keshilli i BE-se Archives - Albeu.com

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian arrijnë marrëveshje për ndalimin gradual të importeve të gazit rus deri në vitin 2027
Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje për rregulloren që parashikon eliminimin gradual të importeve të gazit natyror nga Rusia.

Rregullorja vendos një ndalim juridikisht të detyrueshëm për importet e gazit natyror të lëngshëm (GNL) dhe të gazit përmes gazsjellësve, me një ndalim total që do të hyjë në fuqi përkatësisht në fund të vitit 2026 për GNL-në dhe nga vjeshta e vitit 2027 për gazin e tubacioneve.

Marrëveshja duhet ende të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare dhe nga seanca plenare e Parlamentit Europian.

“Më në fund, dhe përgjithmonë, po e mbyllim rubinetin e gazit rus. Nuk do të kthehemi kurrë më te varësia jonë e rrezikshme nga Rusia”, deklaroi komisioneri europian Dan Jorgensen.

Ndalimi do të zbatohet gjashtë javë pas hyrjes në fuqi të rregullores, me një qasje graduale në shuarjen e kontratave ekzistuese.

Afatet për ndërprerjen e kontratave

Kontratat afatshkurtra të nënshkruara para 17 qershorit 2025 duhet të ndërpriten më 25 prill 2026 për GNL-në dhe më 17 qershor 2026 për gazin nga gazsjellësit.

Kontratat afatgjata të GNL-së do t’i nënshtrohen ndalimit më 1 janar 2027, në përputhje me sanksionet e paketës së 19-të kundër Rusisë.

Kontratat afatgjata të gazit të tubacioneve do të ndalohen nga 30 shtatori 2027, me kusht që vendet anëtare të përmbushin objektivat e mbushjes së rezervave të gazit. Afati më i vonshëm i mundshëm është 1 nëntor 2027.

Sipas rregullores, shtetet anëtare do të duhet të paraqesin plane kombëtare të diversifikimit, duke përcaktuar hapat për ndërprerjen e energjisë ruse. Parashikohet gjithashtu një sistem autorizimi paraprak për importet e gazit, si rus, ashtu edhe jo rus, për të siguruar zbatimin korrekt të ndalimit.

Aktualisht, Sllovakia dhe Hungaria janë të vetmet vende të BE-së që vazhdojnë të importojnë naftë ruse, e cila përbën rreth 80% të importeve të tyre gjithsej të naftës së papërpunuar.

Marrëveshja përfshin sanksione për vendet që nuk respektojnë ndalimin, si dhe një klauzolë pezullimi në rast të një “kërcënimi për sigurinë e furnizimit energjetik” të një ose më shumë shteteve anëtare. Rregullorja do të rishikohet brenda dy vitesh nga hyrja e saj në fuqi.

“Sot është një ditë historike për Bashkimin Europian: shumë mendonin se nuk do të ishte e mundur, por ja që ndodhi. E kam ditur gjithmonë se do t’ia dilnim. Tani jemi gati të hapim bashkëpunime me partnerë të rinj e të besueshëm. Ky është vetëm fillimi i një suksesi të vërtetë europian”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

The post Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian arrijnë marrëveshje për ndalimin gradual të importeve të gazit rus deri në vitin 2027 appeared first on Albeu.com.

BE i jep “dritën jeshile” ligjit për Inteligjencën Artificiale, i pari në botë për teknologjinë
Këshilli i BE-së dha dritën jeshile për aktin e AI, ligjit evropian për inteligjencën artificiale (AI) i cili rregullon zhvillimin, marketingun dhe përdorimin e sistemeve të AI në BE. Legjislacion ndjek një qasje të bazuar në rrezik, që do të thotë sa më i lartë të jetë rreziku për dëm në shoqëri, aq më të rrepta janë rregullat.

Është i pari i këtij lloji në botë dhe mund të vendosë një standard global për rregullimin e AI.

Rregullat e reja do të zbatohen dy vjet nga hyrja në fuqi, me përjashtim të ndalimeve, të cilat do të hyjnë në fuqi pas gjashtë muajsh, të kontrolleve në sistemet e AI për qëllime të përgjithshme, duke përfshirë qeverisjen (12 muaj) dhe detyrimet për sistemet me rrezik të lartë (36 muaj).

“Miratimi i aktit të AI është një moment historik i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Ky ligj historik, i pari i këtij lloji në botë, adreson një sfidë teknologjike globale që krijon gjithashtu mundësi për shoqëritë dhe ekonomitë tona. Me aktin e AI, Evropa thekson rëndësinë e besimit, transparencës dhe llogaridhënies kur kemi të bëjmë me teknologjitë e reja, ndërsa në të njëjtën kohë siguron që kjo teknologji që ndryshon me shpejtësi të lulëzojë dhe të nxisë inovacionin evropian.“, u shpreh Mathieu Michel, Sekretari belg i Shtetit për dixhitalizimin, thjeshtimin administrativ, mbrojtjen e privatësisë dhe rregulloren e ndërtimit./albeu.com

The post BE i jep “dritën jeshile” ligjit për Inteligjencën Artificiale, i pari në botë për teknologjinë appeared first on Albeu.com.

