KASH Archives - Albeu.com

KASH kundërshton çdo përdorim të Ibrit si mjet presioni ndaj Kosovës
<html><head></head><body>

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësim të thellë për deklaratën e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe se për këtë çështje janë angazhuar ekspertë.

Sipas KASH-it, burimet ujore dhe çështjet që lidhen me sigurinë energjetike e mirëqenien e qytetarëve nuk duhet të shndërrohen në mjete presioni politik ndaj Republikës së Kosovës.

Këshilli vlerëson se lumi Ibër dhe sistemi i Ujmanit/Gazivodës janë jetikë për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë, zhvillimin ekonomik dhe jetën e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike.

Çdo veprim i njëanshëm që do të ndryshonte rrjedhën natyrore të lumit dhe mund të sillte pasoja të rëndësishme ndërkufitare duhet të shqyrtohet me përgjegjësi maksimale dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, thekson KASH.

Këshilli rikujton se rregullat ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare mbështeten te përdorimi i drejtë dhe i arsyeshëm i burimeve të përbashkëta, parandalimi i dëmeve të konsiderueshme ndaj palëve të tjera, bashkëpunimi mes shteteve dhe shkëmbimi i informacionit.

Në të njëjtin kuadër përfshihen edhe detyrimi për njoftim dhe konsultim paraprak për masat që mund të shkaktojnë ndikime të rëndësishme ndërkufitare, si dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore.

Këto parime janë sanksionuar, ndër të tjera, në Konventën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 mbi të Drejtën e Përdorimeve Jo-Lundruese të Rrjedhave Ujore Ndërkombëtare. Ato pasqyrohen gjithashtu në Konventën e UNECE-së të vitit 1992 për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Rrjedhave Ujore Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare, e cila është pjesë e kuadrit ndërkombëtar për administrimin paqësor dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore të përbashkëta.

Një projekt që synon ndryshimin e rrjedhës së një lumi ndërkufitar dhe që mund të ndikojë seriozisht në furnizimin me ujë, energji, mjedis dhe jetën ekonomike të një territori tjetër nuk mund të konsiderohet çështje thjesht e brendshme. Për të nevojiten transparencë, vlerësim i plotë i ndikimit ndërkufitar, njoftim, konsultime dhe bashkëpunim me palët e prekura, në respekt të normave dhe parimeve përkatëse të së drejtës ndërkombëtare.

KASH e cilëson të papranueshëm shfrytëzimin e ujit apo të burimeve të tjera jetike si instrumente të presionit politik. Sipas Këshillit, një qasje e tillë bie ndesh me frymën e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe parimeve që duhet të udhëheqin të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i kërkon Presidentit Vuçiç dhe institucioneve të Republikës së Serbisë të heqin dorë nga çdo ide ose veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë sigurinë ujore, energjetike, ekonomike dhe mjedisore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Njëkohësisht, KASH u drejtohet Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OSBE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që ta marrin seriozisht deklaratën e Vuçiç dhe t’u kërkojnë autoriteteve të Beogradit transparencë e sqarime zyrtare nëse ekziston ndonjë projekt konkret për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nënvizon se uji është burim jetik dhe duhet të shërbejë për bashkimin, jo për ndarjen e popujve. Sipas tij, paqja dhe stabiliteti afatgjatë në rajon nuk mund të ndërtohen përmes kërcënimeve apo përdorimit të burimeve natyrore si mjete presioni, por përmes dialogut, bashkëpunimit, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe zbatimit të së drejtës ndërkombëtare.

</body></html>

The post KASH kundërshton çdo përdorim të Ibrit si mjet presioni ndaj Kosovës appeared first on Albeu.com.

KASH: Duhet subvencionim për njësi prodhimi, të fillojë me ullirin, vajin, qumështin dhe mishin
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), kërkon aplikimin e subvencioneve për njësi prodhimi në bujqësi.

Në një dokument dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, KASH sugjeron subvencione për njësi prodhimi sipas cilësisë, fillimisht për ullirin dhe vajin e ullirit, si dhe në blegtori, për qumështin dhe mishin.

KASH e vlerëson financimin për njësi prodhimi, si një mekanizëm më efikas të subvencionimit të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit.

Në vitet e fundit, prodhimi në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë është shfaqur në stanjacion.

Ekspertët vlerësojnë se kjo ka ardhur si rezultat i shpopullimit të zonave rurale, rritjes së kostove për fermerët, por edhe i politikave të gabuara shtetërore, si ndërprerja e rimbursimit të TVSH-së për prodhimin që tregtarët dhe agropëprunuesit mbledhin nga fermerët vendas.

KASH vëren se ky është një problem madhor që ka dëmtuar konkurrueshmërinë e prodhimit vendas dhe ka ndikuar negativisht ecurinë e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Ndërsa bujqësia ka hyrë prej vitesh në një cikël të rënies së kontributit të vet në ekonominë e vendit, KASH këmbëngul që shpëtimi i këtij sektori kërkon angazhimin e burimeve më të mëdha financiare nga qeveria shqiptare.

Sipas përllogaritjeve KASH, buxheti i MBZHR për vitin 2024 duhet të rritet me 90 milionë euro, për t’iu përgjigjur nevojave minimale të mbështetjes së bujqësisë në vend.

Gjithashtu, KASH nënvizon nevojën urgjente për të riaktivizuar programin IPARD si burimi kryesor i financimit të bujqësisë, nëpërmjet një analize kritike të problemeve që çuan në pezullimin e disbursimit të fondeve të Bashkimit Europian.

KASH gjithashtu kërkon një sërë ndryshimesh ligjore që do të ndihmonin zhvillimin bujqësor, si amendimin e ligjit “Për shoqëritë e Bashkepunimit Bujqësore”, apo amendimin e ligjit “Për Ullirin dhe cilësinë e vajit të ullirit” dhe nxjerrjen e disa akteve nënligjore për konsolidimin e cilësisë së produktit.

Gjithashtu, KASH kërkon fillimin e punës për hartimin dhe zbatimin e një strategjie rajonale dhe kombëtare të përpunimit të mbetjeve organike në zonat rurale.

KASH gjithashtu ka nënvizuar se shpopullimi i zonave rurale dhe rritja e kostove të prodhimit kërkon një rritje të investimeve për rritjen e nivelit të mekanizmit dhe inovacionit në bujqësi.

Përdorimi dhe mosha mesatare e pjesës më të madhe të traktorëve e kombajnave i kalon 25 vite pune dhe sipas përllogaritjeve të amortizimit, këto mjete duhet të kishin dalë jashtë përdorimit.

Nga ana tjetër, edhe parcelizimi tejskajshëm i tokës rrit ndjeshëm kostot e punimeve të mekanizuara.

Një problematikë e ngjashme ekziston edhe për linjat ekzistuese të përpunimit të lëndëve të para blegtorale.

KASH vëren se mundësitë e fermerëve për blerjen e mjeteve të reja bujqësore janë të limituara.

Shumë mjete që janë në gjendje pune nuk kanë targa dhe janë me borxhe të pashlyera, ndërkohë, qendrat e agroservisit për riparimin e mjeteve bujqësore nga 54 që kanë qenë janë reduktuar tashmë në 13.

The post KASH: Duhet subvencionim për njësi prodhimi, të fillojë me ullirin, vajin, qumështin dhe mishin appeared first on Albeu.com.