kercenimet berthamore Archives - Albeu.com

Papa i bën thirrje botës “të mësojë nga historia” mbi kërcënimet bërthamore
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të mësojë nga historia, kur bëhet fjalë për luftën bërthamore, dhe të zgjedhë rrugën e paqes.

“Ne nuk mund të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që pati kërcënuar botën atëherë”, ka thënë ai në një meshë masive në Sheshin e Shën Petrit më 9 tetor, duke iu referuar periudhës së Luftës së Ftohtë në vitet 1960.

“Pse të mos mësojmë nga historia? Edhe atëherë ka pasur konflikte dhe tensione të mëdha, mirëpo është zgjedhur rruga e paqes”, ka thënë 85-vjeçari.

Papa Françesku u ka ikur kritikave të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës së saj në Ukrainë në shkurt, mirëpo ka folur më shpesh kundër vdekjeve dhe shkatërrimeve që sjell lufta.

Kreu i Selisë së Shenjtë i ka bërë thirrje Evropës që të ketë mëshirë për migrantët që i ikin situatës së vështirë.

“Dëbimi i migrantëve është gjë skandaloze! Në fakt, dëbimi i migrantëve është gjë kriminale. I bën ata që të vdesin para nesh”, ka thënë ai.

“Deri më sot e kemi Mesdheun, varrezën më të madhe në botë. Dëbimi i migrantëve është gjë e neveritshme, është kriminale”.

Qindra mijëra migrantë kanë tentuar të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut, në tentim e sipër për të kaluar në Evropë.

Rreth 25.000 njerëz kanë vdekur apo janë zhdukur në këtë rajon prej vitit 2014, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migrantë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

The post Papa i bën thirrje botës “të mësojë nga historia” mbi kërcënimet bërthamore appeared first on Albeu.com.

“Unë nuk luaj bllofin”, Putin pas mobilizimit kërcënon botën: Mund t’ju sulmoj me armë bërthamore
Vladimir Putin lëshoi sot një kërcënim rrëqethës për përdorimin e armëve bërthamore kundër Perëndimit mbi Ukrainën, duke paralajmëruar liderët botërorë se ai nuk po luan bllofin.

Despoti i dëshpëruar i dha një fjalim kombit rus, në të cilin njoftoi gjithashtu mobilizimin e pjesshëm të rezervave të tij ushtarake dhe referendumet në zonat e pushtuara të Ukrainës për t’i bërë ato pjesë të vetë Rusisë.

Putin më pas shtoi: “Nëse ekziston një kërcënim për integritetin territorial të vendit tonë dhe për të mbrojtur popullin tonë, ne sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet për ne – dhe unë nuk po bëj bllof.

“Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore duhet të dinë se tavolina mund të kthehet kundër tyre.”

Lëvizja e vendos atë në një kurs përplasjeje me Kievin dhe mbështetësit e tij perëndimorë, të cilët tashmë kanë thënë se sulmet për të çliruar zonat nën kontrollin rus nuk do të ndalen dhe nuk do të njihen rezultatet e asnjë referendumi ‘të rremë’.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodrymyr Zelensky, tha këtë mëngjes se njoftimi i Putinit tregon se lufta po shkon kundër tij.

The post “Unë nuk luaj bllofin”, Putin pas mobilizimit kërcënon botën: Mund t’ju sulmoj me armë bërthamore appeared first on Albeu.com.