Miratohet nga Këshilli i BE-së plani prej 6 miliardë eurosh për reforma dhe rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor
Ditën e sotme, gjatë një takimi të ambasadorëve në Bruksel, vendet anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan për një qëndrim të përbashkët të Këshillit të BE-së për planin gjashtë miliardësh për reforma dhe rritje ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tani, hapi i radhës është që Parlamenti Evropian ta miratojë qëndrimin e vet, me gjasë javën e ardhshme, para se të nisin bisedimet mes tri institucione kryesore të BE-së, Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, për ta formalizuar përfundimisht këtë plan. Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se qëllimi i këtij plani është t’i ndihmojë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e reformave dhe në rritjen ekonomike, në mënyrë që ato ta përshpejtojnë anëtarësimin në BE.

Në këtë plan, Bashkimi Evropian ka planifikuar t’i ndajë 6 miliardë euro për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027. Sipas zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi, Kosova pritet të përfitojë 950 milionë euro  njëherësh fondin më të madh të ndarë ndonjëherë nga blloku për të, në një periudhë relativisht të shkurtër.

Plani, i paraqitur fillimisht nga Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2023 dhe tani i mbështetur edhe nga Këshilli, parasheh që dy miliardë euro të jenë fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardët tjerë të jepen në formën e kredive të volitshme. Por, Këshilli tërheq vërejtjen se pagesat do të jenë të kushtëzuara me kritere të rrepta, të cilat kanë të bëjnë me reformat në sundimin e ligjit dhe me respektimin e interesave financiare të bllokut.

Në njoftimin e Këshillit të BE-së të mërkurën, thuhet se një përqendrim i rritur i kushtohet përshtatjes së partnerëve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Megjtihatë, në dokumentin e miratuar nga Këshilli nuk përmendet në mënyrë të prerë si parakusht përshtatja me qëndrimet e politikës së jashtme të bllokut.

Në të thuhet në mënyrë më të përgjithësuar se “përfituesit duhet të dëshmojnë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane, përfshirë edhe përmes përshtatjes së tyre me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së bllokut, përfshirë edhe masat kufizuese“.

Parlamenti Evropian ka propozuar që përshtatja me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme të jetë parakusht i qartë dhe që të përmendet edhe formalisht se kjo nënkupton edhe mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë. Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit, i cili nuk është përshtatur deri tani me qëndrimet e BE-së në lidhje me sanksioneve ndaj Rusisë.

Sikurse Këshilli, ashtu edhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian si parakusht specifik për Kosovën dhe Serbinë e përmendin angazhimin e tyre konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga marrëveshjet e dialogut të ndërmjetësuar nga vetë BE-ja.

Në qëndrimin e Këshillit thuhet se, nëse vlerësohet se ndonjë vend i rajonit nuk i ka përmbushur kushtet, atëherë atij vendi do t’i pezullohet pagesa nga ky plan. Dhe, nëse më vonë ndryshon gjendja dhe ai vend përsëri i përmbush kriteret e caktuara, atëherë fondet do të zhbllokohen për të. Në të gjitha këto raste, propozimin duhet ta bëjë Komisioni Evropian, ndërsa Këshilli do ta aprovojë në një afat prej më së shumti një muaji./REL

The post Miratohet nga Këshilli i BE-së plani prej 6 miliardë eurosh për reforma dhe rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Këshilli i BE-së diskuton sot për dialogun Kosovë-Serbi
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të kenë si pikë të parë angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm në Bruksel.

Ministrat do të diskutojnë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së (EEAS).

Në dokument thuhet se në muajt e fundit “nuk ka pasur përparim në dialog”, dhe se atmosfera e përgjithshme rreth bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është “ende e ndërlikuar”.

“Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “, thuhet në dokumentin e përgatitur për diskutim ministror.

Vendeve anëtare u kërkohet të vazhdojnë të mbështesin ndërmjetësuesit e BE-së në dialog, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, dhe në një “nivel të lartë dialogu me Beogradin dhe Prishtinën”.

Përveç dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e BE-27 do të diskutojnë situatën në Bosnjë e Hercegovinë, për të cilën Brukseli vlerëson se është aktualisht në “krizën më të keqe politike që nga miratimi i Dejtonit”.

EEAS thekson se zgjidhja mund të shihet në dialog, para së gjithash brenda BeH-së dhe se deri më tani në Bruksel nuk ka mbërritur asnjë propozim zyrtar për heqjen e mundshme të sanksioneve për zgjidhjen e bllokadës politike në BeH.

Në takimin në Bruksel, ministrat e jashtëm do të diskutojnë edhe sanksionet ndaj Bjellorusisë, për shkak të situatës me emigrantët në kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.

Ministrat nuk do të miratojnë masa të reja kufizuese të hënën, por do të miratojnë kuadrin ligjor për futjen e paketës së pestë të sanksioneve ndaj Minskut zyrtar, këtë herë kundër atyre që janë përgjegjës për krizën migrante, humanitare dhe gjeopolitike në kufijtë e jashtëm të BE-së./kosovapress

The post Këshilli i BE-së diskuton sot për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.