KERCEN LOKAL GJYQTARJA Archives - Albeu.com

Videoja bëhet virale, gjyqtarja e Elbasanit ”djeg skenën” në lokalin e trafikantit të kokainës (VIDEO)
Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, duket se është një adhuruese e këngëtarit të njohur, Gena, aq sa ka shkuar për të ndjekur muzikën e tij live në një lokal të një personazhi të njohur të botës së krimit në Elbasan, më konkretisht shtetasit Klodjan Çopja.

Ky i fundit, ka qenë subjekt i OFL-së dhe një nga miqtë e afërt të Suel Çelës, i cili nga ana e tij është një personazh i njohur i lajmeve të kronikës së zezë në Elbasan.

Çela më 27 shtator të vitit 2006 në lagjen “5 Maji” në Elbasan dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Roland Musta dhe si pasojë e goditjeve ai ka vdekur pak më pas në spital. Pavarësisht pretendimeve të prokurorisë për fajësinë e tij, ka qenë pikërisht gjyqtarja Fetahu ajo që e ka shpallur atë të pafajshëm.

Më pas Çela do të përfshihej dhe në incidente të tjera në Elbasan, përfshirë përplasjen me punonjësit e policisë në tregun ushqimor të qytetit.

Sa i takon lokalit ku gjyqtarja shihet në skenë duke vallëzuar, ai i përket ligjërisht Çopjes, i cili ka qenë i dënuar me 17 vite burg për trafik kokaine në Britaninë e Madhe, dhe disa kohë më parë ishte subjekt i OFL-së ku do të duhej që të deklaronte pasurinë.

Pak kohë më parë, Daily Mail do ti bënte jehonë barit në fjalë, ku thuhej se pronari i tij, lëviz me ferrari në qytetin e Elbasanit.

“Bar restoranti “Living” nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane.

Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë. Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani?

Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “manjati” me emrin Klodjan Copja”, shkruante Daily Mail.

Ky rast i Fetahut, në dukje një shkujdesje pas një viti të gjatë izolimi e pandemie, në fakt vjen pak javë pas rastit të gjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila shërbente po ashtu në Elbasan, dhe është pezulluar nga detyra për shkak të videove që postonte në rrjetet sociale.

E duket se nuk është e vetmja, në Elbasanin ku ndërthuren krimi dhe droga, sistemi i drejtësisë duket se kërkon një shkundje të fortë, në mënyrë që të veprojë, e të frikësojë dhe ata që lëvizin lirisht në qytet, edhe pse me precedentë të theksuar kriminalë. /faxweb

The post Videoja bëhet virale, gjyqtarja e Elbasanit ”djeg skenën” në lokalin e trafikantit të kokainës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.