Keniania Archives - Albeu.com

Vrasja e Xhoit drejt zbardhjes. Prova e fortë që ka ruajtur nëna. Autorët, më shumë se një!
Historia e Xhoit, vajzës 22-vjeçare nga Kenia, të cilës vendi ynë i mori jetën në lule të rinisë, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe mizore rikthehet sërish. Kanë kaluar 8 muaj nga ngjarja e rëndë e 13 gushtit të vitit të kaluar, por drejtësia ende nuk është vendosur. Xhoi sot nuk jeton më, ndërsa nëna e saj po vuan dhe ka një brengë të madhe, ajo kërkon drejtësi për vajzën e saj.

“Kush e vrau Xhoin?”

Kanë kaluar dy muaj që Xhoi ndërroi jetë dhe 8 muaj nga ngjarja që i solli asaj vdekjen. Autoritetet vijojnë ende hetimet, por ende asnjë rezultat. Përse po zgjatet kaq shumë çështja e vajzës keniane? Përse drejtësia nuk ka folur në një kohë kaq të gjatë? Ne do të tregojmë sërish se çfarë po ndodh me historinë e Xhoit, çfarë është zbuluar deri më tani dhe çfarë e shkaktoi vdekjen e saj.

News24 ka siguruar raportin e vdekjes së Xhoit nga spitali i Kenias, ku ajo frymoi për herë të fundit. Raporti thotë se Xhoi ndërroi jetë më 13 shkurt 2022 në orën 06:00 të mëngjesit në Spitalin Universitar Kenyatta ndërsa po merrte aty trajtimin mjekësor.

Autopsia e vdekjes është bërë më datë 15 shkurt 2023, dhe në të thuhet se vajza ka hematoma kranike në pjesën e sipërme të trurit të vogël me shenja nekroze dhe ënjtje. Po ashtu mushkëria e djathtë ka 60% ngjitje në murin e kraharorit dhe strukturën përreth si pasojë e goditjeve që ka marrë.

Rezultati përfundimtar i raportit të vdekjes së Xhoit thotë se shkaku i vdekjes ishte edema e trurit për shkak të dëmtimit të kokës nga përplasja dhe goditjet me forcë. Truri i Xhoit ishte i fryrë dhe i mbërthyer në kafkë, thuhet në raportin e vdekjes.

Pra, sipas raportit, truri i Xhoit nga dëmtimet e rënda dukej sikur kishte vdekur dhe nuk kishte asnjë shans për të mbijetuar dhe se ajo ishte pothuajse e vdekur kur arriti në Kenia. Sipas përshkrimit në raport, për shkak të hematomave të rënda kuptohet që mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta mbajtur Xhoin në jetë. Në raportin e vdekjes thuhet se vajza ndërroi jetë prej dëmtimeve të rënda që ka marrë si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të. Pra ky raport vërteton faktin se kemi të bëjmë me një vrasje dhe se kushdo që e ka sulmuar Joyn duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e saj.

Le t’i rikthehemi edhe njëherë ngjarjes.

Çfarë ndodhi rreth orës 4 pas mesnatës të 13 gushtit në dhomën e Xhoit, kush ishin personat që u futën brenda dhomës së vajzës 22-vjeçare? Grupi hetimor ka prova se e gjithë ngjarja është zhvilluar në banesën ku jetonte Xhoi. News24 mëson nga burime të sigurta pranë grupit hetimor se brenda dhomës së Joyt ka qenë më shumë se një person. Pra, kjo ngjarje ka autorë dhe bashkëpunëtorë. Ka dyshime të forta se Xhoi është dhunuar nga më shumë se një njeri. E gjithë ngjarja është zhvilluar nga ora 03:30 minuta deri në orën 06:30 kur në banesë mbërriti shoqja e dhomës së Xhoit, Emili Mutua.

Çfarë roli ka Emili në këtë histori, shoqja e dhomës së Xhoit, e cila u kthye nga puna mëngjesin e 13 gushtit dhe nuk e gjeti Xhoin në banesë? Përse më pas ajo i kërkoi shoqes së ngushtë të Xhoit paswordet e dy telefonave të saj? Joy Brenda shoqja e 22-vjeçares konfirmon faktin se Emili i ka marrë paswordet e telefonave te Joyt.

“Është e vërtetë që Emili më ka telefonuar dhe më ka kërkuar passwordin e telefonave të Xhoit. Më telefonoi e më tha se pranë saj ishte policia dhe se kërkonin të dinin passwordet e Xhoit, sigurisht nëse i kisha. Ne përdornim të njëjtin password me Xhoin dhe ia dhashë policisë, në mënyrë që të ndihmoja në hetim sepse bisedat janë në telefon dhe policia mund të shikojë çdo person me të cilin bisedonte Xhoi. Kështu që isha e vetëdijshme që do të ndihmoja në hetimin e ngjarjes. Nuk më kujtohet data e saktë apo dita që ma kërkuan paswordin sepse ka kaluar pothuajse një vit, por Emili më tha që ishte me policinë dhe se policia po kërkonte fjalëkalimin e telefonit. Pasi dhashë kodin, nuk kam biseduar më me Emilinë në lidhje me ngjarjen. Nuk e kam pyetur kurrë Emilinë në lidhje me këtë ose nëse di diçka. Ne nuk kemi folur kurrë për Xhoin”, ka deklaruar Joy Brenda, shoqja e 21-vjeçares që u vra.

Pyetja që lind është çfarë kërkonte të shihte Emili në telefonat e Xhoit apo çfarë donte të fshinte nga dy telefonat? A është e vërtetë që Emili i kërkoi paswordet e telefonave të Xhoit në prani të policisë në orën 1 të natës së 14 gushtit kur bëri edhe denoncimin për zhdukjen e shoqes së saj të dhomës? Përse policia duhet t’i kërkonte Emilisë të telefononte Xhoi Brendën për të marrë kodin e telefonave të Xhoit, kur kjo është një procedurë që policia mund ta bënte vetë? News24 ka informacione se Emili i ka kërkuar Xhoi Brendës paswordet e telefonave te Xhoi Ayokos para se të shkonte në polici dhe të bënte kallëzim, madje mund të tregojmë edhe paswordin me të cilin u hap telefoni i Xhoit, ai ishte 14 78 52. Pra, vetë shoqja e Xhoit, Xhoi Brenda vërtetoi se Emili i mori kodet e telefonave të Xhoit. Por edhe nëna e Xhoit, Ruth Abongo më parë shpjegoi se si veproi Emili, duke hedhur dyshime të forta si bashkëpunëtore në fshehjen e provave të ngjarjes.

