Kasem Kasmi Archives - Albeu.com

VIDEO/ Shtatë të shtëna, momentet e tmerrit në Frosinone, klientët shtrihen poshtë tavolinave t’i shpëtojnë plumbave të shqiptarit
ITALI– Më 9 mars, 27-vjeçari Kasem Kasmi u vra ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Autor i dyshuar i ngjarjes është Mikea Zaka, 23-vjeç, tashmë i arrestuar.

Fokusi i hetuesve është te prostitucioni dhe droga, pavarësisht se në deklarimet fillestare Zaka tha se sherri nisi për një vajzë. Mediet italiane raportojnë se pas përplasjes brenda në lokal është ngjallur frika se familjet shqiptare mund të hakmerren. Arma e krimit ende nuk është gjetur.

Sakaq, është bërë publike video tronditëse e krimit.

Klientët, të cilët ndodhen në lokal në momentin e të shtënave, nxitojnë dhe shtrihen poshtë tavolinave në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave. Ndërkohë në sfod dëgjohen 7 të shtëna armësh.

Rindërtimi

Kasmi me vëllanë dhe dy shokët e tij kishin hyrë në klub për t’u përballur me kundërshtarin. Motivi i krimit fillimisht u lidh me një grua, por prokuroria nuk e beson dhe vazhdon të dyshojë se përplasja mes tyre ka ardhur për pazare droge dhe prostitucion.

Po kërkohet arma e vrasjes

Policët e Skuadrës Fluturuese të drejtuar nga Flavio Genovesi janë duke kërkuar armën e vrasjes me ndihmën e zjarrfikësve. Është një armë e kalibrit 22 nga e cila u qëllua shtatë herë dhe të cilën Zaka pranoi se e kishte hedhur pranë urës mbi lumin Cosa në Via Verdi.

The post VIDEO/ Shtatë të shtëna, momentet e tmerrit në Frosinone, klientët shtrihen poshtë tavolinave t’i shpëtojnë plumbave të shqiptarit appeared first on Albeu.com.

Kush janë Kasem Kasmi e Zaka, viktima dhe autori i masakrës në Frosinone! 27-vjeçari nga Mati jetonte në Itali me të vëllanë! Foto me shampanjë e jaht
Frosinone– Policia italiane vijon hetimet lidhur me masakrën e ndodhur të shtunën e 9 marsit 2024 në lokalin në qendër të Frosinones ku mbeti i vrarë 27 vjeçari Kasem Kasmi ndërsa u plagosën 3 të tjerë.

Trupi i tij do ti nënshtrohet autopsisë përpara se t’i dorëzohet familjarëve ndërsa ende nuk është gjetur pistoleta me të cilën është kryer krimi.

Jeta me shampanjë e jaht e vëllezërve nga Miloti

Vëllezërit Kasmi janë me origjinë nga Miloti, ku në të kaluarën policia shqiptare zbuloi plantacione të shumta marijuanë. Dy vëllezërit, Kasemi dhe Ervin kishin vite që jetonin në Itali. Ishin vendosur në Frosinone, por vazhdimisht lëviznin në: Piza, Romë dhe Firence. Një shishe shampanjë mes këmbëve, duke pozuar para një Audi blu me shkëlqim ose në bordin e një jahti. Në shkurt kishte shkuar në Piza. Në Romë shkonte shpesh. Kasem Kasmi, viktima e vrasjes në lokalin Shaka në Frosinone, e donte jetën e mirë dhe nuk e fshihte atë nga rrjetet sociale. Në një nga fotot e shumta të shpërndara nga familja e tij, i riu është ulur në një karrige buzë pishinës dhe shikon drejt e në kamerë.

“Na ke marrë shpirtin, biri im, Zoti të bekoftë. Do të na mungosh shumë vëlla”, thuhet në mesazhin, i cili shumë shpejt u bë viral në llogaritë e komunitetit shqiptar që vajtuan vdekjen e të riut.

Kasmi dhe Zaka sherri për një vajzë

Kasemi, i cili njihej në komunitet dhe si Carletto kishte pasur mosmarrëveshje me autorin e arrestuar si vrasësin e tij Mikea Zaka në të kaluarën, shkruan Repubblica. Të dy kishin debatuar për një vajzë, të paktën kështu pretendon Zaka në polici. Gruaja, e cila ishte me Kasem Kasmin, ishte fejuar me Zakën dhe këtu lindën mosmarrëveshjet. Hetuesit, megjithatë, nuk e besojnë plotësisht motivin sentimental pas të shtënave.

“Hetimet nuk kanë përfunduar kurrsesi – tha prokurori publik i Frosinone, Antonio Guerriero – por janë vetëm në fillim të rindërtimit të asaj që fshihet pas kësaj ngjarjeje shumë të rëndë të përgjakshme që përfshin dy grupe kriminale”.

Bandat rivale

Nga njëra anë do të ishte banda e Carlettos dhe vëllai i tij Ervin. Nga ana tjetër, ai i Zekës. Sipas hetuesve, pas grindjes mes dy grupeve ka interesa të lidhura me kontrollin e trafikut të drogës apo prostitucionit në zonë. Zaka, i cili jeton në Casermone, nuk ka precedentë penalë, por kur u ndalua një herë iu gjetën 20 mijë euro cash që dyshohet se ishin paratë e bandës dhe ai luante rolin e arkëtarit.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 9 marsit 2024 rreth orës 19:30 në qendër të Frosinones në Itali. Mikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Mikea një emër i njohur për policinë ndërsa vitin e fundit ishte ndaluar dy herë për drogë.

Në lokalin plot me njerëz hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Goditja është fatale për 27 vjeçarin i cili vdes pas 20 minutash në duart e mjekëve të urgjencës. Përpjekjet për ta ringjallur nga mjekët e urgjencës zgjatën disa minuta me një masazhe kardiake por nuk patën sukses. Trupi u tërhoq nga vendi i ngjarjes pas më shumë se gjashtë orësh: ndërsa hetimet mjeko-ligjore vazhduan deri në orët e vona të natës.

Tre të tjerët plagosen: njëri përfundon në spitalin Umberto  dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, një në San Camillo, i fundit në Spaziani në Frosinone ku i nënshtrohet operacionit pasi plumbi i ka thyer këmbën. Mikea Zaka u dorëzua pas disa orësh në kuesturë ku u paraqit me avokatin e tij. /albeu.com

The post Kush janë Kasem Kasmi e Zaka, viktima dhe autori i masakrës në Frosinone! 27-vjeçari nga Mati jetonte në Itali me të vëllanë! Foto me shampanjë e jaht appeared first on Albeu.com.