kepucet Archives - Albeu.com

Tekstilet e këpucët në krizë/ Punësimi në fason ra me një të pestën, arsyet pse sektori po tkurret
Industria e tekstileve dhe këpucëve, ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT.

Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024.

Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.

Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri.

Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.

Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.

Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese.

Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi.

Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.

Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane.

Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.

Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve./Monitor

The post Tekstilet e këpucët në krizë/ Punësimi në fason ra me një të pestën, arsyet pse sektori po tkurret appeared first on Albeu.com.

Kapiteni i “përjetshëm”, legjenda e La Ligas var “këpucët në gozhdë”
Përmes një videoje emocionuese të publikuar ditën e sotme në rrejtet sociale, “veterani” spanjoll i Real Betis, Joaquin Sanchez, “kapiteni i përjetshëm” i “bardhëjeshilve” ka vendosur të njoftojë si një “rrufe në qiell të hapur”, se ky do të jetë sezoni i fundit për të në futbollin profesionist, duke i dhënë kështu fund në moshën 41-vjeçare, një karriere të gjatë prej më shumë se 2 dekadash.

Mirëpo, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe Joaquin nuk “fiton” ndonjë dëmtim, numri 17 “legjendar” i Real Betis do të ketë mundësinë të kalojë legjendën spanjolle Andoni Zubizarreta si lojtari me më shumë paraqitje në La Liga, me anësorin e Real Betis që ka regjistruar deri më tani 615 ndeshje, ndërsa ish-portieri legjendar i Barcelona, Bilbao e Valencia ka grumbulluar 622 paraqitje.

Joaquin e bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Real Betis, më 3 shtator të vitit 2000, me “bardhëjeshilët” që atëherë militonin në La Liga 2 (Kategoria e dytë e futbollit spanjoll). Që prej asaj periudhe e deri më tani Joaquin ka zhvilluar plot 740 ndeshje si profesionist me ekipe si Real Betis, Valencia, Malaga e Fiorentina, si dhe 51 të tjera i ka regjistruar me Kombëtaren spanjolle, por asnjëherë nuk ka qenë pjesë e grupit “triumfues” të “furia roja”, në 2 Evropianet e në Kupën e Botës të vitit 2010.

Mirëpo, edhe pse ka më shumë se dy dekada si lojtar profesionit, “dhoma” e trofeve, nuk është aq e pasur saç pritej. Joaquin mjaftohet me 3 fitore të “Copa del Rey” apo siç njihet ndryshe “Kupa e Mbretit”. Fillimisht e fitoi me Real Betis në vitin 2005, më pas në vitin 2008 me rivalët e Valencia dhe në vitin 2022 sërish me Real Betis, duke vënë “qershinë mbi tortë” një sezon para se të t’i jap fund karrierës së tij si profesionist në fushën e blertë.

Ndërkaq, kujtojmë se nga 615 ndeshjet e zhvilluar në La Liga, 400 ishin si lojtar i Real Betis, ndërsa për klubin “bardhjeshil”, Joaquin është paraqitur plot 521 herë në të gjitha kompeticionet, më shumë se kushdo tjetër në historinë e Betis. Në arkivën e tij për klubin nga Sevija, anësori 41-vjeçar regjistron më shumë se 110 gola, asistime të pafundëta dhe dribilime spektakolare që do mbeten gjatë në memorien e tifozëve të emblemës “bardhjeshile”.

The post Kapiteni i “përjetshëm”, legjenda e La Ligas var “këpucët në gozhdë” appeared first on Albeu.com.