DËSHMIA E NËNËS SË EMILI, RUTH ABONGO

Menaxheri ka telefonuar Emilinë në orën 14:30 të drekës dhe e ka pyetur “Si je Emili? Xhoi nuk ka ardhur në punë dhe ajo i kthehet “Me sa shoh nga krevati i saj, duket sikur diçka e frikshme ka ndodhur. Xhoi nuk është në krevat dhe krevati është njësoj siç e gjeta në mëngjes. Unë ndihem e frikësuar”. Dhe menaxheri i thotë, “nëse ka diçka që nuk shkon, çfarë mund të jetë? Atëherë më prit sa të vij në shtëpi”. Emili i thotë, “jo mos hajde në shtëpi, më lër të vij te zyra sepse jam e frikësuar dhe më pas kthehemi të dy në shtëpi”.

Emili shkon në kompani duke e lënë shtëpinë ashtu siç ishte dhe më pas kthehet në banesë me tre menaxherë: menaxherin që e kishte marrë në telefon, menaxherin e turnit dhe një tjetër menaxher. Pra, vijnë tre menaxherë dhe Emili. Ajo që nuk kuptoj është se Emilija i telefonoi Xhoi Brendës dhe më pas ose Emilija, ose Xhoi Brenda i telefonuan shoferit sepse sipas Emilisë, në kohën që ajo po kthehej në shtëpi ajo takoi shoferin në zyrë. Mes shumë shoferëve që kompania ka, pse ata i telefonuan këtij shoferi atë ditë? Xhoi Brenda i telefonoi shoferit pasi Emili i kishte telefonuar Xhoi Brendës për ta pyetur nëse Xhoi ishte me të sepse të dy telefonat e saj gjendeshin në banesë dhe shtrati i saj ishte rrëmujë.

Duket sikur ka pasur një luftë dhe diçka e keqe mund të ketë ndodhur. Duke qenë se Xhoi Brenda e dinte për shoferin, Xhoi Brenda i telefonon shoferit dhe e pyet a është me Xhoin. A ke ndonjë informacion sepse ajo nuk është në shtëpi. Më pas Xhoi Brenda i jep Emilisë paswordin për telefonat e Xhoit pasi të dy telefonat e saj ishin mbi shtrat. Emilia nuk e dinte paswordin por Xhoi Brenda duke qenë shoqe e ngushtë me vajzën time e dinte kodin. Nuk e di pse Emili nuk më tregoi për arsyet se përse ajo hapi telefonat e Xhoit. Por ajo kontrolloi të gjithë komunikimet që ishin në telefon.

Këtë fakt mund ta vërtetojë edhe policia me prova, duke hapur tabulatet telefonike. Nëse Emili i kërkoi Xhoi Brendas kodin e telefonave para se të shkonte në polici, atëhere Emili di të gjithë të vërtetën e asaj që ndodhi me Xhoin. Për veprimet që ka kryer Emili sipas ligjit ka konsumuar veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe nuk duhej të ishte e lirë.

Po ashtu shoqja e saj e ngushtë e Xhoi Ayokos, Xhoi Brenda thotë se edhe pse ishte shoqe me Xhoin ajo nuk dinte çdo gjë rreth jetës së saj, pasi nuk jetonin bashkë dhe se nëse do të jetonin bashkë ajo do të dinte më shumë se çfarë ndodhi me shoqen e saj. Mesazh ky i Xhoi Brendës për të thënë që Emili di të vërtetën, Ndërkohë, siç dihet Xhoi Ayoko jetonte me Emilinë.

DËSHMIA E SHOQES XHOI BRENDA

Shumë nga ju mendoni se ne dimë gjithçka. Edhe pse unë jam shoqja e saj, nuk di shumë gjëra. Kam pyetur veten, në një situatë si kjo, mund të mendoj se ajo po takonte këtë ose atë person, por nuk e di se ne as nuk jetonim së bashku. Po të kishim jetuar së bashku do të kishte qenë më ndryshe sepse Xhoi ishte një vajzë që fliste. Kur dilte, do më thoshte, Xhoi unë po dal ose do të shkoj të takoj këtë person, ose po shkoj për të pirë diçka me këta shokë.

Por unë nuk ishte e gatshëm për të sepse isha e zënë në punë dhe pastaj isha e zënë me jetën time personale kështu që ne takoheshim vetëm në punë, përshëndeteshim dhe kaq sepse ishim nga departamente krejt të ndryshme. Ne po bënim gjëra krejt të ndryshme në kompani kështu që këtë doja të sqaroja sepse njerëzit thonë se unë kam shumë informacion por që nuk i jap këto informacione. Pse duhet ta mbaj informacionin të fshehtë për një mike të cilën e kam humbur. Nuk ka kuptim, apo jo. Dua ta sqaroj këtë, mos mendoni se kur njerëzit janë miq mund të dinë gjithçka për njëri-tjetrin. Po të pyesësh miqtë e mi nuk do të dinë gjithçka për marrëdhëniet e mia sepse nuk dinë gjithçka. Ata dinë vetëm atë që unë dua që ata të dinë.

Më parë nëna e Xhoit Ruth Abongo në intervistën përNews24 deklaroi se 4 ditë para ngjarjes Xhoi udhëtoi në Durrës me shoferin. News24 ka mësuar se në këtë udhëtim ka pasur edhe persona të tjerë dhe ky fakt është edhe në dosjen hetimore. Sipas nënës së vajzës atë ditë pas kthimit nga Durrësi Xhoi kishte bllokuar në telefon shoferin dhe se të nesërmen ai kishte këmbëngulur që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares Joy Brendën, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës.

“Të martën, Xhoi Brenda (shoqja e Xhoit) po shkonte për të punuar më duket dhe është me këtë shoferin në makinë. Ai i thotë Xhoi Brendas që shoqja jote më ka bllokuar në çdo aplikacion. Si mund ta kontaktoj atë? Dhe Xhoi Brenda i thotë “Është mënyra jote ofensive. Në Kenia ne nuk i ndjekim vajzat në këtë mënyrë. Mënyra se si e ke trajtuar Xhoin nuk është e drejtë. Ky është një konfirmim që shoferi u bllokua të hënën.

Kur e pyesim Xhoi Brendën për këtë fakt, ajo nuk preferon të komentojë dhe jep një përgjigje duke thënë se nuk ka informacion, duke lënë të kuptohet se nuk do që të përmendë emra.

Nuk do të bëj komente në lidhje me Xhoin, e cila bllokoi shoferin e kazinosë. Sa i përket pyetjes që më është bërë, ka të bëjë me Durrësin. Une nuk di gjë për këtë, di vetëm për bllokimin që ndodhi shumë kohë përpara. Nuk kishin kaluar shumë muaj, ne ishim ende të reja në këtë vend dhe di vetëm për atë bllokim. Sa i perket për ndonjë bllokim në Durrës nuk kam asnjë ide sepse unë di vetëm për atë bllokim që ndodhi shumë kohë përpara, por sërish Xhoi i bëri bllok shoferit, por pas një jave e kishte zhbllokuar dhe ishin bërë miq. Vetëm për atë bllokim di, ndërsa për bllokimin në Durrës nuk kam asnjë informacion.

