keqtrajtim Archives - Albeu.com

Liverpool “keqtrajton” Manchester United, i shënon 7 gola në “Anfield”
Liverpool zhvilloi një paraqitje fantastike sot në shtëpi, teksa mundi 7-0 skuadrën e Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Pjesa e parë do mbyllej në avantazhin minimal, pas golit të Gakpo. Pjesa e dytë do niste në mënyrë spektakolare për The Reds që gjetën rrugë ne rrjetës edhe dy herë të tjera me Nunez dhe Gakpo.

Festivali i golave nuk u ndal me aq, kishte kohë edhe për Firmino, dopietën e Salah dhe golin tjetër të Nunez (i dyti personal).

Liverpool renditet në vendin e pestë dhe synon Champions League. Manchester United pozicionohet e 3-ta.

The post Liverpool “keqtrajton” Manchester United, i shënon 7 gola në “Anfield” appeared first on Albeu.com.

I riu rrëfen tmerret: Drunjë, hekur, grushte… Ja çfarë ndodhte në shtëpinë e fëmijës në Shkodër
“Zyber Hallulli” nuk është e vetmja shtëpi fëmije që rrit fëmijë të traumatizuar dhe keqtrajtuar.

Dhjetëra kronika televizive, denoncime organizatash jofitimrurëse dhe dëshmi ndër vite kanë treguar makabritetin që përjetojnë fëmijët e braktisur dhe jetimë në këto institucione të përkujdesit shtetëror.

Një dëshmi të tillë ka dhënë edhe një djalë 20 vjeçar në “, i cili ka jetuar në këto institucione që në moshën 5 vjeçare i braktisur nga e ëma. Së fundmi ai ka qenë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër përpara se të dilte vetë në jetë.

“Ka qenë skandal jetimorja. Mbaj mend dhunë nga edukatoret, nga parashkollori. Ishte jetesë e keqe, haja gjysmë buke, asgjë më shumë. Kur shkuam te jetimorja 6-16 vjeç aty ka pasur dhunë të pandalueshme. Së pari të rriturit. E dyta edukatoret. Unë isha shumë I frikësuar, më jepnin ilaçe pa asnjë arsye, pa patur asnjë problem me shëndetin, më kanë çuar në një shkollë se me demek unë kam qenë me sëmundje mendore. Ishte shumë skandal për jetën time”, u shpreh djali i dhunuar.

Ky i ri që sot i ka kaluar të 18-at dhe tashmë ka dalë në jetë, shfaqet me një fjalor minimalist dhe disi i frikësuar Ai shpreh dëshirën për të ndihmuar të ngjashmit e tij duke rrëfyer vuajtjet. Por, edhe frika nga kërcënimet është prezente teksa tregon ferrin që ka përjetuar që në moshë të mitur në mjediset e institucioneve shtetërore ku pati fatin e keq të jetojë.

“Shkopinj, drunj, hekur, gjuanin natën. Nga të rriturit dhe edukatoret. Unë e bëja në brek nga frika. Edhe bukë nuk na jepnin, na mbyllnin në bodrum ose ndonjë derë që ishte errësirë. Kam pasur shumë sëmundje që më erdhën nga traumat dhe ilaçet që më jepnin kot. Më kanë çuar te shkolla e personave me prapambetje mendore. Nuk kisha çfarë të mësoja aty”, u shpreh djali i dhunuar.

Jo vetëm i braktisur dhe keqtrajtuar, por edhe i vjedhur. I riu rrëfen se nëna që e la në qendrën e kujdesit është përpjekur të fitojë lekë me emrin dhe statusin e tij.

“Pastaj mora vesh se mami u kishte thënë atyre që të merrte mami kempin deri në moshën 14 vjeç pastaj e kishin anulluar sepse e kishin kuptuar që i merrte ajo dhe jo unë. Pasi të mbushja moshën 18 vjeç do ti merrja unë lekët e kempit”, u shpreh djali i dhunuar.

Nga keqtrajtimet e pësuara i riu thotë se ka bërë disa operacione. Këto episode i kanë lënë dëmtime, pasojat e të cilave i vuan sot e kësaj dite.

“Atje dhunoheshin fëmijët. Seksualisht jo. Dhunë e pandalshme. Shohin shumë çuna, ishin disa çuna të tjerë që e panë. Kur erdhën në darkë, disa më mbrojtën disa më rrahën. U hodha nga dritarja e dhomës dhe çava kokën. Bëra shumë operacione. Aty ka qenë trauma më e keqe. Theva dhëmbët. Asnjë nuk e di çfarë është jetimorja. Unë jam i vetmi që hap gojën, të tjerët kanë frikë”, u shpreh djali i dhunuar.

