Kemal Kılıçdaroğlu Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në Turqi, qendrat e votimit drejt mbylljes
Qytetarët turq votuan ditën e sotme për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00.

Favoriti i padiskutueshëm, sipas sondazheve  duket se është Rexhep Tajip Erdogan. Por ky është shansi i fundit për Kemal Kilincdarolgu, i cili prej 13 vitesh tenton ta rrëzojë.

49.5% e votave të siguruara nga Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e para të 14 ditëve më parë, vërtetuan mbështetjen e gjerë që ai gëzon, pavarësisht krizës së madhe ekonomike.

Përballë tij,q nuk mundi të kapitalizonte politikisht as problemet në ekonomi, as erozionin e demokracisë në vend, as zemërimin nga tragjedia e tërmetiti vdekjeprurës të 6 shkurtit.

Të dhënat nuk janë në favor të tij, sidomos pasi kandidati i ekstremit të djathtë  Sinan Ogan  (5.17%) tha se  mbështet Rexhep Tajip Erdogan./Albeu.com.

The post Zgjedhjet në Turqi, qendrat e votimit drejt mbylljes appeared first on Albeu.com.

Gabimet e Kilicdaroglu që e çuan në humbjen e vendit të parë në zgjedhjet turke
Në Turqi mbizotëron zhurma në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Opozita është e frustruar ndërsa Tajip Erdogan vazhdon lëvizjet për të forcuar aleatët e tij. Por çfarë bëri që Kemal Kilicdaroglu të humbasë vendin e parë ?

“Ka një zhgënjim të madh në publikun që i ka votuar”, tha mëngjesin e së mërkurës në emisionin “Lidhjet” për votuesit e opozitës turke në ERT, korrespondentja e televizionit në Stamboll, Arianna Ferentinou, duke theksuar se tani strategjinë e partisë, në funksion të raundit të dytë të zgjedhjeve turke, e marrin kryebashkiakun popullor të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe Canan Kaftanzioglu, një zyrtar i lartë i partisë më të madhe opozitare.

“Takimi i sotëm i përfaqësuesve të “Aleancës së Gjashtës”, i cili do të mbahet në Ankara nën drejtimin e Kemal Kilicdaroglu, pritet me interes të veçantë pasi do të analizohen rezultatet e zgjedhjeve dhe çfarë mund të ndryshojë për të tërhequr votuesit e Oganit.

“Votuesit kanë humbur çdo shpresë se diçka ndryshe mund të bëhet në raundin e dytë të zgjedhjeve turke dhe se opozita mund të rimëkëmbet, pavarësisht se Kilicdaroglu po përpiqet të rrisë moralin e tyre,” shtoi gazetarja.

Siç tha ajo, “opozita e ngre shumë çështjen e disa gabimeve të bëra në numërimin e votave, madje edhe nënshkrimet elektronike” dhe vlerësoi se kjo bëhet më shumë si shpërqendrim për të dhënë njëfarë shprese se gjërat do të ndryshojnë më 28 maj, kur Tayyip Erdogan mbetet favorit për të fituar.

Grindjet brenda “Aleancës së Gjashtë”

“Ka shumë ankesa në shtypin antiqeveritar dhe shkrime që synojnë gabimet e Kilicdaroglu, me shembullin më tipik se për dhjetë vjet ai nuk ka ndryshuar drejtuesit me të cilët punon. Nuk i ka dhënë mundësi të rinjve, bota më progresive e partisë së tij, për të dëgjuar zërin e tyre, për të marrë detyra dhe për të treguar një tjetër dimension të stilit të vjetër kemalist të partisë, që dominon”, theksoi korrespondentja e ERT.

Duke folur për bashkëpunimin e Ekrem Imamoglu-t dhe Canan Kaftanzioglu-s, ajo nënvizoi se ata të dy nuk shkojnë mirë pasi kryebashkiaku i Stambollit synon kryesimin e partisë duke qenë se është veçanërisht popullor.

“Ka shumë çështje brenda vendit që duhet t’i zgjidhin dhe duhet të kthehen si një front i bashkuar. Nëse mund ta bëjnë shumë shpejt dhe të bindin votuesit e tyre të shkojnë të votojnë”, shtoi ajo.

