kenando shira Archives - Albeu.com

DINAMIKA/ Masakra në Klos: Autori qëlloi me 6 plumba, lihen të lirë dy të arrestuarit, zbulohet me çfarë e shantazhonin të 16-vjeçaren dy kushërinjtë
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Klos, ku mbetën të vrarë 3 persona (Liri Shira, Kenando Shira dhe Fiqiri Mjeshtri) dhe të plagosur dy të tjerë (Renado dhe Eglantin Hasula).

Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë në vend ngjarje thonë se pas ngacmimeve disa mujore në rrjetet sociale dhe në rrugë të vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtri, kjo e fundit ka vënë në dijeni familjen. Menjëherë i ati është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar sqarim me dy djemtë Kenado Shirën dhe Renato Hasulën kushërinj mes tyre.

Për t’u sqaruar kanë lënë një takim në një lokal në qendër të Klosit, ku kanë qenë edhe dy prindërit e Adoleshentëve Liri Shira dhe baxhanaku i tij Eglantin Hasula.

Nga ana tjetër Fiqiri Mjeshtri babai i vajzës ka qenë bashkë me vëllezërit e tij Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtri.

Për një moment është menduar se kanë arritur dakordësi, por ka qenë Renato viktima Kenado Shira i cili ka folur dhe ka fyer vajzën, ndërsa autori i fyer në tavolinë ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar Kenadon të parin, për pas babain e tij Liri Shira dhe të tjerët. 17-vjeçari ta tentuar të dalë nga lokali por e ka qëlluar sërish duke humbur jetën në trotuar, ndërsa babai i tij ka humbur jetën duke u transportuar në spital. Dy ta plagosurit e tjerë Eglantin dhe Renato Hasula janë transportuar fillimisht në spitalin e Burrelit, më pas në atë të Traumës, në gjendje të rëndë. Nga informacionet Eglantin Hasula është ende në gjendje kritike.

Autori dhe dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja dhe ka vrarë veten në afërsi të banesës së tij në fshatin Dars 2 km larg nga Klosi.

Janë shoqëruar dy vëllezërit e autorit Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, të cilët kanë dhënë dëshmitë në polici, më pas janë liruar pasi nuk gjenden prova që ti lidhin me ngjarjen.

Vajza ka dëshmuar në polici se të dy djemtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kanë ngacmuar prej disa muajsh në rrjetet sociale, dhe në rrugë, ajo është ndjerë e shantazhuar dhe ka njoftuar familjen për ta zgjidhur këtë situatë, që rezultoi në një masakër.

The post DINAMIKA/ Masakra në Klos: Autori qëlloi me 6 plumba, lihen të lirë dy të arrestuarit, zbulohet me çfarë e shantazhonin të 16-vjeçaren dy kushërinjtë appeared first on Albeu.com.

“Na shpëtoni!” Kryeinfermieri tregon gjendjen e babë e bir të plagosur në masakrën e Klosit
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me masakrën e djeshme në Klos, ku mbetën të vrarë Kenado, 17 vjeç dhe Liri Shira, 46 vjeç (babë e bir) dhe të plagosur Eglantin dhe Renato Hasula (babë e bir).

Autori Fiqiri Mjeshtri pas masakrës qëlloi veten me armë e për pasojë humbi jetën.

Sipas informacioneve të deritanishme shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë vajza e autorit, Fiqiri Mjeshtri, së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin. 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram.

Ky i fundit, së bashku me vëllezërit e tij Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, shkuan të sqaroheshin në lokal.

BW ka publikuar dëshminë e kryeinfermierit, Bashkom Doda, që ndodhej në spital, në momentin kur babë e bir Eglantin dhe Renato Hasula mbërritën në qendrën spitalore.

Ai tha se djali erdhi vetë në këmbë në qendrën shëndetësore.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore.”, tha kryeinfermieri.

The post “Na shpëtoni!” Kryeinfermieri tregon gjendjen e babë e bir të plagosur në masakrën e Klosit appeared first on Albeu.com.