keshilltari i biden Archives - Albeu.com

Albin Kurti takon këshilltarin e Bidenit, por jo në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, por jo në zyrën e tij në Shtëpi të Bardhë, raporton Express.

Sipas ZKM’së, Kurti ka biseduar me Sullivan edhe për dialogun me Serbinë, ku ka theksuar se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.

“Kryeministri theksoi stabilitet institucional, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Besimi i lartë në Qeveri është reflektuar edhe në përmirësimin vjetor rekord për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International.

Po ashtu, Kosova u rendit e para në Indeksin e Sundimit të Ligjit nga World Justice dhe mori vlerësimin më të mirë për nivelin e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj kësaj dukurie në Indeksin Global të Krimit të Organizuar, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Ata kanë folur edhe për luftën në Ukrainë dhe reshtimin e Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus.

“U bisedua për rreshtimin e Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Sullivan shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për refugjatët afganë dhe për strehimin e përkohshëm të tyre në Kosovë”, thuhet në njoftim./Express

Njoftimi i plotë i ZKM’së:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.

Kryeministri Kurti e falënderoi z.Sullivan për kontributin dhe mbështetjen për vendin tonë, dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

Duke biseduar për aspektin e sigurisë, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO.

Kryeministri theksoi stabilitet institucional, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Besimi i lartë në Qeveri është reflektuar edhe në përmirësimin vjetor rekord për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International. Po ashtu, Kosova u rendit e para në Indeksin e Sundimit të Ligjit nga World Justice dhe mori vlerësimin më të mirë për nivelin e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj kësaj dukurie në Indeksin Global të Krimit të Organizuar, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e vendosur se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara, kryeministri Kurti ritheksoi se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.

Gjatë takimit u diskutua për invazionin dhe agresionin në Ukrainë dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon.

U bisedua për rreshtimin e Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Sullivan shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për refugjatët afganë dhe për strehimin e përkohshëm të tyre në Kosovë.

The post Albin Kurti takon këshilltarin e Bidenit, por jo në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani në Washington, takon Këshilltarin kryesor të Joe Biden dhe disa zyrtarë evropianë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në takimin e liderëve të Konferencës së Mynihut që po mbahet atje, raporton Express.

Osmani në një njoftim në “Facebook” ka publikuar edhe fotografi nga takimet që ka pasur atje, përfshirë këshilltarin për Siguri Kombëtare të Preidentit Joe Biden, Jake Sullivan, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin gjerman Christoph Hesugen, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, ambasadorin Wolfgang Ischinger dhe të tjerë.

Në këto takime Osmani tha se kanë folur për zhvillimet e fundit në Evropë pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë, ndikimin e kësaj luftë në Ballkanin Perëndimor dhe rreth asaj se si të vazhdohet bashkëpunimi me aleatët strategjik.

“Në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut e cila sivjet po mbahet në Ëashington D.C. bashkë me zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think-tanks nga Amerika e Evropa, diskutuam lidhur me zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas invazionit rus në Ukrainë, ndikimin e kësaj lufte në rajonin tonë, si dhe si të vazhdojmë bashkërendimin me aleatët dhe partnerët tanë strategjik”, ka shkruar Osmani.

“Në këtë pritje zyrtare, kisha rastin të takoj Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Ministren për Çështje Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen, Ministrin Federal të Gjermanisë Ëolfgang Schmidt, Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, Senatorin Chris Coons, Kongresisten Veronica Escobar, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut Ambasadorin Christoph Heusgen, Ambasadorin Ëolfgang Ischinger, si dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës në konferencë”, ka përfunduar shefja e shtetit./Express/

The post Vjosa Osmani në Washington, takon Këshilltarin kryesor të Joe Biden dhe disa zyrtarë evropianë appeared first on Albeu.com.