Duke komentuar qëndrimin e tij pas fitores në raundin e parë, Erdogan vuri në dukje se ai ka frymën e fituesit, duke i thënë popullit turk se nëse ai rizgjedhet do të jetë një garanci e stabilitetit për vendin. Dhe siç theksoi ai, me frymën e një fituesi, Erdogan tani po fokuson pjesën tjetër të fushatës së tij zgjedhore tek viktimat e tërmetit në Turqi.

The post Gabimet e Kilicdaroglu që e çuan në humbjen e vendit të parë në zgjedhjet turke appeared first on Albeu.com.

Një Turqi më demokratike është e mundur
Nga Kemal Kilicdaroglu “The Economist”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Gjatë një forumi global të mbledhur në Strasburg 6 vite më parë, u bëra thirrje demokratëve të botës që të bëhen bashkë për të adresuar sfidat rajonale dhe globale. Tek e njëjta qasja jam mbështetur për politikat që kam ndjekur në vendin tim.

Bëra çmos që të bashkoja demokratët në Turqi kundër një qeverie antidemokratike dhe autoritare, dhe në fund ia dolëm të krijojmë një koalicion të madh në mbrojtje të demokracisë. Aleanca Kombëtare përbëhet nga 6 parti, përfshirë Partinë Republikane Popullore, CHP, që drejtohet prej meje.

Secila prej tyre përfaqëson një traditë të ndryshme në historinë politike të Turqisë. Si e tillë, Aleanca Kombëtare simbolizon vullnetin tonë për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore, pavarësisht dallimeve tona, duke e gjetur gjuhën e përbashkët mbi parimet universale të demokracisë liberale.

Unë s’kam asnjë dyshim se në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit do të marrim një rezultat mbresëlënës dhe do të fitojmë. Ne do të tregojmë se edhe në kushtet aktuale të padrejta dhe autoritare – me një presion të vazhdueshëm nga partia në pushtet për t’i mbyllur gojën opozitës – është i mundur një ndryshim paqësor i qeverisë nëpërmjet zgjedhjeve.

Për pasojë, Turqia do të shërbejë si një model për vendet e tjera që luftojnë kundër qeverive autoritare, sidomos në Lindjen e Mesme. Ky është një rol, të cilin ne e kemi luajtur edhe më parë. Kujtojmë këtu se themeluesi i republikës tonë, Mustafa Kemal Ataturk, ishte një frymëzim për reformatorët dhe antikolonialistët në të gjithë rajonin.

Republika Turke, e themeluar mbi parimet e laicizmit dhe vullnetit popullor, shërbeu si model për shumë njerëz që kanë luftuar për demokracinë në vendet e tyre. Një shekull më pas, është radha e brezit tonë që të luajë rolin e vet në rivendosjen e Turqisë si një model.

Pra të kemi sërish një republikë, në të cilën asnjë qytetar nuk diskriminohet, dhe ku mbrojtja e të drejtave themelore, sundimi i ligjit, shekullarizmi, transparenca dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore të shtetit. Në këtë republikë, do të eliminohet korrupsioni, do të minimizohet pabarazia në të ardhura, dhe politika do të përdoret për të promovuar paqen sociale dhe jo për të nxitur konfliktin dhe polarizimin.

Nga ana tjetër, politika e jashtme turke, do të udhëhiqet nga vendimmarrja racionale që i përmbahet ligjit ndërkombëtar. Kjo arritje do të nxisë erërat e ndryshimit në rajon dhe më gjerë. Natyrisht vizioni i Turqisë si një model demokratik, nuk shtrihet vetëm drejt lindjes. Shihni sot sfidat e paraqitura në Evropë nga regjimet antidemokratike, ksenofobia dhe lufta Rusi-Ukrainë, dhe bëhet e qartë se zgjedhjet tona mund të jenë një pikë referimi edhe për fqinjët tanë në Perëndim.

Një fitore në Turqi për aleancën tonë demokratike, mund të lajmërojë një fillim të ri për Evropën. Shpresoj që ajo të tregojë rëndësinë e bashkimit të demokratëve evropianë për t’u përballur me kundërshtarët e tyre. Është e domosdoshme që të gjitha partitë politike evropiane që besojnë tek të drejtat e njeriut, reduktimi i pabarazisë dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar, të formojnë një front të bashkuar përballë sfidave globale.