Pasi të mësoni këtë truk, këpucët nuk do t’ju vrasin më kurrë
E keni parasysh atë sikletin kur blini këpucë të reja dhe kur i vishni për herë të parë ju shtrëngojnë dhe ju rrinë pak të ngushta? Në shtëpi keni menduar se ju rrinë mirë, por kur keni filluar t’i vishni, gishtat e këmbëve dhe thembrat ju lëndojnë. Po tani? Sigurisht që s’keni pse t’i hidhni poshtë këpucët e reja, por edhe të vuani nuk keni pse. Si për çdo gjë, edhe në këtë rast ka një zgjidhje; Për t’i zmadhuar pak këpucët mund të përdorni një patate

Bezdi

Për fat të keq ndodh shpesh. Në  dyqan, mendonit se këpucët ju rrinin mirë, por sapo dilni në rrugë, ju ngushtojnë. Edhe pse shitësja e dyqanit ju ka thënë me besim të plotë se do zgjerohen pak, ndërkohë ju ndiheni keq dhe po plasni nga dhimbjet. Mund t’i çoni t’i zmadhoni tek këpucari, por një zgjedhje e mirë do të ishte edhe të nxirrnit dy patate nga rafti i kuzhinës.

Zgjerimi i këpucëve

Për të zgjeruar këpucët, do të ishte një ide shumë e mirë një patate. Nuk lë njolla te këpucët dhe të gjithë e kemi në dispozicion.

Si procedohet

Merrni dy feta patate dhe futini tek këpucët. Kjo teknikë zgjeron pjesën e përparme të këpucëve për t’u dhënë më shumë hapësirë gishtave. Qëroni patatet dhe mbështillini me peceta ose gazeta. Futini tek këpucët dhe lërini gjatë gjithë natës. Përveçse zgjerojnë këpucët, patatet mund të thithin edhe aromat e këqija. Kjo teknikë funksionon veçanërisht mirë me këpucët e lëkurës./albeu.com

The post Pasi të mësoni këtë truk, këpucët nuk do t’ju vrasin më kurrë appeared first on Albeu.com.

6 truke për t’i bërë këpucët të mos prishen kurrë
Nëse ka diçka që kërkon rëndësi të veçantë nga e gjithë veshja, janë këpucët! Sytë e të gjithëve instiktivisht shkojnë aty, për të mos përmendur faktin që të duhet t’i mbash për shumë gjatë në këmbë, të ecësh e të vraposh me to. Duhet të jenë të rehatshme, të bukura dhe mbi të gjitha të mirëmbajtura. Këpucët e mira rezistojnë gjatë, nëse dhe ju dini si t’i mbani!

1.Kujdesuni për to.

Nëse i doni aq sa thoni kujdesuni sa më shumë për to. Pastrojini me kujdes pa përdorur ujë ose investoni për një spraj të përshtatshëm.

2.Mos i vishni dy herë rresht.

Ndoshta duket e vështirë kur ato janë të preferuarat tuaja, por është mirë t’ju jepni një ditë pushim dhe ato do t’ju falenderonin.

3.Ruajini ato siç duhet!

Mbajini çizmet në një kuti këpucësh ose vendosini në një letër mëndafshi që ti bëjë të duken të freskëta.

4.Zbërthejini këpucët.

Pas një dite të gjatë është e rëndësishme t’i zbërtheni dhe t’i hapni për t’u ajërosur.

5.Kujdesuni për gomën e këpucës.

Goma e këpucës është më e rëndësishmja për të t’u kujdesur pasi ajo është e para që prishet. Kjo jo vetëm që do ti bëjë që këmbët tuaja të jenë më të rehatshme për të ecur, por do t’i bëjë dhe të zgjasin më shumë.

6.Riparimi është kujdes.

Mos i hidhni çizmet tuaja të preferuara vetëm sepse kanë disa shenja. Një dyqan i mirë për riparimin e këpucëve, mund ti bëjë ato të duken të reja dhe me një kosto të ulët.

The post 6 truke për t’i bërë këpucët të mos prishen kurrë appeared first on Albeu.com.

Ja si duken këmbët nga brenda kur vishni taka, rreziqet që sjell mbajtja gjatë e tyre
Kur bëhet fjalë për takat të gjitha femrat pëlqejnë të duken me klas dhe disa të tjera duan që ti kenë pjesv tëv garderobës së tyre sepse rrisin gjatësinë e tyre. Por çfarë po i bëjnë vërtet shëndetit tonë këpucët me takë?

