kercenimi i prokurores shqiptare ne shba Archives - Albeu.com

“Po vijmë tek ty ku*vë!” Kërcënohet me vdekje prokurorja shqiptare në SHBA: Më kanë shkruar SMS
Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërcënuar me vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Dyshimet janë se pas ngjarjes mund të fshihet një burrë i arrestuar të cilin prokurorja e ndoqi penalisht dhe kërkoi dënim me burg pasi ai po protestonte para një shkolle për përdhunimin e vajzës së tij.

Ka qenë vetë prokurorja e Loudoun-it me origjinë shqiptare, Buta Biberaj, e cila ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, duke u shprehur se ka marrë me dhjetëra telefonata kërcënuese.

Mediat amerikane shkruajnë se Biberaj është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë. Ajo është portretizuar nga faqet e internetit, që i përkasin krahut të djathtë, si prokurore emigrante, e cila ka shënjestruar babain e një viktime përdhunimi në shkollë.

Kritika zyrtarja me origjinë shqiptare ka marrë edhe nga kandidati republikan për guvernator në Virxhinia, Glenn Youngkin, i cili tha në një fjalim të martën se prokurorja e Loudoun-it shënjestroi familjarët e viktimës.

“Kam marrë me dhjetëra kërcënime me vdekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin”, tha ajo, raportojnë mediat e huaja.

Biberaj pretendon se kërcënimet me vdekje janë shtuar shumë gjatë tre javëve të fundit.

Prokurorja me origjinë shqiptare beson se telefonuesit kanë qëllim ta vrasin atë. Autoritetet po hetojnë rastin nuk japin të dhëna nëse deri më tani është arrestuar ndonjë person.

Por, cila është ngjarja për të cilën është kryqëzuar prokurorja shqiptare?

Bëhet fjalë për arrestimin e babait të një viktime përdhunimi në një shkollë, i cili u vu në pranga gjatë takimit të bordit të institucionit. Por pas një përleshje zyra e sherifit e arrestoi dhe jo prokuroria. Prokurorja shqiptare ka thënë se policët nuk ishin në dijeni që i arrestuari ishte babai i një viktime përdhunimi kur e arrestuan. Biberaj ka shtuar se zyra e saj nuk kishte për qëllim që të shënjestronte babain, por ka hapur procedimin penal pas referimeve të bëra nga Sherifi. Ajo ka shtuar se çështja e tij është në apel, ndërsa babai ka thënë se do të padisë Qarkun Loudoun./albeu.com/

The post “Po vijmë tek ty ku*vë!” Kërcënohet me vdekje prokurorja shqiptare në SHBA: Më kanë shkruar SMS appeared first on Albeu.com.