Në krye të listës janë ndryshimet klimatike, të cilat kanë një ndikim të madh në pellgun e Mesdheut, mbi migrimin e pakontrolluar e të paligjshëm të shkaktuar nga dështimet e sistemit ndërkombëtar të sigurisë si dhe nga pabarazitë e pasurisë globale.

Ato mund të përballohen dhe zgjidhen vetëm nga një koalicion ndërkombëtar që përfshin të gjithë spektrin politik. Fitorja jonë më 14 maj, do të rikthejë edhe orientimin perëndimor të Turqisë. Ky orientim është pasqyrimi i një ideali.

Për Turqinë, Perëndimi do të thotë demokraci, shtet ligjor, respektim të të drejtave të njeriut (sidomos ato të grave) dhe barazi. Nën udhëheqjen tonë nuk do të ketë asnjë “tjetër” në shoqërinë turke. Askush nuk do të diskriminohet për shkak të identiteteve dhe zgjedhjeve të tij politike, personale, fetare apo rajonale.

Për Turqinë, premtimi kryesor i Aleancës Kombëtare është liria, dhe ne jemi të gatshëm të mbajmë përgjegjësi për përmbushjen e tij. Orientimi perëndimor i Turqisë nuk synohet të drejtohet kundër asnjërit prej fqinjëve të saj; përkundrazi pasqyron dëshirën e vendit për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore me të gjithë ata.

Kur të mbështetet tek këto vlera të përbashkëta, Turqia do të jetë gjithmonë një anëtare krenare e Perëndimit. Në të gjitha institucionet ndërkombëtare, Turqia bën pjesë në grupimin perëndimor dhe do të vazhdojë të veprojë si e tillë. Qeveria që do të formojmë do të na afrojë me aleatët tanë perëndimorë politikisht, ekonomikisht, socialisht dhe kulturalisht.

Por kjo nuk duhet të dëmtojë marrëdhëniet me fqinjët e tjerë. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka çështje që duhet të zgjidhen mes Turqisë dhe Perëndimit, sidomos me Bashkimit Evropian. Ne e dimë se nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje për këto probleme përmes përplasjeve publike, kërcënimeve të ndërsjella, shantazheve apo negociatave të pafundme e të pakuptimta.

Për ne është thelbësore që marrëdhëniet ndërkombëtare të zhvillohen në mënyrë racionale, dhe përmes një diplomacie dinjitoze. Ne si qeveri do të punojmë në mënyrë konstruktive për të rifilluar procesin e anëtarësimit në BE, dhe do ta angazhojmë Turqinë të respektojë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ne jemi bashkuar jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por edhe për të zgjidhur problemet themelore të Turqisë. Aleanca Kombëtare do të ndreqë të metat në politikën turke dhe do të shërojë plagët tona në mënyrë paqësore. Fitues nuk do të jenë vetëm ata që votojnë për ne, por të gjithë qytetarët turq.

Motoja e fushatës zgjedhore të Aleancës Kombëtare është “Unë të premtoj, se do të vijë sërish pranvera”, varg nga një këngë e njohur turke. Bashkimi ynë do ta përmbushë këtë zotim. Dhe përfitimet që do të vijnë nuk do të kufizohen tek kufijtë tanë, por do të shtrihen edhe në marrëdhëniet e Turqisë me Evropën, Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme, Rusinë, Kinën dhe më gjerë. Ne jemi thuajse atje. Pranvera po vjen. /albeu.com

Shënim:Kemal Kilicdaroglu, është kryetar i Partisë Popullore Republikane dhe kandidati presidencial për Aleancën Kombëtare, një grupim i 6 partive opozitare.

The post Një Turqi më demokratike është e mundur appeared first on Albeu.com.

FP: Zgjedhjet në Turqi nuk do të jenë të lira apo të ndershme, por opozita ka ende shanse të fitojë
Nga Nate Schenkkan & Aykut Garipoglu “Foreign Policy”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Turqia do të mbajë më 14 maj zgjedhjet e saj më të rëndësishme ndër dekada. Për 20 vitet e fundit, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kanë udhëhequr vendin drejt një rruge autoritare, duke zhdukur kontrollet dhe balancat midis pushteteve dhe duke shtypur çdo zë kundër.

