Kevin McCarthy Archives - Albeu.com

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro shkarkimit të kryetarit Kevin McCarthy
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi për shkarkimin e kryetarit të saj, Kevin McCarthy. Është hera e parë në historinë e vendit që shkarkohet kreu i Dhomës së Përfaqësuesve.

216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër.

Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane të zotit McCarthy.

Zoti Gaetz, një republikan i vijës së ashpër, e kishte akuzuar zotin McCarthy se nuk kishte bërë sa ç’duhej për të shkurtuar shpenzimet federale.

Për shkak të epërsisë së lehtë republikane ndaj demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, mjaftonte vota kundër e vetëm një numri të vogël republikanësh, së bashku me ato të demokratëve për të shkarkuar zotin McCarthy.

Shumica e republikanëve votuan për të mbajtur McCarthy në detyrë.

“Mendohuni mirë përpara se të na zhytni në kaos, sepse ai do të jetë rezultati nëse e lëmë atë post të zbrazët”, i paralajmëroi ligjvënësi Tom Cole kolegët e tij republikanë në debatin në sallën e Kongresit të martën.

Zoti Gaetz u kundërpërgjigj:

“Unë nuk mendoj se votimi kundër Kevin McCarthy-t është kaos. Mendoj se 33 trilionë dollarë borxh është kaos. Mendoj se përballja me një deficit vjetor prej 2.2 trilion dollarësh është kaos”.

Disa republikanë kishin shprehur gjithashtu pakënaqësinë në lidhje me një marrëveshje që zoti McCarthy kishte arritur me Presidentin Joe Biden në fillim të këtij viti për të kufizuar nivelet e shpenzimeve në këmbim të rritjes së tavanit të borxhit.

“Shumë prej nesh i ishin lutur në mënyrë të përsëritur kryetarit, që të përdorte kërkesën për ngritjen e tavanit të borxhit për të nxitur shkurtimet e shpenzimeve dhe reformat. Përkundrazi, ai negocioi një rritje të pakufizuar të tavanit të borxhit,” tha ligjvënësi republikan Bob Good në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve të martën, duke u kërkuar kolegëve të tij të votonin për shkarkimin e zotit McCarthy.

Është hera e parë në Shtetet e Bashkuara që një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve shkarkohet nga posti.

“Po të numëroja se sa herë dikush ka dashur të më shkarkojë, do isha larguar shumë kohë më parë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve të martën në mëngjes.

Ashtu si në negociatat e fundit për shmangien e një mbylljeje të qeverisë federale, epërsia e lehtë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve nënkuptonte se demokratët i kishin numrat për të ndikuar në votën për zotin McCarthy.

Në një letër drejtuar demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve të martën në mëngjes, udhëheqësi i demokratëve Hakeem Jeffries i kërkoi grupit të tij të votonte për të hequr McCarthy nga detyra.

“Demokratët e Dhomës mbeten të gatshëm të gjejnë gjuhën e përbashkët. Fatkeqësisht, kolegët tanë ekstremë republikanë nuk kanë treguar gatishmëri për të bërë të njëjtën gjë. Tani është përgjegjësi e anëtarëve Partisë Republikane që t’i japin fund Luftës Civile mes republikanëve në Dhomës së Përfaqësuesve,” shprehej zoti Jeffries.

Vota për shkarkimin e zotit McCarthy kërkonte një shumicë të thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh. Republikanët kontrollojnë dhomën me një shumicë 221-212 ndaj demokratëve të opozitës.

Shkarkimi i zotit McCarthy nga posti i kryetarit në thelb paralizon aktivitetin legjislativ në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa ajo përballet me një tjetër afat për mbylljen e qeverisë më 17 nëntor nëse Kongresi nuk voton për zgjatjet e afatit.

Shtëpia e Bardhë tha se shpreson që Dhoma të lëvizë me shpejtësi për të zgjedhur kryetarin e ri, në një post që është i dyti në radhë në hierarkinë politike në Shtetet e Bashkuara pas atij të presidentit dhe nënpresidentit.

The post Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro shkarkimit të kryetarit Kevin McCarthy appeared first on Albeu.com.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë për rritjen e tavanit të borxhit
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha të martën pas takimit me Presidentin Joe Biden dhe udhëheqës të Kongresit, se ai “nuk vuri re ndonjë lëvizje të re” drejt dhënies fund të një ngërçi disamujor mbi rritjen e kufirit të huamarrjes dhe shmangien e dështimit të mundshëm të pagesës së huave.

