katastrofa ushqimore Archives - Albeu.com

Shtrenjtimi i plehrave kimike pritet të godasë prodhimin, bota drejt katastrofës ushqimore
The Economist

Përveç shkatërrimit të pjesës më të madhe të Ukrainës, lufta e Vladimir Putin rrezikon që miliona njerëz në mbarë botën të vuajnë nga uria. Rusia dhe Ukraina furnizojnë 28% të grurit të tregtuar globalisht, 29% të elbit, 15% të misrit dhe 75% të vajit të lulediellit.

Sanksionet ndaj Rusisë dhe bllokada e porteve të Ukrainës, kanë penguar eksportin e shumë prej këtyre mallrave. Dhe fermerët po luftojnë për të kompensuar mungesën, pjesërisht për shkak të rritjes së çmimit të plehrave kimike.

Pse po rritet çmimi i plehrave kimike?

Plehrat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në revolucionin e gjelbër. Në vitin 1960, të korrat udhqyen 7% të popullsisë së botës, sipas Oxford Analytica, një firmë kërkimore.

Deri në vitin 2015, ra në vetëm 52% të popullsisë. Ekzistojnë tre lloje kryesore: plehrat me bazë azoti (nga të cilat i vetmi përbërës i shtrenjtë është gazi natyror), potasi (që siguron kalium) dhe fosfatet.

Çmimet e plehrave kimike u rritën ndjeshëm në vitin 2021 për shkak të një sërë faktorësh, ndër të cilët kryesorët janë rritja e kostos së energjisë dhe transportit ndërsa efektet ekonomike të pandemisë Covid-19 u zhdukën.

Sanksionet e vendosura në dhjetor 2021 ndaj Bjellorusisë, e cila prodhon 18% të potasit në botë, mbi përpjekjet e qeverisë së saj për të nxitur një krizë emigrantësh në Europë, i përkeqësuan edhe më shumë gjërat, raporton abcnews.al.

Pushtimi i Rusisë dhe sanksionet që pasuan kanë bërë që çmimet të rriten edhe më shumë. Në vitin 2021, 25 vende importuan më shumë se 30% të plehrave të tyre nga Rusia. Në shumë vende të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore kjo ishte mbi 50%.

Në Europë, shqetësimet për sigurinë energjetike po kufizojnë përdorimin e gazit natyror për të prodhuar plehra me bazë azoti. Dhe ndërsa Nigeria dhe Katari, që kanë me bollëk gaz natyror, po hapin fabrika të reja të azotit dhe Kanadaja ka hapësirë dhe mundësi ​​për të rritur prodhimin e potasës, por sigurisht kjo do të marrë kohë.

Ndërkohë çmimet pritet të qëndrojnë të larta.

Kjo do të ndikojë tek të korrat. Fermerët mund të detyrohen të përdorin më pak plehra, duke ulur rendimentet dhe cilësinë e të korrave. Në të kundërt, fermerët do të fillojnë të prodhojnë më shumë sojë duke reduktuar furnizimin me prodhime të tjera si gruri dhe misri.

Prodhuesit në Amerikë pritet të mbjellin pothuajse 37 milionë hektarë sojë në vitin 2022, një rekord i lartë dhe një rritje prej 4% gjatë vitit 2021, sipas parashikimeve të qeverisë. Plantacionet e misrit ndërkohë do të bien me 4% në 36 milionë hektarë. Ndërsa prodhimi i grurit do të mbetet kryesisht i pandryshuar, raporton abcnews.al

A mund të reduktojmë përdorimin e tyre?

Teknikat moderne të bujqësisë si spektroskopia e tokës mund të matin me saktësi nivelet e lëndëve ushqyese në tokë. Por kjo teknologji që kërkohet është shumë e shtrenjtë kështu që nuk ka gjasa që të ndihmojë fermerët në vendet e varfra.

Një qasje e teknologjisë më të ulët do të ishte përdorimi i metodave bujqësore më pak intensive që ruajnë cilësinë e tokës, të tilla si rotacioni i të korrave, ose “agropylltaria” (plantacione). Por këto metoda kërkojnë kohë dhe përpjekje dhe nuk janë as të shpejta e as efektive sa plehrat kimike.

Sri Lanka tregon vështirësinë e bujqësisë pa kimikatet. Në vitin 2021, qeveria nxitoi të miratonte një plan për ndalimin e plotë të importeve të plehrave si pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë prodhuesi i parë plotësisht organik i ushqimit në botë.

Fermerët paralajmëruan për humbje të të korrave, çmimet e ushqimeve u rritën dhe presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ndalimi u anulua pjesërisht (megjithëse ekonomia e Sri Lankës që atëherë sa vjen e po përkeqësohet).

Tani për tani, nuk ka asnjë alternativë që do të jetë e lehtë për plehrat kimike nëse bota do të mund të ruajë prodhimin e ushqimit në nivelet aktuale.

Kjo do të thotë rritje e çmimit të ushqimeve duke shkaktuar uri në botë.

