Keshilli Evropian Archives - Albeu.com

Miratohet plani 6 miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor, kushtet se si mund të përfitojnë Kosova dhe Serbia
Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për Ballkanin Perëndimor, si një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me Bashkimin Evropian dhe rritjen ekonomike në rajon.

Ky plan do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grant dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.

Këshilli ka bërë të ditur se parakushtet e përgjithshme për mbështetjen e BE-së në kuadër të instrumentit përfshijnë që partnerët të vazhdojnë të mbështesin dhe respektojnë mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumëpartiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit, dhe të garantojnë respektimin e të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave.

Ndërkohë për Kosovën dhe Serbinë ka edhe parakushte të tjera, ku përfshihet progresi në Dialog dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në procesin e negociatave, përfshirë edhe marrëveshjet e kaluara.

Këshilli Evropian ka bërë të ditur se parakusht për këto dy shtete është që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj, si si dhe të gjitha Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, dhe se ata angazhohen në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

The post Miratohet plani 6 miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor, kushtet se si mund të përfitojnë Kosova dhe Serbia appeared first on Albeu.com.

Serbia formon grupin punues kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës.

Grupi punues u formua me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë seancës të mbajtur më 5 prill në Qeverinë serbe.

“Ky grup punues ka mbajtur mbledhjen e parë”, u tha në një njoftim të Qeverisë serbe.

Grupi punues do të udhëhiqet nga Ivica Daçiq, që është kryediplomati i Serbisë, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Anëtarë në këtë ekip do të jenë edhe ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq, dhe ministri i Tregtisë, Tomisllav Momiroviq.

Formimin e këtij grupi e kishte paralajmëruar Vuçiqi një ditë më parë. Ai ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të bashkojnë forcat për të parandaluar anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne kemi detyra të vështira dhe të rëndësishme, dhe do të kërkoja nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se çfarë funksionesh do të kryejnë pas formimit të Qeverisë së re, të punojnë me përkushtim në kryerjen e këtyre detyrave”, deklaroi Vuçiq një ditë më parë gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë serbe.

Bashkimi Evropian nuk ka komentuar planet e Serbisë për të tentuar që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më 5 prill, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u pyet nëse veprime të tilla të Serbisë përbëjnë shkelje të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve – të arritur një vit më parë – por, ai nuk deshi të komentojë.

“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha Stano.

Neni 4 i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt të vitit 2023, thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj./ REL

The post Serbia formon grupin punues kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE appeared first on Albeu.com.

Kosova kalon me sukses votimin! Komiteti Politik miraton propozimin për hyrjen në Këshillin e Europës
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, tha se opinioni i raportueses Bakoyannis rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës “pa asnjë parakusht shtesë”.

“Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja “janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti dhe parakushtet e reja do të ishin të padrejta”.

Në raportin e Bakoyyanis, tha zëvendësministri Ahmeti, kërkohet po ashtu edhe largimi i fusnotës që vendoset para emrit të Kosovës, “fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet, sipas nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës, dhe jo si vend sipas nenit 5”.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, që ishte i pranishëm në takim, tha se raporti u votua me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim. Por, sipas tij, gjatë takimit kishte mospajtime.

“Në Komitet deputetët ishin të ndarë. Në njërën anë, Serbia kundërshtonte dhe në anën tjetër kishte pothuajse konsensus në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Pas këtij votimi në Strasburg, çështja procedon në Asamblenë Parlamentare dhe nëse merr miratimin edhe në këtë institucion, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës gjatë një mbledhjeje që do të mbajë në muajin maj.

Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi i saj kundërshtohet nga Serbia.

Anëtarësimi i Prishtinës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 15 mars, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sugjeroi se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çështja e disa shpronësimeve në veriun e banuar me shumicë serbe, mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithatë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi më herët gjatë 27 marsit se themelimi i Asociacionit – për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh më 2013 – nuk është kusht për anëtarësimin e Këshillit të Evropës.

Ajo tha se në raportin e Bakoyannis qartëson në paragrafin e 11 se “kur flitet për Asociacionin, flitet si një prej detyrimeve pas anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut./REL

The post Kosova kalon me sukses votimin! Komiteti Politik miraton propozimin për hyrjen në Këshillin e Europës appeared first on Albeu.com.

