kefir Archives - Albeu.com

I ngjashëm me kosin, por shumë herë më i ushqyeshëm: Çfarë është KEFIRI dhe si mund ta përgatisim
Prej shekujsh kefiri konsumohet në mbarë botën, por ka vetëm disa vite që njihet edhe në Shqipëri, për shkak të rritjes së interesit në probiotikë dhe shëndetit të zorrëve. Ai është një kulturë e fermentuar e qumështit, me origjinë nga malet e Kaukazit Verior. Është i ngjashëm me kosin, por me shije të athët dhe pak të gazuar, kjo për shkak të dyoksidit të karbonit, produkti përfundimtar i procesit të fermentimit. Koha e fermentimit ndikon në shijen e tij. Kefiri është një ushqim i çmuar për aparatin tretës, si dhe një burim i mirë i kalciumit. Shumë prej përfitimeve shëndetësore të tij, i atribuohen përmbajtjes së probiotikëve. Probiotikët, ose “bakteret e mira”, janë organizma të gjallë që ndihmojnë në mbajtjen e lëvizjeve të rregullta të zorrëve, trajtimin e disa problemeve të tretjes si dhe ndihmojnë sistemin imunitar.

SI MUND TA PËRDORNI KEFIRIN

Kefiri mund të përdoret në shumë mënyra, ashtu siç përdoret qumështi dhe kosi. Mund të konsumohet si pije, si lëng në smoothie me fruta të ndryshme, mund ta përzieni me mjaltë dhe ta konsumoni me drithëra apo tërshërë. Kefiri gjithashtu mund të përdoret në gatime si supa, salca dhe sallata, por duke pasur parasysh që nxehtësia mund të ulë ndjeshëm përqendrimin probiotik

SI JANË KOKRRAT E KEFIRIT?

Kokrrat e Kefirit nuk janë vërtet kokrra, por rruaza të vogla xhelatinoze që duken si kokrra, me ngjyrë të bardhë në të verdhë. Ato përmbajnë një sërë bakteresh dhe kërpudhash dhe pamja e tyre ngjason shumë me bohçet e lulelakrës. Fermentimi ndodh kryesisht për shkak të pranisë së baktereve të caktuara që i përkasin llojit lactobacillus, leuconostoc, streptococcus dhe ACETOBACTER si dhe kërpudhave të llojit lachancea, hanseniaospora valbyensis. Kokrrat vendosen në një kavanoz / tas, të mbushur me qumësht, mbulohen dhe lihen në temperaturën e dhomës për minimumi 24 orë. Kjo u jep mundësi baktereve dhe kërpudhave që të fermentojnë laktozën në acid laktik, duke i aktivizuar bakteret të përhapen dhe të rriten. Lloji i qumështit të përdorur mund të jetë me origjinë shtazore ose bimore. Megjithatë kefiri mund të përgatitet edhe duke përdorur vetëm ujë. Ai ka vlera të rëndësishme dhe shumë të dobishme për organizmin, për shkak të përmbajtjes së lartë të enzimave dhe baktereve të mira që ndihmojnë në ekuilibrimin e florës bakteriale në zorrë. Prania e fermenteve laktike i jep kefirit shumë veti të mira në tretje, mirëqenien e zorrëve, por edhe antibiotikë, pasi ato stimulojnë prodhimin e antitrupave për mbrojtjen imune. Konsumimi i rregullt dhe i vazhdueshëm i kefirit ndihmon në rregullimin e funksionit të zorrëve, parandalon kapsllëkun, por edhe diarrenë, pasi nxit shërimin e florës bakteriale të zorrëve. Gjithashtu, edhe trakti tretës përfiton, pasi lactobacillusi, që përmban bakteret e acidit acetik ka veprim antibiotik, që lufton krijimin e mikrobeve të dëmshme në traktin e tretjes. Kefiri ka shumë veti ushqyese, pasi në përmbajtjen e tij ka vitamina të grupit B (kobalamin, folate, tiamine, niacin, biotin, riboflavin, pyridoxine), vitaminë K, minerale, si: kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Përmbajtja kalorike ndryshon sipas llojit të qumështit të përdorur, për shembull: kefiri i qumështit të dhisë ka një raport kalorik më të lartë (rreth 108 kcal), krahasuar me kefirin e përgatitur nga qumështi i sojës (rreth 45 kcal). Kefiri me bazë uji është më pak kalorik nga të gjithë (rreth 20 Kcal). Kefiri nuk përmban gluten dhe për këtë arsye mund të konsumohet pa problem edhe nga personat jotolerant ndaj glutenit. Kefiri tolerohet mirë edhe nga ata persona që nuk mund të konsumojnë laktozën, sepse, gjatë fermentimit, laktoza është konsumuar nga bakteret e dobishme të pranishme në të, duke e shndërruar atë në laktazë (një enzimë që e bën qumështin të tretshëm për ata që janë intolerantë).

