kerkesat per azil Archives - Albeu.com

Ngadalësohet emigrimi, bien me 32% kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në BE për 8-mujorin
Ritmet e ikjes së shtetasve shqiptarë në emigracion duket se janë ngadalësuar këtë vit, pasi kulmuan sërish në 2021-2022, pas heqjes së kufizimeve nga pandemia.

Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil tregojnë se ritmet e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë kanë rënë ndjeshëm në muajt e këtij viti, sidomos gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht kishte më shumë ikje.

Sipas Eurostat, në periudhën janar-gusht 2023 kishte gjithsej 4560 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, me një rënie prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në korrik dhe në gusht, kërkesat për azil u përgjysmuan në krahasim me periudhat përkatëse të një viti më parë, ndërsa ishin në rënie dhe në krahasim me muajt e parë të vitit.

Gjatë 2022 kishte ndodhur e kundërta, me kërkesat për azil që rriteshin duke filluar nga maji.

Kërkesat për azil janë treguesi i parë i tendencës së emigrimit. Vitin e kaluar u shënua një rritje e ndjeshme e tyre.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat, (që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a.

Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%. Ndërsa të dhënat e tjera, të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend.

Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, numri total i aplikimeve në Europë arriti në 30 mijë, niveli më i lartë që nga 2006-a.

Bien ndjeshëm aplikimet nga Franca

Franca dhe Gjermania kanë vijuar të jenë dy destinacionet kryesore të shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil edhe në 8 mujorin e këtij viti.

Por, të dhënat e Eurostat tregojnë se ka një rënie të ndjeshme drejt Francës. Kërkesat për azil drejt këtij shteti u përgjysmuan në 1,690, nga 3,575 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gjermani kishte 1015 kërkesa për janar-gusht, pothuajse në nivelet e një viti më parë. Pas tyre vjen Italia me 1050 kërkesa, Greqia 350, Belgjika me 150./Monitor

The post Ngadalësohet emigrimi, bien me 32% kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në BE për 8-mujorin appeared first on Albeu.com.

Kërkesat për azil, Britania, Franca dhe Gjermania destinacionet kryesore, “del në skenë” Irlanda
Kërkesat për azil (mbrojtje ndërkombëtare) po rriten sërish, pasi shënuan rënie gjatë periudhës 2020-2021, të ndikuara nga kufizimet për udhëtime që u vendosën gjatë pandemisë.

Në 7 muajt e parë të vitit u regjistruar gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar.

Por cilat janë shtetet ku shqiptarët po nxitojnë që të kërkojnë azil?

Franca mbetet destinacioni kryesor i azilantëve shqiptarë për shkak të politikave lehtësuese sociale që ofron ky shtet. Sipas të dhënave të Eurostat, në periudhën janar-korrik në Francë kërkuan azil mbi 3 mijë shtetas, ose 53% të totalit. Në korrik u shënua dhe numri më i lartë i aplikimeve, duke i kaluar 500 të tilla. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për 7 mujorin, aplikimet për azil drejt Francës janë dyfishuar.

Shteti i dytë është Gjermania. Për 7 mujorin kishte gati 800 aplikime, ose 15% e totalit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë shifra është pothuajse 4-fishuar.

Pas Gjermanisë renditet Italia, që historikisht ka qene destinacion i emigrantëve shqiptarë. Për periudhën janar-korrik 2022 kishte gjithsej gati 700 aplikime.

Greqia, destinacioni tjetër tradicional i emigracionit mori rreth 600 aplikime.

Belgjika vijoi të mbetej në vend të katërt, me 240 aplikime gjithsej.

Një shtet që po preferohet së fundmi është dhe Irlanda, me 80 aplikime gjithsej (nga 20 në të njëjtën periudhë të një viti më parë), i ndjekur nga Suedia (75), Holanda (45).

Ndonëse ka shumë aplikime për mbrojtje ndërkombëtare, pothuajse të gjitha ato refuzohen, pasi Shqipëria renditet në listën e vendeve të sigurta, ndryshe nga vende të tjera qytetarët e të cilëve ikin nga lufta apo nga konfliktet e brendshme.

Eurostat nuk i raporton më të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar, që nga dhjetori 2020, pas daljes së saj nga BE.

Por, të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022, një shifër që është sa 80% e të gjithë kërkesave për azil në 27 shtetet e tjera të Bashkimit Europian, duke e çuar në total shifrën e aplikimeve në mbi 10 mijë. Nga totali i emigrantëve shqiptarë, 2165 persona kishin hyrë në vend me gomone (varka të vogla). Sipas të dhënave zyrtare, shqiptarët u renditën të parët për nga numri i madh që hynë në Britaninë e Madhe duke rrezikuar jetën.

“Numri i shqiptarëve që vijnë me varka të vogla është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të fundit prill – qershor 2022. Përpara kësaj periudhe, shqiptarët zakonisht nuk përdornin varka të vogla. Ka pasur 2,165 mbërritje midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë (janar deri në qershor 2021)”, ka raportuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Emigrantët që hyjnë në Britaninë e Madhe me gomone regjistrohen menjëherë si azilkërkues për shkak se kanë rrezikuar seriozisht jetën duke udhëtuar në këtë mënyrë.

Numri i shqiptarëve që udhëtojnë me gomone në Britani është më i lartë se ai i vendeve në konflikt dhe në diktaturë si Afganistani, Irani dhe Iraku. Madje edhe ukrainasit që janë në luftë nuk e kanë marrë nisma të tilla./MONITOR/

The post Kërkesat për azil, Britania, Franca dhe Gjermania destinacionet kryesore, “del në skenë” Irlanda appeared first on Albeu.com.

