katastrofa Archives - Albeu.com

Katastrofa ka mbërritur, merrni masat!
Nga Alice Hill “Foreign Affairs”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Planeti është trazuar jo pak këtë verë. Korriku u shpall muaji më i nxehtë që nga fillimi i regjistrimit të rregullt të temperaturave në shekullin XIX. Madje ekspertët mendojnë se ka qenë ndoshta muaji më i më i nxehtë i 120.000 viteve të fundit. Por duke pasur parasysh ritmin e shpejtë të ndryshimeve klimatike, korriku na tregoi vetëm një shembull të asaj që mund të na ofrojnë vitet e ardhshme.

Në vitin 2015, udhëheqësit botërorë caktuan një objektiv:mbajtjen e temperaturës mesatare globale deri 1.5 gradë Celsius më shumë sesa niveli i epokës para-industriale, në mënyrë që të shmangen efektet më katastrofike nga ndryshimet klimatike.

Por në korrik të këtij viti, temperaturat globale e tejkaluan atë tavan kritik, edhe pse për një kohë të shkurtër. Rreth 5.000 rekorde lokale të të nxehtit ekstrem dhe reshjeve po të pazakonte u thyen vetëm në Shtetet e Bashkuara. Në nivel global u thyen mbi 10.000 rekorde të tilla.

Dhe shkencëtarët parashikojnë se ky vit do të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Ndonëse shkencëtarët e klimës kanë parashikuar prej kohësh një shtim të ngjarjeve të tilla ekstreme, përshpejtimi i papritur i temperaturave rekord mbart një paralajmërim të fortë për njerëzit: përshtatuni ose vdisni.

Shkalla e katastrofave klimatike të përjetuara gjatë këtij viti, rikonfirmon faktin se nuk mjafton më që qeveritë dhe politikë-bërësit të përqendrohen tek zbutja e fenomenit. Pra duke zhvilluar strategji për të reduktuar ndotësit e dëmshëm që çlirohen në atmosferë, përfshirë dioksidin e karbonit dhe metanin.

Po ashtu, bota duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje përshtatjes, përmirësimit të infrastrukturës dhe politikave për t’i bërë ballë motit ekstrem. Dhe në rast se qeveritë dhe shoqëritë nuk bëjnë përgatitjet e duhura, ndikimet e dëmshme të ndryshimeve klimatike do të shkatërrojnë jetët e njerëzve, mjetet e jetesës dhe komunitetet anembanë globit.

Konferenca e 28-të e vendeve që janë palë të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28), e planifikuar për në fund të nëntorit deri në fillim të dhjetorit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), përbën një moment vendimtar për kombet.

Samiti i këtij viti mund të përbëjë një pikë kthese për përpjekjet kundër ndryshimeve të klimës. Me shtimin e dukurive të motit ekstrem, qeveritë duhet të nxiten që të ndërmarrin veprime më radikale se në samitet e mëparshme. Temperaturat më të larta, nënkuptojnë përmbytje më të mëdha, valë më të shpeshta dhe më të gjata të të nxehtit ekstrem, zjarre më shkatërruese, thatësira më të gjata dhe stuhi më të forta.

Dhe egërsia e këtyre fenomene këtë verë ka qenë befasuese. Zjarret në pyjet e Kanadasë, shkrumbuan një territor në madhësinë e Greqisë, dhe detyruan miliona amerikanë dhe kanadezë të qëndronin në shtëpi për të shmangur problemet me frymëmarrjen.

Të nxitura nga erërat e forta, zjarret shkatërruan ishullin Maui në Hauai, duke vrarë të paktën 114 njerëz. Dhe në mesin e një vale të fortë të të nxehtit ekstrem në mbarë Evropën në fund të korrikut, italianët përjetuan reshje breshëri në madhësisë e një pjepri, me diametër gati 20 centimetra.

Këto ngjarje kanë një kosto të lartë njerëzore dhe ekonomike. Shtëpi të shkatërruara, shkollim i ndërprerë dhe ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit. Asnjë vend nuk është i përgatitur në mënyrën e duhur për ndryshimet klimatike, dhe këtu hyjnë edhe ata që kanë bërë tashmë investime të konsiderueshme në këtë fushë.