Presidenti Biden zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, udhëheqësin e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries, udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës republikane, senatorin Mitch McConnell.

Sfida e tyre fillestare ishte pajtimi se për çfarë do të bisedonin ndërsa takimi zgjati pak më shumë se 60 minuta.

Ndërsa afron 1 qershori dhe qeveria rrezikon të dështojë në përmbushjen e detyrimeve financiare, çka do të shkaktonte një kaos ekonomik, republikanët shkuan në Shtëpinë e Bardhë me shpresën për të negociuar shkurtime të mëdha të shpenzimeve federale në këmbim të rritjes së tavanit të huamarrjes.

“I bëra presidentit këtë pyetje të thjeshtë, a beson ai se ka ndonjë hapësirë ku mund të gjejmë kursime”, u tha zoti McCarthy gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Gjithçka që po kërkoj është që të shpenzojmë të njëjtën shumë parashë që kemi shpenzuar pesë muaj më parë”.

Nga ana tjetër, Presidenti Biden përforcoi kundërshtimin e tij për të lejuar që besimi dhe aftësia e vendit për të marrë kredi, të mbahen “peng” i negociatave. Zoti Biden pohoi gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime për buxhetin vetëm pasi falimentimi të mos jetë më kërcënim.

Duke folur me shtypin para fillimit të takimit, Presidenti Biden u tha gazetarëve: “Ne do të fillojmë, do të zgjidhim të gjitha problemet e botës”.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se, “Shtetet e Bashkuara nuk do të dështojnë (të paguajnë borxhet). Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë kurrë”. Kryetari i Dhomës së Përfaqësueve, republikani Kevin McCarthy tha: “Kam bërë gjithçka në fuqinë time për t’u siguruar që nuk do të dështojmë”.

Zoti McCarthy tha se Presidenti Biden kishte udhëzuar ekipin e tij për të vazhduar diskutimet dhe se udhëheqësit do të mblidheshin përsëri të premten.

Përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë, si zoti McCarthy ashtu edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, këmbëngulën se ishte e thjeshtë të shmangej dështimi, nëse njëra palë do të hiqte dorë nga kërkesat.

Hendeku mes qëndrimeve të kundërta po nxit pasiguri që po trondisin tregjet financiare. Takimi u caktua të fillonte pas mbylljes së tregjeve financiare në Shtetet e Bashkuara të martën.

Zoti McCarthy tha të martën se duhet të arrihet një marrëveshje deri javën tjetër që Uashingtoni të mund të përmbushë afatin e 1 qershorit. Ai tha se nuk shikon asnjë arsye pse të dyja palët të mos arrijnë një marrëveshje të shpejtë lidhur me propozimet e republikanëve për shkurtimin e shpenzimeve federale në këmbim të rritjes së kufirit të huamarrjes.

“Unë nuk mendoj se është aq e vështirë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve.

Por zoti Biden dhe demokratët janë kundër. Presidenti këmbëngul se rritja e kufirit të borxhit është e panegociueshme, duke thënë se shkurtimi i shpenzimeve duhet trajtuar veçmas si pjesë e procesit të buxhetit vjetor.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan së fundmi një projekt-ligj gjithëpërfshirës për të ulur shpenzimet, një ofertë hapëse në negociata. Por ky legjislacion nuk ka asnjë shans të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar me veto.

Dështimi për të paguar faturat, thonë zyrtarët, do të destabilizonte tregjet globale dhe ta çonte vendin drejt një rënie ekonomike me pasoja katastofike./voa

The post Takimi në Shtëpinë e Bardhë për rritjen e tavanit të borxhit appeared first on Albeu.com.

Kaos në radhët e republikanëve, Dhoma e Përfaqësuesve sërish dështon të zgjedhë kryetarin e ri
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e dytë nuk kanë arritur të zgjedhin Kevin McCarthy në postin e kryetarit.

Në votimet që u mbajtën të mërkurën McCarthy nuk hoqi dorë nga gara, por dështoi që të zgjidhej në rundin e katërt, të pestë dhe të gjashtë. Republikanët dhe demokratët nuk arritën as të pajtoheshin që të shtynin votimin për një natë tjetër, duke shkaktuar konfuzion.

Po ashtu, as të martën republikanët nuk arritën që në tri rundet e para të zgjidhnin kryetarin e ri, edhe pse ata kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ende nuk ka marrëveshje”, tha McCarthy teksa u largua nga një takim me republikanët. “Por, ka shumë përparim”, shtoi ai.