Grupi hetimor po i heton të gjitha pistat, njohjet që kishte Xhoi, miqtë e saj dhe shqetësimet që ajo kishte shfaqur te shoqëria. Ne kontakuam me Stephanie shoqen e Xhoit e cila jeton në Kenia, por ajo nuk na u përgjigj edhe pse e lexoi mesazhin. Ajo ka folur me Xhoi pak para ngjarjes, siç ajo e thotë vetë në shënimin që kishte bërë në go-fundme për mbledhjen e fondeve për shoqen e saj që ajo e konsideron si motër. “Isha në një video-telefonatë me shoqen time më të mirë kur ajo sapo ishte kthyer në shtëpi nga puna dhe telefoni i saj u mbyll! Dy ditë më vonë, që do të ishte përvjetori i saj i gjashtë muajve në Shqipëri, ku shkoi për të punuar, ajo u gjet poshtë pallatit ku banonte ku ishte lënë të vdiste”, shkruan Stephanie.

Stephanie zotëron edhe një video që ia ka dërguar Xhoi, ku ajo i thotë se ndjehet e kërcënuar nga një person. Këtë video Xhoi ia ka dërguar ditën që është kthyer nga udhëtimi në Durrës me shoferin e kazinosë, 4 ditë para ngjarjes. A e ka kontaktuar grupi hetimor Stephanie si një nga personat e fundit që ka folur me Xhoin?

Në intervistën e parë për News24 nëna e Xhoit foli edhe për njohjen e vajzës së saj më një biznesmen, për të cilin ajo tha se nuk asnjë lidhje me ngjarjen. Të njëjtin fakt e pohon edhe shoqja Xhoi Brenda, e cila thotë se marrëdhënia e Xhoit me këtë person ishte shumë e mirë dhe se e pëlqenin njëri-tjetrin dhe se biznesmeni nuk ka lidhje me kazinonë dhe se nuk e ka njohur aty”, deklaron nëna e Joyt.

“Sa i përket të dashurit të Xhoit, sipas historisë që di, Xhoi nuk e takoi dhe nuk u njoh me të në kazino. E takoi atë jashtë kazinosë dhe marrëdhënia e tyre, kur unë i pashë, Xhoi e pëlqente shumë djalin dhe djali dukej person shumë i këndshëm. Sipas meje, ai dukej djalë shumë i mirë dhe kishin një marrëdhënie të mirë me Xhoin dhe nuk mund të komentoj shumë, sepse marrëdhënia është mes dy personave. Marrëdhënia ishte mes tyre dhe unë nuk mund të di shumë gjëra, por ajo që di është Xhoi e pëlqente djalin dhe ai djali e pëlqente Xhoin. Marrëdhënia ishte e mirë”, ka thënë shoqja e Joyt, Joy Brenda.

Kur jemi interesuar pranë grupit hetimor për vijimësinë e hetimeve, përgjigja që kemi marrë është se po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe se po këqyrin të gjitha provat që mund të hedhin dritë rreth të vërtetës. Pyetja që shtrohet është, a ka grupi hetimor të gjitha provat që mund të zbardhin të vërtetën? Hetuesit kanë dy telefonat e Xhoit të cilat janë në proces ekspertimi, rrobat që kishte veshur Xhoi kur ndodhi ngjarja, pasi në to mund të gjenden profile ADN-je të autorëve.

Po ashtu pamjet filmike të ambasadës turke të cilat janë sekuestruar dhe kanë filmuar hyrje daljet në rrugën që të çon në rezidencën ku jetonte Xhoi. Hetuesit kanë edhe përgjigjen e Institutit të Mjekësisë Ligjore për akt-ekspertizën, që fillimisht u bë nga një mjek dhe më pas është kërkuar më datë 9 shtator 2022 nga grupi hetimor që të bëhet nga tre mjekë.

Ekspertiza e dytë tashmë zotërohet nga grupi hetimor dhe ka në një përgjigje. Pra, provat janë në dorë të hetimit, por një provë e rëndësishme nuk ndodhet në Shqipëri, ajo është në Kenia. Është laptopi i Xhoit, të cilin e zotëron nëna e saj Ruth Abongo. Laptopi nuk është sekuestruar dhe është e çuditshme pse një provë kaq e rëndësishme nuk është kërkuar nga prokuroria që të merret si provë në hetim.

Në laptop ndodhen të hapura të gjitha rrjetet sociale të Xhoit dhe komunikimet e saj, po ashtu është i hapur edhe e-maili i vajzës, me të cilin është regjistruar edhe account i telefonit të Xhoit. Në back up-in e gmail ka shumë prova që mund të zbardhin të vërtetën. Kjo provë ndodhet në duart e nënës së Xhoit, e cila po pret nga autoritetet shqiptare që të bëhet drejtësi për vajzën e saj.

Pas këtyre provave i takon autoriteteve shqiptare të zbardhin këtë ngjarje tepër të rëndë dhe të vendosin autorët përballë drejtësisë./BW/

The post Vrasja e Xhoit drejt zbardhjes. Prova e fortë që ka ruajtur nëna. Autorët, më shumë se një! appeared first on Albeu.com.

“Xhoi u shfrytëzua dhe abuzua seksualisht”, Hoxha: Ka pasur shumë kohë për të prishur provat…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar sot se hetuesit nuk kanë interes për të hedhur dritë mbi vdekjen e 22-vjeçares Joy Aoko në Tiranë.

Hoxha, por edhe gazetari Neritan Sejamini dhe Enton Alibekaj, theksuan në emisionin “Të Paekspozuarit” faktin se policia dhe prokuroria e kanë trajtuar në mënyrë shumë abuzive këtë ngjarje.

“Xhoi u shfrytëzua dhe abuzua seksualisht. E keqja e saj është që ra në dorë të një sistemi…Sot ne nuk dimë asgjë, nuk ka asnjë autor. Kjo ngjarje duhet të ketë autor, kushdo që është i përfshirë, shoferi, pronari i kazinos apo lojtari. Kushdo që është i përfshirë.

Gjatë kësaj periudhe ka patur shumë kohë për të prishur provat, faktet. Për këtë rast ne nuk kemi ende një përgjigje nga autoritetet. Drejtësia deri tani, nuk ka dhënë përgjigje. Megjithëse të gjitha shpenzimet dhe harxhet ia ka bërë kazinoja, për t’u mjekuar”, deklaroi gazetari Hoxha./Albeu.com/

The post “Xhoi u shfrytëzua dhe abuzua seksualisht”, Hoxha: Ka pasur shumë kohë për të prishur provat… appeared first on Albeu.com.