Pavarësisht dramave pafund në shtëpinë e fëmijës, sot ky djalë ia ka dalë të sigurojë jetesën me dinjitet dhe punë të ndershme. Por, edhe stabilizimi dhe pranimi në punë nuk ka qenë fort e lehtë. Keqtrajtimet që kjo shtresë pëson deri në moshën 18 vjeç në qendrat e kujdesit, pasohet nga braktisja dhe mungesa e shanseve për të punuar si gjithë të tjerët.

“Punova menaxher kamarierësh. Kam pasur rrogë 400 mijë plus bonuse. Ia dhashë mamit të gjitha lekët dhe pastaj më përzuri nga shtëpia dhe më mori lekët. Në jug fjeta jashtë për të jetuar. Punova ngarkim shkarkim, jam ulur në gjunjë një pronari. Punova në furrë buke nuk e përballoja dot. Më mori policia. Më çoi në qendër sociale. Gjeta një punë. Më sistemuan gocat. Më ndihmuan. Më morën, më lanë. Nuk pranoja të shkoja në shtëpinë e tyre sepse kishin familjarë. U largova u mbyll qendra. Ngela prapë rrugëve“, u shpreh djali i dhunuar./tch

The post I riu rrëfen tmerret: Drunjë, hekur, grushte… Ja çfarë ndodhte në shtëpinë e fëmijës në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Ka disa lloj gurësh në veshka, por cili është më i zakonshmi, mjekja Albana Daka tregon regjimet ushqimore që duhet të ndiqni
Nëse keni pasur gurë në veshka, rreziku i riformimit të tyre përgjatë 10 viteve të ardhshme rritet ndjeshëm, gati-gati me 50 për qind. Për parandalimin e sëmundjes nuk ka asnjë metodë të sigurt që mund të aplikohet, veçanërisht nëse keni një histori familjare. Por, një kombinim i ndryshimeve të dietës dhe jetesës, si dhe disa medikamente, mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut tuaj.

“Për shumë persona, gurët në veshka janë si zogjtë shtegtarë, ato mund të ikin përkohë- sisht, por kthehen sërish vitin tjetër. Prandaj, një pjesë kryesore e trajtimit ka si qëllim parandalimin e rishfaqjes”, pohon Albana Daka, mjeke laboratori dhe dietologe.

Kalimi i një guri në veshka shpesh përshkruhet si një nga gjërat më të dhimbshme që një person mund të përjetojë. Formimi i tyre vjen si pasojë e grumbullimit të kristaleve të ndryshme në veshkë, të cilët me kalimin e kohës bashkohen me njëritjetrin, duke formuar madhësi të ndryshme të gurit, të cilat shpien në paralizimin e funksionit normal të veshkës, duke e ekspozuar atë ndaj komplikacioneve të ndryshme. Ndër shkaqet kryesore të formimit të gurëve mund të jenë uji i pijshëm, ndotja e ambientit, trashëgimia, stili i jetesës, kequshqyerja, obeziteti apo dhe sëmundje të tjera, që prishin balancat e funksionimit të veshkave.

“Është e rëndësishme të dihet se jo të gjithë gurët në veshka janë njëlloj. Tipi më i zakonshëm i gurëve është ai që formohet nga kalciumi dhe oksalatet. Trajtimi individual për gurët në veshka varet nga lloji i gurit të formuar. Mjeku duhet të përcaktojë përmbajtjen minerale të gurit dhe të identifikojë arsyet mjekësore që mund të kenë kontribuar në formimin e gurëve”, shton doktoresha, e cila na njeh edhe me regjimin ushqimor dhe peshën që kanë produkte të caktuar në minimizimin e rrezikut për riformimin e gurëve në veshka, një patologji kjo e përhapur në masë kohët e fundit.

DR. ALBANA DAKA

Pothuajse çdonjëri prej nesh ka ndonjë të afërm që vuajnë nga gurët në veshka apo ka vuajtur vetë prej tyre. Po çfarë është në fakt një gurë në veshka? Një gurë në veshka është një masë e fortë që formohet nga kristalet në urinë. Në shumicën e njerëzve kimikatet natyrale në urinë nuk lejojnë që të formohen gurët. Veshkat filtrojnë gjakun dhe pastrojnë kripërat minerale të tepërta, si dhe mbetjet e tjera të tretshme.

Veshkat gjithashtu prodhojnë urinë që i nxjerr jashtë këto mbetje nëpërmjet kanalit urinar. Gurët në veshka formohen kur urina tejngopet me minerale të caktuara dhe nuk mund t’i shpërbëjë më në urinë (si në rastin kur keni hedhur shumë sheqer në çajin tuaj dhe nuk mund ta tresni dot, sado që e përzieni).

