kercenimet nga koreja e veriut Archives - Albeu.com

Koreja e Veriut dyshohet se lëshoi raketë balistike, akuzon SHBA-në për rritje tensionesh
Koreja e Veriut e ka lëshuar një lloj të paidentifikuar të raketës balistike, kanë thënë Garda Bregdetare e Japonisë dhe ushtria e Koresë së Jugut.

Pak pas lansimit, vetë Pheniani e ka dënuar atë që e ka konsideruar shpërfaqje të forcës ushtarake, në krye me Shtetet e Bashkuara, dhe ka aluduar se veprimet e saj të fundit janë “paralajmërim për një luftë bërthamore”.

Raketa është lëshuar drejt brigjeve lindore të Koresë së Veriut, sipas autoriteteve jugkoreane.

Rreth 20 minuta pas lansimit, Garda japoneze ka thënë se raketa ka rënë në det.

Ky lansim është bërë pas paralajmërimeve nga zyrtarë në Seul dhe Tokio që Koreja e Veriut – fuqi bërthamore – është duke u përgatitur për lëshim të një rakete – përfshirë një raketë balistike interkontinentiale, këtë muaj.

Të gjitha aktivitetet me raketa balistike të verikoreanëve janë të ndaluara, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bahkuara.

Mirëpo Pheniani i konsideron ato si të drejtë sovrane e një shteti për t’u vetëmbrojtur.

Rreth gjysmë ore pas lansimit, media shtetërore verikoreane e ka transmetuar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i ka kritikuar “gangsterët ushtarakë” në Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për rritje të tensioneve, përmes stërvitjeve, shpërfaqjes së forcës, dhe planifikimit të një lufte bërthamore.

Në deklaratë është cituar arritja e një nëndetëseje amerikane me kapacitet bërthamor, USS Missouri në portin jugkorean, Busan, të dielën.

“Forcat e armatosura të Koresë së Veriut do të neutralizojnë përpjekjet e SHBA-së dhe forcave të tyre vasale për të nisur luftë bërthamore, dhe kështu do të garantojnë paqe dhe siguri në Gadishullin Korean”, është thënë në deklaratë.

Në deklaratë është krikuar edhe mbajtja e një takimi në mes të ekipeve jugkorenae dhe amerikane, të premten, në Uashington, duke thënë se veprime të tilla shërbejnë si paralajmërim për Korenë e Veriut.

The post Koreja e Veriut dyshohet se lëshoi raketë balistike, akuzon SHBA-në për rritje tensionesh appeared first on Albeu.com.

Kërcënimet nga Koreja e Veriut, SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake
Teksa kërcënimet nga Koreja e Veriut dhe Kina janë në rritje në brigjet e Paqësorit, duket se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë ndërmarrë stëvitje të mëdha ushtarake.

Këto janë stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit, raportojnë mediat e huaja.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Korenë Jugore, i cili ka konfirmuar se stërvitjet kanë nisur siç është planifikuar, mirëpo nuk ka treguar se ushtarë janë përfshirë edhe çfarë pajisjesh ushtarake janë përdorur.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 28.500 ushtarë të stacionuar në Korenë Jugore, si masë parandaluese ndaj kërcënimeve që vijnë prej Koresë Veriore. Stërvitjet që kanë nisur të hënën përfshijnë trajnime përmes simulimeve kompjuterike, stërvitjet e përbashkëta në terren, si dhe stërvitje për mbrojtje civile nëpër Korenë Jugore.

Ato pritet të përfundojnë më 1 shtator. Seuli është në pritje të ndonjë reagimi të ashpër nga Phenjani për stërvitjet 11-ditore. Udhëheqësja e Koresë Veriore akuzon shpesh SHBA-në se po përgatitet për sulm përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore.

Uashingtoni dhe Seuli hedhin poshtë diçka të tillë dhe besojnë se stërvitjet synojnë të përmirësojnë kapacitetet për mbrojtje. Tensionet në Gadishullin Korean janë të larta pasi verikoreanët kanë kryer disa herë testime të raketave me kapacitetet bërthamor. SHBA-ja dhe Koreja Jugore kanë reduktuar numrin e stërvitjeve ushtarake në vitet e fundit, për arsye diplomatike.

Më 2018, stërvitjet verore janë anuluar me qëllim të rritjes së mundësive për negociata rreth programit bërthamor të Koresë Veriore. Megjithatë, bisedimet janë bllokuar prej një samiti të dështuar mes SHBA-së dhe Koresë Veriore, që është mbajtur në shkurt të vitit 2019 në Vietnam. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë së Veriut testimet e raketave balistike apo testime tjera bërthamore.

The post Kërcënimet nga Koreja e Veriut, SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake appeared first on Albeu.com.