SI MUND TË PËRGATISIM KEFIRIN

Kefiri mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi. Ju mund të bëni kefir me qumësht, por edhe kefir me ujë. Kefiri i qumështit përgatitet me 2 lugë të vogla kokrra kefiri, gjysmë litër qumësht në temperaturë ambienti (qumështin mund ta zgjidhni sipas dëshirës, shtazor ose bimor), në një kavanoz. Kokrrat e kefirit i vendosim në kavanoz dhe derdhim gradualisht qumështin: mbylleni enën, por jo me kapak hermetik, sepse duhet të ajroset – një copë e pambuktë do të ishte ideale. Vendoseni në një vend në temperaturë dhome. Duhet lënë të fermentohet 24 orë (kjo varet nga temperatura e ambientit ku do ta mbani). Është kohë e mjaftueshme që qumështi të koagulohet. Filtrojeni kefirin në një sitë plastike, në mënyrë që të ndani kokrrat nga qumështi i thartuar. Mund ta konservoni në frigorifer për jo më shumë se një javë. Kokrrat e kefirit mund të përdoren vazhdimisht, duke i hedhur sërish në qumësht ose ujë. Nëse nuk dëshironi t’i përdorni për një periudhë të caktuar, mund t’i mbani në një qese me vakum në ngrirje. Nëse dëshironi t’i përdorni përsëri, vendosini në qumësht për 24 orë, shpëlajini me ujë dhe vazhdoni me përgatitjen e zakonshme të kefirit. Kokrrat do të shumohen për aq kohë sa mbahen në qumësht të freskët dhe në temperaturën e duhur. Kefiri i ujit përgatitet duke përdorur 4 lugë kokrra kefiri, 1 litër ujë natyral, 30 g sheqer të papërpunuar, 2 feta limoni, një shkop kanellë ose vanilje dhe një kavanoz qelqi. Tretni sheqerin në ujë, shtoni kokrrat e kefirit, shkopin e kanellës dhe fetat e limonit. Vendosni mbi kavanoz një cope të pambuktë dhe lëreni në temperature dhome për 24 orë. Filtrojeni dhe përdorni përsëri kokrrat e kefirit pasi i keni shpëlarë.

DISA KËSHILLA NËSE E BËNI KEFIRIN NË SHTËPI:

Ekspozimi ndaj metaleve mund të dobësojë kokrrat e kefirit, kështu që duhet të shmangni enët metalike. Mund të përdorni enë qelqi, plastike ose druri.

Temperaturat e larta shkaktojnë prishjen e kefirit.

Mbajeni kavanozin larg nga rrezetdirekte të diellit.

Për të ngadalësuar procesin e fermentimit vendoseni në frigorifer, te pjesa e freskët.

Kokrrat e mbështjella në qese mund të mbahen në ngrirje për t’u ripërdorur më vonë.

Duhet të tundni kavanozin nëse fillon të ndahet në shtresa gjatë fermentimit./Nga Mirela Andoni/

The post I ngjashëm me kosin, por shumë herë më i ushqyeshëm: Çfarë është KEFIRI dhe si mund ta përgatisim appeared first on Albeu.com.