Me gomone drejt Anglisë, shqiptarët kryesojnë listat e kërkesave për azil
Teksa fluksi i emigrantëve shqiptarë për në Angli vijon të mbetet i lartë, duket se kjo përbën një problem të madh për autoritetet britanike.

Prej muajit korrik ka një shtim të të rinjve shqiptarë që rrezikojnë jetën duke kaluar La Manshin me gomone.

Mediat britanike shkruajnë se shifrat e shqiptarëve që lënë vendin e tyre po rriten gjithnjë e më shumë, duke shfrytëzuar madje edhe uljen e çmimit që trafikantët kanë vendosur.

Trafikantët u kërkojnë 1500 paund emigrantëve që kryesisht janë shqiptarë për të kaluar Kanalin me një gomone.

Të gjithë punën e tyre ata reklamonin në rrjetet sociale, duke krijuar jo vetëm besueshmëri, por madje edhe siguri se njerëzit që donin të shkonin në Angli janë të sigurt që mbërrijnë shëndoshë e mirë. Shifrat në çdo nisje, kryesisht të premteve për të mbërritur në shtunën paradite dhe orëve të mesditës flasin për dominim të shtetasve shqiptarë që kanë marrë edhe familjet e tyre dhe janë larguar nga vendi i tyre.

Autoritetet britanike bënë me dije se çdo muaj shifrat e shqiptarëve që kërkojnë azil i kalojnë 1500 persona, ndërkohë që ditëve të fundit u tha se ulja e çmimit krijoi një dyndje të shqiptarëve që ikin në drejtim të Britanisë.

Mediat atje tregojnë se janë të paktën 9 mijë shqiptarë që kanë hyrë kohëve të fundit në Britaninë e Madhe. Ata i kërkuan ministrit të Brendshëm që të niste në drejtim të Doverit një grup efektivësh policie për të funksionuar si skuadër e përbashkët me atë angleze për të pritur në breg shqiptarët që ikin për një jetë më të mirë atje.

Aty pretendohet se do të bëhet edhe verifikimi i tyre dhe të gjithë emigruesit shqiptarë që rezultojnë me precedentë kriminal duhet të kthehen në Shqipëri dhe madje edhe të dënohen me 4 vite burg.

The post Me gomone drejt Anglisë, shqiptarët kryesojnë listat e kërkesave për azil  appeared first on Albeu.com.

Për të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa e azilit, Gjermania ka një “lajm të mirë”
Për të gjithë qytetarët shqiptarë që u është refuzuar kërkesa e azilit, Gjermania ka një lajm të mirë.

Autoritetet gjermane vendosën që të gjithë qytetarëve që u është refuzuar kërkesa e azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në këtë vend.

Kështu raporton revista gjermane ‘Der Spiegel’ e cila thotë se Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka një projektligj që do t’u japë shansin azilkërkuesve të refuzuar të qëndrojnë në Gjermani. Nëse ky projektligj i cili pritet të paraqitet së shpejti do të hyjë në fuqi pritet që të përfitojnë 105 000 persona.

Përmes kësaj të gjithë ata emigrant që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen ‘Duldung’ që është pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht përgjithmonë.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë se zotërojnë gjuhën gjermane dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani. Personat e dënuar nuk përfitojnë, ashtu si ata që kanë bërë të dhëna të gabuara për identitetin e tyre për të penguar dëbimin.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser është angazhuar për dëbimin me pasoja të azilkërkuesve të refuzuar që nuk respektojnë ligjet gjermane.

The post Për të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa e azilit, Gjermania ka një “lajm të mirë” appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët po “ja mbathin”, vendi ynë i pari në listën e vendeve azilkërkuese në Francë
Shqipëria u rendit e para në listë për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Francë.

Ajo la pas 12 vende të tjera, të cilat po ashtu kishin një numër të lartë azilkërkuesish në Francë.

Lista u publikua nga OFPRA.

Në listë vendet e  publikuara mund të konsiderohen si vende të sigurta të origjinës, në lidhje me garancitë e mbrojtjes që autoritetet e këtyre vendeve ofrojnë kundër persekutimit dhe keqtrajtimit si dhe sanksionet që në rast të një shkelje e provuar e të drejtave individuale, ato përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të OFPRA .

“Franca është një nga vendet më të mira për të kërkuar azil në Evropë pas Gjermanisë, e cila pret të marrë vetëm 200,000 kërkesa për azil ne vit”,– thuhet në një deklaratë të drejtorit të OFPRA.

Lista e vendeve:

Republika e Shqipërisë

Republika e Armenisë

Bosnjë dhe Hercegovinë

Republika e Kepit të Verdës

Gjeorgjia

Republika e Indisë

Maqedonia e Veriut

Republika e Mauritius

Republika e Moldavisë

Republika e Mongolisë

Republika e Malit të Zi

Republika e Serbisë

Republika e Kosovës/albeu.com/

The post Shqiptarët po “ja mbathin”, vendi ynë i pari në listën e vendeve azilkërkuese në Francë appeared first on Albeu.com.

Rritja e aplikimeve për azil, reagon Basha: Vetëm në luftë civile do të kishte kaq largime nga vendi
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin lidhur me aplikimet për azil, ku sipas raporteve të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në rajon.

Komentet Basha i ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se rritja e aplikimeve për azil dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Kryedmeokrati ka vënë sërish theksin te vettingu në politikë, duke nënvizuar se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë,” shkruasn Basha./albeu.com/

The post Rritja e aplikimeve për azil, reagon Basha: Vetëm në luftë civile do të kishte kaq largime nga vendi appeared first on Albeu.com.