kengetari nga elbasani Archives - Albeu.com

MISTERI/ “Mund të vritesha dhe unë”, çfarë tha Reni kur doli nga lokali ku ndodhi ekzekutimi mafioz
Në vitin 2020, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikoi foton ekskluzive të këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, i cili shfaqej në një lokal me baste sportive në Shijak. Bëhet fjalë për 29 Gushtin 2013, kur jashtë kësaj lotoje u vra Ervin Kërtalli dhe u plagos një tjetër.

Vrasja ndodhi 30 minuta pasi Reni ishte larguar nga ky lokal në Shijak dhe këngëtari, të cilit sot ende nuk i është gjetur trupi, dyshohej se mund të kishte shërbyer si informator për këtë vrasje.

Por çfarë thotë nëna e Renit? Në një intervistë për Uniko me gazetarin Spartak Koka, Silvana Hamza kujton se çfarë i ka thënë djali i saj në vitin 2013 kur nga shtëpia pa në televizor se në lokalin ku ai kishte qenë kishte ndodhur një vrasje.

Spartak Koka: Do t’i rikthehemi edhe njëherë ngjarjes së 2013, kur unë kam treguar fotot herë pas here dhe ju keni fillimisht arritur ta identifikoni djalin tuaj nga ju rrobat e trupit. Më pas kur ju dhashë foton e plotë e identifikuat dhe nga fytyra e fizionomia. A kujtoni ndonjë gjë nga ajo histori, nga ajo ngjarje në kuptimin që djali juaj t’ju ketë rrëfyer për këtë gjë?

Silvana Hamza: Djali thoshte atëherë, po bënte klipin dhe kur ka parë vrasjen atëherë tha ‘mami unë këtu sa u futa, bleva një lloto, kur kam dalë unë ka ndodhur vrasja’. U habit çuni shumë. ‘Bo bo mami paska ndodhur vrasje këtu’, tha. ‘Të kisha qenë brenda edhe mund të vritesha dhe unë aty’, tha. E them këtë me plot bindje se ma ka thënë Renato vetë me gojën e tij.

Spartak Koka: E tha si një formë që edhe ai mund të ishte qëlluar dhe ndaj tij në rast se do kishte qenë brenda?

Silvana Hamza: Po, po. ‘Sikur unë të kisha qenë aty dhe unë do vritesha’, tha. U habit kur e pa te lajmet.

Por nëna e Renit mohon që djali i saj të ketë patur lidhje me grupe kriminale.

Spartak Koka: A mendoni se ka ndonjë lidhje dhe ka patur ndonjë lidhje djali juaj me grupe kriminale në Shijak, në Durrës, dhe a ka lidhje në bindjen tuaj si nënë me atë që ka ndodhur në datën 29 Gusht 2013?

Silvana Hamza: Absolutisht jo. Djali im atëherë që ka shkuar në Shijak ka bërë vetëm këtë klipin, por nuk e lidhte puna fare me grupet kriminale. Djali im ishte punëtor, punonte në lokale nate tallava për bukën e gojës, nuk merrej me grupe kriminale. Shokët e vetë i ka pasur të gjithë muzikantë, nuk ka pasur grupe kriminale djali. Këtë ta ketë të qartë shteti që nuk është djali im ai që dyshonte shteti për këtë, edhe pse e la në dorë të kriminelit. Pse nuk e publikoi foton e djalit në televizor të thonin ky është i dyshuar për këtë vrasje? Atëherë unë i vë faj shteti për këtë, policisë së Elbasanit që kurrë nuk u mor me çështjen e djalit tim, por e la në dorë të kriminelit deri sa arritën e morën dhe e vranë një të pafajshëm, një jetim. Në radhë të parë unë bëj vrasës shtetin pastaj kriminelët.

Renato Hamza rezulton i zhdukur që prej Qershorit 2014, kur për herë të fundit është filmuar në Elbasan i shoqëruar nga Indrit Shaqja, i cili sot është në qeli i dënua me burg përjetë për një tjetër ngjarje kriminale, dhe nga Deniz Xhija.

Ky i fundit është person i njohur i Ervin Kërtallës, i vrarë në Shijak në Gusht 2013. Ai u kap javën e kaluar në Kolumbi për llogari të autoriteteve rumune pasi akuzohet për disa vepra penale. Pamjet e fundit të Renit nën shoqërinë e Indrit Shaqja dhe Deniz Xhija janë publikuar për herë të parë ekskluzivisht nga emisioni Uniko./tvklan.al

The post MISTERI/ “Mund të vritesha dhe unë”, çfarë tha Reni kur doli nga lokali ku ndodhi ekzekutimi mafioz appeared first on Albeu.com.