The post Shtrenjtimi i plehrave kimike pritet të godasë prodhimin, bota drejt katastrofës ushqimore appeared first on Albeu.com.

Bota në prag të katastrofës ushqimore, a mundet t’i furnizojë Brazili të gjitha vendet me grurë
Duke qenë se gruri siguron pothuajse një të pestën e kalorive në botë dhe ushqen të varfrit, është shqetësues fakti që prodhimi global pritet të shënojë rënie në vitin 2022 për herë të parë që nga viti 2019.

Në tremujorin e parë të vitit, Brazili, një importues neto i grurit, eksportoi 2.2 milion ton grurë, më shumë se katër herë sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ndodhi pavarësisht kushteve të këqija të motit në jug të vendit ku kultivohet 90% e grurit të Brazilit.

Pse po rritet numri i fermerve brazilianë? A mund të ndihmojnë ata në lehtësimin e krizës globale të furnizimit?

Bumi i eksporteve është nxitur kryesisht nga tregjet. Një pjesë e madhe të të korrave shkuan dëm vitin e kaluar në Amerikën e Veriut dhe Europë për shkak të thatësirave. Dhe përveç kësaj ka pasur edhe probleme të tjera.

Kur Rusia (eksportuesi më i madh në botë i grurit) pushtoi Ukrainën (e pesta më e madhe në botë), Afrika dhe Lindja e Mesme luftuan për të gjetur zëvendësues për grurin ukrainas. India, prodhuesi i dytë më i madh në botë, fillimisht ndaloi përkohësisht eksportet për shkak të valës së dytë të nxehtit.

Për të mbrojtur furnizimin e saj të brendshëm, më 13 maj qeveria indiane ndaloi përfundimisht eksportet e grurit.

Përveç problemeve që përmëndem më sipër, i shtojmë edhe vonesat e transportit për shkak të bllokimeve të Covid-19 dhe kostoja në rritje e inputeve si karburanti, dhe çmimi i grurit ka arritur nivele rekord: drithërat tani janë mbi 60% më të shtrenjta se sa në fillim të vitit, raporton abcnews.al.

Ata fermerë brazilianë që kanë qenë në gjendje të përdorin produkte të tjera, të tilla si misri ose soja i duhen deri në 120 ditë për të rritur dhe korrur grurin. Dhe falë vlerës së ulët të monedhës të Brazilit, gruri i vendit është bërë një nga më të lirat në tregjet globale.

Kjo e ka bërë atë një vend me mundësi të mira për importuesit. Në tremujorin e parë të vitit 2022, shitjet e grurit brazilian në vendet arabe, për shembull, u rritën me 438% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

50 vite më parë Brazili nuk njihej për sojën; tani është eksportuesi më i madh në botë. Për një dekadë Embrapa, instituti qeveritar i kërkimit bujqësor pas këtij ndryshimi, ka shpresuar të bëjë diçka të ngjashme për grurin.

Një pjesë e strategjisë përfshin prodhimin në veri në savanën tropikale të Cerrados. Sipas Embrapas, kultivimi i grurit mund të rritet në Cerrado pa pasur nevojë për shpyllëzim. Embrapa gjithashtu ka inkurajuar fermerët të rrisin rendimentet e të korrave, raporton abcnews.al.

Rekordi botëror për sa më shumë thasë me grurë për hektar i përket një braziliani që përdor teknikat e Embrapa-s, duke përfshirë mbjelljen e llojeve të grurit në mënyrë selektive. Megjithatë, Brazili mund të luftojë për të ruajtur rritjen e prodhimit. Në shtetin e Mato Grosso, prodhuesi më i madh i drithit në Brazil, mungesa e mullinjve të mëdhenj për të përpunuar grurin ka ngadalësuar ritmin e prodhimit.

Për të korrat e ardhshme në shtator, shumë fermerë jugorë po mbjellin misër, i cili tenton të sigurojë rendimente më të besueshme me çmime më pak të paqëndrueshme. Rritja e kostove të huamarrjes e bën gjithashtu të shtrenjtë blerjen e pajisjeve të nevojshme për kultivimin e grurit.

Dhe fermerët kanë hasur vështirësi nga çmimet e larta të karburantit dhe varësia nga plehrat e importuara, pothuajse gjysma e të cilave vjen nga Rusia dhe Bjellorusia, të cilat janë sanskionuar ndëkombëtarisht.

Edhe analistët më optimistë mendojnë se, me ritmin aktual të rritjes, do të duhen dhjetë vite që Brazili të bëhet një eksportues neto i vetë-mjaftueshëm. Mund të jetë një nga shportat më të mëdha të bukës në botë, por kur bëhet fjalë për prodhimin e grurit, Brazili nuk është ende ajka e të korrave./abcnews.al

The post Bota në prag të katastrofës ushqimore, a mundet t’i furnizojë Brazili të gjitha vendet me grurë appeared first on Albeu.com.