Për shembull, Holanda është një vend lider në përshtatjen ndaj katastrofave. Më shumë se 1/4 e vendit ndodhet nën nivelin e detit, ndaj ajo ka investuar shumë në parandalimin e përmbytjeve me pasoja fatale. E megjithatë edhe holandezët u kapën të papërgatitur nga i nxehti rekord i kësaj vere.

39.000 njerëz vdiqën gjatë një valë 3-javore të të nxehtit ekstrem në qershor, ose 5 qind më shumë se sa pritej në atë periudhë. Në Shtetet e Bashkuara, numri i fatkeqësive natyrore që shkaktojnë më shumë se 1 miliard dollarë dëme, është rritur nga 6 në vitin 2002, në 18 të tilla në vitin 2022.

Dhe vetëm 7 muajt e parë të këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar 15 fatkeqësi të tilla. Por pavarësisht nga shkatërrimet në rritje, qeveria amerikane ka dështuar të zhvillojë një strategji kombëtare përshtatëse. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përcaktuar tashmë një axhendë ambicioze kundër ndryshimeve klimatike.

Por edhe nëse rritet financimi për përshtatjen, vetëm botës në zhvillim i duhen rreth 160-340 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030, për të financuar projektet lokale të përshtatjes, përfshirë menaxhimin e ujit, mirëmbajtjen e rrugëve dhe programet e sigurisë ushqimore.

Por vetëm paratë nuk do t’i përgatisin komunitetet për ngjarjet atmosferike ekstreme. Vera e vitit të kaluar, tregoi se disa fusha kyçe kërkojnë një vëmendje urgjente. Së pari, qeveritë duhet të ndërtojnë sisteme të paralajmërimit të hershëm. Statistikat flasin vetë:njoftimi 24 orë para i një fatkeqësie të ardhshme, mund të reduktojë me 30 për qind dëmet e mundshme.

Paralajmërimi i hershëm dhe parashikimi i përmirësuar shpëtojnë shumë jetë, dhe shembull është Bangladeshi. Kur cikloni Bhola goditi Bangladeshin e sotëm në vitin 1970, humbën jetën deri 500 mijë njerëz. Por 5 dekadat e fundit, Bangladeshi ka krijuar një sistem paralajmërimi të hershëm që përbëhet nga parashikime meteorologjike të përmirësuara, një komunikim i përditësuar mbi stuhitë, dhe një sistem më i mirë vendstrehimesh.

Së dyti, vendet duhet të punojnë për të përmirësuar aftësitë e reagimit ndërkufitar. Fatkeqësitë e lidhura me klimën janë shpeshherë ndërkombëtare, duke e bërë thelbësore reagimin e koordinuar ndaj fatkeqësive. Qeveritë fqinje janë treguar tashmë të gatshme për të bashkëpunuar në raste kriz.

Kur përmbytjet goditën rëndë Slloveninë në fillim të gushtit, Franca dhe Gjermania dërguan materiale duke përfshirë ura të parafabrikuara për të ndihmuar autoritetet vendase. Po ashtu BE-ja dërgoi aeroplanë zjarrfikës në Qipro që ishte prekur nga zjarret. Edhe NATO ka dhënë një shembull të mirë në këtë aspekt. Por deri më tani, përpjekje të tilla ndërkufitare kanë qenë të pjesshme, ndaj nevojitet më shumë koordinim.

Së treti, politikë-bërësit duhet të angazhohen për mbylljen e hendekut në mbrojtjen nga sigurimet:ndryshimin midis asaj që duhet të sigurohet kundër fatkeqësive klimatike, dhe asaj që mbulohet në realitet. Nga 360 miliardë dollarë humbje globale të shkaktuara nga moti ekstrem

në vitin 2022, sigurimet mbuluan vetëm 39 për qind. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e humbjeve duhej të përballohej nga individët, qeveritë dhe organizatat bamirëse në vend të kompanive të sigurimit.