Ata kanë vendosur nën kontroll median, kanë burgosur kundërshtarët politikë dhe shtypur shoqërinë civile. Gara e njëkohshme presidenciale dhe parlamentare do të përcaktojë nëse kjo trajektore do të vazhdojë apo do të ndërpritet. Megjithëse Erdogan e ka drejtuar Turqinë drejt autokracisë, fusha politike e vendit mbetet konkurruese dhe pluraliste.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga votimet dhe me vendin të zhytur në një krizë ekonomike dhe të dërrmuar nga tërmetet e forta të muajit shkurt, opozita kryeson në disa sondazhe. Zgjedhjet turke nuk do të jenë të lira apo të ndershme, megjithatë ato mund të shënojnë fundin e karrierës politike të Erdogan.

Erdogan dhe partia e tij kanë ndërhyrë disa herë në zgjedhje në dekadën e fundit, por jo gjithmonë me sukses. Në vitin 2014, kur kandidati i AKP-së dukej se do të humbiste garën për kryetar bashkie në kryeqytetin Ankara, raportimi i Komisionit të Lartë Zgjedhor mbi numërimin e votave u ndal papritur për disa orë, vetëm për të rifilluar me kandidatin e AKP-së si fitues.

Ankesa e opozitës për ato zgjedhje u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Në vitin 2017, pas mbylljes së një referendumi kushtetues, që e transformoi Turqinë nga një sistem parlamentar në një sistem presidencial, gjyqtarët që mbikëqyrnin procesin njoftuan se fletëvotimet do të numëroheshin edhe nëse atyre u mungonte vula zyrtare e vlefshmërisë. Askush nuk e di se sa fletë votimi pa vulë u numëruan për shkak të këtij vendimi, dhe referendumi kaloi me pak më shumë se 51 për qind të votave.

Ndërkohë në vitin 2019, kur AKP-ja humbi zgjedhjet lokale për kryetarin e bashkisë së Stambollit, gjyqtarët u kapën pas akuzave paqena për parregullsi në qendrat e votimit, duke përmbysur verdiktin e qytetarëve dhe ripërsëritur procesin, të cilin më pas opozita e fitoi me një diferencë edhe më të madhe.

Këtë vit, AKP ka në dispozicion një gamë të gjerë taktikash që mund t’i përdorë për të diktuar rezultatin e zgjedhjeve, përfshirë ndryshimet e fundit në ligjet zgjedhore, persekutimin e opozitës, kriminalizimin e fjalës së lirë dhe një rritje të shpenzimeve publike për të joshur votuesit.

Në vitin 2022, AKP-ja dhe partneri i saj i koalicionit parlamentar, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), miratuan disa ndryshime në ligjin zgjedhor pavarësisht kundërshtimeve të opozitës. Reformat më të rëndësishme po ndikojnë në përzgjedhjen e gjyqtarëve, të cilët vendosin mbi mosmarrëveshjet zgjedhore në Këshillin e Lartë Zgjedhor (YSK), që mbikëqyr të gjitha zgjedhjet në Turqi.

Tani gjyqtarët e YSK do të zgjidhen me short dhe jo bazuar në kriterin e vjetërsisë në punë. Erdogan e spastroi gjyqësorin pas tentativës për grusht shteti të vitit 2016, dhe sipas “Reuters” 45 për qind e 21.000 gjyqtarëve të Turqisë kishin në vitin 2020 3 ose më pak vite përvojë.

Kjo lotari i rrit shanset që gjyqtarët e emëruar nga AKP të merren me ankesat zgjedhore. Për më tepër, YSK emëroi në janar një person me lidhje familjare me një nga aleatët e Erdogan.

Dhe deri tani YSK ka marrë disa vendime në favor të AKP-së. Në një rast, ky organ lejoi 15 ministra të qeverisë, të cilët garojnë si kandidatë për deputetë të AKP-së, që të vazhdojnë detyrat e tyre si ministra edhe gjatë fushatës, duke u garantuar atyre qasje të vazhdueshme në burimet e ministrive që drejtojnë.

