keshilli i ministrave Archives - Albeu.com

Këshilli i Ministrave propozon dy kandidaturat për vakancat në BSH dhe AKEP
Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit kandidaturën e Olta Rushajt si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në muajin shkurt Parlamenti votoi katër anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Anëtarët e votuar ishin Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj të propozuar nga vetë Kuvendi dhe Ervin Mete e Jonida Prifti, të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit edhe kandidaturën e Diana Dervishit si anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

The post Këshilli i Ministrave propozon dy kandidaturat për vakancat në BSH dhe AKEP appeared first on Albeu.com.

Nga pagat e mësuesve dhe policisë te regjistri për lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave
Këshilli i Ministrave, ka miratuar një sërë vendimesh që prekin sistemin arsimor parauniversitar, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, si dhe rregullimin e lojërave të fatit në vend.

Ndryshime në pagat e mësuesve dhe punonjësve të arsimit

Ekzekutivi miratoi ndryshime në vendimin nr. 425, datë 26.6.2024, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar”.

Sipas vendimit, ndryshimet do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe do të kenë efekte financiare që nga data 1 janar 2026.

Rishikim i trajtimit financiar për ushtarakët dhe Policinë e Shtetit

Ndryshime janë miratuar edhe në vendimin nr. 420, datë 26.6.2024, që lidhet me trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, është ndërhyrë në vendimin nr. 4, datë 9.1.2025, për miratimin e vlerave të secilit element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policia e Shtetit.

Krijohet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar

Një tjetër vendim i rëndësishëm është ai për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar, i cili do të ketë rol në monitorimin dhe garantimin e zbatimit të standardeve në institucionet arsimore.

Mbështetje financiare për të rinjtë në Programin e Talenteve Rinore

Qeveria ka miratuar gjithashtu rregullat për organizimin, kriteret, mënyrën e mbështetjes dhe masën e shpërblimit financiar për të rinjtë pjesëmarrës në Programin e Talenteve Rinore, me qëllim nxitjen dhe promovimin e të rinjve të dalluar në fusha të ndryshme.

Regjistër elektronik për ndalimin në lojërat e fatit

Në kuadër të forcimit të kontrollit mbi aktivitetin e lojërave të fatit, është miratuar vendimi për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik të personave për të cilët është vendosur ndalimi i hyrjes në ambiente fizike të lojërave të fatit apo në platforma online.

Vendimi përcakton rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesave për moslejimin e personave për të hyrë në ambiente apo platforma të licencuara të lojërave të fatit, sipas kategorisë përkatëse.

The post Nga pagat e mësuesve dhe policisë te regjistri për lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave appeared first on Albeu.com.

Mblidhet Këshilli i Ministrave, ja vendimet që u morën
Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, miratoi një sërë aktesh dhe vendimesh të rëndësishme, ndër të cilat:

I. Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe përdorimin më efikas të burimeve natyrore, duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese.

Projektligji përcakton rregullat për funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, duke u fokusuar në:

• parandalimin ose reduktimin e mbetjeve;

• minimizimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe trajtimi i tyre;

• rritjen e eficiencës në përdorimin e burimeve.

Nga fusha e zbatimit të këtij ligji përjashtohen disa kategori të posaçme, si shkarkimet në atmosferë, tokat e paprekura, dherat e pastra të përdorura për ndërtim, mbetjet radioaktive, anijet e dala jashtë përdorimit, mbetjet nga aktivitetet minerare, ujërat e përdorura dhe nënproduktet shtazore të caktuara.

Ky projektligj është i përafruar me Direktivën 2008/98/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit “Mbi mbetjet”, duke siguruar harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet e Bashkimit Evropian.

II. Udhëzimi për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave për vitin 2025

Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave përcaktohet në nivel kombëtar prej 56 491 lekë/m² sipërfaqe shfrytëzimi. Vlerat specifike sipas qyteteve pasqyrohen në tabelën përkatëse, ndërsa për qytetet që nuk kanë të dhëna të veçanta, do të përdoren vlerat e qytetit më të afërt.

Në rast ndryshimesh të çmimeve të zërave të ndërtimit, kostoja e gjeneruar nga manuali i integruar i çmimeve përmes portalit qeveritar “e-Albania” prevalon mbi koston e përcaktuar në këtë udhëzim.

III. Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

– Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

-Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

The post Mblidhet Këshilli i Ministrave, ja vendimet që u morën appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve
Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Këshilli i Ministrave, ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Sipas vendimit, në ketë pozicion është emëruar Adela Demetja, kuratore, menaxhere kulture dhe producente arti.

Ajo ka një master në “Studime Kuratoriale dhe Kritike” të Städelschule dhe Universitetit Goethe, Frankfurt/Main.

Demetja është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendrës për Art Bashkëkohor, institucion i pavarur arti, të cilin e themeloi në vitin 2010.

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352,  datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve appeared first on Albeu.com.

Borxhet e ndërmarrjeve ushtarake shlyhen me 2.4 mln euro nga VKM/ Përfshihen uzina e Mjekësit, Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliçanit
Këshilli i ministrave ka miratuar fondin me vlerë 2.4 milionë euro për shlyerjen e detyrimeve financiare të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake. Konkretisht bëhet fjalë për Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan. Gjithashtu në vendimin e qeverisë thuhet se të gjitha detyrimet që këto ndërmarrje kanë ndaj palëve të treta do të shlyhen brenda 30 ditëve.

Vendimi:

V E N D I M PËR SHLYERJEN E DETYRIMEVE FINANCIARE NDAJ TË TRETËVE TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE USHTARAKE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 25, të  ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

Shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve, në masën 244 541 460 (dyqind e dyzet e katër milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan, nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, detajuar sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Efektet financiare, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025,  për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”.  Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Borxhet e ndërmarrjeve ushtarake shlyhen me 2.4 mln euro nga VKM/ Përfshihen uzina e Mjekësit, Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliçanit appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Detyrat kryesore të Task-Forcës përfshijnë:

Hartimin e një plani të përbashkët veprimi për zbatimin e marrëveshjes;

Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme në përputhje me protokollin;

Koordinimin institucional për përballimin e situatave të paparashikuara;

Trajtimin e kërkesave të palës italiane dhe marrjen e vendimeve konkrete për zbatim.

Pjesë e Task-Forcës do të jetë edhe një sekretariat teknik, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të përfshira. Ky sekretariat do të kujdeset për organizimin e punës, koordinimin ndërinstitucional, si dhe administrimin e dokumentacionit dhe informacionit që lidhet me marrëveshjen e firmosur me Italinë për emigrantët.

Task-Forca do të qëndrojë funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit dhe do të raportojë çdo muaj pranë Ministrisë së Brendshme për ecurinë e zbatimit të tij.

VENDIM PËR NGRITJEN E TASK-FORCËS PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT DHE TË MARRËVESHJES ZBATUESE TË TIJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.20/2024, “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.

Task-Forca ka për qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira.

Task-Forca kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe ka në përbërje këta anëtarë:

–              Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;

–              Zëvendësministrin e Mbrojtjes;

–              Zëvendësministrin e Financave;

–              Zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

–              Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;

–              Drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

–              Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

–              Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

–              Drejtorin e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Task-Forca ka si detyrë:

a) të hartojë planin e veprimit, sipas fushave të përgjegjësive të institucioneve të përfshira, si një dokument i vetëm i miratuar;

b) të evidentojë strukturat, përgjegjësitë dhe detyrimet, në rast të situatave të paparashikuara që lindin gjatë zbatimit të protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;

c) të garantojë mbështetjen e strukturave të angazhuara me burimet e nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, në zbatim të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;

ç)  të trajtojë kërkesat dhe çështjet e përcjella nga Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që lidhen me zbatimin e protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese, si dhe merr vendime, të cilat i përcillen për zbatim strukturave përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.

Task-Forca mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe të çdo anëtari të saj, në varësi të çështjes që shtrohet për diskutim, sipas një kalendari takimesh ose sa herë vlerësohet e nevojshme.

Task-Forca, kur e vlerëson të nevojshme, fton në mbledhjet e saj ekspertë të jashtëm ose përfaqësues nga organizata, që mbulojnë fushën e institucioneve të përfshira, për çështje që janë jashtë profilit të saj dhe opinioni i tyre bëhet pjesë e vendimmarrjes.

Anëtarët e Task-Forcës njoftojnë kryetarin për çdo problematikë dhe vendimmarrje, sipas fushës së përgjegjësisë.

