Keshilli i be Archives - Albeu.com

Çfarë do të ndodhë e çfarë jo për liberalizimin e vizave më 13 tetor në Kosovë?
Procesi i liberalizmit të vizave për Kosovën, që do t’u mundësonte qytetarëve të saj lëvizje të lirë në dhjetëra vende të Evropës, zgjat tash e dhjetë vjet. Tani, duket se është në fazën finale.

Republika Çeke, e cila aktualisht ka kryesimin e Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se diskutimi në Këshillin e BE-së për këtë proces, do të nisë më 13 tetor.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018. Por, instanca e fundit është Këshilli i BE-së, apo vendet anëtare.

Çfarë do të ndodhë e çfarë jo më 13 tetor?

Në këtë datë, nëse nuk ndryshon plani, grupi punues për vizat në Këshill do të ketë në rend dite – për herë të parë – temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ky do të jetë fillimi i procesit në Këshill dhe jo fundi i tij, pasi në këtë datë do të nisë procedura, e cila do të çojë drejt vendimit formal për liberalizimin e vizave.

Cilët do të jenë hapat pas diskutimeve në Këshillin e BE-së?

Në takimin e grupit punues për vizat në Këshill do të shqyrtohet raporti i përditësuar teknik nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës.

Nëse ka pajtim mes vendeve anëtare të BE-së, atëherë tek ambasadorët e këtyre vendeve do të bartet përgjegjësia që të japin dritën e gjelbër për nisjen e diskutimeve trepalëshe – mes Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.

Marrë parasysh se Komisioni dhe Parlamenti nuk kanë asnjë rezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo procedurë pritet të përmbyllet shpejt.

Kur në këto diskutime të arrihet pajtimi, atëherë të njëjtin do ta konfirmojnë formalisht edhe ambasadorët e vendeve anëtare.

Kjo mund të ndodhë në muajin nëntor, nëse ka vullnet politik.

Vendimi, më pas, votohet në komisionin përkatës të Parlamentit Evropian, e pastaj edhe në seancë plenare.

Pasi Parlamenti të votojë formalisht, përfaqësuesit e vendeve anëtare, me shumicë të kualifikuar, votojnë po ashtu për këtë vendim.

Hap i radhës është konfirmimi i vendimit edhe nga ministrat e vendeve anëtare në Këshill.

E gjithë kjo, sipas pritjeve të disa diplomatëve evropianë, mund të ndodhë deri në fund të këtij viti.

Hapi i fundit, pastaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit.

A ekziston mbështetja e vendeve anëtare në Këshill?

Mbështetja nga shumica e vendeve anëtare ekziston tash e një kohë të gjatë. Por, për shkak të kundërshtimeve apo rezervave nga disa vende të rëndësishme, si Franca dhe Holanda, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është vënë në rend dite në Këshill.

Tash, sipas vlerësimeve të diplomatëve, mbështetja është rritur shumë. Për më tepër, disa burime thonë se, kohëve të fundit, nuk është dëgjuar asnjë zë kundër nga vendet anëtare. Këto qëndrime janë shprehur edhe në takime të ndryshme të nivelit politik.

Megjithatë, diskutimet në grupin punues në Këshill dhe më pas në mes të ambasadorëve do të jenë testi kryesor i disponimit të vendeve anëtare.

Diplomatët në Bruksel vlerësojnë se janë dy arsye kryesore që shkojnë në favor të liberalizimit të vizave.

Një është fakti se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian e ka konfirmuar këtë – gjë për të cilën pajtohen tani edhe shumica e madhe e vendeve anëtare.

Arsye e dytë është ai që vlerësohet si moment i përshtatshëm politik, në të cilin BE-ja, përmes liberalizimit të vizave për Kosovën, dëshiron të dëshmojë se është e përkushtuar ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme t’i shpërblejë ato vende që i përmbushin kriteret dhe shënojnë përparim.

Në këto argumente është thirrur edhe Presidenca çeke e Këshillit të BE-së kur ka kërkuar nga vendet anëtare që të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën – vendin e vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon ende një regjim të tillë.

The post Çfarë do të ndodhë e çfarë jo për liberalizimin e vizave më 13 tetor në Kosovë? appeared first on Albeu.com.

Drafti i Këshillit të BE-së për javën e ardhshme: A parashihet heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës
27 vendet anëtare të BE-së do të takohen në Këshillin që udhëhiqet nga presidenca e Sllovenisë për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Në draftin e konkluzave që do të prezantohet javën e ardhshme do të diskutohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në atë draft s’parashihet ndonjë veprim konkret për heqjen e vizave për kosovarët dhe çështja është ende në shqyrtim në Këshillin e BE-së.

“Këshilli e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe kujtohet se Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin, Parlamenti Evropian e ka mbështetur, porse tash çështja ndodhet në shqyrtim në Këshill”, thuhet në draftin e konkluzave që e posedon REL.

Por aty thuhet që Kosova duhet t’i respektojë dhe zbatojë marrëveshjet që kanë dalë nga dialogu i deritanishëm.

“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet, po ashtu, t’i shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin, si dhe retorikën që nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në këtë draft konkluzash./Express

The post Drafti i Këshillit të BE-së për javën e ardhshme: A parashihet heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Këshilli i BE-së miraton Rregulloren e Certifikatës Digjitale për koronavirusin
Këshilli i BE-së ka miratuar zyrtarisht Rregulloren e Certifikatës Digjitale për Covid-19. Miratimi Certifikatës nga shtetet anëtare u mirëprit nga Komisioneri i Drejtësisë Didier Raders, i cili në një postim në Tëitter, shkroi:  “Mirëpres miratimin zyrtar nga Këshilli i BE-së të Certifikatës digjitale të BE-së për Covid-19 të hënën e ardhshme 14 qershor në 10.00 (me orën e Brukselit)”.

Certifikata do të hyjë në fuqi në datën 1 korrik dhe qëllimi i saj është të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve brenda BE-së, në mënyrë të sigurt./albeu.com

The post Këshilli i BE-së miraton Rregulloren e Certifikatës Digjitale për koronavirusin appeared first on Albeu.com.