Berisha: Vrasësi i 22-vjeçares keniane mbrohet nga Edi Rama
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po fsheh vrasësin e 22-vjeçares nga Kenia, e cila punonte në vendin tonë në një kazino.

Gjatë një takimi me anëtarët e degës 8, 9, 10 Berisha tha se klani Rama ëhstë më i rrezikshmi në Euuropë, dhe s eky klan vrasësish i urren shqiptarët.

“Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë.

‘Hakmarrja për drejtësi’, 17 të vrarë të ekzekutuar, 28 plaçkitje me armë, thyerje bankash, arkash, drejtësia e re i dha pafajësinë. Edhe 17 lopë po të kishte vrarë një njeri do të kishte marrë një dënim. Kanë marrë 17 vetë dhe janë sot të gjithë për shkak të Edi Ramës dhe janë miq të Edi Ramës dhe të Olsi Ramës.

Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i Europës. Revolucioni është jetik, jo vetëm për demokratët, për PD, për çdo shqiptar që e do këtë vend. Për çdo shqiptar që do që Shqipëria të jetë një vend normal.

Ky grup, kjo organizatë kriminale që drejton sot, urren për vdekje shqiptarët dhe ju garantoj ju jo vetëm demokratët, edhe socialistët e ndershëm dhe ata pa parti. Hajduti urren gjithmonë viktimën e tij. Atë që vjedh edhe e urren dhe urrejtjen e ka si ngushëllim për aktin që ka kryer”, deklaroi Berisha.

The post Berisha: Vrasësi i 22-vjeçares keniane mbrohet nga Edi Rama appeared first on Albeu.com.

U dhunua barbarisht në Tiranë, publikohet fotoja e kenianes, 2 orë para vdekjes tragjike
Mediet kanë siguruar foton e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko, dy orë para vdekjes tragjike.

E reja fatkeqe ndërroi jetë pak javë më par, pas disa muajsh në spital.

Ajo u dhunua barbarisht nga disa persona të panjohur, të cilët më pas e hodhën nga ballkoni.

Ndërkohë sot u arrestua shoferi i kazinosë, ku e reja punonte në Tiranë, pasi dyshohet të ketë gisht në vdekjen misterioze të kenianes.

Mësohet se Rodi Barçi, i afërm i një personi pranë partisë në pushtet, është marrë në pyetje nga policia gjatë ditës së sotme.

Gjatë dëshmisë së tij Barçi ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni.

Nëna e së resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barçi, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ajo ndërroi jetë.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

Mësohet se deri më tani janë marrë në pyetje edhe punonjës të kazinosë në fjalë si edhe shoqja e Joy-it, Emily, për të cilën e ëma hedh po ashtu dyshime se ka dijeni për dhunimin e së bijës. /albeu.com

The post U dhunua barbarisht në Tiranë, publikohet fotoja e kenianes, 2 orë para vdekjes tragjike appeared first on Albeu.com.

“Kishte njohje me një biznesmen të martuar”, nëna e kenianes që u dhunua dhe vdiq zbulon se kush e di të vërtetën
Të gjithë zbardhjen e të vërtetës nëna e Joyt e lidh me Emilyn dhe sipas saj ajo e di të vërtetën dhe se në polici nuk ka treguar të vërtetën dhe se ka dyshime për veprimet e shoqes se Joyt pas ngjarjes.

“Po, Emilia di më shumë. Sigurisht që di më shumë. Emilia është keniane, Emilia ka qëndruar me Xhoin në shtëpinë e parë. Emilia shkon për të jetuar me Xhoin në rezidencën Flower vetëm pesë ditë përpara se ngjarja të ndodhte. Menjëherë pas incidentit, Emilia kthehet në banesën e parë dhe nuk kthehet më mbrapsht. Emilia e gjeti krevatin të shkatërruar dhe që në hyrje të shtëpisë mund të kuptojë nga pamjet e krevatit që ka pasur një luftë. Diçka nuk shkon me këtë krevat. Krevati i Xhoit është këtu, krevati i Emilisë është këtu. Nëse ky krevat është në këtë gjendje, si shkon dhe fle gjumë pa e vrarë mendjen për krevatin ngjitur? Bëhet fjalë për një bashkëkombase, mike, kolege. Një arsye pse mendoj se Emilia di më shumë është se në orën 14:30 kur menaxheri e telefonon për ta pyetur se ku është Xhoi sepse nuk ka ardhur në punë, ajo zgjohet, shikon krevatin dhe thotë se krevati është njësoj sikur e kishte gjetur në mëngjes. Ajo thotë se diçka e keqe mund të ketë ndodhur. Pse nuk e mendoi që në orën 07:00 të mëngjesit se diçka e keqe mund të kishte ndodhur? Që në orën 07:00 të mëngjesit që ajo hyri në shtëpi mund të kishte thënë se diçka nuk shkon”, tha nëna e 22-vjeçares.

Neës24 kontaktoi Emilin për ta pyetur, në fillim ajo u shpreh e gatshme për një interviste pa praninë e kamerave, madje caktoi edhe ditën e takimit, por më pas e shtyu për shkak se sipas saj kishte ndërruar turnin e punës. E kontaktuam prapë Emilin, e cila tha se do të na kontaktonte vetë, por nuk e bëri kurrë. Neës24 e kontaktoi sërish, por Emilyn bllokoi numrin tonë në Ëhats app. Këmbëngulëm sërish duke e kontaktuar më dy numra të tjerë të ndryshëm, por sërish Emily i bllokoi edhe këta dy numra. Kur Joy ndërroi jetë, pyetëm mamanë e Joyt, nëse Emily i kishte shkruar mesazh ngushëllimi, zonja Ruth u përgjigj që jo.

Po ashtu kontaktuam edhe shoqen tjetër të Joy-t, e cila ka të njëjtin emër Joy Brendën. Edhe Joy Brenda u përgjigj pas disa mesazheve duke na thënë se ajo nuk di asgjë rreth ngjarjes dhe se nuk mund të na ndihmojë dhe të mos i shkruanim më.

