATO-s dhe rajonit euroatlantik, si në të kaluarën, sot dhe në të ardhmen, do ta kryejë detyrën që do të marrë komandën, siç ka bërë më parë, në përputhje me vendimet e NATO-s, me paanshmërinë dhe transparencën e plotë që kërkon përgjegjësia ndërkombëtare.

Përzgjedhja e personelit tonë për këtë rol kritik është një tregues i rëndësishëm i rolit efektiv të Turqisë në NATO dhe kontributit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e aleancës.

Si një aleat i fortë dhe i besueshëm i NATO-s, vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë e aleancës”, thuhet në X.

KFOR-i aktualisht udhëhiqet nga italiani Enrico Barduani qe nga tetori 2024 si komandanti i 29-të i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

The post Për herë të dytë Turqia do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për koordinimin e aktiviteteve për vizitën e sekretarit të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme bnë Presidencë komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajo Enrico Barduani. Osmani gjatë takimit është shprehur se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

Presidentja Osmani po ashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët. Në takim është diskutuar edhe për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë.

The post Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për koordinimin e aktiviteteve për vizitën e sekretarit të NATO-s appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj vizitë në komandën e misionit të NATO-s, KFOR, në Prishtinë
Ditën e sotme, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë pamjë nga vizita e tij në komandën e misionit të NATO-s, KFOR, Prishtinë.

Presidenti Begaj, u takua me komandantin e këtij misioni, Gjeneral Major Enrico Barduanin, si dhe efektivët shqiptarë që shërbejnë aty.

Gjithashtu, në e fjalën e tij kreu i Shtetit, theksoi domosdoshmërinë e pranisë së KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

NJOFTIM PËR SHTYP

Prishtinë, më 18 shkurt 2025

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në komandën e misionit të NATO-s, KFOR, Prishtinë

Gjatë një vizite që zhvilloi në komandën e KFOR-it në Prishtinë, Presidenti Begaj u takua me komandantin e këtij misioni, Gjeneral Major Enrico Barduanin, dhe efektivët shqiptarë që shërbejnë aty.

Me komandantin e KFOR-it, Presidenti Begaj diskutoi mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Kosova në kontekstin e zhvillimeve, sidomos në Veri të vendit dhe në të gjithë rajonin. Presidenti i Republikës i shprehu Gjeneral Major Barduanit mirënjohje për kontributin dhe, gjithashtu, i përcolli falënderimet për vendin e tij, Italinë, e cila ka numrin më të madh të trupave në Kosovë.

Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e pranisë së KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ndërsa vlerësoi rolin kyç që ky mision ka luajtur deri tani jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin në Ballkan.

Presidenti Begaj i shprehu komandantit të KFOR-it, Gjeneral Majorit Enrico Barduani, mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe misionit të KFOR-it, të cilin e cilësoi si “histori suksesi”, si edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme.

Shqipëria ka në shërbim të KFOR-it numrin më të madh të efektivëve që marrin pjesë në misionet ndërkombëtare jashtë vendit. Gjatë takimit me ushtarakët shqiptarë, Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e tyre për një shërbim të cilin e çmon me rendësi të madhe kombëtare pasi, siç u shpreh, krahas kontributit në NATO, për paqen dhe sigurinë, pjesëmarrja e tyre në KFOR i shërben paqes, sigurisë dhe mirëqenies së Kosovës, e cila është prioriteti ynë.

Presidenti Begaj vlerësoi se përmirësimet ligjore dëshmojnë për vëmendjen dhe mbështetjen në rritje të institucioneve ndaj Forcave të Armatosura.

“Ju përfaqësoni pjesën më të mirë të shtetit shqiptar, sepse na bëni krenar me veprimtarinë, angazhimin, ndjenjën e përgjegjësisë, kontributin tuaj”, – vlerësoi Presidenti Begaj në këtë takim ku shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtënant Arben Kingji, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Petrit Malaj.

The post Presidenti Begaj vizitë në komandën e misionit të NATO-s, KFOR, në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq
Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj serbit Marko Dantiq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023.

Prokuroria ka rekomanduar qe të njëjtit për dy vepra penale t’i shqiptohet dënim prej dy vitesh burgim efektiv dhe gjashtë muaj të cilat mund të zëvendësohen me nëntë mijë euro gjobë.

Në seancë gjyqësore, gjyqtari Valon Kurtaj tha se është arritur një marrëveshje mes prokurorisë dhe të pandehurit për pranimin e fajësisë për dy vepra penale.

“A është bërë me vullnetin tuaj ky pranim i fajësisë? Mos rastësisht ju ka bërë dikush ndonjë premtim, ose presion, ose shtytje që të ju bind për të pranuar fajësinë?

Mantiq: Jo, jo.

Gjyqtari: nëse deklaroheni se e pranoni marrëveshjen për pranimin e fajësisë, a mund të tërhiqeni nga marrëveshja?

Ju jeni i akuzuar me aktin akuzues për dy vepra penale, për veprën penale për sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në veprën penale, a jeni i njoftuar pse jeni i akuzuar?

Mantiq: Po.

Gjyqtari: Si deklaroheni sa i përket këtyre dy veprave penale?

Mantiq: deklarohem njëjtë si në marrëveshje”, kanë thënë ata.

Prokurori special, Bekim Kodraliu tha se me të pandehurin dhe me prezencën e avokatit të tij kanë arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Për dy vepra penale, ai i ka rekomanduar gjykatës dy vjet burgim dhe gjashtë muaj burgim apo 9 mijë euro gjobë.

“I pandehuri në këtë marrëveshje ka hyrë me vullnet të lirë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me avokatin e tij kemi arritur marrëveshjen për pranimin fajësisë për këto dy vepra penale, e që për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar e kryer në bashkëkryerje’ kemi rekomanduar që t’i shqiptohet dënim me burg efektiv prej dy vitesh ku në kuadër të këtij dënimi do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit nga data 15.11.2024. Ndërsa për veprën tjetër penale për pjesëmarrje në turmë është kryer vepër penale dhe huliganizëm, t’i shqiptohet dënim me burg prej gjashtë muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë me shumën prej 9 mijë euro”, tha prokurori special.

Gjyqtari Valon Kurtaj tha se kjo marrëveshje aprovohet, e po ashtu edhe dënimi i të akuzuarit.

Palët janë pajtuar që i dënuari për veprën penale për “pjesëmarrjen në turmë dhe huliganizëm” ta paguajë gjobën prej nëntë mijë euro.

Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, kishin mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

NATO kishte dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e 25 ushtarëve.

The post Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq appeared first on Albeu.com.