Duke u mbështetur tek një sistem i mbushur me gjyqtarë besnikë, AKP-ja i ka përdorur gjykatat për të penguar garimin në zgjedhje të disa rivalëve. Kështu Selahattin Demirtas, bashkëthemeluesi i Partisë Demokratike Popullore (HDP) pro-kurde të krahut të majtë, gjendet në burg që nga viti 2016 me disa akuza, përfshirë shpërndarjen e propagandës pro terrorizmit, pavarësisht vendimeve të përsëritura të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut se ai duhet të jetë liruar.

Shumë politikanë dhe kryebashkiakë të tjerë të HDP-së janë burgosur ose larguar nga detyra, që kur u ndërprenë në vitin 2015 bisedimet e paqes midis shtetit dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Pasi kandidoi nga burgu në raundin e fundit të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2018, Demirtas dhe HDP kanë refuzuar të paraqesin një kandidat këtë vit, duke deklaruar mbështetjen e tyre për koalicionin e gjerë opozitar të udhëhequr nga Partia Popullore Republikane e qendrës së majtë (CHP).

Vetë HDP mund të nxirret tërësisht jashtë ligjit përmes një çështje gjyqësore që po shqyrtohet aktualisht nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë, pavarësisht kërkesës së partisë për ta shtyrë vendimin e mundshëm deri pas zgjedhjeve. Padia është ngritur nga një prokuror i shtetit, që pretendon se HDP është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Për të shmangur një ndalim të mundshëm, HDP ka zgjedhur të kandidojë me kandidatët e saj në listën e partisë së Majtë të Gjelbër. Javën e kaluar, autoritetet arrestuan 126 persona, duke përfshirë shumë anëtarë të lartë të partisë HDP, si dhe gazetarë, avokatë dhe artistë kurdë.

Midis të arrestuarve ka avokatë që ishin caktuar të dilnin vullnetarë si vëzhgues të zgjedhjeve por edhe gazetarë që ishin shprehur të gatshëm të raportonin mbi parregullsitë e pritshme. Po ashtu, gjykatat u përdorën për të diktuar kandidaturën e koalicionit kryesor të opozitës.

Në dhjetor 2022, një gjykatë vendosi që komentet përçmuese të anëtarit të CHP-së dhe kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu ndaj gjyqtarët që e përmbysën fitoren e tij të parë si kryetar bashkie në vitin 2019 përbënin një fyerje të paligjshme ndaj zyrtarëve publikë. Nëse shpallet fajtor, përballet me një dënim të mundshëm prej 2 vite e gjysmë burg, dhe ndalimin për të marrë pjesë në politikë.

Vendimi i gjykatës solli përçarje midis dy partive më të mëdha të bllokut opozitar – CHP dhe Partia e Mirë – që më në fund propozuan kreun e CHP Kemal Kilicdaroglu si kandidatin e tyre të përbashkët për president. Me afrimin e zgjedhjeve, opozita është përballur jo vetëm me presion ligjor, por edhe me sulmet e armatosura.

Vendi është famëkeq për burgosjen e gazetarëve dhe kufizimin e shprehjes së lirë.

Tetorin e vitit të kaluar, koalicioni qeverisës AKP-MHP miratoi një ligj që kriminalizon “dezinformimin” në internet dhe vendos kërkesa të forta ndaj kompanive të mediave sociale për të ndaluar përhapjen e tij, në të kundërt do të bllokohen.

Autoritetet turke kanë ndjekur vazhdimisht përdoruesit e zakonshëm të mediave sociale me akuzat për fyerje dhe terrorizëm. Edhe ligji i ri do të përdoret me siguri për të shtypur fjalën e lirë dhe format e tjera të mospajtimit. Me median e shkruar dhe atë elektronike nën  kontrollin e fortë të qeverisë, fushata e opozitës ka hasur shumë vështirësi për të pasur mbulim në mediat kryesore.