Një gazetare në Londër ka realizuar një skaner 3D që mundëson  një pamje 360 ​​gradë të pjesës së brendshme të këmbës, ndërsa mbante veshur këpucët e saj të preferuara me taka. Janë marrë qindra imazhe nga këndvështrime të ndryshme që tregojnë se si struktura e këmbëve të ndryshon nga veshja e takave.

Gjëja e parë që gazetarja Carey vuri re ishte se këpucët i detyronin këmbët e saj në një pozicion të panatyrshëm. Nëse vishni shpesh taka të larta, kjo mund të çojë në “shputën e çekanit” ku nyjet ngecin dhe tendinat tkurren e shtrëngohen, duke i bërë gishtat e këmbëve të duken të përkulura përgjithmonë.

“Këpucët e mia po ma shtyjnë gishtin e madh nga brenda, duke e ekspozuar nyjen në fund dhe duke e bërë atë të dalë jashtë. Me kalimin e kohës, këto mund të zhvillohen në gunga kockore, veçanërisht nëse unë tashmë kam një predispozitë gjenetike ndaj tyre. Skanimi tregoi se takat e mia të larta po i bëjnë këmbët më pak të qëndrueshme duke ndryshuar këndin e metatarsaleve të mia, pesë kockat e gjata në këmbë, nga 20 gradë në 80 gradë”- u shpreh ajo. “Kjo shkakton shtrëngim të muskujve të viçit dhe më pas, kur vishni këpucë të sheshta ‘normale’, kjo do të çojë në mbingarkesë dhe dhimbje në shputat e këmbëve tuaja”, – shprehen mjekët.

Disa nga rreziqet e veshjes së takave të larta:

Dhimbjet e këmbëve: Takat e larta e zhvendosin peshën e trupit përpara, në këmbët tuaja. Kjo vë tendosje në metatarsalën tuaj. Ekzistojnë gjithashtu dy kocka në formë bizele pak poshtë bazës së çdo gishti të madh, të cilat ndihmojnë këmbën të largohet në çdo hap. Veshja e takave mund të ndezë nervat dhe indet rreth këtyre kockave dhe të shkaktojë dhimbje në këmbë, një gjendje e njohur si metatarsalgia. Indi fijor mund të rritet rreth nervave, zakonisht midis gishtit të tretë dhe të katërt. E quajtur neuroma e Mortonit, duket sikur keni një guralec në këpucën tuaj.

Pulpat e shtrënguara: Me kalimin e kohës, ecja me këmbë të ngritura mund të bëjë që fibrat e muskujve të shkurtohen dhe të trashen. Pra, kur vishni të sheshta, pulpat tuaja ndihen të tendosura dhe të parehatshme.

Nyjet: Këto zhvillohen kur këmbët tuaja shpesh shtrydhen në këpucë të ngushta, me majë. Nyja në bazën e gishtit të madh del jashtë duke e bërë të vështirë ecjen.

Gishtët e këmbëve si çekiç: Kur qëndroni me taka të larta, pesha e trupit tuaj shtyhet poshtë në fund të këpucës, duke i detyruar gishtat e këmbëve të përkulen dhe të thurën. Me kalimin e kohës, tendinat në këto gishta mund të shkurtohen dhe nyjet bëhen të ngurta. Nuk mund t’i drejtoni ato edhe kur hiqni takat.

Lëndimi i kyçit të këmbës: Ndryshimi i qendrës suaj të gravitetit mund t’i bëjë kyçet tuaja të paqëndrueshme dhe më pak fleksibël. Sa më e lartë të jetë thembra, aq më i madh është rreziku i humbjes së ekuilibrit dhe rrokullisjes në pjesën e jashtme të këmbës. Kjo mund të zgjasë ligamentet e kyçit të këmbës. Nëse rrëzoheni kur jeni me taka të larta ka më shumë gjasa që t’i dëmtoni ato ligamente apo edhe të thyeni kockat.

