Kf vllaznia Archives - Albeu.com
Malisheva shënon pesë herë ndaj Vllaznisë dhe siguron raundin e dytë
Malisheva ka arritur një sukses historik në garat evropiane, pasi u kualifikua për herë të parë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Ekipi kosovar triumfoi me rezultat të thellë 5-0 ndaj Vllaznisë së Shkodrës në ndeshjen e kthimit të raundit të parë, e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Pavarësisht se ishte mposhtur 2-1 në përballjen e parë, Malisheva e përmbysi epërsinë e kundërshtarit dhe e mbylli çiftin me rezultatin e përgjithshëm 6-2.
Skuadra vendase e mori kontrollin e ndeshjes që në fillim, duke prodhuar disa mundësi për gol. Rrjeta e parë u realizua në minutën e 34-të, kur Kreshnik Uka shënoi për avantazhin 1-0.
Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e dytë shtesë, Xhemal Ibishi dyfishoi epërsinë e Malishevës. Kështu, ekipet u drejtuan drejt pushimit me rezultatin 2-0.
https://x.com/FootballKosovo/status/2077408953957331148
Pas rikthimit në fushë, Malisheva vazhdoi me të njëjtin ritëm. Në minutën e 52-të, Kreshnik Uka gjeti për herë të dytë golin në këtë takim, duke e ngritur rezultatin në 3-0.
https://x.com/FootballKosovo/status/2077412216744165531
Pesë minuta më vonë, në minutën e 57-të, Arlind Veliu realizoi golin e katërt për vendasit, duke e bërë edhe më të qartë fatin e kësaj sfide.
https://x.com/FootballKosovo/status/2077418559752302633
Goli i pestë erdhi në kohën shtesë, me Krenar Dulajn që vulosi fitoren e thellë 5-0.
https://x.com/FootballKosovo/status/2077419886800708045
Ky triumf i mundësoi Malishevës eliminimin e Vllaznisë me rezultatin e përgjithshëm 6-2 dhe kalimin e parë historik në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, një arritje e rëndësishme për klubin dhe futbollin kosovar.
https://x.com/FootballKosovo/status/2077427969899864537
</body></html>
The post Malisheva shënon pesë herë ndaj Vllaznisë dhe siguron raundin e dytë appeared first on Albeu.com.
Vllaznia dhe Malisheva zbulojnë 11-shet titullare për sfidën shqiptare në Ligën e Konferencës
<html><head></head><body>
Mbrëmjen e sotme, të enjten, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës luhet një duel mes dy ekipeve shqiptare.
Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia e Shkodrës pret Malishevën, në një ndeshje që nis në ora 20:00.
Tashmë, të dy trajnerët kanë bërë publike rreshtimet zyrtare për këtë përballje.
Skuadra e Malishevës do të paraqitet me skemën 3-4-1-2, ndërsa në repartin ofensiv nga minuta e parë aktivizohet afrimi i ri, Kreshnik Uka.
Nga krahu tjetër, Vllaznia është vendosur në fushë me modul 4-3-3.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Celikovic, Pusi, Musta, Qato, Dros, Murataj, Ara, Balaj, Toma
Malisheva: Avdyli, Skovgaard, Kryeziu, Vitija, Veliu, Ferati, Nafiu, Pira, Xhylani, Ibishi, Uka.
</body></html>
The post Vllaznia dhe Malisheva zbulojnë 11-shet titullare për sfidën shqiptare në Ligën e Konferencës appeared first on Albeu.com.