Ndaj mediat sociale – pavarësisht të gjitha të metave – kanë qenë një rrugë shpëtimi. Ndaj perspektiva e më shumë ndjekjeve penale për fjalimin në internet sipas ligjit të ri të dezinformimit, ka një efekt shumë negativ mbi gazetarinë e pavarur dhe aftësinë e opozitës për të arritur tek votuesit, veçanërisht për çështje të ndjeshme si manipulimi i mundshëm i numërimit të votave.

Në prag të zgjedhjeve, Erdogan ka bërë një sërë rritjesh të shpenzimeve sociale, që synojnë të joshin mbështetësit dhe frenojnë kritikat e opozitës ndaj politikës së tij ekonomike. Në dhjetor ai tha se qeveria do të  rrisë me 55 për qind pagën minimale dhe do të eliminojë kushtin minimal të moshës për pension për rreth 2.3 milionë punëtorë nëse plotësojnë disa kritere.

Në janar, presidenti njoftoi rritjen me 30 për qind të pagave të nëpunësve civilë. Opozita e Turqisë përballet me detyrën e frikshme të mposhtjes së AKP-në në kutinë e votimit. Pas dy dekadash në pushtet, Erdogan ka konsoliduar kontrollin shtetëror në një mënyrë që është e paprecedentë në 75 vitet e politikës shumëpartiake të vendit.

Një rrezik është që opozita të fitojë me një diferencë të vogël dhe Erdogan ta përmbysë, siç edhe ka ndodhur ne vitet 2014, 2017 dhe 2019. Një rrezik tjetër është se opozita mund të fitojë thellë, por Erdogan do të refuzojë ta pranojë humbjen, duke krijuar një përballje të paprecedentë mes dy kampeve. /albeu.com

Marrë me shkurtime

Shënim:Nate Schenkkan, drejtor i lartë i kërkimeve në Freedom House. Aykut Garipoglu, ekspert për Programet e Evropës dhe Euroazisë në Freedom House.

The post FP: Zgjedhjet në Turqi nuk do të jenë të lira apo të ndershme, por opozita ka ende shanse të fitojë appeared first on Albeu.com.

Kemal Kilicdaroglu: Njeriu që pretendon ta rrëzojë Erdoganin
Burokrati anti-korrupsion, Kemal Kilicdaroglu, shpreson të fitojë zgjedhjet kundër Erdoganit, të cilat do të zhvillohen pas rreth dy muajsh.

Opozita po kërkon prej kohësh një kandidat të përbashkët për të sfiduar presidentin Recep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme. Ajo duket se më në fund e ka gjetur atë: Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu do të garojë kundër Erdoganit në zgjedhjet e 14 majit. Por kush është njeriu që pretendon ta rrëzojë Erdoganin – njeriun që është në pushtet për mbi 20 vjet?

“Burokrati i vitit”

Kemal Kilicdaroglu lindi si fëmija i një nëpunësi në vitin 1948 në një fshat në rajonin e Anadollit lindor në Tunceli. Rrjedh nga një familje alevite. Alevitët janë një pakicë etnike-fetare në Turqi. Ai është i katërti nga shtatë fëmijët dhe i vetmi në familje që ka studiuar.

Ka diplomuar për ekonomi dhe financa në Ankara, ndërsa karrierën e filloi më 1971 si këshilltar në Ministrinë e Financave të Turqisë. Ai gradualisht u ngrit në administratën turke dhe në vitin 1992 u bë drejtor i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore (SSK). Në vitin 1994 u shpall “Burokrati i Vitit” nga një revistë financiare. Në vitin 1999 doli në pension.

Kemal Kilicdaroglu është shquar gjithmonë për ndershmëri dhe besueshmëri – cilësi që nuk merren si të mirëqena në politikë, veçanërisht në Turqi. Si burokrat, ai luftoi korrupsionin. Falë punës së tij shumëvjeçare në industrinë e sigurimeve, thuhet se ai ka fituar aftësinë për të gjetur një gjilpërë në një grumbull kashte: “Në një dhomë plot me dosje qeveritare, Kilicdaroglu mund të gjejë të gjitha parregullsitë dhe korrupsionin menjëherë”, thotë një anëtar i CHP për DW dhe shton: “Të qëndrosh i sinqertë për këtë nuk është vetëm një virtyt, është një detyrë e nevojshme.”