Kryetari i Task-Forcës raporton çdo muaj pranë ministrit të Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Task-Forca mbështetet nga sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues të nivelit të mesëm drejtues dhe/ose të lartë drejtues, i cili ka në përbërje:

a) përfaqësues të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në Ministrinë e Brendshme;

b) përfaqësues të strukturës për rendin dhe sigurinë publike, në Ministrinë e Brendshme;

c) përfaqësues nga Drejtoria Konsullore, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;

ç)            përfaqësues nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Detyrat e sekretariatit teknik janë:

a) organizimi i mbledhjeve të Task-Forcës, në përputhje me procedurat ligjore të njoftimit për mbledhjet e komisioneve të posaçme;

b) përgatitja e relacionit për çështjet në diskutim, si pjesë e dokumentacionit që do të diskutohet, dhe koordinimi me institucionet e përfshira në këtë Task-Forcë;

c) administrimi i dokumenteve të ardhura nga pala italiane dhe paraqitja e tyre Task-Forcës për shqyrtim dhe koordinim të veprimeve të mëtejshme, sipas udhëzimeve të saj;

ç)            mbledhja e të dhënave dhe informacionit të ardhur nga anëtarët;

d) shkëmbimi i informacionit dhe materialeve të mbledhjes midis anëtarëve;

dh) hartimi i materialeve për kryetarin e Task-Forcës;

e) mbajtja dhe administrimi i procesverbalit të mbledhjes.

Task-Forca është funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit.

Ngarkohen titullarët e institucioneve, të përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, që brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, të caktojnë dhe të dërgojnë pranë Ministrisë së Brendshme emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë Task-Forcë, si dhe në sekretariatin teknik mbështetës, sipas shkronjave “c” e “ç”, të pikës 9.

Ngarkohet Task-Forca për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vendimi. Shkurtohen punonjësit në disa ministri
Këshilli i ministrave vendos që dhjetëra punonjës në administratën shtetërore do të shkurtohen nga detyra.

Në vendimin e marrë ditën e sotme, ministritë që preken nga shkurtim janë ajo e financave,e Kulturës si dhe numri i punonjësve rezervë. Kujtojmë se ministria e Kulturës është bashkuar me atë të Ekonomisë dhe shkurtimet bëhen për shkak të ristrukturimit.

Vendimi:

NJË SHTESË DHE RIALOKIM TË NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË NË APARATIN E DISA NJËSIVE TË QEVERISJES QENDRORE PËR VITIN 2024

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 113 (njëqind e trembëdhjetë) punonjës.

Numri i punonjësve të aparatit të ministrisë përgjegjëse për kulturën, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 91 (nëntëdhjetë e një) punonjës.

Numri i punonjësve rezervë të buxhetit të miratuar për vitin 2024 reduktohet me 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve rezervë në 29 (njëzet e nëntë) veta.

Numri i punonjësve të përmendur në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, alokohet në aparatin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, kulturën dhe inovacionin dhe numri i punonjësve për këtë ministri bëhet 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) veta.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Zbardhet vendimi. Shkurtohen punonjësit në disa ministri appeared first on Albeu.com.

VKM/ Qeveria, shtesë fondi 1 miliard lekë për disa institucione të pavarura! Ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave vendosi sot një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj.

U akordua fondi shtesë në zërin e shpenzimeve korrente në masën një miliard lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për kompensimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për diferencën e pagës në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Më konkretisht, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej katërqind milionë lekësh.

Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 10 dhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej treqind e pesëdhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej dy milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej njëzet e pesë milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej njëzet e dy milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej trembëdhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej katër milionë lekësh.

Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej pesëdhjetë e katër milionë lekësh.

The post VKM/ Qeveria, shtesë fondi 1 miliard lekë për disa institucione të pavarura! Ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

E ç’rëndësi ka a do të jenë apo jo ministre lepurushja Bora, Olta, Frida apo Delina….!
Irena Beqiraj*

Dje vonë lexova lajmet për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në 4 Shtator. Kudo flitej për të larguarit e mundshëm nga qeveria , edhe jo pa të drejtë . Deviza që ofron sot Partia Socialiste është individi. Aty flitet për përgjegjësi Individuale ndërsa vizionari i cdo reforme është po ashtu një individ, Lideri.

