keqpërdorim Archives - Albeu.com

Mbi 60 mijë euro u ndanë gabimisht vitin e kaluar, MASHTI forcon kontrollet për subvencionimin e librave
<html><head></head><body>

Për të katërtin vit radhazi, nxënësit në Kosovë do t’i sigurojnë tekstet dhe materialet shkollore përmes skemës së subvencionimit.

Megjithatë, përvoja e viteve të kaluara ka treguar se paratë e ndara nga Qeveria jo gjithmonë janë përdorur për qëllimin e paraparë.

Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, thotë se raste të tilla janë hasur kryesisht te fëmijët e komuniteteve pakicë. Sipas tij, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, disa familje i kanë përdorur mjetet për nevoja të tjera, ndërsa fëmijët janë kthyer në shkollë pa libra dhe institucionit i është dashur të gjejë zgjidhje për ta.

Një problem tjetër u evidentua gjatë vitit 2025 edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Dokumenti nxori në pah se prindër që nuk i plotësonin kriteret kishin përfituar nga fondet e dedikuara për blerjen e librave shkollorë.

Sipas raportit, shuma e përfituar nga këta aplikues i kalonte 60 mijë euro, ndonëse ata nuk i përmbushnin kushtet e përcaktuara.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit deklarojnë se për këtë vit janë ndërmarrë masa për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Drejtoresha e Departamentit për Arsim Parauniversitar në MASHTI bëri të ditur se mekanizmi i subvencionimit është përmirësuar nga viti në vit. Ajo theksoi se, në vitin e katërt të zbatimit të kësaj skeme, verifikimi nga koordinatorët e pamundëson përfitimin e mjeteve nga një nxënës që nuk vijon mësimin në sistemin arsimor, duke shmangur raste të tilla që në fazën e kontrollit.

Vitin e kaluar, procesi u shoqërua edhe me probleme në furnizimin me tekste dhe me vonesa gjatë muajit shtator.

Osmani tregon se në shkollën që drejton munguan tre tituj gjatë atij muaji. Deri në ardhjen e botimeve të reja në treg, ato u zëvendësuan përkohësisht me tituj të vjetër. Ai shpreson që një situatë e tillë të mos përsëritet këtë vit, pasi pasojat, sipas tij, përfundojnë te fëmijët.

Shqetësime për vonesa të mundshme ka shprehur edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaron se mund të ketë vonesa edhe këtë vit, megjithëse shpreson të mos jenë aq të gjata sa në vitet e kaluara, kur shtatori përfundonte pa u pajisur të gjithë nxënësit me libra. Ai përmend gjithashtu si problem mundësinë që jo të gjithë prindërit të kenë xhirollogari, çka do t’i linte disa prej tyre pa rimbursim, pa qenë fajtorë.

MASHTI njofton se po punon që nxënësit t’i kenë tekstet shkollore në dispozicion më 1 shtator.

Për të kufizuar keqpërdorimet, Ministria ka përcaktuar që librat të kthehen të padëmtuar. Në rast se tekstet nuk ruhen në gjendjen e duhur, ato duhet të kompensohen.

</body></html>

The post Mbi 60 mijë euro u ndanë gabimisht vitin e kaluar, MASHTI forcon kontrollet për subvencionimin e librave appeared first on Albeu.com.

BIRN: PS nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Më 2 prill, në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, u shfaq për pak minuta një reklamë politike në favor të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste në pushtet.

“Voto 5, nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama”, shkruhej në postimin e Kuvendit, shoqëruar me foton e një pëllëmbe të hapur që do të kthehej më pas në simbolin e Partisë Socialiste, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Postimi propagandistik u fshi nga faqja zyrtare e Kuvendit pas pak minutash dhe përmes një njoftimi, institucioni më i lartë legjislativ premtoi pa kërkuar ndjesë, se nuk do të përfshihej në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.

Megjithatë, përfaqësues të opozitës e cilësuan rastin e mësipërm një shembull tipik të përdorimit të institucioneve publike në zgjedhje dhe e denoncuan atë publikisht.