Karriera politike

Kilicdaroglu bëri emër në publik si burokrat anti-korrupsion. Karriera e tij politike filloi kur përgatiti një raport korrupsioni me kërkesë të partisë kemaliste socialdemokrate CHP. Raporti u prit mirë nga lideri i atëhershëm i partisë Deniz Baykal dhe nxiti hyrjen e Kilicdaroglut në politikë. Hyrja e tij e parë në parlamentin turk erdhi pas zgjedhjeve të vitit 2002, në të cilat presidenti aktual Erdogan erdhi në pushtet.

Në vitin 2007 ai u bë nënkryetar i grupit të CHP. Ekspozimi i tij mediatik u rrit ndjeshëm kur publikoi disa prova për korrupsionin në vend. Në famën e tij kontribuoi edhe lufta me fjalë me disa deputetë nga radhët e partisë konservatore islamike AKP të Erdoganit. Në vitin 2009 ai kandidoi për kryetar bashkie të Stambollit dhe humbi nga kandidati i AKP-së.

Kryetar i partisë falë një afere seksi

Kur një skandal seksual rrëzoi kreun e partisë, CHP Deniz Baykal nga posti në vitin 2010, Kilicdaroglu kandidoi për udhëheqjen e partisë. Në kongresin e partisë ai mori të 1189 votat e vlefshme. Edhe pse shumica dërrmuese e mbështetësve të CHP-së mbështetën kandidaturën e tij në atë kohë, popullariteti i tij është zbehur që atëherë. Sot, baza e partisë është më e ndarë kur bëhet fjalë për Kilicdaroglu.

Ai fitoi famë ndërkombëtare kur shkoi nga Ankaraja në Stamboll në vitin 2017. Ai dhe mbështetësit e tij udhëtuan rreth 420 kilometra si pjesë e protestës së “Marshimit të Drejtësisë”, e cila donte të tërhiqte vëmendjen ndaj represionit në rritje nga qeveria e AKP-së. Arsyeja e marshimit 25-ditor ishte dënimi me burg i politikanit dhe gazetarit të CHP, Enis Berberoglu.

“Nuk zemërohem kurrë”

Kilicdaroglu, i cili mund të bëhet presidenti i 13-të i Republikës Turke, njihet edhe për qetësinë e tij. Nofkat e tij publike janë “Gandhi-Kemal” për shkak të ngjashmërisë së tij në pamje dhe stil me Mahatma Gandhi ose “Forca e Qetë” dhe “Xhaxhai Demokratik”.

Ai një herë tha në një intervistë se “nuk zemërohet kurrë”. Gruaja e tij e konfirmoi këtë me fjalët e mëposhtme: “Ai është i këndshëm dhe shumë i qetë. Pak tepër i qetë. Kemali nuk e ngre kurrë zërin, ai nuk bërtet kurrë. As që mund të debatosh me këtë burrë. Fakti që është kaq i qetë ndonjëherë vërtet më çmend”, thotë Selvi Kilicdaroglu.

Deputeti dhe nënkryetari i CHP-së, Bülent Kusoglu e njeh Kilicdaroglun prej vitesh. “Të punosh me të duket e lehtë – por është mjaft e vështirë. Ai është jashtëzakonisht i durueshëm, i vendosur, i orientuar drejt detajeve dhe punëtor,” tha Kusoglu për DW.

Ai konsiderohet si politikani fizikisht më i sulmuar, ndaj të cilit janë bërë edhe përpjekjet më të shumta për atentat, në historinë politike të Turqisë. Kjo përfshin edhe tentativën për linçim në vitin 2019 në Ankara. Në një intervistë për DW, një politikan i CHP shpjegon se si u shfaq Kilicdaroglu pas sulmit: “Ne pritëm para derës së tij. Ai doli jashtë. Ai kishte të nxira në fytyrë, por nuk dukej aspak i pakënaqur. Ai na ftoi në zyrën e tij dhe porositi çaj për ne. Tha se nuk kishte asgjë për ta tepruar. Ne ishim më emocionalë dhe më të zemëruar se ai. Por ai ishte shumë i qetë. Sikur ne i mbijetuam linçimit dhe jo ai.”