Së katërti, qeveritë duhet të ndryshojnë paradigmën mbi fatkeqësitë natyrore, duke i dhënë përparësi reduktimit të rrezikut mbi rikuperimin nga fatkeqësitë. Duke synuar që strukturat të jenë më të qëndrueshme, qeveritë vendore dhe kombëtare mund t’i ndihmojnë njerëzit t’i rikthehen më shpejt jetës së tyre normale.

Për shembull në Shtetet e Bashkuara, për çdo 1 dollar të shpenzuar për kode më të forta në ndërtim, kursehen 11 dollarë në kostot e rikuperimit nga fatkeqësitë. Anasjelltas, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), vendet e prirura nga zjarret shpenzojnë deri në 6 herë më shumë për luftën ndaj zjarreve, sesa për zvogëlimin e rrezikut të tyre përpara se të ndodhë.

Së pesti, vendet duhet të investojnë në bashkëpunimin midis tyre për rritjen e sigurisë globale ushqimore, e cila po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga moti ekstrem. Rreth 42 për qind e kalorive në botë vijnë nga orizi, gruri dhe misri.

Rendimentet e këtyre kulturave bujqësore, ka të ngjarë të bien ndërsa temperaturat rriten dhe ngjarjet ekstreme bëhen më të shpeshta, siç ishin përmbytjet në Pakistan në vitin 2022 që zhytën nën ujë 1/3 e vendit, duke shkatërruar të korrat e tij të orizit dhe pambukut.

Për të mbështetur mbrojtjen e saj kundër urisë së përhapur, bota mund të rrisë investimet në zhvillimin dhe shpërndarjen e farave rezistente ndaj klimës dhe kulturave që kanë më pak nevojë për ujë. Po ashtu shtetet gjithashtu duhet të punojnë për të diversifikuar zinxhirët e furnizimit, për t’u siguruar që nëse vuan nga kriza një vend i madh bujqësor, të jenë të disponueshme burimet alternative të ushqimit.

Marrë me shkurtime

Shënim:Alice Hill, eksperte mbi energjinë dhe mjedisin në institutin kërimor “Council on Foreign Relations”.

The post Katastrofa ka mbërritur, merrni masat! appeared first on Albeu.com.

Cilat janë 7 katastrofat që ndryshuan botën
Nga Robbie Mitchel, Ancient Origins

Kur studion historinë e lashtë, ndonjëherë duket befasuese sesi njerëzimi ka arritur të ekzistojë ende në shekullin XXI-të. Qytetërimet e lashta janë goditur vazhdimihst nga fatkeqësitë, natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

Por cilat janë 7 nga katastrofat më të mëdha që e kanë tronditur botën e lashtë.

Krateri Çiksulub: Përplasja e një asteroid shkaktoi një shfarosje masive

Krateri Çiksulub gjendet në gadishullin Jukatan të Meksikës. Me përmasa 180 kilometra i gjerë dhe 20 kilometra i thellë, ky krater gjigant u shkaktua nga përplasja në Tokë e një asteroidi rreth 66 milionë vite më parë. Besohet se ai kishte një diametër rreth 10 kilometra.

Mund të mos duket shumë i madh, por për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte u përplas mbi Tokë me fuqinë e mbi 1 miliard bombave atomike.

Valët goditëse u ndjenë në të gjithë globin dhe erërat me shpejtësi deri në 965 kilometra në orë zhdukën gati 75% të jetës së gjallë. Miliona tonë hi, gazra dhe mbeturina bllokuan atmosferën, duke e bllokuar diellin dhe shkaktuar një rënie të madhe të temperaturës. Kur këto mbeturina filluan të binin në Tokë, u bë aq nxehtë sa pati kudo zjarre të mëdha.

Cunami “Doggerland” zhduku banorët prehistorikë të Detit të Veriut

Rreth 8.000 vite më parë, midis Skocisë Veriore, Danimarkës dhe Ishujve të Kanalit, ekzistonte një zone tokësore. Në këta ishuj, të njohur si Doggerland, jetonin fise të ndryshme të epokës së Mesolitit, që janë përshkruar si një kopsht parahistorik i Edenit.

