Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Archives - Albeu.com

Chollet: Një krizë në Kosovë do të pengonte bashkëpunimin SHBA-Serbi
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se një krizë e mundshme në Kosovë mund të pengojë bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Në një diskutim me gazetarë në Beograd, Chollet u pyet për marrëdhëniet SHBA-Serbi, për të cilat ai tha se janë “të forta dhe strategjike”, por që mund të pengohen, nëse nuk zgjidhen çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Frikësohem se përderisa çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur, në veçanti nëse situata do të sillte në ndonjë krizë, siç po frikësoheshim që po afrohej disa javë më parë, kjo do të pengonte një bashkëpunim më të thellë mes nesh. Nuk duam ta shohim këtë”, tha ai.

Në javët e fundit, në Kosovë ka pasur tensione të vazhdueshme në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi u barrikaduan për 20 ditë.

“Duam të dalim nga cikli i krizave në të cilën kemi qenë shumë gjatë. Duam të angazhohemi në dialog dhe mbështesim dialogun (mes Kosovës dhe Serbisë)”, tha Chollet, i cili në dy ditët e fundit ka zhvilluar vizita në Prishtinë dhe Beograd.

Chollet ka përsëritur qëndrimin e tij që e kishte shprehur në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më herët gjatë ditës. Zyrtari i lartë amerikan tha se duhet angazhim për dialog, të bazuar në propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, i njohur ndryshe edhe si propozimi evropian.

Më 11 dhjetor, Radio Evropa e Lirë raportoi se në planin evropian nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentin të cilin e kishte siguruar REL-i thuhej se elementet kyçe të këtij propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë: respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Mes tjerash, Chollet gjithashtu ritheksoi qëndrimin se Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit nga gazetarët u pyet edhe në lidhje me faktin se Serbia nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022.

“Kjo është e vështirë për shtetet, e kuptojmë këtë. Besojmë që është çështje praktike që Serbia të përmbushë fatin e saj evropian. Përderisa po qëndron jashtë konsensusit për sanksione ndaj Rusisë, është e vështirë të shihet se do të shkojë përpara ky proces”, tha Chollet.

Chollet gjithashtu ka folur në lidhje me prezencën e grupit mercenar rus ‘Wagner’ në Ballkan.

“Ne kemi ngritur shqetësimet për grupin Wagner. Kemi parë se grupi Wagner duan të rekrutojnë ushtarë nga Serbia dhe vende tjera dhe ne mendojmë që kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë”, tha ai.

Kosova dhe Serbia dialogojnë me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Procesi është thënë se synon të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Prishtina kërkon që marrëveshja të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar saktësisht se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia ka tri vija të kuqe sa i përket Kosovës: çdo marrëveshje e arritur duhet të zbatohet, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe garantimi i sigurisë së serbëve që jetojnë në Kosovë./rel

The post Chollet: Një krizë në Kosovë do të pengonte bashkëpunimin SHBA-Serbi appeared first on Albeu.com.

Zyrtari i DASH: Kosova ta formojë Asociacionin
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Kështu tha ai gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”.

Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më është mjeti më i mirë për Kosovën për ta siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.

Para takimit me gazetarë, Chollet takoi liderët institucional dhe të partive politike opzitare në Kosovë.

Procesi i dialogut, plani evropian dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin ndër temat e diskutimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Cholletit.

Kështu u tha në njoftimin për media të 11 janarit të Zyrës së Kryeministrit.

“U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Para Kurtit, Chollet, i cili më 11 janar nisi vizitën në Kosovë, takoi presidenten Vjosa Osmani.

Në takim, presidentja Osmani, sipas një njoftimi për media, tha se angazhimi i shtuar i SHBA-së në dialogun me Serbinë është “vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Kosovës”.

Ajo përsëriti qëndrimin se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë.

“Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-në, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha Osmani.

Chollet dhe Osmani, sipas Presidencës kosovare, biseduan edhe për zhvillimet në rajon dhe botë dhe ajo tha se me mbështetjen e Rusisë, “Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon”.

Zyrtari amerikan takoi edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. Në rrjetin social në Facebook, nënkryetar i kësaj partie, Dalibor Jevtiq, tha se në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Këshilltari i DASH-it, në takimin me Osmanin dhe Kurtin, ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Chollet më herët gjatë 11 janarit qëndroi edhe në Shkup, teksa pas Prishtinës do të niset drejt Beogradi.

Para nisjes së vizitës në Kosovë, DASH tha se ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

Njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë se vizita e zyrtarit të lartë amerikan është e rëndësishme, sa i përket dinamizimit të procesit të dialogut.

“Është e qartë se kërkesa kryesore e Chollet do të jetë angazhimi më i madh, më energjik, më i mirëfilltë, më kualitativ i Qeverisë së Kosovës në dialog sepse edhe investimet madhore amerikane në Ballkan janë të drejtuar në arritjen e marrëveshjes finale dhe gjetjen e një zgjidhjeje për krijimin e një etape të re historike”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Sa i përket Serbisë, Muhaxhiri thotë se ky shtet ka presione të mëdha, si nga SHBA-ja, po ashtu edhe nga BE-ja, mirëpo sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po tenton që fokusin ta vendosë te “mospajtimet dhe refuzimet e Kosovës ndaj kërkesave amerikane”.

“Por, është absolutisht e qartë që edhe Serbia do të duhet të bëjë kompromise shumë të mëdha nëse dëshiron që të mos stigmatizohet si bllokuese e procesit dhe nëse dëshiron që të ketë të ardhme normale evropiane”, thotë ai.

The post Zyrtari i DASH: Kosova ta formojë Asociacionin appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Këshilltari i lartë i DASH do të vizitojë Beogradin javën e ardhshme
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar, njoftoi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Besoj në krijimin e raporteve më të mira me Shtetet e Bashkuara. Të shohim se si do të shkojë. Nuk do të jetë një bisedë e lehtë, por besoj se ne mund të flasim”, tha Vuçiç gjatë një konference për media.

Chollet kishte anuluar një vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bruksel në dhjetor për shkak se doli pozitiv për koronavirus.

Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiç tha se pas zyrtarit amerikan, Serbinë do ta vizitojnë edhe negociatorët evropianë.

“Pas kësaj, unë pres arritjen e të gjithë këtyre ekspertëve nga Evropa”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë do të qëndrojnë në Beograd në përpjekje për të përshpejtuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosovës dhe Serbisë u është ofruar një propozim franko-gjerman në emër të Bashkimit Evropian. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Ky dokument nuk është bërë publik, por u është prezantuar të dyja palëve.

“Ata veçse po sillen sikurse ky të ishte një propozim që nuk mund të refuzohet”, tha Vuçiç duke insistuar se ky ende është draft-dokument.

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja e pranueshme për Beogradin, Vuçiç tha se Serbia i përmbahet Kushtetutës së saj.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për zgjidhje të panumërta kompromisi”, shtoi ai.

Kushtetuta e Serbisë thotë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Vuçiç po ashtu tha se Serbia do ta kundërshtojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në maj, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Vuçiq po ashtu foli për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, duke pretenduar se janë në pritje që shteti i dhjetë të tërheqë njohjen, por pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ai pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës thotë se vendin deri më tani e kanë njohur 106 vende. Autoritetet në Prishtinë më herët kanë hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen.

Ndryshe, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pritjet janë që ky proces të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të dialogut. Përderisa Prishtina dëshiron që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi – pa specifikuar se çfarë saktësisht nënkupton ai kompromis./REL/

The post Vuçiç: Këshilltari i lartë i DASH do të vizitojë Beogradin javën e ardhshme appeared first on Albeu.com.