Nëna e Joyt tregon që ajo është takuar edhe me shoferin shtetasin me iniciale R.B. dhe se ky i fundit e ka shoqëruar edhe me makinë kur shkonte nga spitali i Traumës në shtëpinë në “Ali Demi”, ku zonja Ruth qëndroi gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

“Kur unë erdha në Shqipëri ky shofer nuk ishte në kompani. Kur ai u kthye në punë, ai më shoqëroi edhe mua me makinë sepse kazinoja më kishte ofruar mua një shofer dhe ky shofer më shoqëroi mua në një nga mbrëmjet dhe më thotë emri im është bla-bla dhe a më njeh mua? Unë i thashë po, ju jeni shoferi. Unë i thashë, përse nuk e do mjaftueshëm vajzën time sa ta lësh të lirë, dhe ai më thotë ‘jo mami, ne i kemi dhënë fund gjithçkaje’. Unë e pyeta, përse e ke ndjekur vajzën time dhe ai më shpjegoi arsyen se përse e ndiqte Xhoin pasi ajo i kishte thënë jo atij. Unë e pyeta ku kishte qenë dhe ai më tha ‘më vjen keq, por kompania më kishte pezulluar sepse ata mendojnë se unë kam një raport me Xhoin’. Unë i thashë që kur ai nuk ka asnjë raport me Xhoin, përse i bën njerëzit të besojnë se ai ka një raport me Xhoin? Nëse do të kishit një raport do të kishe ndonjë mesazh dashurie nga ajo. Ai tha që ‘janë ata që nuk po e kuptojnë këtë’. Ai më tha që me Xhoin kishin vendosur që të ishin vetëm miq. Kështu vendosëm të shkojmë në Durrës, por gjatë asaj jave Xhoi më kishte bllokuar dhe nuk komunikoja dot me atë. Edhe mua më treguan për këtë incident që ajo kishte pasur.

Nëna e Joyt rrëfen edhe faktin që shoferi kishte vizituar Joyn në spitalin e Traumës.

“Ai madje erdhi një herë pasi kishte lënë punën. Një herë më mori në telefon pasi kishte lënë punën, e pyeta se përse nuk ka ardhur të na takojë? Ai më tha që do mundohem të gjej kohë që të vij. Kështu erdhi një herë pasi kishte lënë punën. Duke qenë se Xhoi ishte shumë keq dhe kishte reagime të ndryshme, ai më pyeti se përse Xhoi reagon kështu? Pasi u largua nuk erdhi më. Përpara se të ikte më dha një kontribut për Xhoin dhe iku”, rrëfeu Ruth Abongo.

Sa i përket incidentit se si ka ndodhur, nëna e Joyt tregon edhe versionin që shoferi shtetasi me iniciale R.B. i ka thënë asaj. Nëna e Joyt referuar disa dëshmive të shoqeve të vajzës së saj shkruan: Shtetasi R.D. e di skenën e krimit dhe ai kishte pyetur ‘pse Xhoi nuk ka vdekur pas këtij kalvari’.

“Një nga gjërat që më tregoi për incidentin është se ai nuk mund ta dijë se çfarë i ka ndodhur Xhoit sepse nuk ishte në punë, por ishte në shtëpi. Ai nuk e kishte vizituar Xhoin dhe… (pauzë) nuk e di. Janë disa gjëra që nuk dua t’i them tani”.

A të përmendi ndonjë person të tretë?

– Po, ai përmendi një person të tretë dhe një person të katërt.

– Çfarë të tregoi?

– Sipas tij, gjatë kohës që ai ndiqte Xhoin nga pas, vajza ime po takonte njerëz të këqij. Si mund ta them? Xhoi ishte vajzë e shoqërueshme, i përshëndeste të gjithë. Sipas tij, Xhoi takonte një person me tatuazhe.

– A të përmendi ndonjë emër ose statusin e tyre?

– Ai ishte i gatshëm që të më çonte për t’i parë këta njerëz, por unë nuk isha gati. Një herë e mora në telefon dhe i thashë, alo, jam e gatshme. Me ço tek ajo zonë. Dua të shkoj tek ajo zonë tani që jam gati. Dua t’i shikoj nga larg, por ai m’u përgjigj duke më thënë, jo, unë nuk të kam thënë që ata janë njerëz të këqij. Pra, ai nisi ta ndryshojë historinë.

Me 10 ose 11 tetor ai i dha fund punës në kompani. Pasi erdha nga reanimacioni e takova atë pastaj ai ra në heshtje. Me pas i telefonova dhe i thashë se që kur kam ardhur nga reanimacioni përse nuk ke ardhur që të na vizitosh? Dhe ai më tha më vjen keq, por i kam dhënë fund punës në kazino.

Kur e pyesim nënën e Joyt nëse vajza e saj ka pasur lidhje me ndonjë biznesmen, ajo nuk na e konfirmon, por shprehet se vajza e saj kishte njohje dhe jo marrëdhënie me biznesmenin.

– Nuk mund ta konfirmoj këtë.

– A nuk të ka thënë se po takohej me dikë?

– E di që po takohej me dikë, atë biznesmenin e njoh, por nuk mund të them se ishte marrëdhënie sepse Xhoi më tha që e kishte takuar vetëm dy herë. Herën e parë ishte për një kafe dhe herën tjetër ishte jashtë Tirane.

Kur vajza ime e ka takuar biznesmenin, ajo ishte me Xhoi Brendën.

– Çfarë moshe ishte biznemesni dhe a ishte i martuar?

– Ishte i martuar prandaj dhe nuk patën një marrëdhënie.

– A e kishte kontaktuar Xhoin?

– Pas takimit të tyre të parë? Po, ata flisnin ndonjëherë rrallë, por vetëm si miq sepse ai udhëton shumë. Ai ka biznese edhe në vende të tjera.

Zonja Ruth shprehet se shoferi shtetasi me iniciale R.B. nuk e njihte biznesmenin.

– A e njeh shoferi, biznesmenin?

– Ai nuk e njeh biznesmenin. Ia kam treguar unë fotografinë sepse kam një fotografi të tij.

– Keni nja fotografi te tij? A mund ta shohim?

– Jo

– Çfarë tha shoferi kur i tregove për biznesmenin?

– Ajo çfarë pa nuk ishte ajo çfarë ai priste. Varet sesi e kishte imagjinuar. Ndoshta një burrë të madh me trup, me tatuazhe.

– A është i vjetër?

– Po, është i vjetër. Moshë e mesme.

Kjo është e gjithë historia që nëna e Joyt tregon për të vërtetën që ajo di rreth jetës së Joyt në Shqipëri dhe rreth ngjarjes së 13 gushtit të vitit 2022 që i mori jetën vajzës së saj. Joy ndërroi jetë në një spital në Kenia më 13 shkurt dhe nëna e saj jeton ende me brengën që autorët që i morën jetën ende nuk dihen kush janë dhe nuk janë arrestuar./bw

The post “Kishte njohje me një biznesmen të martuar”, nëna e kenianes që u dhunua dhe vdiq zbulon se kush e di të vërtetën appeared first on Albeu.com.