Megjithatë, gjatë votimeve nuk u panë shenja të përparimit. Gjatë rundeve të votimit, rezultati ishte pothuajse i njëjtë, me 20 ligjvënës konservatorë që refuzuan ta mbështesin McCarthyn. Atij i duhen 2018 vota për t’u zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë votimeve të mërkurën mbrëma, mbështetja për McCarthyn ra në 201 vota, pasi disa republikanë zgjodhën që të mos votonin për të.

Duke parë se nuk kanë marrëveshje, republikanët votuan që ta shtynin sërish për disa orë votimin teksa po tentojnë që të arrijnë ujdi për t’i dhënë fund kaosit të shkaktuar në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata dëshironin që të ktheheshin sërish për të votuar, por McCarthy kërkoi pushim deri të enjten.

“Mendoj se njerëzit duhet të punojnë edhe më pak. Nuk mendoj se votimet sonte do të bëjnë ndonjë dallim. Por, votimet në të ardhmen munden”, tha ai.

McCarthy, republikan nga Kalifornia, luftoi që të siguronte mbështetjen përmes takimeve të mbyllura me ligjvënësit republikanë.

Zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve është kyçe, pasi pa u zgjedhur ai nuk mund të betohen anëtarët e rinj të Dhomës, të formohen komitete, të çohen përpara ligje e as të hetohet administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri duhen 218 vota nga 435 ligjvënës sa ka Dhoma.

McCarthy u bë kandidati i parë në 100 vjet që nuk arriti të zgjidhet kryetar i Dhomës në votimin e parë, pavarësisht se partia e tij ka shumicën.

Gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, republikanët fituan një shumicë të ngushtë në Dhomë, 222-212.

Presidenti amerikan, Joe Biden, teksa po nisej për një ngjarje në Kentuki, tha se “e gjithë bota po shikon” se çfarë po ndodh në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Mendoj se është e turpshme që po zgjat kaq shumë”, tha Biden. “Nuk e kam idenë” se kush do të fitojë, shtoi presidenti amerikan.

McCarthy për dy muaj të tërë ka negociuar me disa përfaqësues republikanë për të marrë mbështetjen e tyre. Ata i kanë paraqitur kërkesat e tyre në këmbim të votave, por McCarthy i ka refuzuar ato.

“Në dy muajt e fundit ne kemi punuar së bashku për të zhvilluar rregulla që fuqizojnë të gjithë anëtarët, por ne nuk fuqizojmë anëtarë të caktuar mbi të tjerët”, u tha McCarthy gazetarëve të martën.

Hera e fundit që Dhoma e Përfaqësuesve nuk zgjodhi kryetarin në votimin e parë ishte viti 1923, kur votimet zgjatën në nëntë runde votimi. Edhe atëbotë republikanët kishin shumicën në Dhomë./rel

The post Kaos në radhët e republikanëve, Dhoma e Përfaqësuesve sërish dështon të zgjedhë kryetarin e ri appeared first on Albeu.com.

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA në kaos pasi Kevin McCarthy nuk zgjidhet kryetar
Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të zgjedhë Kryetarin e saj, ndërsa një grup ligjvënësish konservatorë vazhduan të votojnë kundër kandidaturës së kolegut të tyre republikan Kevin McCarthy për të marrë drejtimin e sesionit të 118-të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Kjo ishte hera e parë në 100 vjet, që asnjë kandidat republikan apo demokrat nuk u zgjodh që në raundin e parë të votimit në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka 435 anëtarë.

Zoti McCarthy nuk arriti të zgjidhet kryetar pas tre raundesh votimi. 20 kolegë republikanë e kundërshtuan kandidaturën e tij në raundin e fundit. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të vazhdojë mesditën e së mërkurës me një raund të katërt votimi, por nuk ishte e qartë nëse do të ndryshonin qëndrim disa nga kundërshtarët e zotit McCarthy, apo nëse mund të shfaqeshin edhe kandidatë të rinj.

Republikanët do të kenë një shumicë të ngushtë 222-212 në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa një vend është momentalisht vakant. Për rrjedhojë, zotit McCarthy, i cili shërben prej 16 vitesh si ligjvënës nga Kalifornia, do t’i duhet të sigurojë të paktën 218 vota për t’u bërë kryetar. Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ai do të bëhej edhe zyrtari i dytë në radhën e hierarkisë për marrjen e detyrës së presidentit amerikan.