Mineralet e patretura krijojnë kristale, të cilat bashkohen me njëra-tjetrën dhe formohen gurë të fortë. Kur gurët në veshka janë të vegjël, mund të kalojnë pa u vënë re nëpërmjet urinës. Megjithatë, shpesh ato rriten shumë dhe nuk mund të kalojnë nëpërmjet kanalit urinar dhe disa gurë kanë maja të mprehta e të forta.

Kur këto gurë kalojnë nëpërmjet kanalit urinar, shkaktojnë dhimbje tejet të forta. Në disa raste gurët nuk mund të kalojnë vetë dhe nevojitet trajtim i specializuar mjekësor apo ndë- rhyrje kirurgjikale. Për shumë persona, gurët në veshka janë si zogjtë shtegtarë; ato mund të ikin përkohësisht, por kthehen sërish vitin tjetër. Prandaj, një pjesë kryesore e trajtimit ka si qëllim parandalimin e rishfaqjes. Është e rëndësishme të dihet se jo të gjithë gurët në veshka janë njëlloj.

Tipi më i zakonshëm i gurëve është ai që formohet nga kalciumi dhe oksalatet. Trajtimi individual për gurët në veshka varet nga lloji i gurit të formuar. Mjeku duhet të përcaktojë përmbajtjen minerale të gurit dhe të identifikojë arsyet mjekësore që mund të kenë kontribuar në formimin e gurëve. Trajtimi parandalues mund të jetë me ilaçe dhe/ ose ndryshime në regjimin ushqimor.

REKOMANDIME USHQIMORE:

Rrisni sasinë e lëngjeve: kjo është masa parandaluese më e rëndësishme për të gjithë pacientët që kanë gurë në veshka. Për shembull, një sasi e madhe sheqeri mund të shpërbëhet më mirë në një gotë plot me çaj, sesa në një gotë gjysmë të mbushur. Si udhëzim, pini një gotë lëng (200 ml) çdo orë në kohën që jeni zgjuar, dhe një gotë 200 ml gjatë natës, nëse ju ndodh të zgjoheni për çfarëdolloj arsyeje.

Të paktën 50% e lëngjeve të marra duhet të jetë ujë. Në klima të nxehta dhe për njerëzit fizikisht aktivë, rekomandohet një sasi edhe më e madhe lëngjesh. Kalciumi: kalciumi i marrë nga ushqimet përthithet gjatë tretjes në zorrë. Trupi e përdor këtë mineral për shumë funksione të rëndë- sishme. Çdo tepri që është përthithur nxirret jashtë nëpërmjet veshkave. Pjesa më e madhe e kalciumit në dietë vjen nga qumështi dhe nënproduktet e tij, të tilla si: kosi apo djathi. Kalciumi në këto ushqime zakonisht përthithet lehtësisht. Ushqime të tjera, si perime me gjethe jeshile, gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme kalciumi.

Megjithatë, këto perime përmbajnë dhe substanca të tjera, të cilat e pengojnë absorbimin e kalciumit nga organizmi. Zakonisht trupi nuk përthith më shumë kalciumi seç i nevojitet. Megjithatë, në raste të caktuara, organizmi mund të përthithë më shumë kalcium ose mund të përçojë shumë kalcium në veshka. Sasia e madhe e kalciumit në urinë në gjuhën mjekësore njihet si hiperkalcuri. Në disa raste të hiperkalcurisë mund të parandalohet formimi i gurëve në veshka, duke kontrolluar sasinë e kalciumit në dietën ushqimore. Oksalatet gjenden kryesisht në ushqimet me bazë bimore.

Kalciumi kombinohet me oksalatet në zorrë. Kjo e redukton aftësinë e kalciumit për t’u përthithur. Ndonjëherë, gurët nga oksalate apo kalcium-oksalatet formohen sepse nuk ka mjaftueshëm kalcium në zorrë.