“Postimi me logon e PS-së dhe numrin e PS-së në fletën e votimit e konsiderojmë shkelje shumë të rëndë, sepse është keqpërdorim i institucionit publik”, tha përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri.

“Mund të jetë bërë dhe pa dashje, por çfarë tregon kjo? Që edhe punonjësi më i thjeshtë që e ka bërë me kokën e tij, e ka bërë se është i pazgjidhshëm shteti me partinë”, shtoi ai për BIRN.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, pjesë e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” shkoi më tej, duke e denoncuar këtë rast si “krim të rëndë zgjedhor” në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Prokurorinë e Posaçme. Por Alibeaj u ankua se denoncimi i tij përmes platformave të ngritura online nuk ishte marrë në shqyrtim.

“Nuk ka ende asnjë reagim. Heshtje varri”, tha Alibeaj.

Përfshirja e Kuvendit të Shqipërisë në propagandë partiake është vetëm një nga rastet e keqpërdorimit të institucioneve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga kryeministri Edi Rama e deri tek ministrat e kabinetit të tij, BIRN identifikoi raste të shkrirjes së kufijve mes pozicionit zyrtar dhe atij partiak në funksion të fushatës elektorale.

Në komunikimet e tij “Sy më sy” me qytetarët nga zyra e tij në kryeministri, Rama mban në plan të dukshëm dy simbolet e fushatës së tij –statujën e një bufi me të cilën ai ironizon rivalin e tij politik, Sali Berisha dhe pesë gishtat e një dore që përkon me numrin e Partisë Socialiste në fletën e votimit.

Më 14 prill, “Qëndresa Qytetare” – një organizatë e shoqërisë civile që monitoron fushatën elektorale denoncoi ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha për përdorimin e mjeteve të Gardës së Republikës për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

“Në shkelje flagrante, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha përdor makinën e shtetit dhe Gardën e Republikës në njësinë numër 1 në Tiranë. Përdorimi i makinës dhe shoqërimi i Gardës jashtë orarit të punës, por në shërbim të ministrit si kandidat për deputet i PS-së, me fletushka që kanë simbole të PS-së si numri 5 përbën vepër penale dhe dënohet me burg”.

BIRN monitoroi gjithashtu llogaritë në Facebook të ministrave të kabinetit “Rama” për periudhën 17 mars – 23 mars 2025, ku rezulton se pjesa më e madhe e postimeve të tyre lidhen me fushatën zgjedhore dhe jo me detyrat e tyre qeveritare.

Në shtatë ditë monitorim, të gjithë ministrat kanë publikuar së bashku 258 materiale propagandistike në faqet e tyre në Facebook, përkundrejt 146 aktiviteteve me karakter ministror.

Vihet re gjithashtu, se ministrat promovojnë takimet që bëjnë në komunitet në zonat e tyre elektorale, duke u angazhuar pothuajse me kohë të plotë në fushatë. Në ditë të caktuara, ministrat reklamojnë vetëm aktivitete që lidhen me zgjedhjet e 11 majit.

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kanë shtuar mbikëqyrjen e institucioneve shtetërore në periudhën parazgjedhore, duke i detyruar këto të fundit që të raportojnë çdo aktivitet publik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri 3 muaj para zgjedhjeve.

Po pavarësisht kufizimeve ligjore, Rigers Xhemollari nga Qëndresa Qytetare thote se shkeljet kanë qenë të shumta.

“Shqetësimi ynë më i madh në këtë tremujor ka qenë shndërrimi i shtetit në shtet elektoral”, tha Xhemollari, duke theksuar se në këtë periudhë institucionet kanë rritur transaksionet me individët si në rastin e bonusit të pensioneve apo prokurimet me klientët e tyre.

Franci Nuri, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pohon se deri më tani kanë depozituar më shumë 80 denoncime për një duzinë institucionesh, mes tyre edhe ministri.

Duke iu referuar simboleve partiake të Ramës në zyrën e vet në kryeministri, Nuri tha se: “nuk mund ta trajtosh zyrën e shtetit sipas qejfit”.

The post BIRN: PS nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore appeared first on Albeu.com.