Largon deri në 7 kg mbetje nga zorrët! Nëse kjo përbërje konsumohet për tre javë do shihni rezultate befasuese
Largimi i mbetjeve dhe parazitëve nga zorrët mund të parandalojnë shumë probleme shëndetësore. Në 70 vite jetë, zorrët kryejnë procese me mbi 100 ton ushqim dhe 40 000 litra lëngje.

Kjo do të thotë se rreth 7 kg mbetje fekale dhe toksina mund të akumulohen dhe të mbërthehen rreth barkut. Kjo mund të infektojë gjakun dhe të dëmtojë shëndetin e përgjithshëm.

Nëse keni depozita të mbeturinave brenda dhe toksinave, mund të sëmureni nga artriti ose nga kanceri.

Kapsllëku, sindromi metabolik, obeziteti, diabeti, mbipesha, sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave, problemet e shikimit dhe dëgjimit, problemet e lëkurës, flokëve dhe thonjve si dhe shqetësime të tjera, janë shenja të zorrëve toksike dhe të pranisë së mbeturinave në to.

Për të pastruar zorrët nga mbetjet toksike, ka një trajtim natyral që vepron në mënyrë efikase. Është një trajtim me miell, fara liri dhe kefir i cili zgjat 3 javë. Përveçse pastron trupin tuaj nga të gjitha toksinat, rregullon dhe shkrin yndyrën në gjak.

Në vend të vaktit të rregullt për mëngjes, përdorni këtë përzierje për 21 ditë:

Java e parë : 1 lugë gjelle miell fara liri dhe 100 ml kefir

Java e dytë : 2 lugë gjelle miell fara liri dhe 100 ml kefir

Java e tretë : 3 lugë gjelle miell fara liri dhe 150 ml kefir

Nëse nuk mund ta gjeni miellin e farave të lirit, mund të blini farat dhe t’i bluani në shtëpi. Gjatë këtij trajtimi duhet të pini 2 litra ujë në ditë. Mund të shtoni edhe pak mjaltë për shije.

The post Largon deri në 7 kg mbetje nga zorrët! Nëse kjo përbërje konsumohet për tre javë do shihni rezultate befasuese appeared first on Albeu.com.

E përgatisni vetë në shtëpi, nutricionistja zbulon si t’i djegim kaloritë e festave me kefir
Kaloritë e marra gjatë festave të fundvitit është një ndër ato që gjëra që shqetësojnë jo pak njerëz, por si t’i eleminojmë ato?

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është diskutuar pikërisht për këtë temë, ku të ftuarat në studio kanë dhënë këshilla përsa i përket këtij “problemi”.

Enkelejda Ferrollari: Djathi i bardhë ka përqindje më të lartë uji, kështu që si rezultat i kësaj, është dhe më i përqendruar në yndyrna, në përbërës ushqyes. Djathin parmixhan ne e hajmë të grirë në një lugë kafeje ose në copa të vogla, ndërsa djathin e bardhë e hajmë në copa më të mëdha, kështu që ka edhe më shumë përqendrim kalciumi djathi parmixhan, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të hamë më shumë djathë parmixhan.

Freskida Miloti: Edhe kefiri është shumë i mirë në fakt.

Enkejelda Ferrollari: Kefiri është shumë i mirë.

Freskida Miloti: Kefiri është një lloj kosi dhe na ndihmon në tretjen tonë dhe në normalizimin e florës bakteriale.

Rudina Magjistari: Kefirin, a mund ta përgatisim vetë?

Freskida Miloti: Po, përgatitet.

Rudina Magjistari: Do të fillojmë të eleminojmë darkën pak nga pak gjatë kësaj periudhe?

Enkelejda Ferrollari: Jo, nuk duhet të eleminojmë asnjë vakt, por t’i kufizojmë ato, t’i bëjmë racione më të vogla.

The post E përgatisni vetë në shtëpi, nutricionistja zbulon si t’i djegim kaloritë e festave me kefir appeared first on Albeu.com.