Këshilli Evropian hap negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë
Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, sipas Michel.

The European Council has decided to open accession negotiations with Ukraine & Moldova. #EUCO granted candidate status to Georgia. And the EU will open negotiations with Bosnia and Herzegovina once the necessary degree of compliance with the membership criteria is reached and…

— Charles Michel (@CharlesMichel) December 14, 2023

The post Këshilli Evropian hap negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë appeared first on Albeu.com.

Von der Layen: Do japim 80 mln euro grante mbështetje për Shqipërinë
Gjatë vizitës së Presidentes së Komisioni Evropian në Shqipëri, ajo ka dhënë dhe një konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar ku ka theksuar se do të japë një mbështetje prej 80 milion euro grante për Shqipërinë.

Ndërsa ka shtuar se do të ketë dhe një mbështetje tjetër prej 500 mln euro grante por kjo mbas janarit të vitit 2023 për Ballkanin Perëndimor.

Von der Layen: Është kënaqësi. Kanë ndodhur shumë gjera deri tek vizita ime e fundit. Unë jam shumë e kënaqur që ju keni nisur negociatat me Be. Ky është një rezultat i arritur nga ju dhe populli shqiptar, gjithashtu ju keni mbajtur një qëndrim shumë të mirë për hapjen e këtyre negociatave. Shembullore është të shohim sesi Shqipëria ka mbrojtur rregullat e OKB. Shqipëria po ec përpara, raporti i fundit i zgjerimit ka treguar se çfarë përparimi po bën Shqipëria. Ju keni fituar një proces partiak dhe kjo është mënyra më e duhur. Ju keni marrë masa për gjithë përfshirjen e të gjithëve në këtë luftë ekonomike. Rusia po shkel çdo kartë të OKLB , ne ndjejmë se ajo o manipulon tregjet dhe kjo ka ndikuar në të gjithë ekonominë gjithëpërfshirëse të vendeve.

Ne jemi pjesë e një unioni dhe ne po bëjmë një paketë energjetike. 80 milion euro grante mbështetje për Shqipërinë. Pjesa e dyte do të vijë pas janarit 500 milion euro grante në infrastrukturën e energjisë që do të përfshijë të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ne duhet të investojmë në energjinë e rinovueshme. Impianti lundrues diellor tek Vau i Dejës, hidrocentralit të Fierzës, si dhe rinovime tek Qyteti studenti.  Shqipëria duhet të jetë krenare për arritjet e saj. Jeni në rrugën drejt OKB dhe ju uroj urime dhe për mbledhjen e OKB më datën 6 nëntor./albeu.com

The post Von der Layen: Do japim 80 mln euro grante mbështetje për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Fjalimi i Ramës në KiE, Kurti: Nuk e kam dëgjuar, kam pasur agjendë të ngjeshur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur dhe nuk e ka dëgjuar dot fjalimin e homologut të tij shqiptar në Këshillin e Europës. Në një prononcim për mediat e Kosovës, Kurti tha se nuk e kishte dëgjuar dot fare fjalimin e Ramës që zgjati më shumë se një orë, kjo për shkak të axhendës dhe të takimeve që kishte pasur gjatë ditës së sotme. Por premtoi se në darkë do ta dëgjonte të plotë dhe do të jepte mendimin e tij.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem,”-tha në fjalën e tij Albin Kurti.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

The post Fjalimi i Ramës në KiE, Kurti: Nuk e kam dëgjuar, kam pasur agjendë të ngjeshur appeared first on Albeu.com.

Rama në Këshillin e Evropës: Për ne lufta është ende një plagë që dhemb, ndërsa për ju është një kujtim i largët
Ditë e sotme mbahet mbledhja e Këshillit Evropian, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Rama ka theksuar se për Shqipërinë lufta është një plagë e cila dhemb ende edhe sot ndërsa për të tjerët ajo është njv kujtim i largët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

I nderuar Këshilli i Europës, të shquar anëtarë të asmablesë parlamentare. Jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’iu drejtuar kësaj asambleje për një çështje thelbësore të së drejtës dehdhe. Unë përfaqësoj Shqipërinë, por nuk kam ardhur këtu të flas kryesisht për Shqiëprinë, edhe pse tema e shqetësimit që dua të ndaj me ju lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. ajo çka do të them ka lidhje me të shkuarën e një vendi dhe ndikimin që kjo mund të ketë në të ardhmen. Po ashtu lidhet me marrëdhëniet midis shteteve në Balllkan.

Ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunim, kërkon një vullnet dhe guxim nga liderët dhe qytetarët.

Dëmi shkon shumë larg, përtej shumatores së tragjedive individuale. Është dëm për bashkësinë rtonë të kombeve dhe popujve. Nqë qoftë se institucionet dështojnë, kjo goditje mund të jetë fatale.

Për ju lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb.

Pavarësisht përvojave tona me luftën, nën ombrellën e madhe të këtij instutucioni, kujtesa historike nuk mund të merret lehtë, zgjidhjet duhet ti qëndrojnë tetsit të së ardhmes.

Ashtu si shtetet e tjera në rajon Shqippria vijon të dëetojë të ardhmen teksa Lufton me të shkuarën, të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje, por tashmë është një partner në Ballkanin e Hapur./albeu.comm

The post Rama në Këshillin e Evropës: Për ne lufta është ende një plagë që dhemb, ndërsa për ju është një kujtim i largët appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë, Kosova me të drejtë fjale në Asamblenë KiE-së
Kosova për herë të parë është ulur, dhe ka pasur të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kështu ka deklaruar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Arben Gashi, sipas të cilit, Kosova e meriton respektin dhe vendin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Deputetët nga Kosova po marrin pjesë në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore”, shkruan Gashi në rrjetin social facebook.

The post Për herë të parë, Kosova me të drejtë fjale në Asamblenë KiE-së appeared first on Albeu.com.

KE thirrje vendeve të BE: Liberalizoni vizat për Kosovën pa vonesa
Komisioni Evropian ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Anitta Hipper, zëdhënëse për çështje të brendshme dhe migracion, në emër të KE-së, ka ftuar 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të veprojnë në këtë drejtim.

“27 vendet anëtare t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesa, pas pesë vjetësh angazhim të gjatë në mes të qeverive dhe KE-së, që në muajin e ardhshëm edhe një herë tjetër do ta përsërit qëndrimin për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin e bllokut evropian, siç bëjnë pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që nga 2009-2010”, është shprehur Hipper.

The post KE thirrje vendeve të BE: Liberalizoni vizat për Kosovën pa vonesa appeared first on Albeu.com.

KE nuk heq dorë nga kufizimi i çmimit të gazit rus
Komisioni Evropian ende dëshiron që BE të vendosë çmimin më të lartë për gazin rus, por nevojitet më shumë punë për të vlerësuar ndikimin e kësaj mase, tha sot komisionarja evropiane për Energjinë Kadri Simson.

“Ne vazhdojmë të besojmë në kufizimin e çmimit të gazit të importuar nga tubacionet ruse, por ne ende duhet të punojmë në vlerësimin e ndikimit të dëmshëm në disa vende anëtare,” tha Simson, duke shtuar se Brukseli po analizon nëse një kufi më i gjerë në çmimet e gazit për importet BE mund të funksionojë.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se çmimet e gazit në vendet e BE-së janë rritur më shumë se 10 herë në krahasim me periudhën para pandemisë së virusit korona.

“Bërja e skajeve është bërë burim ankthi për miliona biznese dhe familje. Por evropianët e trajtojnë atë me guxim”, tha Von der Leyen.

Ajo përkujtoi se vitin e kaluar gazi rus ka marrë pjesë me 40 për qind në importin e gazit në BE, ndërsa sot merr pjesë me nëntë për qind përmes gazsjellësve.

“Por Rusia vazhdon të manipulojë në mënyrë aktive tregun tonë të energjisë. Ata preferojnë të djegin gaz në vend që ta dërgojnë atë (në Bashkimin Evropian). Ky treg nuk funksionon më. Në të njëjtën kohë, kriza klimatike ka një ndikim të fortë në llogaritë tona. Valët e të nxehtit rritën kërkesën për energji elektrike dhe për shkak të thatësirës u mbyllën hidrocentralet dhe ato bërthamore”, sqaroi presidentja e KE-së.

The post KE nuk heq dorë nga kufizimi i çmimit të gazit rus appeared first on Albeu.com.