U hodh apo e hodhën? Vajza nga Kenia 30 orë poshtë ballkonit të dhomës, dëshmitë kontradiktore
Jeta e saj e re në Shqipëri, duhet të ishte një fillim tjetër. Shumë më e lumtur se Kenia e largët që kishte lënë pas. Të paktën kështu do të duhej të ishte, deri mëngjesin e 14 gushtit 2022. Mëngjesi, kur Joyce Achieng Aoko, një punonjëse e re kazinoje, vetëm 22 vjeç, u gjet pa ndjenja, me shenja të dukshme dëmtimesh, poshtë ballkonit të dhomës ku jetonte. Në rezidencën ‘Flowers’ në kryeqytet. E përçudnuar dhe e lënë aty në gjendje kritike për jetën. Gjendje, ku vazhdon edhe sot, të dergjet në një nga dhomat e spitalit të Traumës në Tiranë.

2-Me shpresa të humbura për ta bërë edhe njëherë të vetëdijshme, dhe për të na rrëfyer se çfarë ndodhi me të atë mëngjes gushti në dhomën e saj.

A ishte ngjarja e saj, një tentativë vetëvrasje?

Apo dikush u përpoq ta inskenojë si të tillë?

Nëse ishte kështu, kush ishin personat që e dhunuan?

Dhe çfarë kërkonin prej saj?

Çfarë kishte parë 22 vjeçarja nga Kenia, që u përpoqën ti mbyllnin gojën, nëse vërtetohen dyshimet se e hodhën dhe nuk u hodh nga ballkoni i hostelit ku banonte prej më pak se dy javësh?

Një histori e vërtetë thriller.

Me shumë rrethana të pasqaruara.

Në dukje një komplot, me shumë duar brenda.

Që ndoshta nuk do e kishim mësuar kurrë.

3-Nëse nëna e saj nuk do të fluturonte pas ngjarjes së tmerrshme, nga Kenia e largët, për të na rrëfyer mizorinë që i ishte shkaktuar së bijës në Tiranë. Rrëfim tronditës. i cili solli edhe reagimin e thatë në mënyrë telegrafike të Policisë së Shtetit. Vetëm dy muaj pasi ngjarja kishte ndodhur. Një reagim i vonuar, tejet dyshues. Se si mundet Policia e Shtetit të mbajë për një kohe të gjatë të fshehur një ngjarje të tillë dhe ta trajtojë si një zënkë banale rruge. Por nëse vërtetohet pista e dhunimit, kush e masakroi në atë rrugë pa kthim 22 vjeçaren nga Kenia?

4-Kush po kërkon të fshehë faktet dhe ti japë ngjarjes një drejtim tjetër, për ta orientuar atë si një tentativë vetëvrasje?

Si është e mundur që shoqet e Joyce, edhe pse mëngjesin e herët të ngjarjes, ishin në dhomat ngjitur, dhe nuk dëgjuan asnjë zhurmë?

Apo përpiqet dikush që të blejë heshtjen e tyre, duke shfrytëzuar faktin që ato janë të huaja në Shqipëri?

Për të davaritur gjithë këtë mjegullnajë, të cilën Policia e Shtetit dhe grupi hetues nuk kanë mundur deri më sot ta zbardhin, por përkundrazi e kanë tymnuar edhe më shumë me paaftësinë apo implikimin e tyre, emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur të ndërtojë edhe njëherë nga e para jetën e 22 vjeçares, Joyce Achieng Aoko, në Tiranë.

5-Që nga rekrutimi i saj nga një kazino në Tiranë, mbërritja e saj në Shqipëri, deri te mëngjesi ku u gjet pa ndjenja. Sipas të dhënave që disponon emisioni ‘Në shënjestër’, Joyce Achieng Aoko, mësohet se ka mbërritur në Shqipëri më datë 15 shkurt 2022. Nuk dihet se në ç’rrethana është bërë rekrutimi i saj, por mësohet se fillimisht ajo ka punuar në një nga Kazinotë në ambientet e ish-Sheraton. Një nga kazinotë më të njohura në qendër të Tiranës. Aty, ku 22 vjeçarja punonte si krupiere, apo ndryshe shpërndarëse letrash në tavolinat e kumarit.

6-Një lloj zanati, ku ata që njihen edhe si dillera (dealer), caktohen në një tryezë kumari për të ndihmuar në zhvillimin e lojës, veçanërisht në shpërndarjen e basteve dhe të pagesave. Punë të cilën Joyce thuhet se e ka kryer në këtë kazino për disa muaj. Deri sa diçka duket se nuk ka shkuar mirë, dhe ajo është zhvendosur po si krupiere në një tjetër kazino. Këtë herë në ambientet e jashtme të stadiumit ‘Air Albania’. Aty, ku thuhet se punoi deri mbrëmjen e fundit, para se të gjendej e masakruar në hostelin ku jetonte, banesë të cilën ia kishte mundësuar punëdhënësi i saj.

Por si u gjet pa ndjenja 22 vjeçarja?

Dhe çfarë nuk shkon në rrëfimet e shoqeve të saj dhe personelit tjetër të kazinosë?

7-A janë ata plotësisht të sinqertë në thëniet e tyre para grupi hetues?

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, e para që bëri kallëzim për zhdukjen e papritur të shoqes së saj të dhomës, ishte Emili, bashkëjetuesja e saj në rezidencën ‘Flowers’. Një rrëfim, siç do ta shikoni edhe më poshtë, me shumë dritëhije. E cila, në deklarimin e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore në komisariatin e policisë nr 1 në Tiranë, të bërë në orën 23.30 të mbrëmjes së 13 gushtit 2022, 17 orë pasi Joyce nuk gjendej, tha se kishte humbur kontaktet me shoqen e saj, që nga mëngjesi i kësaj date. Ku sipas Emili komunikimi i saj i fundit me Joyce kishte qenë në orën 3.00 të mëngjesit të datës 13 gusht.

8-Ku vajzat kishin komunikuar me njëra-tjetrën nëpërmjet chatimit. Ku gjithçka sipas Emilit dukej e qetë në bashkëbisedimin me Joyce.

“Unë ka rreth 3 muaj që banoj me një kolege të punës e cila quhet Joyce Aoko. Mëngjesin e sotëm (13 gusht 2022) ajo e ka mbaruar punën rreth orës 02.00, ku në shtëpi e ka dërguar makina e punës, e cila transporton punonjësit. Dua të them se për herë të fundit e kam parë Joyce, kur ka lënë punën dhe më ka përshëndetur. Në orën 03:00 kam biseduar me mesazhe me të duke bërë shaka. Nuk më ka thënë apo shfaqur ndonjë shqetësim. Gjithashtu nuk kam dijeni nëse ajo ka ndonjë të afërm apo person të njohur këtu.”, tha Emili.

9- Pra sipas Emilit, ato biseduan bashkë rreth orës 3.00 të mëngjesit të datës 13 gusht.