Kallot: Kur këmba juaj detyrohet në një pozicion të panatyrshëm, ka më shumë gjasa të formoni shtresa të trasha dhe të ngurtësuara të lëkurës ku këpucët fërkohen me këmbën tuaj.

Futja e thoit në mish: Takat e larta priren t’i bllokojnë gishtat e këmbëve afër njëri-tjetrit deri në fund të këpucës. Përmbushja e kësaj rezistence mund të bëjë që thonjtë e këmbëve të trashen ose të rriten nën lëkurë./albeu.com

The post Ja si duken këmbët nga brenda kur vishni taka, rreziqet që sjell mbajtja gjatë e tyre appeared first on Albeu.com.

Mos i hidhni! Me këto 3 mënyra këpucët tuaja të vjetra do të ngjajnë si të sapoblera!
Çdo femër ka në dollapin e saj këpucë që megjithëse nuk i vesh nuk dëshiron ti hedhë në koshin e plehrave. Dhe shumë mirë bën pasi janë disa truke të vogla që mund t’i kthejnë këpucët tuaja të vjetra si të reja. Çelësi qëndron tek pastrimi prandaj vëmendje…

Pastrimi i njollave në kamosh

Nëse këpucët tuaja të preferuara nga kamoshi janë lagur në shi dhe në to janë paraqitur njolla, përdoreni një limë të butë për thonj. Prisni që këpucët të thahen e më pas me limë ngadalë i mënjanoni njollat nga uji. Pas kësaj këpucët i fshini me një leckë të pambuktë.

Pastrimi për lëkurë të lëmuar

Njollat nga lëkura e lëmuar mund t’i mënjanoni me ndihmën e furçës për dhëmbë dhe uthullës me alkool. Uthullën me alkool hidheni në një gotë të vogël plastike dhe në të fusni furçën e dhëmbëve. Me furçën trajtoni ngadalë njollat dhe gërvishtjet e sipas nevojës përsëriteni procedurën. Pas mënjanimit të njollave, këpucët i fshini me një leckë të pastër.

Pasrimi për lëkurë të thjeshtë dhe të lyer me llak

Njollat dhe gërvishtjet në lëkurë mund t’i mënjanoni me ndihmën e shkopit për pastrim të veshit dhe vazelinës. Shkopin e zhysni në vazelinë dhe ne të e fërkoni njollën në këpucë. Fërkojeni lehtë deri në momentin kur ajo të jetë bërë pothuajse e padukshme. Nëse dëshironi që ta freskoni lëkurën dhe ta bëni si të re, këpucët i lyeni mirë me locion hidratues për trup.

Pak locion hidheni në një leckë të pambuktë dhe me të lyeni këpucët. Lëkura do ta absorbojë locionin dhe do të bëhet e shkëlqyer dhe e freskët.

The post Mos i hidhni! Me këto 3 mënyra këpucët tuaja të vjetra do të ngjajnë si të sapoblera! appeared first on Albeu.com.

Hapni sytë! 3 truke se si të largoni aromat e pakëndshme nga këpucët
Nuk ka asgjë më të keqe se kur atletet ose këpucët kundërmojnë, dhe ndonjëherë aroma është e pakëndshme.

Era e pakëndshme e këpucëve vjen nga bakteret që janë shumuar në to, prandaj mënyra më e mirë për ta neutralizuar është eliminimi i baktereve.

Nëse keni gjethe sherebele dhe degë livando, mund t’i përdorni ato si një mjet për të hequr erën e pakëndshme nga këpucët.

I përziejmë, më pas i lëmë të qëndrojnë gjatë gjithë natës, mundësisht në vend të hapur, në mënyrë që këpucët të jenë të ekspozuara në ajër të pastër. Shkundeni mirë në mëngjes dhe do të kënaqeni me efektin, shkruan albeu.com.