Megjithatë, 19 republikanë, shumë prej të cilëve patën shprehur gjatë javëve të fundit pikëpamjen se zoti McCarthy nuk ishte mjaftueshëm konservator për të udhëhequr ligjvënësit republikanë, votuan për ligjvënës të tjerë republikanë gjatë raundit të parë të votimit, si për ligjëvënësit Andy Biggs nga Arizona dhe Jim Jordan nga Ohajo, dy kundërshtarë të zëshëm të Presidentit demokrat Joe Biden.

Në raundin e tretë të votimit, 20 disidentë republikanë votuan për zotin Jordan, megjithëse ai vetë propozoi kandidaturën e zotit McCarthy për drejtues të shumicës republikane gjatë sesionit të ri dyvjeçar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, mori votat e të gjithë 212 ligjvënësve demokratë, dhe kryesoi kështu në votime, megjithëse ai nuk ka ndonjë shans për të fituar, pasi asnjë ligjvënës republikan nuk ka në plan të votojë për të. Në votimin më të fundit, 202 republikanë votuan për zotin McCarthy, pra 16 më pak nga 218 votat që i nevojiten.

57-vjeçari McCarthy, që është vetë një konservator i vendosur, është përpjekur prej vitesh të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Gjatë javëve të fundit, ai u takua në mënyrë të përsëritur me kundërshtarët e tij republikanë, për të siguruar mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij për kryetar.

Demokratët, të cilët ruajtën 50 me 50 balancën e përfaqësimit në Senat gjatë dy viteve të fundit, fituan avantazhin në zgjedhjet mbarëkombëtare për Kongresin dy muaj më parë, duke siguruar një shumicë 50 me 49 në Senat, megjithëse ish-Senatorja demokrate Kyrsten Sinema njoftoi se do të ishte tashmë e pavarur, por se nuk do të ndryshonte filozofinë e saj të votimit. Ajo ka votuar zakonisht sipas mënyrës së votimit të ligjvënësve demokratë dhe në mbështetje të Presidentit Biden.

Zoti McCarthy fitoi 188 vota në grupin e ligjvënësve republikanë në muajin nëntor, dhe që nga ajo kohë ka siguruar më shumë mbështetje për përpjekjen e tij për të arritur shumicën prej 218 votash për t’u bërë kryetar, siç u tregua edhe me rezultatin prej 203 votash që mori në favor të tij gjatë dy raundeve të së martës.

Por, një grup më i djathtë në radhët e ligjvënësve republikanë kundërshton kandidaturën e zotit McCarthy për kryetar, pasi thonë se ai nuk i është përkushtuar sa ç’duhet kauzës konservatore dhe pasi përfaqëson atë që e konsiderojnë si drejtim të dështuar republikan, me një president demokrat në Shtëpinë e Bardhë që nxit miratimin e politikave progresiste sociale dhe planeve për shpenzime buxhetore që kundërshtohen nga shumica e republikanëve.

Përzgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve ndodh përpara se ligjvënësit të kenë bërë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar. Gjatë procesit, ligjvënësit thërrasin nga salla ku janë mbledhur për plenaren, emrin e preferuar për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve. E njëjta pamje pritet të paraqitet edhe gjatë raundit të katërt të votimit, madje ndoshta edhe më pas.

Zoti McCarthy ofroi që të ndryshojë rregullat qeverisëse të Dhomës së Përfaqësuesve, si p.sh. lejimin e një votimi të befasishëm për të shpallur vakant postin e kryetarit dhe përzgjedhjen kështu të një personi tjetër, në rast se nuk kishte dakortësi për qëndrimet e tij politike apo për mënyrën se si grupi i ligjvënësve të partisë së tij do të bënte hetimet e premtuara ndaj Presidentit Biden dhe administratës së tij.

Por, ndërsa vazhdonte procesi i gjatë i thirrjes së emrave të ligjvënësve për të votuar, u bë e qartë se zoti McCarthy nuk kishte votat e mjaftueshme për të fituar shumicën.

Kushdo qoftë ligjvënësi që republikanët do të zgjedhin për kryetar, qoftë zotin McCarthy apo dikë tjetër, ai do të zëvendësojë Kryetaren demokrate në largim, Nancy Pelosi, e cila vazhdon të jetë ligjvënëse dhe votoi në favor të zotit Jeffries./voa

The post Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA në kaos pasi Kevin McCarthy nuk zgjidhet kryetar appeared first on Albeu.com.