Kasapi i Mariupolit Archives - Albeu.com

Vjen ndëshkimi i parë për “kasapin e Mariopulit”
Në listën e sanksioneve britanike përfshihet nga sot dhe i ashtuquajturi “kasapi i Mariupolit, koloneli Mikhail Mizinchev, si dhe 13 rusë të tjerë që kontrollojnë informacionin e qytetarëve rusë.

Në një deklaratë të sotme, Ministria e Jashtme Britanike sqaroi se sanksionet kanë për qëllim kryesisht personat që promovojnë “linjën e Kremlinit” në fushën e informacionit në Rusi, por edhe kolonelin Mikhail Mizinchev, njeriun e Putinit që dha urdhrin për të bombarduar teatrin dhe maternitetin në qytetin ukrainas duke rezultuar në vrasjen e qindra civilëve.

Qeveria e Londrës po ngrin asetet e 14 rusëve në listë dhe po u ndalon atyre të udhëtojnë në Britani.

Përveç “kasapit të Mariupolit” 59-vjeçar, në listë janë edhe emrat e Aleksandër Zarov, CEO i Gazprom-Media, Alexei Nikolov, drejtor i rrjetit rus “Russia Today” (RT) dhe kreut të ” Sputnik International” Anton Anisimov.

Sipas Sekretares së Jashtme britanike Liz Tras, “Lufta e Putinit në Ukrainë bazohet në një lumë gënjeshtrash”. “Ne do të vazhdojmë të vendosim më shumë sanksione për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë dhe për të siguruar që Putini të humbasë ndaj Ukrainës”.

Koloneli Mikhail Mizinchev, i njohur si “kasapi i Mariupolit”, është drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjenerali i Putinit qëndron pas bombardimit të maternitetit në qytet si dhe teatrit që u përdor si strehë nga rreth 1000 njerëz për t’u shpëtuar bombave ruse.

Kujtohet se numri i të vdekurve nga bombardimi rus i teatrit ka kaluar mbi 300.

Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Joe Biden vendosi sot sanksione të reja ndaj Rusisë, duke synuar sektorin e teknologjisë ruse.

Sanksionet e reja zbatohen për operatorët në sektorin e teknologjisë, gjë që mund t’i mundësojë Moskës të shmangë sanksionet e vendosura më parë.

Departamenti i Thesarit i SHBA tha në një deklaratë se kishte vendosur sanksione ndaj 21 kompanive dhe 13 individëve. Sanksionet përfshijnë Mikron, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh rus të mikroelektronikës, si dhe prodhuesin më të madh të çipave në Rusi.

Sanksionet e zgjeruara përfshijnë sektorin e transportit ajror dhe detar dhe atë të elektronikës.

Lëvizja e re e Biden i lejon Uashingtonit të vendosë sanksione ndaj të gjithë personave ose subjekteve të lidhura me ata sektorë, tha Ministria e financave. Në shënjestër të sanksioneve janë edhe “kiberdionët keqdashës”, njoftoi ministria.

The post Vjen ndëshkimi i parë për “kasapin e Mariopulit” appeared first on Albeu.com.

Sulmet famëkeqe të Alepos i përsëriti edhe në Mariupol, Britania sanksionon “kasapin rus”
Britania ka sanksionuar të ashtuquajturin ‘Kasapin e Mariupolit’ pasi sekretari i jashtëm njoftoi gjithashtu një goditje të re ndaj “propagandistëve rusë”.

Liz Truss njoftoi sot 14 sanksione të reja, duke përfshirë gjeneral-kolonelin Mikhail Mizintsev, i cili thuhet se ka koordinuar bombardimin e Mariupolit.

Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, Mizintsev, 59 vjeç, kreu i Qendrës Kombëtare Ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes, drejtoi rrethimin e qytetit port gjatë të cilit mendohet se është shkatërruar 80 për qind e infrastrukturës së tij. Mizintsev udhëhoqi bombardimet ruse të Alepos , në Siri.

Në video informimet e publikuara nga transmetuesit shtetërorë, Mizintsev akuzoi “banditë”, “neo-nazistët” dhe nacionalistët ukrainas për përfshirje në “terror masiv”. Ai gjithashtu pretendoi se Rusia nuk po përdorte armatim të rëndë kundër Mariupolit.

Mizintsev përballet me një ngrirje të aseteve, me qytetarët dhe bizneset britanike të ndaluar të merren me të. Atij i ndalohet gjithashtu hyrja në MB.

The post Sulmet famëkeqe të Alepos i përsëriti edhe në Mariupol, Britania sanksionon “kasapin rus” appeared first on Albeu.com.