Lëvozhga portokalli

Në vend që të hidhni lëvozhgën e një portokalli ose limoni , sigurohuni që ta ruani, më pas priteni në copa më të vogla dhe lëreni të qëndrojë në këpucë gjatë natës. Hiqni lëvozhgën në mëngjes dhe jo vetëm që atletet tuaja të preferuara nuk do të kenë më erë të pakëndshme, por do të nuhatni një aromë të mirë.

Sodë

A është e mundur të përpiloni një listë me truket e dobishme për ruajtjen e higjienës pa sodë buke? Me sa duket jo!

Ka një aplikim të madh. Përdoret për të hequr njollat ​​e forta, për të pastruar mure, për pllaka, për të dezinfektuar vaska dhe shumë më tepër, si dhe mund ta përdorni për të zbardhur dhëmbët ose si eksfolues për lëkurën.

Krahas gjithë kësaj, mbretëresha e trukeve “bëje vetë”, mund t’ju ​​ndihmojë të neutralizoni aromat e pakëndshme të këpucëve.

Gjithçka që duhet të bëni është të hidhni një lugë gjelle sodë buke në këpucët tuaja, por me aq kujdes sa ta shpërndani mirë. Lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës, më pas tundeni mirë dhe do të marrë erë si të re. /albeu.com/

The post Hapni sytë! 3 truke se si të largoni aromat e pakëndshme nga këpucët appeared first on Albeu.com.

Nasri flet për momentet acaruese me Mancinin: Hoqa këpucët dhe do ta gjuaja
Samir Nasri ka qenë një nga elementët më të vlefshëm për Manchester Cityn, sidomos në sezonin kur “Qytetarët” fituan titullin e Premier League.

Në atë kohë, Man City drejtohej nga italiani Roberto Mancini, teksa francezi tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë në marrëdhënien e tij me trajnerin.

Madje, tensioni kishte arritur kulmin në një ndeshje të kampionatit kundër Wolverhampton ku Nasri ishte bërë gati ta godiste me këpucë teknikun Mancini.

“Gjatë pjesës së parë ai më fliste vazhdimisht. Në pushim i thashë të ndalonte dhe të mos e bënte më këtë, ose në të kundërt le të më zëvendësonte nëse ishte i pakënaqur. Ndërkohë, në dhomat e zhveshjes hoqa këpucët dhe u ula afër Yaya Toure, i thashë se nëse Mancini do të më fliste atëherë do t’i gjuaja me këpucë”.

“U kapa me fjalë me Mancinin dhe e kam ofenduar shumë. Ditën tjetër u largova për në Paris, ndërsa presidenti foli me Mancinin dhe i tha se nëse unë isha në formë atëherë do të fitonim pasi ai kishte planifikuar që të qëndroja në stol në sfidën ndaj Man United”.

“Presidenti më pagoi edhe biletën e kthimit nga Franca, ndërsa në Mancinin u shua inati”, tregon Nasri.

The post Nasri flet për momentet acaruese me Mancinin: Hoqa këpucët dhe do ta gjuaja appeared first on Albeu.com.

Fjala e fundit e modës, Nora Istefit i kushtoi veshja e fundit mijëra euro (FOTO LAJM)
Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi është ajo e cila gjithmonë është etiketuar për stilin e saj me shumë klasë dhe super të shtrenjtë.

Së fundmi, këngëtarja është shfaqur me një palë këpuca të markës Versace, nga koleksioni i fundit dhe çmimi i tyre nuk është aspak modest. Çmimi i tyre kap të njëjtën vlerë sa të një makinë “Golf 3” dhe kushton hiç më pak se 1,090 euro, pa përfshirë transportin. Gjithashtu edhe fustani nuk kushtoi më pak, por zgjedhja e këngëtares nga marka Alessandra Rich, është 1,328 euro.

Ne total Nora Istrefi veshja i kushtoi Nora Istrefit 2,418 euro.

Kjo nuk është hera parë që këngëtarja e njohur është në hap me trendet e fundit dhe çdo pjesë e këtyre koleksioneve shumë shpejtë është në duar e saj.

The post Fjala e fundit e modës, Nora Istefit i kushtoi veshja e fundit mijëra euro (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.