Katedralja e Tiranës Archives - Albeu.com

Presidenti Begaj mesazh të rinjve për Pashkën: Të ndërtojmë një të ardhme të ndritur në Shqipëri
Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e festës së Pashkës, ku përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë me duke përcjellë mesazhe shprese, besimi dhe mirëkuptimi.

Në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Presidenti Begaj, u prit nga kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.

Gjatë vizitës, presidenti theksoi rëndësinë e Pashkës,  si një ditë e shpresës dhe dashurisë:

“Është shpresë, është besim, është gëzim, është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzime, begati, paqe dhe shpresë në këto Pashkë të bekuara!”.

Gjithashtu, presidenti përcolli urimet e tij për Kryepeshkopin Joan, me rastin e shërbesës së tij të parë të Pashkës në krye të Kishës Ortodokse, duke e cilësuar këtë festë si një ditë që bashkon të gjithë besimtarët e krishterë dhe duke përçuar një mesazh të posaçëm për të rinjtë:

“Është një ditë me një mesazh të fortë, siç u përmend edhe nga Kryepeshkopi, për të rinjtë që kanë filluar të frekuentojnë meshat dhe shërbesat. Uroj për ta një të ardhme të ndritur këtu, në vendin tonë”.

Më pas, Presidenti zhvilloi një vizitë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit.

Në fjalën e tij, Begaj nënvizoi rëndësinë e veprave të mira dhe të përkushtimit ndaj vlerave njerëzore:

“Uroj në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët e krishterë katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë: Pashkë të bekuara, të paqta, të begata e të gëzuara për çdo besimtar dhe për çdo familje shqiptare! Le të jetë drita e kësaj dite një shenjë mirëkuptimi dhe besimi për atë që është më e rëndësishme në jetë. Të bëjmë mirësi dhe të lejojmë që vlerat të triumfojnë mbi antivlerat”.

Në përfundim të vizitave, presidenti përcolli urimin e tij të përbashkët për të gjithë shqiptarët:

“Gëzuar Pashkët për çdo shqiptar, për çdo besimtar”.

The post Presidenti Begaj mesazh të rinjve për Pashkën: Të ndërtojmë një të ardhme të ndritur në Shqipëri appeared first on Albeu.com.