Rreth 20.000 vite më parë, nivelet e detit filluan të rriten për shkak të ujit që vinte nga një liqen akullnajor në Amerikën e Veriut, Liqenit Agazsiz.

Niveli i detit u rrit me më shumë se 70 centimetra, dhe toka që dikur kishte qenë Doggerland u zhyt në ujë, duke lënë pas një numër ishujsh. Gjithçka ishte mirë, derisa një rrëshqitje masive e tokës pranë asaj që është Norvegjia e sotme hodhi në erë deri rreth 3000 kilometra kub tokë.

Kjo shkaktoi një cunami masiv që i asgjësoi plotësisht ishujt dhe të gjithë ata që jetonin në to. Dallga kishte përafërsisht të njëjtën madhësi me atë që shkatërroi disa pjesë të Japonisë në vitin 2011.

Tërmeti i Damghanit shkatërroi Iranin e lashtë

Më 22 dhjetor 856 Pas Krishtit, një tërmet me magnitudë 7.9 goditi një zonë 320 kilometra të gjerë në Iranin e sotëm. Besohet se epiqendra ishte nën kryeqytetin e atëhershëm, Damghan. Tërmeti shkaktoi rreth 200.000 të vdekur, dhe cilësohet si tërmeti i 5-të më vdekjeprurës në histori.

Edhe pse një shifër e frikshme, duhet të mos harrojmë se 1 mijë vite më parë dendësia e popullsisë ishte shumë më e ulët se sot. Dhe që një tërmet të vriste një numër kaq të lartë njerëzish, do të duhej të ishte vërtet i tmerrshëm.

Ata që nuk u vranë menjëherë nga tërmeti,vdiqën si pasojë e humbjes së furnizimit me ujë.

Murtaja e Antoninit që gati sa nuk e gjunjëzoi Romën

Midis viteve 165 dhe 180 Pas Krishtit, Perandoria Romake u godit nga një murtajë e tmerrshme, e quajtur Murtaja e Antoninit sipas njërit prej viktimave të saj të mundshme, Mark Aurel Antonini. Por ajo njihet edhe si Murtaja e Galenit, sipas mjekut grek që studioi sëmundjen.

Duke studiuar shënimet e Galenit, historianët modernë kanë arritur në përfundimin se murtaja ishte shkaktuar nga një formë veçanërisht vdekjeprurëse e lisë ose fruthit. Besohet se sëmundja u përhap në perandori nga ushtarët romakë që po ktheheshin në shtëpi nga betejat që zhvilluan në Lindje.

Besohet se deri në 5 milionë njerëz vdiqën nga kjo sëmundje. Gjatë valës së dytë goditëse, historiani Dion Kasi shkroi se 2000 njerëz në ditë vdisnin vetëm në Romë. Kjo do të thotë se vdiqën afro 1 në 4 të infektuar.

Shpërthimi i malit Vezuv shkatërroi për shumë shekuj 2 qytete të mëdha

Mali Vezuv është ndoshta shpërthimi më i famshëm vullkanik në histori. Para se të shpërthente në vitin 79 pas Krishtit, ai e paralajmëronte popullsinë përreth me një tërmet.

Mjerisht, ai u shpërfill. Dhe ajo që ndodhi më pas ishte një shpërthim vërtet kataklizmik.

Një re vdekjeprurëse e gazit shpërtheu në qiell deri në lartësinë 33 kilometra.. Dy qytete romake ndodheshin rrëzë Vezuvit. Pompei ishte vetëm 8 km larg, ndërsa Herkulaneumi akoma më afër.

Banorët e tyre, të cilët i kishin injoruar ngjarjet pararendëse, u mbytën nga hiri, u dogjën për vdekje. Popullsia e kombinuar e të dy qyteteve ishte rreth 20.000 banorë, dhe mbetjet e 1.500 njerëzve janë gjetur në rrënojat e 2 qyteteve. Numri i përgjithshëm i viktimave nuk dihet.