Përshembull , ndërsa largpamësia e tij , e kishte përgatitur Liderin edhe për rezultatet e hidhura të reformës në drejtësi edhe brenda të majtës, kjo largpamësi u mungoi cuditërisht edhe bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë, të cilët “hengrën” mollë, dardha, e mandarina pas krahëve të tij edhe të partisë. (Dhëntë zoti të ketë lenë ndonjë kokërr portokalle akoma në pemë.)

Nuk ka nevojë për ndonjë aftësi të madhe intelektuale, për të vëzhguar mënyrën sesi funksionon mazhoranca. Ajo është sot një grup partiak funksional, shumë larg të qenit një grupim partiak efektiv .Praktikisht komoditeti i dakordësisë pa asnjë debat, është i pa rezistueshëm në grupimin funksional socialist. Kërkesa “e familjes së madhe” ndaj çdo anëtari është dakordësia, edhe anëtarët duhet të jenë të gatshëm të ofrojnë vetëm atë.

SONDAZH/ Cilin nga ministrat do të largonit MENJËHERË! VOTONI!

Asambleja apo kryesia funksionale socialiste janeë sot “buqeta” me profile të heshtura anëtarësh, të cilët pranojnë pa ekuivok si informacionin më të drejtë, njohurinë më të saktë, apo vendimmarrjen me të mirë atë që ofron lideri . Duke mos ushtruar fjalën, anëtarët e familjes socialiste kanë hequr dorë nga ushtrimi i të menduarit. Pamundësisë për të qenë të lirë, i kanë veshur ” kostumin” e mirënjohjes ndaj liderit dhe familjes socialiste .

E pra në 4 Shtator, përtej kuriozitetit të publikut , ankthit të antarëve të qeverisë , edhe suspancës në fjalimin e Liderit cudia do të zgjat vetëm disa orë . Asgjë nuk ndryshon dot më . Ministrat që mund të lenë zyrat , do të varin një fotografi tek muri i ministrive, si e vetmja shenjë për t’u mos harruar nga njerzit që drejtuan . Ministrat ” fatlumë” do të hyjnë në skuadër me të njëjtat objektiva njësoj si ato që ikin.

Ata nuk do të duhet të shohin asgjë tjetër vec dritë të shkëlqyer, do të duhet të bëjnë atë që u kërkohet .Ndërsa ata/ato më eficentët në përmbushjen e detyrave e menaxhimin e fondeve kanë më shumë shanse që një ditë të mbajnë “përgjegjësi” individuale.

A ka ndonjë rëndësi për ju , a do jetë Bora apo Edona ministre? (Megjithëse mua më argëton pa masë lepurushja Bora.) Apo kush do të zëvendësojë Delinën, Oltën, apo Fridën? A di më njeri ku ndodhet Gent Cakaj, ish Ministri gjeni edhe sekretari i përgjithshem i rinisë së partisë socialiste?

Për publikun ato janë vetëm emra pa asnjë rëndësi por edhe fryma brenda të majtës tregon që emrat janë tërësisht të parëndësishëm. Ato nuk krijojnë me asnjë reagim as brenda asamblesë socialiste e cila ushtron vetëm pyetjen kush është kjo / ky ?

Ndryshimi i emrave në fakt është e vetmja mundësi që lideri dominues ka për tu përshfaqur si lider transformues , ose sic kanë qejf ta quajnë ketë proces disa analistë të oborrit ” të rishpikë vetveten “.

Titulli është i redaksisë, titulli i autores: Parëndësia e emrave

The post E ç’rëndësi ka a do të jenë apo jo ministre lepurushja Bora, Olta, Frida apo Delina….! appeared first on Albeu.com.

Merret vendimi! Qeveria miraton marrëveshjen për heqjen e vizave me këtë shtet
Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për heqjen e ndërsjelltë të vizave me Kazakistanin.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë dhe është bërë publik në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

VENDIMI

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KAZAKISTANIT, PËR PËRJASHTIMIN E NDËRSJELLË TË KËRKESAVE PËR VIZA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Vendimi nr.720, datë 2.9.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post Merret vendimi! Qeveria miraton marrëveshjen për heqjen e vizave me këtë shtet appeared first on Albeu.com.