Këshilli Sigurimit Kombëtar Archives - Albeu.com

Presidenca sqaron rolin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Është organ këshillues, institucionet në gatishmëri të plotë
Presidenca ka reaguar pas interesimit të mediave për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në kontekstin e thirrjes së bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës një ditë më parë.

Në një njoftim zyrtar, Zyra e Shtypit sqaron se Këshilli i Sigurimit Kombëtar, është një organ këshillimor në mbështetje të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke theksuar se ky këshill nuk merr vendime për çështjet që diskuton.

Referuar edhe nenit 10 të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, që rregullon funksionimin e tij, këshilli përbëhet nga drejtues të organeve të larta shtetërore dhe titullarë institucionesh kyçe, ndërsa funksioni i tij është të shërbejë si forum për diskutimin e rekomandimeve që Presidenti përgatit për institucionet ligjzbatuese dhe ato përgjegjëse për sigurinë.

Në të njëjtën kohë, bëhet me dije se Presidenti i Republikës, është në kontakt të përditshëm me institucionet pjesë e këtij këshilli dhe informohet vazhdimisht për çdo situatë, skenar dhe masat e marra në kuadër të protokolleve të sigurisë.

Gjithashtu, Presidenca thekson se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës, ndërsa mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë.

Po ashtu, bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët ndërkombëtarë vlerësohet në nivele shumë të larta.

Presidenti vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm me partnerët dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Neni 10 i ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

Këshilli i Sigurimit Kombëtar

1. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e

Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.

2. Këshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe thirret prej tij sa

herë që e gjykon të nevojshme e sipas një rendi dite të përcaktuar.

3. Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë:

a) Kryetari i Kuvendit;

b) Kryeministri;

c) Ministri i Mbrojtjes;

ç) Ministri Punëve të Jashtme;

d) Ministri i Drejtësisë;

dh) ministri përgjegjës për punët e brendshme;

e) ministri përgjegjës për financat;

ë) ministri përgjegjës për transportin;

f) ministri përgjegjës për energjinë;

g) kryetari i komisionit të përhershëm parlamentar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes;

gj) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

h) Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.

i) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

4. Në raste të veçanta, Presidenti i Republikës mund të ftojë pjesëmarrës të tjerë.

5. Në rast se anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për arsye objektive nuk mund të

marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit, ata autorizojnë zëvendësit e tyre, duke marrë miratimin

paraprak të Presidentit.

6. Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton dhe jep mendime për çështje të sigurisë, të

mbrojtjes, të armë- kontrollit dhe për çdo çështje tjetër në fushën e sigurisë kombëtare.

7. Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime.

8. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

The post Presidenca sqaron rolin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Është organ këshillues, institucionet në gatishmëri të plotë appeared first on Albeu.com.