kerkohet kthimi ne qeli i arben lenes Archives - Albeu.com

GJKKO e liroi nga qelia, SPAK kërkon kthimin në burg të avokatit Arben Lena
Prokuroria e Posaçme ka apeluar lirimin e kreut të Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena.

Lena u lirua nga qelia dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arresht shtëpie”. Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj ka kundërshtuar vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela, duke dërguar çështjen sërish në Apel.

“Kujtojmë se shumica e personave që kanë dhënë paratë për të ndikuar në një vendim gjyqësor janë në burg, ndërsa marrësi që sipas akuzës është avokati Lena, u la me masë arresti shtëpie. Vetëm pak ditë më parë Apeli i Posaçëm vendosi ta lërë në fuqi masën arrest në burg, ndërsa dje (e entje 9 maj) ajo u ndryshua nga gjyqtari Çela, një vendim që sipas akuzës nuk është i drejtë.”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhur me çështjen e një të arrestuari për akuzën e trafikimit të refugjatëve të cilin Lena e mbronte. Avokati ka mohuar akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar. Sipas Prokurorisë Speciale Arben Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Skema e dyshuar korruptive u godit më 26 dhjetor të vitit 2023. Sekserët Nikoll Hafesllari dhe Nikoll Jesku do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

Në arrest në burg në fund të vitit të kaluar u lanë Hafesllari, Jesku dhe Kuziçi, Dajana Kodra në arrest shtëpie,  ndërsa Artiana Kozici e Dritan Tabaku në detyrim paraqitje. Burime konfirmojnë se nën hetim është edhe një gjyqtar i Apelit të Korçës para se ky institucion të shkrihej me hartën e re gjyqësore.

The post GJKKO e liroi nga qelia, SPAK kërkon kthimin në burg të avokatit Arben Lena appeared first on Albeu.com.