Kate dhe William Archives - Albeu.com

Si do ti fitoj paratë e “xhepit” prince George këtë verë? Kate dhe William tregojnë planin e tyre
Kate dhe William janë shumë të prirur për t’i bërë fëmijët e tyre të jetojnë një fëmijëri sa më të ngjashme me atë të bashkëmoshatarëve të tyre, duke u përpjekur t’i llastojnë sa më pak. Për këtë arsye, në verën Dukat e Kembrixhit kanë vendosur ta bëjnë djalin e tyre të madh të kuptojë se çfarë do të thotë të fitosh para xhepi.

Ndaj George i vogël, 9 vjeç, nuk do t’i kalojë pushimet duke ndenjur, por prindërit i kanë besuar një punë të vogël. Natyrisht, detyra e krijuar për të do të jetë e përshtatshme për moshën e tij. Fëmija do të kujdeset për kafshët e Anmer Hall dhe do t’i ushqejë ato.

Një aktivitet brenda mundësive të tij, por në të njëjtën kohë kërkues dhe edukativ për George e vogël, i cili me siguri do të ketë mundësi të menaxhojë të ardhurat edhe për motren Charlotte dhe vëllain Louis.

Ai që një ditë do të jetë Mbret, do të ketë përgjegjësi dhe prindërit duan ta përgatisin në kohë për të ardhmen. Në përputhje me idenë e tyre për një monarki më pak të pluhurosur dhe të shkëputur nga punët e përditshme, Kate dhe William kanë zgjedhur t’i japin atij një punë të thjeshtë verore që u mëson atyre kuptimin e punës.

Për Xhorxhin me siguri do të jetë një kënaqësi. Kafshët janë pasioni i tij. Edhe gjatë pandemisë në 2020 ai kishte organizuar shitje ëmbëlsirash për të mbledhur fonde për të ndihmuar faunën e savanës.

Megjithatë, në javët e ardhshme, ai do të kujdeset për kafshët në fermë, duke u ngritur herët në mëngjes dhe duke ndihmuar në stallat e rezidencës së tyre në Norfolk. Një verë sigurisht ndryshe nga ajo që mund të imagjinohet për një Mbret të ardhshëm.

The post Si do ti fitoj paratë e “xhepit” prince George këtë verë? Kate dhe William tregojnë planin e tyre appeared first on Albeu.com.