Ndërsa ajo vetë u kthye në banesë në orën 6.00 të mëngjesit të po kësaj date, pra vetëm 3 orë pasi kishte komunikuar me Joyce. Ku deklaron, se teksa u kthye në banesë, nuk e gjeti si zakonisht në dhomë bashkëjetuesen e saj. Madje, nuk pa në banesë asgjë të pazakontë. E vetmja gjë e pazakontë sipas saj ishte mungesa e shoqes së saj. Por fakti që kjo e fundit kishte lënë telefonin e saj në dhomë dhe ishte larguar duke lënë aty edhe çelësin e banesës, duket se nuk i bëri ndonjë përshtypje të madhe. Qoftë edhe për ta kërkuar te shoqet e tjera në dhomat ngjitur.

“Unë kam mbaruar punë në orën 06.00, dhe jam kthyer në këmbë në rezidencë pasi makina e punës e kishte mbyllur orarin. Kur u ktheva në shtëpi pashë që dera e apartamentit ishte e mbyllur, por pa çelës. Në krevat pashë që kishte mbetje ushqimi dhe telefoni i shoqes time ishte në shtrat, ashtu si edhe çelësi i banesës. Në banesë kam gjetur dhe pije alkoolike.”, tha më tej Emili.

Por ndërsa Emili thotë se u zgjua mesditën e datës 13 gusht, ajo tregon sërish se nuk e pa shoqen saj.

Këtë herë sipas saj dukshëm më e shqetësuar për mungesën e shoqes së saj të dhomës.

11-Momenti, ku siç mësohet ajo ka njoftuar edhe menaxherët e kazinosë ku punonte Joyce, të cilët po sipas saj, e drejtuan për të bërë kallëzim në polici. Kallëzim, të cilin siç thamë edhe më lart, Emili e bëri, mbrëmjen e vonë të datës, 13 gusht 2022. Në orën 23.30 të kësaj date, pra pothuaj 17 orë pasi Joyce ishte zhdukur në mënyrë të beftë dhe nuk gjendej. Referim, i cili është bërë në komisariatin e policisë nr 1. Ku Emili, siç shikohet edhe nga procesverbali i firmosur në prani të oficerit të policisë gjyqësore, shoqërohet nga një person i dytë. Personi, me gjeneralitetet Rodi B., që në këtë rast ka bërë edhe përkthyesin e saj, i cili siç do ta shikoni edhe më poshtë në dëshmitë e tij, pretendon se është ish-i dashuri i Joyce.

Ku në këtë kallëzim, që thamë mban datën 13 gusht 2022, pra 17 orë pasi Emili kishte konstatuar zhdukjen e Joyce dhe 13 orë para se kjo e fundit të gjendej pa ndjenja poshtë banesës ku ata jetonin, Emili deklaron se nuk ishte paraqitur më herët për të bërë denoncim për zhdukjen e shoqes së saj, pasi mendonte se Joyce do të kthehej.

“Unë kam për të thënë se sonte kam shkuar në punë pasi e filloj në orën 22.00 dhe u kam thënë atyre të punës për këtë gjë. Se kam bërë të ditur më parë zhdukjen e Joyce pasi kam menduar se do të kthehet shpejt. Por meqë nuk ka ardhur u bëra merak dhe u paraqita për të bërë këtë kallëzim. Për herë të fundit e kam pare Joyce kur ka lënë punën dhe më ka përshëndetur.”, shtoi Emili.

Por teksa Emili bëri këtë kallëzim mbrëmjen e 13 gushtit 2022 përpara oficerit të policisë gjyqësore në komisariatin nr. 1 në Tiranë, për zhdukjen e papritur të shoqes së saj, bashkëjetuesja e saj, Joyce Accieng Aoko, u gjet pa ndjenja 12 orë më pas, poshtë dhomës ku dy vajzat jetonin. Më datë 14 gusht 2022, rreth orës 12.00 të mesditës. Pra, duke marrë parasysh edhe kohën kur Emili humbi kontaktet me të, orën 6.00 të mëngjesit të datës 13 gusht, pothuaj 30 orë pasi Joyce kishte humbur pa gjurmë. Sipas grupit hetues, të parat që dhanë deklarime mbi rrethanat në të cilat u gjend kolegia e tyre, ishin Sophi Sh. dhe Nana Kh.

14-Dy shtetase gjeorgjiane, të cilat punonin në Casino Arena, së bashku më Joyce Aoko. Ato me të cilat ajo jo vetëm punonte në kazino, por edhe ndante rezidencën ku jetonte së fundmi. Të cilat rrëfyen se si e gjetën pa ndjenja kolegen e tyre rreth orës 11.50 të paradrekës së datës 14 gusht 2022. Rezidencë, që siç del nga dëshmia e vajzave, në të cilën banonin edhe të tjera kolege të tyre, por që edhe këto çuditërisht nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë atë mëngjes të herët të kësaj date. Por as në orët e mëhershme, nëse do të besojmë që viktima kishte në të vërtetë 30 orë që qëndronte duke lënguar, poshtë ballkonit të tyre. Dritare ballkoni, që duhet thënë se janë vetëm 3 metra larg vendit ku ndodhej Joyce.

15-Çka të lë të dyshosh se si është e mundur që askush nuk i dëgjoi rënkimet e Joyce, gjatë gjithë këtyre orëve të gjata të lëngimit të saj, poshtë dritareve të ballkonit të tyre.

“Pasi jemi zgjuar, kemi dalë në dritare dhe kemi parë poshtë, përtokë, një person. Pamë që ky person ishte Joyce nga Kenia, dhe filluam të bërtasim të shqetësuara. Në këtë moment të dyja zbritëm poshtë. Bashkë me ne zbritën edhe njerëz të tjerë që punojnë tek kazinoja, por që jetojnë në rezidencë. Joyce ishte e shtrirë përtokë, pa këpucë, e përmbysur, kishte gjakderdhje në kokë mbrapa, ishte e gërvishtur tek pjesa e mollzës së fytyrës, gjakderdhje nga hunda si dhe pantollonat e shkurtra i kishte të ulura deri tek gjunjët.”, tha Sophi Sh.

16-Siç vihet re edhe nga dëshmia e vajzave, nga këqyrja e parë që ato i bënë trupit të Joyce, përveç dëmtimeve të një rënie të mundshme nga ballkoni, ato konstatuan te ajo edhe disa anomali. Një nga këto anomali ishte veshja e saj në pjesën e poshtme të trupit. Ku pantallonat e saj të shkurtra ishin të ulura poshtë gjunjëve.

Që në dukje të lë dyshimin e një tentative përdhunimi. Por që na tregon në një farë mënyre se sulmi nuk ka qenë i menjëhershëm, pasi vajza nuk ka qenë me rrobat e punës, në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Por me rrobat e shtëpisë.

17-Që vetvetiu ngre edhe një pikëpyetje, a mundet një person në rast të një tentative vetëvrasje, të hidhet nga ballkoni i banesës ku qëndron, me pantallonat e ulura deri te gjunjët?