Kilicdaroglu i ka mbijetuar deri tani disa atentate – një sulm të armatosur nga milicia kurde PKK, një sulm në parlament dhe një tentative sulmi me bombë nga IS (Shteti Islamik) gjatë marshimit të tij për drejtësi.

Kandidati më i mirë?

Pavarësisht imazhit pozitiv, Kilicdaroglu është kritikuar publikisht për vite të tëra se nuk është mjaft karizmatik për të paraqitur një alternativë të kapshme për elektoratin kundër Erdoganit.

Kandidimi i tij ka shkaktuar përçarje në koalicionin opozitar, i cili përbëhet nga gjashtë parti opozitare. CHP dhe pesë parti të tjera opozitare kanë punuar së bashku për më shumë se një vit për të rritur shanset e tyre për të fituar kundër Erdoganit. Këto parti janë takuar disa herë në të ashtuquajturën “tavolina e të gjashtëve”.

Megjithatë, “tavolina e të gjashtëve” është bërë një kohë “tavolina e të pestëve”: Partia e dytë më e madhe në tryezë, partia LYI me orientim nacionalist, kërcënoi se do të largohej nga tavolina pasi u bë e qartë se Kilicdaroglu do të jetë kandidati i opozitës. Shefi i LYI-it, Meral Aksener, ka bërë fushatë kundër kandidaturës së Kilicdaroglu për muaj të tërë, me shpjegimin se ai “nuk mund të fitojë kundër Erdoganit”. Aksener mendon se kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu dhe homologu i tij nga Ankaraja, Mansur Yavas janë kandidatë më të fuqishëm. Në fakt, Kilicdaroglu nuk ka fituar kurrë në zgjedhje.

Pas shumë negociatash në prapaskenë, kriza në opozitë duket se është qetësuar për momentin: Aksener është rikthyer në tavolinën e partive opozitare dhe tani e mbështet kandidaturën e Kilicdaroglu. Konsensusi: Imamoglu dhe Yavas duhet të emërohen “zëvendëspresidentë” në të ardhmen. Të dy ata kanë fituar zgjedhjet për kryebashkiak në dy qytetet më të mëdha të Turqisë në vitin 2019. Ata gëzojnë mbështetje të fortë në shoqëri. Plani i opozitës është të forcojë kandidaturën e Kilicdaroglut. Pesë kryetarët e partive të tjera do të emërohen gjithashtu “zëvendëskryetarë”. Sipas kushtetutës turke, presidenti mund të emërojë një numër të pakufizuar zëvendësish. Pas disa javësh në zgjedhje do të shihet nëse ky lloj uniteti i brishtë mjafton për fitore kundër Erdoganit./dw/

The post Kemal Kilicdaroglu: Njeriu që pretendon ta rrëzojë Erdoganin appeared first on Albeu.com.

“Godet” lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë
Lideri i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu, është shprehur se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po përgatitet për t’u arratisur nga vendi.

Kemal Kılıçdaroğlu tha se Erdogan po e planifikon arratisjen së bashku me disa nga shoqëruesit e tij, përfshirë edhe familjen.

“Ata po përshpejtojnë përgatitjet për arratisjen e tyre. Erdogan po transferon shuma të mëdha parash jashtë vendit përmes strukturave paralele me bazë në Turqi që veprojnë si institucione.

Anëtarët e familjes Erdogan janë në ballë të këtyre strukturave. Në vendet e huaja, përmes këtyre strukturave po tentojnë të marrin leje qëndrimi dhe pune. Ata janë me nxitim për të krijuar Pensilvaninë e tyre”, tha politikani turk, duke paralajmëruar paraprakisht se do të bënte më shumë zbulime gjatë ditës.

“Erdogan, mos u mundo ta mohosh, ne dimë gjithçka, i kemi të gjitha dokumentet. Do të themi lamtumirë sonte”, tha presidenti i Partisë Popullore Republikane nga foltorja e Kuvendit të Turqisë, duke premtuar… zbulime të tjera.

Duke u përgjigjur, zëdhënësi i Erdogan pretendoi se deklaratat e Kılıçdaroğlu nuk janë politikë, por fushatë shpifjeje./albeu.com/

The post “Godet” lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë appeared first on Albeu.com.