Pompei u la në harresë për shekuj derisa u ri–zbulua në vitin 1631, kur zona u godit nga shpërthim tjetër vullkanor. Ndërkohë gjatë shekullit XX u zbulua shkalla e plotë e asaj që kishte ndodhur. Për shkak se llava piroklastike vërshoi shumë shpejt mbi 2 qytetet, dhe u ftoh shumë shpejt, trupat e banorëve mbetën të varrosur në shkëmbinjtë vullkanikë, dhe më pas u dekompozuan.

Sot ato janë në formën e statujave, që na ofrojnë një panoramë të tmerrshme se si vdiqën këta qytetarë. Vezuvi konsiderohet ende si vullkani më vdekjeprurës në planet. Ai është ende aktiv dhe më shumë njerëz jetojnë në afërsi të tij sesa pranë çdo vullkani tjetër. Herën tjetër që do të shpërthejë, mund të ketë miliona, dhe jo dhjetëra mijëra të vdekur.

Murtaja e Justinianit vrau miliona njerëz

Nga viti 51 deri në vitin 549 Pas Krishtit, murtaja e Justinianit shkatërroi Perandorinë Romake Lindore. Ajo përfshiu të gjithë Mesdheun, Evropën dhe Lindjen e Afërt. Kostandinopoja, kryeqyteti bizantin, ishte vatra fillestare. Epidemia mori emrin e perandoritbizantin Justiniani I, që ishte në pushtet në atë kohë.

Sipas historianit bashkëkohor Prokopi, Justiniani ishte një nga të paktët njerëz që u prek nga kjo sëmundje dhe jetoi për ta treguar historinë. Por shumica e njerëzve nuk ishin aq me fat.

Murtaja zhduku afro 1/5 popullsisë së Konstandinopojës. Nga aty u përhap në Egjiptin Romak në vitin 541 dhe vazhdoi në Evropë deri në vitin 549. Ndërsa ende nuk dihen shifrat e sakta, mendohet për 5000 viktima në ditë vetëm në Kostandinopojë.

Vlerësohet se gjatë kësaj epidemie, numri i të vdekurve ishte midis 40–100 milion njerëzve. Sot besohet Murtaja është shkaktuar nga bakteri Yersiniapestis. I njëjti bakter shkaktoi Murtajën Bubonike (Vdekja e Zezë) të viteve 1347-1351, që shfarosi pjesën më të madhe të popullsisë së Evropës.

7. Luftërat e Tre Mbretërive, mund të kenë vrarë 2/3 e popullsisë së Kinës

Kjo është një periudhë historike që pëfshin vitet 220–280 Pas Krishtit, gjatë së cilës Kina u nda në tre shtete dinastike: Cao Uei, Shu Han dhe Vu. Kjo periudhë ishte një nga më të përgjakshmet jo vetëm në historinë kineze, por edhe në historinë botërore.

Sepse pati një luftë pothuajse të vazhdueshme në rajon, ku u angazhuan ushtri prej më shumë se 500.000 burrash, duke shkaktuar masakra aq të mëdha, të cilat Perëndimi nuk do t’i arrinte t’i kopjonte deri në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore.

Një regjistrim mbarëkombëtar i realizuar në vitin 280, pretendoi se në Kinë jetonin gjithsej 2.5 milionë familje me 16 milionë banorë në total. Një regjistrim i bërë në fillim të periudhës tregoi më shumë se 11 milionë familje dhe 56 milionë individë. Pra një rënie drastike prej afro 40 milionë njerëzish.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se 40 milionë njerëz vdiqën gjatë kësaj periudhe.  Vlerësimet më konservatore flasin për afro 12 milionë të vdekur për shkak të luftës, ndërsa pjesa tjetër mund të ketë emigruar për shkak të urisë dhe sëmundjeve infektive.

/albeu.com

The post Cilat janë 7 katastrofat që ndryshuan botën appeared first on Albeu.com.