Termi mjekësor për oksalatet e shtuara në urinë është hiperoksaluri. Në të tilla raste mjeku mund t’ju rekomandojë të ulni sasinë e oksalateve të marra dhe të rrisni sasinë e kalciumit. Për të bërë këtë, ushqimet me përmbajtje të lartë oksalatesh duhet të reduktohen ose të eliminohen fare nga dieta. Disa nga ushqimet kryesore përgjegjëse për rritjen e nivelit të oksalateve në urinë janë: spinaqi, luleshtrydhet, çokollata, arrat, panxhari dhe çaji. Sheqeri, kripa dhe proteinat shtazore: studimet tregojnë se sasi të mëdha të këtyre lëndëve ushqimore mund të nxisin zhvillimin gurëve në veshka. Duhen shmangur ushqimet e paketuara me sasi të larta sheqeri. Reduktimi i kripës në regjimin ushqimor shoqërohet me reduktim të sasisë së kalciumit në urinë. Rekomandohet që sasia e kripës të jetë diku mes 2300 dhe 3500 mg në ditë. Gjithashtu, njerëzit që kanë tendencë për të zhvilluar gurë në veshka duhet të shmangin konsumimin e proteinave me tepri. Një mjek nutricionist mund t’ju rekomandojë sasinë e duhur për çdo rast. Vitamina C: kur vitamina C përdoret nga organizmi, prodhohen oksalate. Në këtë rast, nëse mjeku ju ka rekomanduar reduktimin e oksalateve në dietë, marrja e vitaminës C si suplement mund të mos jetë një ide e mirë. Duhet të konsultoheni me mjekun.

Si mund të parandalohet risku i rishfaqjes së gurëve

TRAJTIMET NË KUSHTE SHTËPIE

Uthulla e mollës njihet për përfitimet e saj të shumta, duke përfshirë edhe trajtimin e gurëve në veshka, duke ndihmuar në shpërndarjen e tyre dhe duke lehtësuar kësisoj dhimbjen. Ju mund të zgjidhni uthull organike të mollës, në mënyrë që ta bëni atë më efektive. Rekomandohet të përzihet me ujë dhe mjaltë e të konsumohet 2 deri në 3 herë në ditë.

FASULE

Për shumëkush mund të duket qesharake, por fasulet mund të jenë të dobishme po ashtu për trajtimin e gurëve në veshka. Fakti që kanë formën e veshkave mund të tregojë se mund t’ju shërojë ju dhe veshkat tuaja. Lëngu i përfituar prej tyre shërben për të lehtësuar dhimbjen që shkakton sëmundja.

SHEGË

Ka shumë njerëz që e duan shegën jo vetëm për shkak të shijes së tyre, por edhe për shkak të përfitimeve të ndryshme shëndetësore. Këtë herë shega mund të jetë gjithashtu efektive në heqjen e gurëve të veshkave, sepse fara dhe lëngu i përftuar prej saj janë shumë të rëndësishme. FASULE Për shumëkush mund të duket qesharake, por fasulet mund të jenë të dobishme po ashtu për trajtimin e gurëve në veshka. Fakti që kanë formën e veshkave mund të tregojë se mund t’ju shërojë ju dhe veshkat tuaja. Lëngu i përfituar prej tyre shërben për të lehtësuar dhimbjen që shkakton sëmundja. Burimi: Natural Remedy Ideas.com · Shtrydhni lëngun e shegës. · Sigurohuni që ju do të pini lëng shegë gjatë gjithë ditës. · Ju mund ta bëni këtë çdo ditë, derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

LËNG LIMONI ME VAJ ULLIRI

Ka shumë njerëz që kanë përdorur kombinimin e lëngut të limonit me vaj ulliri në të kaluarën, për të kuruar problemet e mundshme me fshikëzën e tëmthit. Aktualisht, kjo mund të përdoret si një ilaç për gurët në veshka. Në thelb, natyra acidike e lëngut të limonit ndihmon në thyerjen e gurëve të veshkave. Vaji i ullirit, në anën tjetër, parandalon rritjen e gurëve në veshka. · Shtoni në lëngun e limonit të njëjtën sasi të vajit të ullirit. · Pini këtë përzierje gjatë tri ditëve. · Sigurohuni që do të pini një gotë ujë pas marrjes së tij.

SELINO

Ju ndoshta nuk e dini, por selinoja mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së gurëve të tjerë që mund të fillojnë të formohen në veshka. Ndaj këshillohet që të konsumoni çaj selino çdo ditë.

BORZILOKU

Borziloku është një barishte që shumë njerëz e lidhin me gatimin, por ato gjithashtu mund të jenë efektive për veshkat, duke parandaluar formimin e gurëve. Preferohet që lëngu i tij të konsumohet me mjaltë.

The post Ka disa lloj gurësh në veshka, por cili është më i zakonshmi, mjekja Albana Daka tregon regjimet ushqimore që duhet të ndiqni appeared first on Albeu.com.

Babai i dehur keqtrajton fëmijët e tij 13 dhe 15 vjeç, policia e arreston
Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Fier pasi, në gjendje të dehur, ka keqtrajtuar fëmijët e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. T., 46 vjeç, banues në Rërës, Patos, pasi në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

The post Babai i dehur keqtrajton fëmijët e tij 13 dhe 15 vjeç, policia e arreston appeared first on Albeu.com.