“Unë jam e punësuar si diller tek Casino ‘Arena’ tek Stadiumi ‘Air Albania’. E njoh Joyce pasi e kam takuar dy-tre herë. Kam qenë tek dhoma ku banojmë me shoqen time, rreth orës 11.50 më datë 14 Gusht 2022. Pasi jemi zgjuar, kam dalë në dritare ku kam parë poshtë një person. Ishte Joyce Aoko nga Kenia. Filluam të bërtisnim të shqetësuara. Më pas zbritëm poshtë, aty ku ajo gjendej. Joyce ishte e shtrirë përtokë, pa këpucë, përmbys. Kishte gjakderdhje në kokë mbrapa dhe e gërvishtur tek pjesa e mollëzës së fytyrës.”, pohoi Nana Kh.

18-Pantallonat e shkurtra i kishte të ulura deri tek gjunjët, ku në pjesën e legenit ishte e gërvishtur. Ne nuk e kemi prekur, por vetëm i hodhëm ujë. Ajo lëvizi pak dhe menjëherë lajmëruam përgjegjësin e kazinos, të cilin e quajnë Hysen. Por ndërsa dy koleget e Joyce, Sophi Sh. dhe Nana Kh, thonë se ishin ato të parat që pikasën trupin e Joyce, poshtë ballkonit të tyre, Emili pretendon se ishte ajo e para që pa shoqen e saj.

Ajo tha për grupin hetues, pasi u rimor në pyetje, se e konstatoi trupin e shoqes së saj, në orën 12.30 të datës 14 gusht 2022. Pra një orë, pasi trupi i Joyce ishte gjetur nga shoqet e tjera të cilat ndanin me të rezidencën.

Madje sipas dëshmisë që Emili dha, del se ka qenë ajo vetë që ka lajmëruar ambulancën.

Grupi hetues

Nga ana jonë u rimor në pyetje Emili ….e cila deklaroi se kur e hapi dritaren e dhomës së gjumit rreth orës 12.30 të datës 14 Gusht 2022, ajo pa shtetasen Joyce Achieng Aoko të shtrirë në tokë dhe njoftoi ambulancën.

Sipas grupit hetues, Emili gjatë marrjes në pyetje, shpjegoi edhe njëherë se si e gjeti bosh dhomën ku jetonte me Joyce, mëngjesin e datës 13 gusht. Ku ajo që të bie në sy edhe njëherë është rregullsia në të cilën ajo thotë se e gjeti banesën. Madje edhe dritaret e mbyllura.

Dosja Hetimore

Emili ka sqaruar se në momentin e parë që ka shkuar në dhomë, e ka gjetur të hapur derën dhe dritaret e mbyllura dhe në dhomë kanë qenë dy telefonat e Joyce, (njëri ka qenë i fikur, ndërsa tjetri është sekuestruar nga ana jonë ku nga kqyrja e tij ku nuk ka rezultuar ndonjë telefonatë e ndonjë personi apo foto përveç një video e bërë më datë 12 Gusht 2022 ora 03.53 minuta vetëm në dhomë), çanta personale si dhe çelësat e dhomës.

Pra, siç shikohet edhe në rrëfimin e dytë para hetuesve. Emili pavarësisht se shoqja e saj kishte lënë në banesë të gjithë sendet personale, madje edhe çantën e saj, nuk është kujdesur aspak të dijë për fatin e saj, por ka shkuar qetësisht të bie në gjumë.

Ndërkohë që është e çuditshme, nëse do ti besojmë rrethanave në të cilat Emili e gjeti banesën, dhe nëse do ti besonin variantit të mundshëm të një vetëvrasje, se si Joyce, u kujdes të mbyllte dritaret, në kushtet ku ndodhej. A mundej Joyce që të kryente dy veprime njëherësh, edhe të hidhej nga ballkoni dhe njëkohësisht të mbyllte dritaret? Ky është vetëm një aspekt i errët i rrethanave në të cilat Emili tregon, se si e gjeti banesën pa Joyce brenda atë mëngjes të 13 gushtit.

Një tjetër aspekt i dyshimtë që do të shikohet edhe më poshtë është rrëfimi i Rodi B.

Personi që siç thamë edhe më lart, pretendon se kishte një lidhje me Joyce, dhe që rezulton se ka qenë i pranishëm si përkthyes i Emili, gjatë kallëzimit që kjo e fundit bëri mbrëmjen e 13 gushtit në komisariatin nr 1, për zhdukjen e shoqes së saj.

Rodi B. që rezulton se ishte një nga shoferët e kazinosë ku punonte Joyce. Një lidhje e shkurtër e tij me Joyce, në dukje e pakonsumuar, për të cilën ishte në dijeni edhe Emili. Rodi B, i cili teksa u mor në pyetje pas zbulimit të trupit të dhunuar të Joyce, tregoi përpara grupi hetues se hera e fundit kur ishte takuar me të ishte data 8 gusht 2022. Dhe që nga ai moment ajo, sipas tij, kishte bllokuar çdo komunikim me të.

Rodi B. Unë kam rreth 3 muaj që e njoh Joyce Aoko tek Casino te ‘Sheraton’ në Tiranë.

“Kam patur lidhje intime me të. Më datë 8 Gusht 2022 rreth orës 14.00 kam shkuar tek shtëpia ku jetonte në rrugën e Elbasanit tek rezidenca Flowers. Pasi qëndrova disa orë me të kam vendosur që të mos e vazhdoja më këtë lidhje me miratimin edhe të saj. Joyce më ka bërë bllok dhe që nga ajo ditë nuk kam pasur më asnjë kontakt me të.”, Rodi B.

Po ndërsa çifti i ri duket se nuk po kalonte një moment të mirë në lidhjen e tyre, ajo që duket se mbante lidhje me të dy ishte shoqja e saj Emili, e cila siç shikohet edhe në dëshminë e ish-të dashurit të pretenduar të Joyce, i ka shprehur këtij të fundit, më datë 13 gusht, shqetësimin se Joyce kishte humbur. Këtë shqetësim Emili, sipas dëshmisë që ka dhënë Rodi, ia ka shprehur në orën 18.43 të pasdites së datës 13 gusht. Pra, 12 orë, nga momenti që Joyce, nuk gjendej gjëkundi.

“Më datë 13 gusht 2022, rreth orës 18.43, jam vënë në dijeni nga shoqja e saj Emili se Joyce nuk po gjendej dhe më ka pyetur mos ishte me mua. Unë i thashë që ajo më kishte bërë bllok dhe që nuk kam patur më kontakt me të. Po nga Emili kam mësuar se ajo është gjetur pa ndjenja tek rezidenca Flowers.”, tha Robi B./BallkanWeb

The post U hodh apo e hodhën? Vajza nga Kenia 30 orë poshtë ballkonit të dhomës, dëshmitë kontradiktore appeared first on Albeu.com.